Në CNN, Alabbar: Shqipëria ka potencialet e duhura të tërheqë investime të huaja

0
164
Muhamed Alabbar

Mohamed Alabbar

NewsBomb.al, 30.04.2021

Media e njohur CNN i ka bërë jehonë lajmit të investimit gjigand që do të bëjë Mohamed Alabbar themelues dhe pronar i kompanisë EMAAR, plot 2 miliardë dollarë në Portin e ri Turistik të Durrësit.

Mohamed Alabbar në intevistën për CNN e quan Shqipërinë “Europa e re”, teksa thotë se vendosi të investojë në Durrës pasi në vendin tonë janë të gjitha potencialet e duhura për të bërë investime të mëdha.

Europa e re më tërheq shumë mua. Kur shikoj Shqipërinë shoh që të gjithë indikatorët janë pozitivë. Të gjithë këto qytete kanë një rritje ekonomike fantastike”.

Durrës si Dubai

Në lidhje me investimin madhor në Portin e Durrësit ai tha se do të përfshihen hotele, dyqane, port turistik dhe shumë aktivitete të tjera.

Besoj se këto investime madhore mund të jenë të suksesshme kudo në botë, nëse i bën me dëshirë me partnerët e duhur. Ne do të krijojmë portin më të madh në detin Adriatik. Me qindra apartamente dhe dyqane dhe qendra tregtare. Ky investim për mua është një ëndërr që kam dhe po e bëj realitet”.