Ndjekësi i QAnon, i cili dyshohet se vrau fëmijët, për shkak të frikës së ‘ADN-së së gjarprit’ lutet ‘më falni’

0
240
Matthew Coleman - QAnon serpent

Matthew Taylor Coleman ka deklaruar veten si i pafajshëm për vrasjen e shtetasve amerikanë. Instagram / Matthew Taylor Colem

Nga Yaron Steinbuch, 28 dhjetor 2021NyPost.comPërktheu Arben Çokaj

Skena e krimit ku u gjetën trupat e fëmijëve të Matthew Taylor Coleman

Një teoricien konspiracioni QAnon nga Kalifornia, i cili rrëfeu se kishte vrarë dy fëmijët e tij të vegjël me një armë peshkimi shtizash në Meksikë, sepse ata trashëguan “ADN-në e gjarprit” nga gruaja e tij, thuhet se ka shkruar një letër nga burgu, duke u lutur për falje.

Matthew Taylor Coleman, 40 vjeç, nga Santa Barbara, u tha hetuesve federalë, pasi u arrestua në kufi në gusht, se ai vrau vajzën e tij 10-muajshe dhe djalin 2-vjeçar, sepse ata “do të shndërroheshin në monstra“.

Sipas një deklarate të FBI-së, pronari i shkollës së sërfit u largua nga shtëpia e tij pa një ndenjëse makine për foshnjën dhe i çoi në Rosarito.

Ai dyshohet se i qëlloi në gjoks me armë shtize dhe u arrestua nga Doganat dhe Mbrojtja Kufitare teksa u përpoq të rihynte vetëm në SHBA dy ditë më vonë, thanë federatat.

Matthew Taylor Coleman pasi u arrestua tha se ai vrau vajzën e tij 10-muajshe dhe djalin 2-vjeçar, sepse ata “do të shndërroheshin në monstra”. /Instagram

Ai është me të vërtetë i dëshpëruar dhe i pashpresë,” i tha revistës People një mik i familjes, që mori një letër nga Coleman. “Ai është vetëm me mendimet e tij 24/7. Ai po reflekton mbi gabimet që ka bërë në jetë dhe po pyet nëse ka ndonjë shans për shëlbim.

Ai derdhi zemrën e tij. Ai u lut për falje, por thotë se tani është aty ku meriton të jetë,” – tha miku i tij.

Matthew Taylor Coleman është një teoricien konspirativ i QAnon nga Kalifornia, i cili rrëfeu se kishte vrarë dy fëmijët e tij të vegjël me një pistoletë peshkimi në Meksikë.
AFP përmes Getty Images

Ai tha se i vjen keq, se kurrë nuk donte të shkaktonte dhimbje dhe se po e kuptonte pse bëri zgjedhjet që bëri.

Shoku i Coleman shtoi: “Ishte një shënim shumë i trishtuar“.

I dyshuari hoqi dorë nga të drejtat e tij Miranda dhe u tha autoriteteve “ai besonte se fëmijët e tij do të rriteshin në monstra, kështu që ai duhej t’i vriste ata“, sipas deklaratës.