Nga Agron DUSHI
Gjon Gjergaj u lind në vitin 1951 në fshatin Kushevë e Vogël të Komunës së Klinës. Shkollën fillore dhe gjimnazin i ka kryer në Klinë. Shkruan për fëmijë dhe të rritur në shumë zhanre letrare, kryesisht në poezi, prozë e dramaturgji. Ka botuar krijime letrare që nga fundi i viteve të ’60-ta e këndej.
Gjon Gjergjaj u prezantua në shumë antologji të letërsisë shqipe për fëmijë, në Prishtinë . Poezitë e tij janë botuar në Prishtinë, Tiranë, Shkup, diasporë etj. Merret me aktrim, skulpturë, etnografi, me ruajtjen e trashëgimisë, aktrim në teatro e filma artistikë etj. Kështu kureshtjen e vizitorëve e mban të gjallë muzeu i tij me eksponate etnografike e arkeologjike etj., si dhe salloni i pasur i skulpturave të tij origjinale.
Pas lufte ka luajtur role episodike edhe në disa filma të Kosovës. Është kryetar i Klubit të Shkrimtarëve “Vorea Ujko” në Klinë. Ky klub është mjaft aktiv dhe zhvillon një veprimtari të pasur letrare dhe kulturore. Klubi “Vorea Ujko” është anëtar i Lidhjes së Botuesve Shqiptarë në Prishtinë e në Tiranë dhe bashkëpunon me të gjitha qendrat kulturore shqiptare. Bashkëpunon edhe me institucione të tjera kulturore.
Klubi i Shkrimtarëve “Vorea Ujko”, më në krye me shkrimtarin Gjon Gjergjaj ka botuar qindra libra të zhanreve të ndryshme të letërsisë të autorëve klinas, por edhe jashtë Klinës.
Që nga fillimi i viteve ’90 është anëtarë i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, pas luftës i Karvanit të Shkrimtarëve për fëmijë “Agim Deva” Gjon Gjergjaj, ka shkruar dhjetëra libra. Librat e tij më të rëndësishme janë:
– Lisat e Nakllit (poezi – “Rilindja”, Prishtinë 1989,
– Bukuroshja e detit (poezi për fëmijë), “Rilindja”, Prishtinë 1992,
– Kroje ëndrrash trëndafili (poezi për fëmijë) – botim i autorit, Klinë 19912,
– Lulja që i priu detit (poezi për fëmijë), KL “Vorea Ujko”, Klinë 1994,
– Shembje sfinksash (dramë), KL “Vorea Ujko”, Klinë 1997,
– Ninullë e blertë (poezi për fëmijë), KL “Vorea Ujko”, Klinë 1997,
– Përralla ka athë (poemë për fëmijë), KL “Vorea Ujko”, Klinë 1997,
– Kali i Shtrigës (dramë), KL “Vorea Ujko”, Klinë 1998,
– Përralla ka grevë urime (poezi për fëmijë), KL “Vorea Ujko”, Klinë 2000,
– Karazuzari (burleskë dramatike ne pesë akte), KL “Vorea Ujko”, Klinë 2002,
– Edhe dhia ha taxhi (poemë satirike), KL “Vorea Ujko”, Klinë 2012
– Rrugën e diellit dallëndyshe e more (drama dhe pjesë teatrale për fëmijë), KL “Vorea Ujko”, Klinë 2002,
– Kameleonet zbresin Shkallëve të Parajsës (zoon – komedi), KL “Vorea Ujko”, Klinë 2004,
– Feniks zjarresh (dramë), KL “Vorea Ujko”, Klinë 2005,
– Lepurushi i gjyshit (poezi për fëmijë), KL “Vorea Ujko”, Klinë 2005,
– Një motër e vogël (poezi për fëmijë), KL “Vorea Ujko”, Klinë 2012,
– Fshija lotin rrushit (poezi për fëmijë dhe të rinj), KL “Vorea Ujko”, Klinë 2012,
– Ëndrra e dritës (dramë për fëmijë), KL “Vorea Ujko”, Klinë 2013,
– Lëngu i fikut (poezi për fëmijë dhe të rritur”, KL “Vorea Ujko”, Klinë 2013,
– Dy Drama, Shkup 2014,
– Dashuria e ka rrugën me dritë, 2014.
Gjon Gjergjaj ka shkruar edhe shumë libra të tjerë me vlera shumëdimensionale.
Libri i tij i fundit është romani “Liza”, botuar nga KL “Vorea Ujko”, Klinë 2017.
Librat e tij e kanë begatuar letërsinë dhe kulturën shqiptare.
Shkrimtarit Gjon Gjergjaj i uroj shëndet dhe suksese në krijimtari letrare dhe gjitha aspektet e jetës.
Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar
I NDERUARI Z: GJIN MUSA
TE FALENDEROJ ME ZEMER UNE AGRONI PER GAZETEN FJALA E LIRE
ISHTE NJE KNAQSI SHUM E MADHE PER MU KUR E LEXOVA SHKRIMIN TËND QE JA KUSHTOVA BASHKVEDASIT TIM Z: GJON GJREGJAJ.
TE PERSHENDES UNE AGRONI NE GZIME PER PUNIMIN E SHKRIMIT TIM NE GAZETEN FJALA E LIRE.
TE DESHIROJ SHENDET E PUNË TE MBARË, JE I PA HARRUAR TE FAMILJA DUSHI.
Komentet janë mbyllur.