Si shihet atdheu nga larg
Pas zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, ku, opozita me flamurin serb dhe me frymën ruse ka përmbysur regjimin tridhjetëvjeqar të Mila Gjukanoviq dhe atje në fund të rrugës u gjend subjekti politik(sh)qiptar me një emërtim provokativ “Crno na bjelo” dhe tutje “Gradjani” (sic) të drejtuar nga i riu nga Ulqini Dritan Abazi(viq). Qysh me këto emërtime pa ndonjë përmbajtje dhe vlerë për kohën (shqiptare) në këto hapësira etnike, tregon fare mirë se më rastin e ardhjes në “udhën politike” të Dritan Abazi(viq) nuk do të ketë asgjë të re dhe spektakël politik në Mal të Zi, pos rrugëtimit të ligjeve kushtetuese me pakicën shqiptare të (harruar) matanë bulevardit politik dhe në margjinat e një historie të këtij shteti, që, asnjëherë nuk ka ngurruar të mbajë qëndrim unitarist dhe herë-herë nacionalist ndaj shqiptarëve si pjesë e pambrojtur dhe, rezervë e pushtetit sa për numra zgjedhor(sic!).
Ndonëse opozita e bashkuar nën flamurin serb dhe në frymëne ruse i fitoi zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, tashti me një (marrëveshje)sa për numër të subjektit politik të Dritan Abazi(viq), mjetet e informimit të shkruara dhe elektronike në Kosovë dhe Shqipëri ia mësyen të takojnë të riun nga Ulqini për të biseduar për “zbulimin e Hënës” (sic!) dhe përmasa politike e tij që në këto inervista në zyrën e tij nuk ishte flamuri kombëtar shqiptar dhe, në diskursin e tij Dritan Abazi(viq) fliste pajada për “shpëtimin e Malit të Zi” në këto zgjedhje dhe kishte harruar të thotë të paktën një fjalë për shqiptarët dhe pozitën e tyre të degraduar si askund në Evropë, që kanë mbetur sa për numra zgjedhor dhe si “diasporë” e jetës poltike shqiptare në këtë shtet unitarist.
Pse Dritan Abazi(viq)nuk flet asnjë fjalë të vetme për pozitën kushtetuese të shqiptarëve? Pse shqiptarët nuk kanë të drejtë të përdorin simbolin kombëtar të shenjtë të flamurit, të gjuhës shqipe në institucionet e shtetit? Për të gjitha këto shkelje të të drejtave të shqiptarëve në hapësirën e vet etnike në Mal të Zi, ky shtet i vogël me një “histori të madhe” të kohës së Kral Nikollës dhe më vonë si i përkledhuri i ish-Jugosllavisë dhe si “vëlla i vogël” i Serbisë, që po kërkon të marrë hisen në Evropë(Bruksel), nuk e ka zgjidhur të drejtat elementare të demokracisë për shqiptarët e vjetër në këtë pjesë të Ballkanit?
Pakica shqiptare që jeton në Slloveni, Kroaci dhe BH nuk janë të di sikundër në Mal të Zi dhe në Serbi (Ulqini me rrethinë), si dhe Presheva, Bujanoci dhe Medvegja(!). Është për të ardhur keq se si i riu nga Ulqini, Dritan Abazi(viq) nuk e din se për çfarë arsye i është vënë mbiemrave shqip (shtojca sllove-viq) dhe asnjëherë nuk është kërkuar nga klasa politike (shqiptare) të rregullohet me ligjet kushtetuese e drejta e shkrimit shqip në kornizën e saj historike gramatikore dhe depolitizimi dhe degradimi i saj me shtjocën sllave(viq) në tërë hapësirën shqiptare etnike në Mal të Zi.
Nëse vazhdon me ketë ritëm “politik” Dritan Abazi(viq), për pikësynim të (vetëm), sipas tij “shpëtimi i Malit të Zi”(sic!), pa thënë asnjë fjalë për pozitën kushtetuese të shqiptarëve, atëherë do të ishte mirë që të kërkohej e drejta e tyre kombëtare dhe demokratike, që udhëheqësi dhe përfaqësuesi i tyre me subjektin e tij të përqarë për interesa përsonale(sic!) të shpallet non grata për shqiptarët në Mal të Zi.
Dritan Abazi(viq)nisja punës për së mbari: E drejta është në kërkesën e kohës se është bërë boll me diskriminim dhe degradim të shqiptarëve me ligjet e këtij shteti unitar, kur për pakicën serbe mund të flitet e të shkruhet serbisht dhe mund të përdorën simbolët kombëtare (flamuri i Serbisë), ndërsa për shqiptarët dhe deputetët e parlamentit në Podgorcë, nuk vlen të thuhet e vetmja fjalë e përshëndetjes në gjuhën shqipe “MIRËDITA”(!) si dhe simbolet e shenjta kombëtare flamuri dhe e folmja në gjuhën shqipe me ato degradimet më antikombëtare dhe si shëmbull racist ende në ketë kohë para syve të BE-së dhe SHBA-së(!).
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]