Ndeshja që i gëzoi shqiptarët kudo në botë

0
520

Skënder Mulliqi

Futbollistet dhe ne pergjithesi sportistet por edhe kengetaret shqiptare jane bere tashme krenaria e kombit. Kete e vertetoi edhe ndeshja e sontme ndermjet Zvicres mike dhe Serbise armike e perbetuar edhe pse ne kete rast behet fjale per sport. Luftuan si luan futbollistet shqiptare te cilet edhe ja sollen fitoren e madhe skuadres se Zvicres me golat e Xhakes dhe Shaqirit te cilat gola rralle shihen ne stadiumet e futbollit. Na gezuan shume, na bene te lumtur dhe krenare se jemi shqiptare. Sikur te ishte keshtu edhe me njerezit e politikes he medet.

Do te mbahen mend gjate golat dhe fitorja historike e Zvicres, te cilet e shemben Serbine ne pjesen e dyte te takimit. Futbollistet zvicran treguan se loja e mire e treguar me Brazilin nuk ishte e rastesishme. Luajten menqur ne pjeslojen e dyte, duke treguar se dine te luajne futboll cilesor. Serbia sigurisht se e ka perjetuar rend humbjen edhe per faktin se humbjen ja shkaktuan dy futbollist shqiptare.

Granit Xhaka jo vetem qe shenoi nje gol te rralle, por e mbajti per mrekulli mesin e fushes, kurse Xherdan Shaqiri ishte i pa perballueshem kur ishte me top. Sonte luajti ne stilin e Leonel Mesit. Kjo padyshim se ishte nje fitore historike siq ishte edhe barazimi me Brazilin, kampinonin e shumfisht te botes.

Urime fitorja e madhe skuadres se Zvicres, urime gjithe shqiptareve kudo qe jane ne bote kjo fitore, pas nje shfaqje te madhe dhe te paharruar te futbollisteve shqiptare. Sportistet tane jane bere ambasadoret me te mire te kombit. Ata jane duke i afirmuar shume dy shtetet shqiptare ne Evrope dhe ne Bote. Sigurisht se kjo skuader me disa futbolliste shqiptare ne perberjen e saj do te na gezojne prap me fitore te reja ne kete boteror…