Vendi i parë i takoi Fatmire Durakut për poezinë “Një petrit prek qiellin nga një ulli”
Në konkursin ndërkombëtar të 6-të të poezisë “Libraria Arti” e Ulqint, në të cilinë morën pjesë 20 autorë, me 40 poezi, që për tematikë kishin ullirin, u ndanë disa shpërblime.
Shpërblimin i parë i takoi Fatmire Duraku nga Prishtina për poezinë “Një petrit prek qiellin nga një ulli”, shpërblimin e dytë e fitoi poezia “Papirusi i kështjellës së rërës” i Argëzon Sulejmanit nga Ulqini, shpërblimin e tretë e mori poezia “Ullinjtë e jetës” e Oralda Lahe nga Fieri.
Juria ndau dhe shpërblimin special, i cili i takoi Dino Kubati nga Athina, ndërsa çmimi për kontribut artistik i takoi Hajredin Kovaçit nga Ulqini.
Poezitë nga ky konkurs do të botoben në një vëllim të veçantë me titull “Ulliri”.
Redaksia “Arti”, Ulqin