Në darkën e madhe të “SHENKOLLIT”

0
2430

Tonin TomaTonin Toma

Me urimin per te gjithe ju uroi nga zemra shejti shenkoll ju ruajte nga çdo e keqe!
Te mos harrojme qe ne mbramje te thuhet Ruzarja e shejte, ti drejtohen lutje shejtit shenkoll sipas nevjova qe kemi, te thuhet urata e dedikuar shejtit shenkoll
Sa pune te medha dhe mrekulli qe ka ba shejti shenkoll
difton qelli me lumni
E gjithe bota spran tui fol
Lundertari tui vozite
E skamnori qe lup buke
kange e valle srrin pa qit
E shtegtari qe bane rruge …

Te pritet nje gjingje, dash, apo nje gjel, te ndizet qiri i shenkollit, te falim njeri-tjetrin, te mbizotroi dashuria ne çdo familje shqiptare.
Te njihemi me jeten e shejtit.

Shën. Nikolla Çudibërësi dhe Kryepeshkopi i Mira në Licia
Shen Nikolla, Cudiberesi, Kryepeshkopi i Mira ne Licia eshte i mirenjohur si nje shenjtor i madh qe kenaqi Perendine. Ai ka lindur ne qytetin e Patara ne rajonin e Licia(bregun jug-lindor te gadishullit te Azise se Vogel) dhe ishte i vetmi femije i prinderve te devotshem Theofan dhe Nona qe ishin betuar qe tia dedikonin djalin e tyre Zotit.

Si nje frut i lutjes se prinderve te tij qe nuk kishin femije, Nikola i vogel qe nga dita e lindjes u tregoi njerezve driten e lavdise se tij te ardhshme si nje cudiberes. Nena e tij Nona, pasi e lindi u sherrua menjehere nga semundja. Foshnja e sapolindur kur ishte gati per tu pagezuar, qendroi ne kembe vete per 3 ore pa ndihmen e askujt, duke nderuar keshtu Trinine e Tereshenjte. Shen Nikolla qe nga lindja filloi nje jete te agjerimit dhe te merkurave dhe te premteve ai nuk pranonte qumesht nga nena e tij derisa te dy prinderit te kishin mbaruar lutjet e tyre te mbremjes.

Qe nga koha e femijerise se tij Nikolla shkelqeu ne studimin e Shkrimeve Hyjnore. Gjate dites ai nuk largohej nga kisha dhe gjate nates lutej dhe lexonte libra, duke e bere veten e tij te denje per te mbajtur Shpirtin e Shenjte. Peshkopi Nikolla i Patara u gezua pa mase nga suksesi shpirteror dhe devotshmeria e thelle e nipit te tij. Ai e beri Nikollen nje lexues ne kishe dhe me vone e ngriti ne pozite si prift, duke e bere ate asistentin e tij, duke i besuar qe te udhezonte tufen e deleve te Perendise.

Teksa i sherbente Perendise, i riu Nikolla ishte plot jete dhe njohja e tij e ceshtjeve te besimit ishte e krahasueshme me Eterit e Kishes, dhe keto bene qe te ai te fitonte respektin e thelle dhe cudine e besimtareve. Punonte gjate gjithe kohes dhe ishte gjithe jete, nuk pushonte se luturi, prifti Nikolla shfaqi nje dashuri te madhe per delet e Perendise dhe per nevojtaret qe i vinin per te kerkuar ndihme, keshtu e ndau gjithe pasurine e tij me te varferit.

Nje banues te Patara qe kish qene me pare i pasur Shen Nikolla e shpetoi nga mekati i madh. Ky burri kishte tre vajza te ritura, dhe i mberthyer nga nje deshperim i madh ai beri planin qe te shiste trupin e tyre ne menyre qe te kishin para per ushqim. Shenjtori, sapo mori vesh per varferine e ketij banori dhe per qellimin e tij te keq, e vizitoi fshehurazi nje nate dhe i hodhi nje qese me flori nga dritaria. Me ato para burri beri te mundur martesen e ndershme te vajzes se tij. Shen Nikolla i dha florinj edhe per vajzat e tjera, duke e shpetuar keshtu familjen nga renia ne nje shkaterim shpirteror. Teksa bente bamiresi, Shen Nikolla gjithmone u perpoq qe ta bente kete fshehurazi dhe ti fshinte nga syte e botes veprat e tij te mira.

Peshkopi i Patara vendosi qe te shkonte ne peligrinazh ne vendet e shenjta te Jeruzalemit, dhe ia besoi udheheqjen e tufes Shen Nikolles qe e beri kete detyre me kujdes dhe dashuri. Kur u kthye peshkopi, Nikolla i kerkoi bekimin qe te bente edhe ai nje peligrinazh ne Token e Shenjte. Gjate rruges Shen Nikolla parashikoi nje stufi qe do te kercenonte anijen. Shen Nikolla pa djallin qe hipi ne anije me qellim qe ta fundoste ate dhe te vriste te gjithe pasagjeret. Per kenaqesine e pasagjereve te frikesuar, shenjtori i ndali valet e detit me lutjet e tij. Fale lutjeve te tij edhe nje marinar i anijes qe kishte rene nga direku i anijes dhe ishte demtuar per vdekje u sherrua menjehere.

Kur arriti ne qytetin antik te Jeruzalemit dhe vizitoi Golgoten, Shen Nikolla e falenderoi Shpetimtarin. Ai vizitoi te gjitha vendet e shenjta, duke adhuruar Zotin tek secila prej tyre. Nje nate ne Malin Zion, dyert e kishes u hapen vetvetiu per pelegrinin e madh. Teksa vinte verdalle vendeve te shenjta qe kishin lidhje me sherbimin tokesor te Birit te Zotit, Shen Nikolla vendosi qe te terhiqet ne shkretetire, por u ndal ne kete plan te tij nga nje ze hyjnor qe i kerkoi qe te kthehej ne vendlindje. Ai u kthye ne Licia me nje deshire te madhe per nje jete ne qetesi, dhe kjo e shtyu qe te hynte ne vellazerine e nje manastiri qe quhej Sioni i Shenjte, qe ishte themeluar nga xhaxhai i tij. Por Zoti perseri i udherefeu nje shteg tjeter atij me fjalet: “Nikolla, ky nuk eshte vreshti ku ti do te me japesh frut Mua. Kthehu ne bote dhe lavdero Emrin Tim ne te.” Keshtu qe ai e la Patara dhe shkoi ne Mira ne Licia.

Me vdekjen e Kryepeshkopit Joan, Nikolla u zgjodh Peshkop i Mira kur njeri prej peshkopeve te Keshillit that se kryepeshkopi i ri duhet te na e rrefeje Zoti, jo te zgjidhet nga njerezit. Nje nga eterit ne rradhet e peshkopeve pati nje vegim te nje Njeriu qe rrezatonte drite, i Cili i tha atij se ai qe do te vinte ne kishe ate nate dhe do te ishte i pari qe te hynte duhej te behej kryepeshkop. Ai do te quhet Nikolla. Peshkopi vajti ne kishe ate nate qe te priste Nikollen qe te vinte. Shenjtori si gjithmone ishte i pari qe vinte ne kishe, por kesaj here u ndal nga peshkopi. “Cili eshte emri yt, bir?”,- e pyeti ai. I zgjedhuri i Perendise u pergjigj, “Emri im eshte Nikolla o Zot dhe une jam sherbetori yt.”

Pas shugurimit te tij si kryepeshkop, Shen Nikolla vazhdoi te jete nje asketik i madh dhe per tufen e tij ishte imazhi i miresjelljes, miresise, dashurise per njerezit. Kjo ishte vecanerisht e cmuar per Kishen e Licianit gjate kohes se persekutimit te te Krishtereve nen perandorin Diokletian (284-305). Shen Nikolla u fut ne burg se bashku me te krishtere te tjere se refuzoi qe te adhuronte idhujt, dhe i mbeshteti te burgosurit dhe i nxiti ata qe te duronin zinxhiret, denimet dhe torturat. Zoti e ruajti ate te pacenuar. Ne diten e berjes se Shen Konstandinit perandor (21 Maj), Shen Nikolla iu kthye tufes se tij qe me gezim te madh e priten udheheqesin e tyre shpirteror.

Pavaresisht nga perkujdesja e tij e madhe shpirterore dhe pastertia e zemres, Shen Nikolla ishte nje njeri i zellshem dhe nje luftetar i vendosur i Kishes se Krishtit. Duke luftuar shpirtrat e keqinj, shenjtori vinte verdalle ne tempujt dhe vende idhujtarie te Mira dhe i shkaterronte idhujt duke i kthyer tempujt e tyre ne pluhur.

Ne vitin 325 Shen Nikolla ishte pjesemarres ne Keshillin e Pare Ekumenik. Ky keshill shpalli Simbolin Nikenian te Besimit, dhe ai foli kunder heretikeve si Arius me shenjtoret e tjere si Shen Silvester Peshkopi i Romes (2 Janar), Aleksandri i Aleksandrise (29 Maj), Spiridhoni i Trimithontos (12 Dhjetor) dhe Etererit e tjere te Keshillit.

Shen Nikolla, i mbushur me zell per ti sherbyer Perendise, e sulmoi heretikun Arius me fjale dhe e goditi ate ne fytyre. Per kete arsye, atij iu hoq emblema e peshkopates se tij dhe u vendos nen kontrollin e rojeve. Por disa prej Eterve te Shenjte paten te njejtin vegim, pane Vete Zotin dhe Nenen e Zotit qe ia ktheu Shenjtorit Ungjillin dhe emblemen e peshkopit. Eterit e Keshilit rane dakord se guximi i shenjtorit ishte i pelqyeshem nga Perendia dhe ia riktheun shenjtorin postin e peshkopit.

Pasi u kthye ne dioqezen e tij, shenjtori i solli paqe dhe bekime duke mbjelle fjalen e se Vertetes, duke shkulur me rrenje herezite, duke ushqyer tufen e tij me doktrine te shendoshe dhe duke u dhene ushqim per trupin.
Edhe gjate vete jetes se tij shenjtori beri shume mbrekulli. Nje nga me te medhate ishte shpetimi i tre njerezve nga vdekja qe ishin denuar padrejtesisht nga governatori me deshmitare te rreme te paguar. Shenjtori me guxim iu afrua ekzekutuesit dhe i mori shpaten nga dora, shpate qe po ua mbante te denuarve mbi koke. Governatori, pasi u denoncua nga Shen Nikolla per ate padrejtesi, u pendua dhe u lut per falje.

Kete ngjarje te mahnitshme e deshmuan edhe 3 oficere ushtarake qe ishin derguar ne Phrygia nga perandori Konstandin ne menyre qe te shtypnin nje rebelim. Atyre as nuk u shkonte nder mend se se shpejti edhe ata do te ndjenin nevojen e nderhyrjes se Shen Nikolles. Njerez djallezore folen keq per ta tek perandori dhe te tre ata u denuan me vdekje. Duke iu shfaqur Shen Konstandinit ne nje enderr, Shen Nikolla i kerkoi qe te kthente mbrapsht denimin e padrejte per oficeret e tij.

Ai beri shume mbrekulli te tjera dhe vuajti shume ne punen e tij. Fale lutjeve te shenjtorit, qyteti i Mira u shpetua nga flama e urise qe kishte rene. Ai iu shfaq nje tregtari italian dhe i la 3 monedha floriri si premtim pagese. I kerkoi tregtarit qe te lundronte per ne Mira dhe te shpinte grure atje. Me shume se njehere shenjtori shpetoi ata qe ishin duke u mbytur ne det dhe nxorri nga burgu plot te tjere.

Kur ishte burre plak, Shen Nikolla fjeti paqesisht ne Zot. Relikat e tij te lavderuara u ruajten te pacenuara ne katedralen lokale dhe leshuan nje leng sherrues qe sherroi shume njerez. Ne vitin 1087, relikat e tij u transferuan ne qytetin italian te Barit, prej ku prehen edhe sot e kesaj dite (Shiko 9 Maj)

Emri i shenjtorit te madh te Zotit, heirarkut dhe cudiberesit Nikolla, nje ndihmes i shpejte dhe nje bamires i te gjithe atyre qe i kerkojne ndihme atij, eshte i mirenjohur ne cdo cep te tokes, ne shume toka dhe ne shume popuj. Ne Rusi ka shume katedrale, manastire dhe kisha te shenjteruara nga emri i tij. Nuk ka asnje qytet mbase qe te mos kete nje kishe te dedikuar atij.
Shen Nikolla eshte mbrojtesi i udhetareve, i lutemi atij qe te na shpetoje nga permbytjes, varferia, apo fatkeqesi te tjera. Ai na ka premtuar qe do te ndihmoje ata qe do te kujtojne pridnerit e tij, Theofanin dhe Nonan.

Edhe heroi yne kombetar, Gjergj Kastriot – Skenderbeu eshte varrosur ne kishen e Shenkollit ne Llesh te Lezhes.