NË GJYSMËMUGËTIRËN E BUKUR

0
611

ANDRE BRETON
1896 -1966

Andre Breton
Tinchebray, Orne, Francë 18 shkurt 1896
Vdiq më 28 shtator 1966 (70 vjeç)

André Breton (frëngjisht: [ɑdʁe bʁətɔ] 18 shkurt 1896 – 28 shtator 1966) ishte një shkrimtar, poet dhe anti-fashist francez. Ai njihet më mirë si themeluesi i Surealizmit. Shkrimet e tij përfshihen në Manifestin e parë surrealist të vitit 1924, në të cilin ai e përcaktoi surrealizmin si “automatizëm të pastër psikik“.

André Kertész, Distorsione n. 40, 1933

NË GJYSMËMUGËTIRËN E BUKUR

Në gjysmëmugëtirën e bukur të vitit 1934
Ajri ishte një trëndafil i shkëlqyer, i kuq
Dhe pyllIi ku unë përgatititesha të hyja
Fillonte me një pemë me gjethe të bëra me letra cigaresh
Sepse unë të prisja ty
Dhe nëse ti vjen me mua
S’ka rëndësi se ku
Buza jote e larëzuar me emal të zi
Nga ku vazhdon të rikthehet prapë rrota blu e përhapur
dhe e thyer që shkon lart zbehtë në ulluk
Të gjitha mrekullitë nxituan të takoheshin me mua
Një ketër erdhi të aplikonte barkun e saj të bardhë në zemrën time
Nuk e di si qëndronte aty
Por toka ishte plot me reflekse më të thella se reflekset e ujit
Sikur metali të kishte tronditur më në fund trupin e saj
Dhe ti shtrihesh në detin e frikshëm të bizhuterive
Rrotullohesh
Lakuriq
Në një diell të madh fishekzjarresh
Të shihja të zbrisje ngadalë nga radiolarët
Tek të njëjtat guacka të iriqve detit qesh unë atje
Kërkoj falje, tashmë nuk isha më atje
E kisha ngritur kokën, sepse arkivoli i gjallë
me kadife të bardhë më la
Dhe unë isha i trishtuar
Qielli midis gjetheve shkëlqente egërsisht dhe mizor si një dragua
Unë sapo mbyllja sytë
Kur dy muret e pyllit që u hapën papritur u rrëzuan
Pa zhurmë
Si dy gjethet qendrore të një nimfe të madhe
Nga një lule e aftë për t’u mbajtur gjithë natën
Unë isha aty ku më sheh
Në parfumin kumbues në shpërthim të plotë

Para se ato gjethe të ktheheheshin vazdimisht në jetën në ndryshim
Pata kohë për të vënë buzët e mia
Në kofshët e tua të qelqta

Përktheu: Faslli Haliti