Në demokraci pushtetin e ka populli, udhëheqja politike është shërbëtare e këtij pushteti…!

0
482
Skënder Karaçica

E kohës

Populli duhet të zgjohet më herët në mëngjes, përderisa pushteti që e ka zgjedhë vetë me (votën e lirë) të nisë hilet në pikë të ditës…!

* * *

Po flitet për nepotizmin (më të njofshëm, – term i popullit, – nënvizimi im) dhe sheshit sikur dëgjojmë këngën: Rroftë daja, rroftë daja… rroftë dhe rrofshin ata që i kemi të dashurit tonë…!

* * *

Dasmat tona pa traditën e bukur kombëtare! Kemi edhe një reagim nga ata që, dasmën dhe traditën e kemi harruar: Mos me thirrni më në dasëm…!

* * *

Buxheti i shtetit është shtylla kryesore e zhvillimit, kështu thonë ekonomistët. Duhet të kemi kujdes se administrata është pika më e dobët kur e kur ajo bëhet barrë e buxhetit dhe, tevona mbetët anash zhvillimi dhe përparimi i një vendi. Administrata moderne shtetërore sa më pak zyre dhe burokraci, aq më shumë do të kemi zhvillim dhe kahe të reja të shtetndërtimit.

* * *

Buka e motmotit dhe hambari plotë, kombi dhe shteti janë të fortë, thotë fjala e popullit. Kosova të ruajë tokën e bukës! Jo betonim për tokën e bukës, ndonëse sipas statistikave sot kemi 0.14 ari tokë për krye të banorit(sic!).

Çikago, më 21 qershor 2019


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]