10.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )

Në Durrës e Gjirokastër u mbajt sesioni shkencor i shoqatës mbarëshqiptare Trojet e Arbrit

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info/
Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- & Grafik dizajner

Shkruan: Lekë MRIJAJ

Për dy ditë radhazi pikërisht me 3. 6. 2017, duke u nisur në Pallatin e Kulturēs në Durrës u mbajt sesioni II, i veçantë shkencorë me temën: “Imzot Nikollë Kaçorrit – personalitet kryesor i pavarësisë së Shqipërisë”, dhe të nesermën në Gjirokatër, në ambientet e hotel “”Çajupit” sesioni shkencor i XIV, me temën: “Çamëria dhe marrëdhëniet shqiptaro-greke nëpër shekuj”, sesion i organizuar nga shoqata e intelektualëve mbarëshqiptar “Trojet e Arbrit”, ku morën pjesë emra eminentë politikanë, klerikë, studiues e hulumtues të ndryshëm nga Amerika, Europa, Shqipëria, Kosova e viset tjera anekënd trojeve të arbrit.

Deri sot kjo shoqatë ka mbajtur pesëmbëdhjetë sesione shkencore, shtatë akademi dhe ka botuar katërmbëdhjetë vepra enciklopedike me një vëllim të përgjithshëm prej mijëra faqe e hulumtimesh. Ndaj edhe është e vetmja shoqatë shqiptare në trojet tona që mban sesione të rregullta serioze shkencore në të gjitha trojet etnike shqiptare dhe gëzon një numër të madh bashkëpuntorësh e mbeshtetës të nivelit akademik, shkencorë e professional e cila kërkon përkushtim të madh dhe seriozitet të mirfilltë.

Pas intonimit të himnit kombëtar hapjen e këtij sesioni shkencorë në Durrës e ka bërë z. Nue Oroshi, kryetar i Shoqatës së Intelektualëve “Trojet e Arbrit”. Ishin këta të cilët i falënderuan studiuesit e mysafirët pjesmarrës në mbështetje të këtij simpoziumi shkencor ndaj përkujtuan edhe dy veprimtarët e spikatur të shoqatës sonë dhe të kulturës shqiptare Ëilly Kamsi Kams-in e Gjelosh Gjokën, të cilët kanë lënë vepra të shumta në kulturën tonë.

Pjesmarrësit në këtë sesion i ka përshëndetur me një fjalë rasti edhe meshtari ynë me permasa të fuqishme kombëtare don Anton Kçira. Ai gjatë fjalës së tij përshëndeti punimet e këtij simpoziumi madhorë, ndërkohë vlerësoi kontributin madh të imz. Kaçorrit nënkryetarit të parë të Shqipërisë e prelatit tonë imzot Nikollë Kaçorri të të cilit pas plot 94 vjetësh, i’u gjetën eshtrat e këtij patrioti e prelati ndaj edhe siq njihet identifikimin e varrezës së Imzot Kaçorrit e bëri don Pren Kola, pa asnjë mbështetje qeveritare, që do thotë se nuk u zhvillua as ceremnoia e ri-varrimit nga strukturat shtetërore.

Don Antoni u bëri thirrje të gjitha instancave qeveritare t’u kushtojnë pak më tepër kujdes elitës që ka ndihmuar në të mirë të vendit tonë, duke mos i anashkaluar e injoruar në vijim siç është duke u bërë deri më tani, ndaj ti kujtojnë dhe ti vënë në vendin e tyre të merituar. Ishte edhe Sabri Novosella, veprimtar i kauzës e mbështetës i sesioneve të intelektualëve të Trojeve të Arbrit i cili veç tjerash tha se imzot Nikollë Kaçorri ishte, është dhe mbetet përherë në memorien tonë si atdhetar patriot e prelat me dinjitetet të përgjithshëm kombëtar. Në emër të familjes Kaçorri të pranishmit në simpozium i përshëndeti dhe uroj punë të mbarë z. Franë Kaçorri.

Menjëherë pas hapjes solemne të punimeve të simpoziumit e fjalëve të rastit nga ana e mysafirëve filluan punimet në anën shkencore, ku gjatë gjithë ditës së sotme të punimeve të simpoziumit, u paraqitën shumë studijues të cilët spikatën ngjarje të ndryshme historike për imzot Nikollë Kaçorrin personalitetin kryesor të pavarësisë së Shqipërisë.

Me prezantimet e tyre shkencore në simpoziumin e Durrësit u paraqitën:
Dr. Nikollë Toma, “ Dom Nikollë Kaçorri, Pjesmarrës në Kuvendet Kombëtare Shqiptare”ndaj edhe tha se : imzot Kaçorri vlerësohet fuqishëm tek libri “Feja dhe Flamuri” i Hajredin Isufit, ai paraqiti pikpamjet e tij në integrimin dhe zhvillimin e arsimit shqiptar e që ishte ne mbështetje të kauzës së asaj kohe e alfabetit të Stambollit…

Sali Ajvazi,” Nikollë Kaçorri nënkryetari i Qeverisë së Vlorës 1912”. Burimet historike pranojnë faktin: Kaçorrët u larguan nga trojet e Ohrit dhe u vendosën në Lurë rreth viteve 1700 për shkaqe hasmërie. Fillimisht ata u vendosën në Lurë të vjetër, në trojet që ata blenë e që i ka administruar një pinjoll i këtij fisi, që do të thotë të parët e Ahmet Kaçorrit. Sot keto troje i trashëgojnë djemtë e Ahmet Kaçorrit, Bardhyl e Naim Kaçorri…

Eugjen Merlika: – “Dom Nikollë Kaçorri- Apostulli i bashkimit të shqiptarëve”,ndaj vazhdoi duke thënë se nënkryetarin imzot Kaçorrin, përherë e kujtojmë të gjallë me veladonin e tij , ndaj ishte është dhe mbetet Apostull i lartë i shqiptarizmit…

Studiuesi e shkrimtari Tomë Mrijaj, sekretar i “Lidhjes II të Prizrenit” dhe shkrimtarë e intelektual i shoqatës së intelektualëve mbarëshqiptar “Trojet e Arbrit, pershkrou në pika të shkurtëra biografin e aktivitetin gjithperfshirës kombëtare e fetar të imzot Kaçorrit ndaj edhe vazhdoi duke thënë si imzoti përveq se ishte nënkryetar e prelat ai ishte edhe një mësues pikërisht ai zotëronte mirë edhe shumë gjuhë të huaja, ndaj ishte pjesmarrës edhe në Kongresin e Manastririt së bashku me at Gjergj Fishtën dhe Luigj Gurakuqin e shumë atdhetarë të tjerë, që i dhanë kahje properendimore kulturës shqiptare, duke e vendosur alfabetin që kemi nga atëherë e deri më sot. Ai mori pjesë edhe në Kongresin e Elbasanit i cili synonte të korigjonte imazhin negativ të kongresit të Dibrës (korrik 1909) të organizuar prej xhonturqve…

Mergim Korça ( lexoi mr. Nue Oroshi ): “ Imzot Nikollë Kaçorri – Veprimtaria e tij si klerik katolik e atdhetar i shquar”, Imzot Nikolla tërë veprimtarinë e zellshme dhe të frytshme kishtare dhe njerëzore Papa i asaj kohe e nderoi me “Kryqin e artë”, “Për Kishë dhe Papë”. Po në këtë vit emërohet edhe Ipeshkv gjë që ky titull do t’i ndihmonte edhe më tepër në lëmin politik, në luftën për çlirimin e atdheut…

Fatmir Minguli: “ Dom Nikollë Kaçorri dhe koha e Princ Vidit”, Ndaj ky përkrahu Princ Vidin në përcaktimin e delegatëve për pritjen e tij në Durrës Osman Haxhiu, Abaz Mezini, i Avdullahu kërkuan që për pritjen e Princ Vidit në Durrës të ishte dhe Ismail Qemali…

Dr. sc. Mehmet Rukiqi: “Imzot Nikollë Kaçorri në këngët dhe letërsinë gojore shqiptare” i cili në mes tjerash tha se imzot Kaçorri si veprimtar i pergjithshem kombëtar arriti të depertoj edhe tek Kosovarët ishte në bashkpunim me Shtjefën Gjeçovin, Haxhi Vebi Dibrën etj. Për veprimtarinë e tij të gjithanshme antiosmane, ai u ba shënjestër e sundimtarëve otomane, që do thotë se u hodh në gjyq, u dënua me burg… prof. dr. Rukiqi vazhdoi duke thënë se në vjeshtën e vitit 1908 e gjejmë në Manastir si përfaqësues të Durrësit, përkrah At Gjergj Fishtës, Luigj Gurakuqit, Dom Ndre Mjedës e atdhetarëve të tjerë, që arrijten të imponoheshin për pranimin e alfabetit me shkronja latine. Menjëherë pas një viti ai do të merrte pjesë edhe në Kongresin e Elbasanit…

Dr. Nikollë Loka: “Kontributi i imzot Nikollë Kaçorrit në fushë e arsimit” ( I cili tha se imzot Kaçorri kishte bashkëpunuar me konsullatat austriake në Shkodër dhe Durrës për sigurimin e librave shqip ndaj edhe vet Kisha ishte vendi ku mund të mbaheshin librat, pasi autoritetet osmane e kishin të vështirë bastisjen e saj që do thotë se përmes Vatikanit librat vinin te Kryeipeshkëvia e Durrësit dhe përmes dom Nikollë Kaçorrit shpërndaheshin nga Kasem Durrësi dhe atdhetarë të tjerë në Elbasan, Tiranë dhe Lushnjë. Pikërisht ishte imzot Kaçorri ai i cili ua lexonte librat njerëzve që nuk dinin këndim dhe shkrim dhe i shpërndante librat shqipe deri në zonat më të thella, ku bën pjesë dhe Lura e tij… ).

Mr. sc. Rezehana Hysa: “Imzot Nikollë Kaçorri nër arkitektet e Pavarsisë së Shqipërisë”, ndaj mr.sc. Rezehana Hysa vazhdoi duke thënë se ishte një arkitekt i fuqishëm në veprimtaritë kulturore dhe si organizatorë i lëvizjeve dhe kryengritjeve të armatosura kundër pushtuesit osman në vitet 1907-1912 në të gjitha trevat shqiptare…

Nënkryetari dr.sci. Besim Morina- “ Kontributi fetarë dhënë Kishës Katolike i imzot Nikollë Kaçorrit” ndaj z. Morina permendi pjesmarrjen e imzot Kaçorrit në Memorandumin e datës 13 nëntor 1912 dërguar perandorit e mbretit të Austro- Hungarisë, Franc Jozefit I, dom Nikollë Kaçorri shkrimin e kishte filluar kështu: “Shumë të vështira e të rrezikshme janë këto ditë për ne shqiptarët e për nanën tonë Shqipninë, që të katër shtetet e Ballkanit po dojnë me e perpi me e coptu”. Në këtë Memorandum i cili përfshinë tri faqe, gjejmë nënshkrimet e atdhetarëve të njohur, si: Mustafë Asim Kruja, Rexhep Mitrovica, Fuad Toptani, Abdi Beji, Murat Toptani, Sali Gjuka dhe Bedri Pejani…

Mr.sc. Nue Oroshi: “ Memrorandumi i dom Nikollë Kaçorrit dhe të tjerëve dërguar perandorit dhe mbretit të austro-hungarisë Franz Jozefit me,13 Nëntor 1912” , ndaj z. Oroshi prezentoi një arkiv me disa firma origjinale të nxjerrura nga albanologu i shquar z. Albert Rama. Z. Oroshi me fjalët e tija analitike theksoi se Imzot Nikollë Kaçorri aty në vitin 1908 në Kongresin e Manastririt së bashku me at Gjergj Fishtën dhe Luigj Gurakuqin e shumë atdhetarë të tjerë, i dhanë kahje perëndimore kulturës shqiptare, duke e vendosur alfabetin deri me sot. Veprimtaria atdhetare e imzot Nikollë Kacorrit, vet sulltanit iu bë ferrë në sy pikërisht ishte gjithmonë në vezhgim për ta burgosur. Dhe shkaku u gjet, mu në momentin kur ishte përfshirë për një kryengritje të armatosur në gjithë Shqipërinë…

Ndaj pati edhe kumtesat të tjera të shumta të cilat do të botohën ne librin e radhës, libër e cila brenda një kohe të shkurtër do të botohet nga vet Shoqata e Intelektualëve të Trojeve të Arbërit”

Simpoziumi në fjalë u shoqërua edhe me disa pika artistike e deklamime poetike, poema e shkruar nga Ernest Koliqi – Kanga e Kapidan Markut, pikërisht u shfaq një film dokumentar kushtuar jetës dhe veprës së imzot Nikollë Kaçorrit, punuar nga Enver Sulaj dhe u permbyll suksesshem nga studiuesi Tomë Mrijaj.

Vazhdon:

Simpoziumin e ditës së dytë në Gjirokastër me temën tjetër: Çamëria dhe Marrëdheniet shqiptaro-greke nëpër shekuj

Simpoziumin e ditës së dytë në Hotel “Çajupi” në Gjirokastër me temën tjetër: Çamëria dhe Marrëdheniet shqiptaro-greke nëpër shekuj, morën pjesë përfaqësues dhe studiues të tjerë të shkencës e personalitete të tjera akademike, e kulturore në çrast këtë simpoziumi nisi punën nga një panel i shkelqyer në krye me Beqir Meta, Nue Oroshi, Ermelinda Kashah, Tom Mrijaj, Mehmet Gjoshaj, e Rrezehana Hysa.

Menjëherë pas hapjes solemne të punimeve të simpoziumit me temën: “Çamëria dhe marrëdheniet shqiptaro-greke nëpër shekuj” e fjalëve të tjera rastit nga ana e mysafirëve filluan prezantimet në anën shkencore, ku gjatë gjithë ditës së sotme të punimeve të simpoziumit shkencor u paraqitën shumë studijues të tjerë cilët spikatën ngjarje të ndryshme historike për Çamëria dhe Marrëdheniet shqiptaro-greke nëpër shekuj.

Me prezantimet e tyre shkencore në simpoziumin e Gjirokastres u paraqitën:
Prof. dr. Lush Culaj – “Çështja e Çamerisë gjatë kohës së konferences së amabasdorëve”,
Mr. sc. Nue Oroshi – “Principata e Artes”, Dr. Riza Sadiku – “ Masakra e Çamëve në Filat me theks te vacant në Spatar 1944”,
Tomë Mrijaj – “Tragjedia Çame në rrjedhat e Çamerisë”,
Davida Marku – “Kontributi i At Gjergj Fishtes dhe imzot Luigj Brumqit për shpetimin e Korçes dhe Gjirokastres”,
Prof. Hysen Azemi – “Programet dhe kerkesat e mbrojtes kombëtare shqiptare 1878-1997”,
Ardian Tana – “Çeshtja Çame pas viteve ’90 dhe perspektivat e zgjidhjes së saj”,
Ahmet Mehmeti – “Roli i Abedin Dinos në mbrotje të terësisë tokësore të Shqipërisë deri në pavarsinë e saj”,
Prof. dr. Shyqri Hysi – “Çameria, emir dhe kufijt historik të saj”,
Dr. sc. Ermelinda Kashah – “Çameria, toka e lashtë shqiptare”,
Mr. sci. Kastriot Veselaj – “Politikat shkombëtarizuese ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe Çamëri”

Ndaj pati edhe kumtesat të tjera të shumta të cilat do të botohën ne librin e radhës, libër e cila brenda një kohe të shkurtër do të botohet nga vet Shoqata e Intelektualëve të Trojeve të Arbërit”

Ndaj edhe ne ketë sesion “Çamëria dhe Marrëdheniet shqiptaro-greke nëpër shekuj”, pati edhe kumtesa të tjera të shumta të cilat do të botohen nemënyrë të kompletuar në librin e radhës, libër i cili brenda një kohe të shkurtër do të botohet nga vet Shoqata e Intelektualëve të Trojeve të Arbërit”.

Simpoziumi në fjalë u permbyll suksesshem nga studjuesija shqiptare dr.sc. Ermelinda Kashah, e cila në veçanti i pergezoi intelektualët e shoqatës “Trojet e Arbrit” të cilët siq tha ajo vertetë janë duke lënë gjurmë të spikatura në hulumtimet e tyre shkencore rreth Çamërisë e Trojeve Shqiptare.

- Reklama -

Më shumë shkrime

Shkrimet e fundit