Në bunkerin e diktaturës

0
1002

Dionis Xhafa

Me siguri që për një të huaj që shkel në Tiranë, nëse më përpara ka qenë me interes të vizitonte vetëm Muzen Kombëtar, tanimë jo pa interes është edhe “BukArt 2”. Ky bunker gjendet në qendër të kryeqytetit, pranë Ministrisë së Brendshme. Atë vend e kam vizituar. Në fakt, që në hyrje, për ne që jemi më të rinj, bileta kushtonte 500 lekë, jo pak shtrenjtë, ndërsa për pensionistët ishte 200. Ky bunker i nëndheshëm tregon për diktaturën shqiptare në 50 vite. Në fakt, diçka të ngjashme që e pashë në atë bunker e kam parë edhe në Shkodër, në mos në qytetin verior shikoje edhe vende më tmerr se ky. Në Shkodër kam vizituar një vend, ku ishin ekzekutuar klerikë, të cilët ishin qëlluar me plumba nga mbrapa shpinës. Gjithashtu, kam parë vendin ku kishin kryer dënimin njerëz të tillë me rëndësi si At Zef Pllumi.

Aty sa mbaj mend kishte edhe “koka” të tjera që kishin vuajtur dënimin. Ai vend në fakt ishte ashtu i shkretë, fare pak metra katrorë, një ambient mbytës. E, në fakt çuditesha me vetveten sesi kanë mundur këta njerëz që të rrinin në një vend kaq të ngushtë dhe që ai vend kishte vetëm një frëngji, sa mezi hynte drita e diellit. Ishte tmerr të qëndrojë në asi burgu. Thashë me vete se çfarë mundimesh kishin hequr more ata njerëz. E tmerrshme. Por se edhe një vend që ishte jashtë dhe që mundet të qëndroje aty, ndoshta bukur ishte gjatë verës sidomos, kur kishte edhe diell shumë, edha ai i tëri beton e se njëherë në javë sa duket i nxirrnin të burgosurit jashtë, sipas orarit. Por se këto burgje, copëza të tyre i kishin sjellë edhe këtu në “BunkArt 2”. Këtu mund të shihje qartë sesi funksiononte ai sistem, ku spiunimi ishte fare lehtë për t’u realizuar.

Plus që spiunimi ishte një zanat që e ushtronin jo vetëm shumë persona, por aq më tepër spiuni bëhej edhe në mënyrë vullnetare nga disa për partinë dhe për pushtetin, për shkak se donin të kishin fuqi. Shqiptarët në fakt, nga sa i kam njohur, duke mos thënë se është kështu e nuk ka tjetër, hyjnë them në shumicë te interesaxhinjtë. Pse? Për shkak se në vitin 1990, një vit përpara se të binte sistemi diktatorial shqiptar, kanë qenë jo pak por 150 mijë anëtarë të PPSH, që do të thoshte se të gjithë kanë qenë më Enver Hoxhën dhe se fill pasi ra Enveri, siç e njeh populli, këta njerëz filluan të thonë se Enveri ishte i keqi, duke bërë që të jenë me pushtetarin e radhës e të radhës e kështu me radhë. Tani dua të dal te një temë interesante dhe se kjo është ndarja mes diktaturës dhe komunizmit.

Ndarja mes diktaturës dhe komunizmit

Në fakt, diktatura që ishte në Shqipëri dhe që ka qenë për shembull në Bashkimin Sovjetik, në Kubë apo në vende të tjera, nuk është se është komunizëm i pastër. Në një sondazh kishte dalë se shqiptarët shpreheshin se komunizmi nuk ishte ide e keqe, por se nuk ishte aplikuar siç duhet. Dhe kështu thoshin më shumë se gjysma e shqiptarëve. Pse, këta shqiptarë që thonë kështu a thua e paskan kaq gabim? Në fakt, komunizmi është feja politike, që në letër nuk është kaq tmerr. Nazim Hikmet, poet, novelist turk ka një poezi “Unë jam komunist”.

Hikmet shprehet se komunizmi në fakt në thelb është sistemi më i drejtë, ai që vlerëson tamam njerëzit e drejtë, njerëzit që vuajnë, se komunisti i vërtetë është gjithmonë solidar, sepse në fund të fundit askush nuk ka gjetur një ide më të mirë. Dhe, sigurisht që pas kësaj ngrihet vala e atyre, që më saktë e ngatërrojnë diktaturën me komunizmin. Në fakt, diktatura është ajo kur njeriu vret e sakaton, apo kur një person bëhet diktatori, përdor drejtësinë që e ka kapur me duart e veta për të burgosur të tjerët.

E, pra komunizmi nuk është i atillë. Komunizmi i sheh pushtetet e ndara, ku nga njëra anë është qeveria, nga njëra anë është drejtësia e kështu me radhë, pa pasur këto ndërhyrje te njëra-tjetra. Por, e lëmë këtë pjesë. Ajo që duhet thënë është se në “Bunk Art 2” nuk m’u duk gjithçka e sinqertë. Për shembull, shkrimtari shumë i njohur shqiptar Ismail Kadare, me Enver Hoxhën, ka qenë aq shumë i afërt sa mund të thuhet se Hoxha e mbante Kadarenë, siç mbante Tito shkrimtarin Ivo Andriçin, sa dimë nga historia. Nuk është ndonjë problem i madh që Kadare të citohej në atë bunker, ama Kadare duhet thënë se ishte një shkrimtar që shkruante pa e vrarë mendjen për sistemin që ishte për njerëzit, pa qenë disident, por sidoqoftë duhet vlerësuar mjaft në talentin e madh. Gjithashtu, nxirja e diktaturës në katër anë është paksa e gabuar. Sepse siç thuhet: “më mirë diktatura sesa kaosi”.

Në fakt, sot e kësaj dite Shqipëria është kaos, ku shumë janë pa punë, shumë s’kanë për të jetuar, ku jetesa kurrë nuk është e sigurt, një regjim i ri, që shan regjimin e vjetër, pa ditur kurrë regjimi i vjetër të shndërrohet nga diktaturë në komunizëm të pastër, të solidaritetit dhe ndihmesës njerëzore.

D.Xh