Në Gjenevë të Zvicrës, pas 14 vjetësh nëpërmjet një skulpture gjigante rikujtohet eksesi Zinédine Zidane–Marco Materazzi

0
636
Skulptura e Zinedine Zidane

Gjatë këtyre ditëve në Gjenevë të Zvicrës, përballë parkut kombëtar “Parc des Eaux-Vives” është ekspozuar një skulpturë gjigante e mjeshtrit të skulpturës me famë botërore Adel Abdessemed.

Kryepersonazhe të saj janë Zinédine Zidane, mesëfushor dhe kapiten i kombëtares së futbollit të Francës, dhe Marco Materazzi, qëndermbrojtës i kombëtares së Italisë.

Skulptura përcillet edhe me tekstin dygjuhësh frëngjisht-anglisht, ku mijëra e mijëra adhuruesve të futbollit u rikthehet në mendje ndeshja Finale e 9 korrikut të vitit 2006, Francë–Itali, e zhvilluar në Berlin të Gjermanisë, dhe e vlefshme për Kupën e Kampionatit Botëror.

Kjo ndeshje me vazhdime e para 14 viteve me minutën e saj tragjike të 110, e nxjerrë nga takti Zinédine Zidane. Ai i provokuar verbalisht nga kundërshtari i tij Marco Materazzi, pamundur të përmbahet e godet atë me kokë në gjoks.

Materazzi përnjëherë bie përtokë. Arbitri kryesor i kësaj ndeshje pas këtij gjesti e ndëshkon me karton të kuq Zinédine Zidane.
Ai përjashtohet nga loja, dhe nga një futbollist i konsideruar hero i Kampionatit papritur kthehet në person tragjik.

Kjo fotografi që pati bërë xhiro në gjithë globin tani e shkrirë në bronz do të qëndrojë e ekspozuar në pjesën më të frekuentuar të Gjenevës, deri në fund të shtatorit të këtij viti.

Përgatiti, Arif Ejupi, ekskluzivisht për Shkoder.net