Ndryshimi i ligjit zgjedhor – obligim demokratik ndaj qytetarëve

0
299
Dr. Nail Draga

Diskursi politik

Ndër çështjet të cilat do të ballafaqohet qeveria e re në Mal të Zi, është edhe ligji zgjedhor i cili duhet të pësojë ndryshime përmbajtësore duke iu mundësuar qytetarëve të votojnë për listat e hapura duke votuar kandidatët që ata i vlerësojnë e jo listat partiake si deri më tash që nuk kanë treguar vullnetin e qytetarëve por të strukturave partiake duke eliminuar vlerat e demokracisë pluraliste, ndërsa për shqiptarët duhet të rikthehet njësia e veçantë zgjedhore, apo ndonjë model tjetër i pranueshëm, që do të ishte në favor të qytetarëve që këtu trajtohën si pakica kombëtare në këtë mjedis multinacional si kudo në botën demokratike.

Dr. Nail Draga

Në sajë të përbërjës së saj heterogjene nga analistë të ndryshëm qeveria e re e dalë nga zgjedhjet e 30 gushtit të këtij viti cilësohet si eksperimentale, teknike apo me mandat të kufizuar, ajo nga fillimi është duke u ballafaquar më çështje të ndryshme organizative funksionale nga fuzionimi i ministrive të ndryshme, zgjedhjeve kadrovike, por edhe në propozim ndryshimin e ligjëve ekzistuese që janë trashëgimi nga qeveria e mëparshme. Pikërisht duke marrë parasysh gjendjen ekzistuese, për ndryshime cilësore duhet kohë të paktën gjashtë muaj si kudo në botën demokratike.

Por, sa ka filluar mandatin kjo qeveri janë paraqitur individë me qasje kritike ku veçohen ish qeveritarët të cilët ndaj qeverisë aktuale kanë animozitet sepse pas tridhjetë viteve kaluan në opozitë pa përfitime të pushtetit. Ndonëse është e drejtë e çdo indvidi apo subjekti politik të kritikojë, në këtë drejtim me së paku kanë drejtë të kritikojnë ata qe me veprimet e tyre këtë vend e kanë sjellë pranë falemintimit financiar dhe polarizimit shoqëror sikurse në vitët 90-ta të shekullit të kaluar.

Listat e hapura në favor të demokracisë

Shumica parlamentare duhet të fillojë të realizoj në praktikë premtimet nga fushata parazgjedhore, duke dëshmuar seriozitetin e qeverisjës dhe të demokracisë parlamentare. Këtu kryesisht kemi të bëjmë me ligjin e prejardhjës së pasurisë, ligjin e lustracionit dhe ate te ligjit zgjedhor. Ndërsa në mënyrë të veçantë kemi të bëjmë me vendosjën e mekanizmit të listave të hapura, duke aplikuar demokracinë e munguar qytetare për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre legjitim, e jo sipas shijës së kryetarit të partisë apo të klanëve të ndryshme.

Derisa Mali i Zi nuk do të ndryshoj sistemin zgjedhor duke miratuar listat e hapura zgjedhore, në mënyrë që qytetari të zgjedh deputetin, këshilltarin sikurse kryetarin e shtetit, nuk mund të flitet për shtetin serioz, përkatësisht demokracinë parlamentare e cila është rezultat i votës legjitime të qytetarëve.

Partitokracia në pluralizëm

Në Mal të Zi edhe në pluralizëm kemi formën e votimit të listës zgjedhore partiake, nga del së pushteti deri më tash nuk ka bërë përpjekje për të ndryshuar formën ekzistuese, sepse këtu dominon sistemi partitokratik, që në një formë i ngjason monizmit.

Forma e deritashme e votimit dëshmon se qytetari nuk është pronar i votes së tij por ate ia ka “dhuruar” partisë, e cila mund të vendosë në emër të tyre. Nuk ka dilemë se kemi të bëjmë me mungesën e vetëdijës së qytetarëve për të kuptuar se ato janë pushtet, e jo partitë. Sepse janë qytetarët që me votën e tyre zgjedhin e jo e kundërta, por disave siç duket nuk iu konvenon që qytetarët të kenë të drejta të tilla, por ata të mbesin gjithnjë makineri votuese të partive të ndryshme. Dhe nga gjendja e tillë ekzistuese del qartë se Malit të Zi edhe në kohën e pluralizmit institucioneve shtetërore dhe parlamentit iu mungon legjitimiteti.

Legjitim është vetëm presidenti i shtetit

Por, në këtë aspekt legjitim është vetëm një organ në sistemin juridik në Mal të Zi, e ky është presidenti i shtetit, sepse vetëm ate deri më tash e zgjedhin qytetarët. Dhe në mënyrë analoge duhet të ndodh edhe me zgjedhjen e deputetëve e këshilltarëve, e jo të zgjedhin listat partiake. Por, të gjithë jemi dëshmitarë së në Mal të Zi, subjektët politike si pozita dhe opozita, deri më tash nuk kanë shprehur gadishmëri për ta ndryshuar ligjin zgjedhor, sepse siç duket partive nuk iu konvenon për të humbur pozitat e tyre.

Mungesë e dëshirës për ndryshime

Në sajë të informacionëve që disponojmë nga viti 1998, kur ligji zgjedhor është miratuar me dy të tretën e shumicës parlamentare, deri më tash janë bërë 15 ndryshime të këtij ligji, por për çështjën themelore nuk kanë shprehur dëshirë jo për ta zgjidhur, por as trajtuar në seancë parlamentare. Sepse është e drejtë elementare e qytetarëve për të zgjedh kandidatin në listen zgjedhore, me emër dhe mbiemër, ashtu sikurse zgjidhet kryetari i shtetit.

Një formë e tillë e votimit do të krijonte barazi qytetare, duke iu mundësuar qytetarëve që të votojnë për kandidatin për deputet apo këshilltar sipas preferencës së tyre, e jo për ate të vendosë partia, përkatësisht kryetari i saj apo një grup individësh reth tij, duke mos respektuar vlerat profesionale, individuale e meritokracinë si kategori shoqërore.

Ligji i tillë mund të aplikohet në zgjedhjet lokale

Andaj, një ndër prioritetët e qeverisë së re, duhet të jetë edhe ndryshimi i ligjit zgjedhor, sepse duhet të realizohet në praktikë premtimi parazgjedhor. Në këtë aspekt besoj se nuk do të mungojë vullneti politik nga shumica parlamentare, madje mendoj se do të mbeshtetet edhe nga opozita, sepse një ligj i tillë është në favor të demokracisë parlamentare. Vetëm me miratimin e një ligji të tillë, qytetarët do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre që do të jenë legjitim sikurse dhe vet parlamenti.

Në këtë aspekt ekzistojnë modele të ndryshme, që mund të zbatohën edhe në Mal të Zi, siç është p.sh. ai në Kosovë, por edhe të ndonjë vendi tjetër në regjion, duke mos anashkaluar pjesëtarët e popujve pakicë, të cilët janë pjesë e mozaikut politik në këtë mjedis.

Pasi, në vitin e ardhshëm në disa komuna në Mal të Zi do të mbahën zgjedhjet lokale, nëse ka vullnet politik, fillimisht një ligj i tillë nëse do të miratohej nga parlamenti vitin vijues, ai do të aplikohej në këto zgjedhje, duke zbatuar në praktikë për të parën herë vullnetin e qytetarëve e jo të partive politike në procesin zgjedhor.

Për shqiptarët duhet njësia e veçantë zgjedhore

Në këto tridhjet vite të pluralizmit në Mal të Zi janë aplikuar disa modele zgjedhore, sipas dëshirës së pushtetit, duke ia përshtatur vetës sipas rrethanave shoqërore. Në këtë aspekt shqiptarët si popull pakicë nuk kanë pasur definim në ligjin zgjedhor, sepse për numrin e deputetëve që kanë zgjedhur viset apo vendvotimet shqiptare është vendosur në kuvend vazhdimisht pa pëlqimin e shqiptarëve. Ndonëse shqiptarët nga viti 1996 e më pas kishin në një farë forme njësinë e tyre zgjedhore, e cila siguronte pesë mandate të deputetëve, ajo ishte e papërshtatshme për DPS-in. Shkaku ishte viti 2009, sepse në këto zgjedhje shqiptarët nga pesë fituan katër mandate, që ishte një alarm për pushtetin.

Pikërisht nga ky shkak në fund të vitit 2011, shumica parlamentare inicoi ndryshimin e ligjit zgjedhor, duke ofruar një model tjetër që shqiptarët mund të fitojnë më së shumti tre deputetë. Ndonëse një propozim të tillë deputetet shqiptarë e refuzuan, duke u larguar nga salla e parlamentit pozita e opozita malazeze e votoi, duke iu mohuar shqiptarëve të drejtat e arritura. Një veprim i tillë dëshmoi në mënyrë transparente se kur janë në pyetje të drejtat e shqiptarëve si pozita e opozita malazeze janë së bashku. Dhe nga zgjedhjet vijuese numri i deputetëve shqiptar u zvogëlua: në vitin 2012 më dy deputetë, me 2016 më një, dhe tash me 2020 me dy deputetë.

Andaj për të ndryshuar këtë gjendje në kuadër të ndryshimit të ligjit zgjedhor duhet angazhuar që për shqiptarët të rikthehet njësia e veçantë, apo ndonjë model tjetër i pranueshëm, që do të jetë në favor të barazisë qytetare në këtë mjedis multinacional.

( Dhjetor 2020 )