Reagim në shkrimin: “Mustafa me “porosi” për Gjykatën Speciale: Të gjykohen vrasjet e anëtarëve të LDK-së, ua kemi borxh drejtësinë”, gazeta “Bota sot – Online”, 09.01.2021.
Sa herë vijnë zgjedhjet, Isa Mustafa kërkon të gjykohen vrasjet e anëtarëve të LDK-së pasi ai ua paska borxh, por Isa Mustafa paska harruar për t’ia kthyer borxhin që ia ka marrë diasporës. Ai qe njëzetvjet në Kosovë po i zgjeron bizneset private e borxhin nuk po e kthen.
Qytetari i Kosovës, duhet të shkon deri te lagjja “Xhamia e Llapit”, në Prishtinë, për t’i parë saktë se ku po investohen paret e “Trepërqindëshit – 3%”, ato nga “Huaja Popullore”, që nuk u kthyen kurrë, pastaj duhet të hetohet edhe Fondi “Mdihmë për Derenicën”, dhe ata milionat nga shitja e “Dardania Bankës në Tiranë”, nëse janë investuar për vrasjet e personalitetve politike në LDK, që pastaj për të ardhur me duar në xhepa në krye të saj Isa Mustafa, tupanxhia nga Prizreni, Drejtori nga Riinvest, ata që kanë udhëhequr ekspedita vrastare të policisë së Kosovës për t’i vrar Veprimtarët e Ilegales patriotike në vitet e tetëdhjeta, i biri një UDBA-shi ose informatori i tyre nga Peja, kurse vet në politikë e i vëllai në diplomaci po bëjnë kërdinë, por që të gjithë janë mbledhur në strukturat e tanishme të LDK-së, madje e rrëzojnë Qeverinë e Kosovës në kohë Pandemia, madje krijojnë Qeveri anti kushtetuese, e ministra e zëvendësministra i bëjnë Kipcat e Isa Mustafës, dhe tash u kërkuaka të gjykohen vrasjet që nuk kanë dashur kurrë me i zbuluar, ashtu siç ua kanë shantazhuar familjaret, me punësime e avancime të pamerituara në politikat udhëheqëse në LDK dhe në institucionet shtetërore të Kosovës.
Vetëm para pak vitesh, Isa Mustafa, ishte vet kryeminister, dhe llapjanet e LDK-së i kishte në Ministrinë e Punëve të Brendshme, por nuk pat vullnet për t’i zbuluar ato vrasje me motive politike. Thuase atëherë nuk ua paska pasur borxh, vetëm tashti kur zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, janë në prag, ai paska aktualizuar kartën e vjetër, për t’i zbuluar vrasjet e anëtarëve të LDK-së, por do të ishte shumë e moralshme që të reagonin familjaret dhe t’i thonin Isa Mustafës mos u tall me familjaret tanë.
Vet Isa Mustafa, e pat shkelur Kushtetutën kur deshti të bëhet Kryeparlamentar me dallaveret e tij, kurse Kipcin e Isa Mustafës, dr. Abdullah Hotin, e shkarkoi Gjykata Kushtetuese, për krijimin e Qeverisë Ilegale, siç e cilësoi shtypi Perëndimor.
Por një gjë është e saktë, Isa Mustafa, e ka mbyllur Qendrën për Informim të Kosovës (QIK), madje siç flitet e paska shkatërruar edhe databazën e atyre Informacioneve, që duhet të kategorizohet si vrasja e nxitur politikisht, pasi është vrasja ma e madhe që i është bërë punës dhe veprimtarisë së LDK-së, angazhimit të saj, shkrimeve historike për Kosovën, prandaj i bëjë thirrje publike Gjykatës Speciale të Kosovës me seli në Hagë, Agjencionit Kosovar të Intelegjencës së Kosovës (AKI), Prokurorit të Shtetit të Republikës së Kosovës, për ta hetuar edhe këtë rast, për ta gjykuar dhe për ta vënë para përgjegjësisë Vrasësin e Informacionit, e të kronologjive informative për krimin serb në Kosovë. Sepse duke shkatërruar databazën e QIK-t, po vritet historia e Kosovës. Duke e shkatërruar Databazën e QIK-ut, drejtpërdrejtë është vrarë angazhimin intelektual i Enver Malokut dhe i Xhemail Mustafës, dhe është vrarë angazhimi i dhjetëra intelektualeve të tjerë që kanë punuar në QIK, në kohën kur vet Isa Mustafa, në cilësinë e Ministrit për Ekonomi dhe Financa në Qeverinë e Kosovës në ekzil, ua rrudhte financat.
Pra ai Isa Mustafa, i cili me metodat e diferencimeve ideopolitike, në vitin 2015, i përjashtoi dy Degët e LDK-së në Diasporë, në vitin 2020, e përjashtoi dr. Vjosa Osmanin nga të gjtha strukturat e LDK-së, e këtë diferncim ideopolitik e aplikoi, siç thuhet eprori i KOS-it të APJ-së në vitin 2021, kundër dr. Haxhi Avdylit dhe veprimtarëve të tjerë, në Degën e LDK-së në Prizren, prandaj edhe një herë po i bëjë thirrje publike Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë, që ta hetojnë Kolonën e Pestë të Riinvestit, qysh arriti për ta pushtuar LDK-në, dhe pse po e vret demokracitë e brisht kosovare. Përse në vitin 2021, po zhvillon fushatë të diferencimit ideopolitik, siç e bënte dikur Isa Mustafa me LKJ-në e tij të famshme.
Prandaj po i ftojë qytetarët e Kosovës, veçmas të gjithë votuesit e LDK-së, që kësaj radhe të dalin në mënyrë masive në zgjedhje, dhe askish të mos ia japin një votë Klanit të Riinvestit, që e ka pushtuar LDK-së, pasi këto struktura të LKJ-së i kemi provuar qe dhjetë vjet.
Ndryshimi po vjen, Kosova patjetër ka me ndryshuar nga data 14 shkurt 2021. Populli dhe Rinia e Kosovës ka me e ndëshkuar Isa Mustafën dhe të gjitha Klanet tjera që për njëzet vjet ia kanë nxirë Lirinë Kosovës.
Shefqet Dibrani
Lexo këtu deklaratës e Isa Mustafës: “Mustafa me “porosi” për Gjykatën Speciale: Të gjykohen vrasjet e anëtarëve të LDK-së, ua kemi borxh drejtësinë”: https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1478022/mustafa-me-porosi-per-gjykaten-speciale-te-gjykohen-vrasjet-e-anetareve-te-ldk-se-ua-kemi-borxh-drejtesine/