Shkruan: Lekë Mrijaj, Klinë.
Dje me 02.08.2016 në orët e pasdites në kuadër të manifestimit “Ditët e Diasporës” me moton: “ti je pjesë e atdheut“ në sallën e Kuvendit Komunal të Komunës së Klinës u promovua libri publicistik “Dëshmi në Kohë” i autorit Luz P. Thaqi, politikolog, analist, gazetar, publicist dhe veprimtar i kauzes në mërgatë New York – SHBA. Në ketë eveniment morën pjesë një numër i konsiderueshëm i mysafirëve, politikanë, intelektualë, gazetarë si z. Sokol Bashota kryetar i Klinës, Valon Murati ministër diasporës e zv/ministri i tij z. Janez Frroku, Prof. Dr. Marjan Dema rektor i UP-së e pinjoll i familjes legjendare të Shaban Demës, z. Bekim Sejdiu, ambasador, Don Lenc Sopi dekan i dekanatit të Pejës etj.
Vilson Culaj shkrimtar e moderator, ishte ai që e hapi këtë ditë festive duke i përshëndetur të pranishmit dhe duke i falënderuar për kohën që ata kishin ndarë, ndaj shtoi se vertetë do të duheshin faqe e orë të tëra të flisje për autorin por ja qe kohën e kemi të kufizuar, andaj me knaqesi do të respektoj agjenden dhe miqtë e shumtë të autorit që kanë ardhur sot këtu. Z. Culaj në pika të shkurtëra foli për biografinë dhe aktivitetin e autorit, fjalët e të cilit u përcollën me vëmendje të veçantë nga pjesmarrësit e kësaj ngjarje.
Të pranishmëve në auditor me nga një fjalë pershendetëse iu drejtuan kryetari Sokol Bashota, ministri Diasporës Valon Murati e rektori i UP-së Prof. Dr. Marjan Dema të cilët e përgezuan autorin duke thënë se autori i këtij libri ka dhënë kontribut të çmueshem në kauzën kombëtare pikërisht në hulumtime, publicistikë e gazetari dhe në çlirimin e të së vertetës për të vertetën. Duke e përmbledhur librin nëpërmjet fjalëve Prof. Dr. Agim Zogaj, profesor universitar dhe studiues i librit theksoi se Luz Thaqi me letrat shqipe njihet tani e 40 vjet si publicist, analist, gazetar e njohës i mardhënieve nderkombëtare, ai ne librin e tij “Dëshmi në Kohë” dokumenton qartasi se, krahas luftës heroike të UÇK-së falë edhe diasporës kombëtare shqiptare në SHBA dhe përgjithësisht në Perëndim, u arrit sensibilizimi i çeshtjes së Kosovës deri në Senatin Amerikan qe kulmoi me presidencën e Bill Klintonit i cili edhe dha urdhër që NATO-ja t’i bombardojë caqet e ushtrisë dhe policisë serbe/jugosllave ndaj në cilësinë e redaktorit të librit z. Zogaj tha se vlera e këtij libri qëndron edhe në studimin kritik të tij nga studiues të sotëm dhe brezave në vijim të fushës së mardhënieve nderkombëtare.
Znj. Sanije Gashi, recensuese e librit u paraqit me një analizë të thukt profesionale ajo tha se me autorin e këtij libri njihet pothuajse qe prej kohësh në saje të bashkpunimit të tij të ngushtë me revistën familjare “Teuta”që do thotë se ai ishte i angazhuar për intervista të ndryshme edhe pse larg atdheut për asnjëherë nuk iu nda çështjes së Kosovës duke ofruar material që prekin kryesisht jetën shqiptare në pergjithësi. Libri “Dëshmi në Kohë” nis me një shekull emigrimi të levizjës shqiptare në Amerikë pershirë disa aspekte trajtimi pershkruar në mënyrë profesionale, pasojnë shkrimet për kontributin e zonjave të para të Amerikës Hillari, takimi me zonjën Ollbrajt e gjeneralin Klark, me ish ambasadorin Bob Dol e Uilliam Uoker etj.
Do theksuar se autori i këtij libri një pjesë të shkrimeve ia kushtoi vendlindjes e atdheut të tij ndaj ky libër më konkret edhe mund të quhet libër dedikuar mallit për atdheun. Me kumtesen tjetër të radhës u paraqit edhe Dr. Blerim Latifi profesor i Filozofisë politike në UP. i cili foli për publicistikën e Luz Thaqit e cila publicistikë percjellët me ndjenjen e mallit për atdheun ngrit në nivelin e një refleksioni shumdimensional për fatet historike të atdheut tonë. Ndersa Bekim Sejdiu ambasador tha se me autorin njihet që nga koha kur ishte në detyrën e ambasadorit në Amerikë pikërisht z. Sejdiu pershkroi punën disadekadëshe intelektuale e shpirtërore të autorit Thaqi, ai si një publicist i rryer bën një nderthurje harmonike të jetëshkrimit të vetë personal dhe të thjerrezave të tjera intelektuale mbi dinamikat e ndryshme politike e sociokulturore.
Ishte edhe referuesi i fundit i këtij evenimenti Prend Buzhala shkrimtar i cili permes tjerash vlerësoj jashtëzakonisht punën e publicistit Thaqi duke thënë se ai ka një pervojë të gjatë gazetareske qysh nga vitet ‘80 dhe se libri i tij “Dëshmi në Kohë” është një libër i formuluar mjaft mirë me një ngarkesë shkencore, opinione, udhëpershkrime, intervista, shkrime gazetareske etj.
Pak para perfundimit të këtij evenimenti mori fjalën edhe autori i librit i cili i falenderoj të gjithë pranishmit e kësaj ngjarje festive promovuese kulturore pikërisht autori në fjalë i falenderoi në veçanti mbeshtetësit e tij posaqërisht familjën e bashkëkolegën znj. Sanije Gashi botuese dhe recensente, prof. dr. Agim Zogaj e shkrimtarin Mikel Gojanin për këshillat e ofruara andaj edhe potencoi duke thënë se gjysma e dytë e shekullit ishte një periudhë e mundimshme për shqiptarët dhe se vertetë ishte kohë e ndryshimëve të mëdha gjeopolitke, kohë e ndërrimit të epokave dhe e rënieve të sistemeve ideologjike totalitare të pasuara me luftëra të tmerrshme me pavarësi të përgjakshme ndaj përmendi vizitat e takimet e ndryshme të tij me biznesmen, senator, lobues e personalitetet të tjera me ndikim në SHBA që do thotë se një pjesë e tyre intervistave, hulumtimeve, ngjarjeve janë të permbledhura në librin e tij “Dëshmi në Kohë”. Fare në fund të këtij evenimenti kulturor ishte kryetari Sokol Bashota i cili ndau mirënjohje për autorin e librit për kontributin e tij shumëvjeqar të dhënë në gazetari.
Ky promovim u ndoq për afër nga RTV21 e mediat tjera kosovare të shkruara dhe elektronike. Së fundi për të pranishmit pjesmarrës para Komunës së Klinës u shtrua një koktej modest. Libri është i regjistruar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë: ISBN 978-9951-8557-8-5.