Në Kosovë duhet të ndërtohet një koncept kombëtar kundër planeve të Serbisë

0
352

Nue Oroshi

Deklaratat e Listës Serbe për rrezimin e Qeverisë Haradinaj që kjo listë është përçuese e politikës së Beogradit në Kosovë dhe jo përfaqësuese e pakicës serbe në Kosovë, duhet të mirret shumë seriozisht nga spektri politikë shqiptarë në Kosovë. Në këtë aspekt pa anuar nga asnjëra parti politike se unë primare e konsideroj interesin shtetëror para atij partiak, krahinorë apo fetarë, duhet t’i qesë në veprim forcat atdhetare nëse ka mbetur ndonjë dikund, qoftë mbrenda partive politike eksistuese në Kosovë, qoftë intelektualë me reputacion që janë jashtë skenës politike.

Në këtë rast nuk ka fare rëndesi se kush është në krye të Qeverisë Ramushi, Isa, Albini, Kadriu, Fatmiri apo Shpendi. Me rëndësi është ndërtimi i një koncepti të përbashkët politikë i partive politike shqiptare kundër Serbisë. Duke u nisur nga fakti se Presidenti i Kosovës Hashim Thaqi për arsye të veta personale, në këtë rast politika e tij është duke shkuar njëtrajtmërisht me politikën e Beogradit dhe Listës Serbe në Kosovë.Tash shtrohet pyetja se çka duhet të bën elita politike shqiptare në Kosovë.

Kështu siç është situata nuk shkon më tutje.Parlamenti i bllokuar dhe Qeveria e paralizuar për të kryer procese të mëdha që po kalon Kosova, kurse Institucioni i Presidentit vepron kundër interesave shtetërore të Kosovës. Në traditën popullore shqiptare kësaj situate i thonë: “Në hall me rrnu e në gjygj me vdekë.” Por çdo veprim politikë ka zgjidhje. Këtë situatë politike në Kosovë e kanë sjellë të gjitha partitë politike bashkarisht dikush më shumë dhe dikush më pak.Ato duhet t’i bartin në të ardhmën edhe pasojat për këtë situatë që e kanë sjellur Kosovën në këtë gjendje. Por si duhet dalë nga kjo krizë politike?

1. Të aprovohet plani i Listës Serbe dhe i Hashim Thaqit për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj dhe shkuarje në zgjedhje.

Aprovimi i planit të Listës Serbe që në fakt është plan i Serbisë për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj dhe mbajtja e zgjedhjeve të jashtzakonshme në Kosovë do të sjellë një kaos të vërtetë politik.Pse e them këtë?E them për faktin se me rënjen e Qeverisë deri në themelimin e një Qeverie të re kjo Qeveri në mënyrë absolutë nuk mundë të merr asnjë vendim politikë dhe shtetërorë.Ndërsa në anën tjetër edhe Parlamenti i rënë që duhet ta rrëzoj vetveten mbetet një institucion plotësishtë i paralizuar në marrjen e vendimeve shtetërore.

Kjo situatë e cila mundet të zgjasë nga gjashtë deri në dhjetë muaj apo një vit të tërë do t’iu jepte mundësi ideale Serbisë që përmes njeriut të tyre në Presidencën e Kosovës Hashim Thaqi ti realizon planet e saj.Dhe këto nënshkrime të Hashim Thaqit për ndarjen e Kosovës ligjerisht bëhen të pranushme sepse një Qeveri e dorëhequr dhe një Parlament i shpërndar nuk do të këtë të drejtën e plotëfuqishme ligjore për shqyrtimin e marrëveshjeve të tilla me Serbinë.Kjo mund të sjellë një situatë kaotike në Kosovë dhe protesta të shumta pa pasur mundësi veprimi institucionalë në këtë periudhë kohore të hapësirës pa institucione, sepse në këtë periudhë kohore me se paku gjashtë muaj dhe më së shumti një vit kemi mungesë të institucioneve të Kosovës.

2. Të bëhet një marrëveshje në mes të partive politike shqiptare për krijimin e një Qeverie me bazë të gjanë gjithëpërfshirëse me një afat kohor njëvjeçarë deri sa të përmbyllën çështjet me Serbinë.

Unë mendoj se më e udhës do të ishte që gjashtë partitë politike shqiptare LDK, PDK, VV, PSDK, AAK dhe Nisma të ulën bashkarishtë dhe të bëjnë një strategji se si duhet të mbrohen dhe të dalin nga qorrsokaku politikë dhe rreziku i ndarjes së Kosovës që automatikisht do ta sillte në rrezik hapjen e Kutisë së Pandorës për humbjen e Shtetësisë së Kosovës. Si duhet të veprojnë në këtë rast partitë politike shqiptare. Këto parti që në maksimum kanë 100 deputet duke llogaritur edhe deputetet shqiptarë pa grupe Parlamentare dhe që në minimum kanë dikund 80 deputet apo dy të tretat duke llogaritur deputët besnikë të Hashim Thaqit duhet ta bëjnë një projekt të përbashkët politikë. Fillimisht duhet aprovuar rezoluta për mosndryshimin e kufijve të Kosovës.

Pas aprovimit të Rezolutës duhet të formohet Qeveria gjithëpërfshirëse me një afat njëvjeçar ku duhet marrë pjesë të gjitha partitë politike shqiptareThemelimi i kësaj Qeverie gjithëpërfshirëse me një mandat, me një marrëveshje politike njëvjeçare do t’i jep mundësinë Parlamentit të Kosovës që të bëj apromvimin e shumë ligjeve që janë në favor të ecjës përpara të Republikës së Kosovës, do të bëjë bllokimin e ndarjës së Kosovës. Njëkohësisht duhet formuar një gup i përbashkët shtetëror nga të gjitha partitë politike që duhet të kryej bisedimet me Serbinë por fillimisht duke i vëndosur disa kushte elementare se nuk mund të shkohet në bisedime deri sa Serbia ende nuk ka kerkuar falje për krimet që ka bërë gjatë luftës në Kosovë dhe deri sa nuk i ka kthyer të masakruarit gjatë periudhës se luftës në Kosovë.

Edhe opozita në Kosovë duhet ta ketë të qartë faktin se edhe ajo është përgjegjese sa i përket interesave shtetërore.Dhe duhet pasur vizionin politikë për daljen nga kjo krizë politike që e ka kapluar Kosovën. Nëse vazhdojnë që intatet personale dhe politike të partive politike shqiptare të vendosen para interesave shtetërore jam plotësisht i bindur se Kosova do të vazhdoj të përjetoj vështirësi të mëdha në shumë aspekte. Në këtë periudhë kohore njëvjeçare duhet të dalin në skenë Intelektualët Shqiptarë me formimin e një partije politike me bazë të fortë kombtare dhe e orjentuar në dergimin e Kosovës drejtë Bashkimit Evropian, duke afruar kuadro të shkolluar në Kosovë dhe jashtë Kosovës, por që kanë një vizion për ndërtimin e shtetit.

Pas përfundimit të çështjeve me Serbinë 80 % të politikaneve të sotëm që janë nëpër parti politike shqiptare duhet ta lënë politikën. Ata duhet t’i bartin pasojat ligjore,penale dhe kombëtare për dëmin që i kanë shkaktuar Republikës së Kosovës në këto 19 vjet qeverisje duke ndërruar rolet të njëjtit aktor politikë.Kurse skena politike e Kosovës duhet të udhëhiqet nga të rinjët dhe të rejat shqiptare që e kanë aftësinë menaxhuese, që njohin gjuhë të huaja dhe shumë lehtë vijnë deri tek kontakte me qeveritë perendimore, dhe që interesin shtetërorë e vendosin para atij privat. Me një fjalë në Kosovë duhet bërë ndërrimi i mentalitetit qeverisës.Ku politikani shqiptarë duhet të dijë se ai është në shërbim të popullit e jo populli në shërbim të tij.