Në Kastriot mbahet manifestimi letrar “Një qind mijë poetë për ndryshime”

0
1545
Milazim Kadriu

Milazim F. KADRIU

Sikur edhe në mese tjera edhe në Kastriot (Obiliq) me iniciativën e poetit dhe krijuesit, Fadil H. Curri e nënë patronatin DKRS-së në sallën e Kuvendit Komunal të Kastriotit u mbajt ora letrare “Vjeshta Poetike në Kastriot” me moton “Një qind mijë poetë për ndryshime”. Në këtë manifestim ishte një pjesëmarrje solide e krijuesve nga shumë vende të atdheut tonë të bukur nga: Besiana, Drenasi, Gjilani, Vushtrria, Skenderaj, Shkupi, Presheva, Prishtina, Fushë Kosova dhe vetë nikoqiri i orës letrare Kastrioti. Kjo orë letrare ishte në mbështetje edhe të rrjetit global të poetëve “100,000 mijë poetë për ndryshime”, “Hundred thousand poets for change”. Poetët në këtë orë letrare apeluan për:, “Paqe dhe drejtësi në botë”.

Fillimisht një njoftim rreth projektit global të poetve e dha Fadil H. Curri, i cili i njoftojë poetet për projektin e filluar në vitin 2010, në Florida të SHBA-së, nga miku ynë amerikan z, Michael Rothenbergu e përkrahur nga Terri Carrion, por që në shtator të këtij viti arriti të shtrihet në më shumë se 500 qytete të botës, në më shumë se 102 vende të botës, pra për vetëm 6 vite poetet mundë ti recitojnë vargjet e tyre të bukura e të shkruara lirshëm pa asnjë censurë.

Deklamimi i poezive filloi me krijuesen e re 10 vjeçare Amela Sogojeva për të vazhduar më pas me poetët Avdullah Blakçori, Drita Maxhuni, Fatmir Halimi, Fadil H. Curri, Halil Preniqi, Hajrullah H. Buzani, Zymer Mehani, Rudi Berisha, Sami Sherifi, Izet Abdyli, Tahir Seferi, Linditë Berisha, Hamdi Aliu, Ahmet Pllana, Rrahman Hyseni, Milazim Kadriu, Ibush I. Krasniqi, Hysen Greiçevci, Sokol Braho, Hasije Selishta – Kryeziu, Riza Aruqi, Rrahim M. Sadiku, Shaip Bllaca. Rifadije Paloja etj. Ishin emocionuese vargjet për Flamurin të recituara mga 90 vjeçari Riza Aruçi. Në manifestim nuk munguan as tingujt melodik dhe këngët e bukura shqipe interpretuar nga rapsodi nga Shkupi Tahir Seferi.

Orën letrare e udhëhoqi Rifadije Pashoja, ndërsa drejtoresha e DKRS-së znj, Fitore Hashani, për të gjithë poetët dhe për përfaqësuesin e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së babin e dëshmorit të kombit Ferid Curri, Esat Currin ndau mirënjohje.
Këtë orë letrare me telegrame e kishin përshëndetur edhe Kryetari i Klubit Letrar Internacional, “ARIF SHALA” KANADA z, Sheremet Ajazi, ish ambasadori i Norvegjisë në Kosovë z, Jan Braathu, dhe miku ynë amerikan kryetar i rrjetit global të poetëve z. Michael Rothenberg.