Ndërtimi i xhamisë në kalanë e Prizrenit, pamaturi kombëtare dhe shtetërore

1
2877
Prizren Fortress, 2021

Hajdar Mallaku

Kur lexojmë në shtyp, dëgjojmë në media apo në biseda shoqëroro- politike të përditshme, madje dhe në vlerësime institucionale, se me sa zjarrmi deklarohen disa qytetarë dhe klerikë myslimanë për ndëtimin e xhamisë në Kalanë e Prizrenit, s’ka se si të mos reagosh. Madje këtë reagim po e bëj me një brengë kombëtare dhe shtetërore, me një njet të mirë mirëfilli. Të vjen keq që për këtë rast nuk bëzajnë akademikët, intelektualët, qytetarët me kokë të kthjelltë, përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës etj.

Në parullat e organizatorëve për nënshkrimin e peticioneve (thonë se i kanë mbledhur 30000 nënshkrime nga 221000 banorë sa ka Prizreni- Zoti e di sa dhe si, pse sakt 30000?) lexojmë: “Kalaja është e jona!” Pyet njeriu: kush jeni ju që pretendoni që kalaja është juaja? Cili pra është identiteti juaj? Kush don t’ua marrë kalanë? Apo në fakt kujt doni t’ia merrni kalanë ju? Sigurisht shqiptarëve sepse kalaja shpreh simbolikën e qëndresës kombëtare dhe është pronë shtetërore e jo fetare. Ju i fiksoni tri gjëra që do t’i jepnin vlerë kalasë: xhamia, sahatkulla dhe topi (ky i fundit ishte gjithnjë aty, është edhe sot, por funksioni i tij i parë ishte mbrojtja e kalasë).

Tamam këto do t’i jepnin ngjyrim oriental kalasë dhe asgjë s’do të mbetej kombëtare dhe shtetërore. Kalaja nuk është kala turke, por shqiptare. Ajo është e vendosur në Dardaninë e lashtë dhe është në Evropë, andej kah e kemi orientimin e pashmangshëm. Kalaja nuk e ka origjinën me ardhjen e Perandorisë osmane, por është shumë më e vjetër. Daton që nga periudha e parë e qytetërimit shqiptar.

Në gërmime të mirëfillta mund të gjendet parabazë pagane, e krishterë, ortodokse sepse si shumë kala të tjera ka shtresime e mbishtresime. Për të shkruan dhe Peshkopi i Cezaresë (330 -379) në veprën “De Aedificis”(Mbi ndërtimet) dhe e shënon me emrin Petrizen. Më 1019 Prizreni ishte Qendër e Ipeshkvisë Bizantine. Prej shek. XII-XIV u pushtua nga sllavët dhe ishte qendër e tyre. Kur osmanët e pushtuan Prizrenin më 1455 (Sa tmerruese është thënia juaj: Kur turqit e çliruan Prizrenin, thuase ata jetonin në Anadoll dhe e kishin një qytet që kurrë nuk kish qenë i tyre, Prizrenin, të pushtuar nga shqiptarët dhe që duhej çliruar), ndërtohen hamami, xhamia dhe sahatkulla për nevoja të banorëve dhe ushtarëve që jetonin në të, ishin të fortifikuar dhe s’mund të zbritnin poshtë për t’i kryer ritet fetare.

Në luftë është e mundur gjithçka. Ju i fajësoni austriakët e udhëhequr nga Pikolomini se e rrënuan xhaminë, por nuk jepni dokument. Nuk është e besueshme se austriakët ishin vandalë. Ata do të rrënonin xhami më funksionale në qytet se sa në kala. Ndërsa për serbët që i përmendni, gjithçka është e mundur.

Kur u tërhoq dhe ushtari i fundit osman më 1912, osmanët Prizrenin e lanë në duar të serbëve. Më 5 nëntor 1912 gjenerali famkeq Bozhidar Jankoviq e mori Prizrenin dhe mësyu bregdetin e Shqipërisë, por u thye dhe u turpërua në Termopilet shqiptare (në grykën e Lumës). Dhe vetë Perandoria osmane i ndihmoi Fuqitë e Mëdha për dorëzimin e tokave shqiptare Serbisë dhe Malit të Zi pas Kongresit të Londrës, më 1913.

kalaja-prizrenitSot në kalanë e Prizrenit nuk ka banorë. Mashtruese janë shprehjet e juaja: “Rindërtimi xhamisë do t’ia kthente pamjen kalasë, ose Destinacioni i xhamisë pas ndërtimit nuk është shumë me rëndësi nëse xhamia do të funksionojë për kryerjen e riteve fetare islame apo jo, ose …Si një aspekt specifik i trashëgimisë vetanake (për vete po e për të tjerët ju nuk mendoni, punë e madhe)”. Sipas jush me rëndësi është të bëhet rindërtimi dhe të arrihet pikësynimi juaj i parë duke i dhënë karakter fetar nje trashëgimie kulturore kombëtare shqiptare e pastaj do ta filloni etapën tjetër, ankesën që nuk lejohet kryarja e riteve fetare në të, për ta arritur synimin përfundimtar që të bëhën nesër a pasnesër, kur do të ndërtohet teleferiku, “spektakle dhe defile propaganduese anadollake”. Kjo synohet të bëhet me një vlerë kulturore që një ditë do të vendoset në listën “Trashëgimia e botës në rrezik” dhe në mbrojtje të Unesko-s.

Se ku është qëllimi juaj u pa në një emision televiziv para do kohësh kur qe organizuar falja kinse në themelet e xhamisë në kala. E fiksova qoftëshitësin nga dyqani “A…..” si më të zëshmin. Rastësisht hyra në dyqain e tij për të ngrënë mëngjes, kur ai po bisedonte me disa myshterinj dhe po u thoshte: “Në një ndeje ku kishte akademikë, doktorë, profesorë, intelektualë dhe hoxhallarë unë ju thashë: “Skenderbeu ka qenë tradhëtar se e ka tradhëtuar Tyrqinë” dhe ata e mirëpritën këtë.

Mbase me këtë pajtohet dhe profesori. Ai më njihte se fëmijët i kishte në shkollë ku punoja dhe unë. “Mor zotëri, i thashë, Skënderbeu ka bërë luftëra për mbrojtje kombëtare e jo fetare. Mund të mos e di apo nuk do, por ai ka luftuar kundër venedikasve, kundër brankoviqëve, kundër ushtrive në mbrojtje të mikut të tij, Alfonsit etj. Ai është shqiptar dhe e ka mbrojtur Shqipërinë dhe tërë qytetërimin evropian.

Ti nuk varesh prej meje, por unë tash e tutje nuk do ta shkel pragun e dyqanit”.

Pashë se në duqan kishte fotografinë e një sulltani, nuk e kishte së paku foton e babait të tij. Ky njeri bashkë me sojin dhe sorollopin e tij gojën e ka në Kosovë e prapanicën në Stamboll. Mendon të na gjuaj hi syve. Thuase nuk e dimë si kishim jetuar në natën 500 vjeçare osmane kur na u ndalua gjuha dhe shkrimi shqip, na u ndalua rrita e qytetërimit evropian. Dhe sot miliona shqiptarë që janë shpërngulur në Turqi sipas konventës Serbo-Turke, apo dhe për arsyena të tjera, nuk e kanë asnjë shkollë shqipe dhe quhen turq sepse jetojnë në Turqi, ndërsa turqit në Kosovë i gëzojnë të gjitha të drejtat, në mos më shumë se shqiptarët.

Dhe sot ky me rrjetin e tij të dumbabistëve përmes një neoosmanizmi duan pak nga pak të na i brejnë vlerat kombëtare. Dhe pikërisht në kohën kur bota e qytetëruar na thërret drejt qytetërimit perëndimor, e këta na tërheqin zvarrë të na mbysin në Azi. Madje sipas Kadaresë “Ekstremizmi fetar bie ndesh me moralin shqiptar”.

Sot nuk duken saktë themelet e xhamisë, nuk dihet as pamja e saj dhe rindërtimi apo ndërtimi rishtas nuk është trashëgimi kulturore. As sahatkulla e cila ka pasur funksion vetëm kur ka pasur banorë dhe ushtarë. E sot ajo nuk ka banorë dhe as që duket ora prej qytetit poshtë, sado e madhe të jetë. Pa ndonjë ngjyrim fetar sahatkulla mund të ndërtohet, sepse të tilla kanë shumë qytete të mbarë botës. Trashëgimi kulturore është zbulimi, pastrmi dhe konzervimi i vlerave të gjetura nën tokë apo në rrënoja. Dhe ato vlera duhet të jenë së paku 50 vjet të vjetra. Kalanë rishtas nuk mund ta mbushim me tempuj paganë, të krishterë, ortodoksë, myslimanë, me sinagogë etj. Ajo(kalaja) le të rindërtohet sipas projektit të Ministrisë së Kulturës.

Të mjera janë dhe përkrahjet e partive politike, liderëve të tyre dhe institucionave lokale që u japin përkrahje vetëm për politikë ditore dhe vota, heshtin si vuvë dhe bëhen “burra të mirë”. Nuk mendojnë këta për vlera kombëtare, mendojnë vetëm të mbesin në pushtet dhe asgjë më shumë.

Prizreni ka mjaftë xhami dhe sipas nevojës mund të ndërtojë dhe të tjera. Ka dhe sahatkullën poshtë në qytet. Më me rëndësi është t’i kushtohet rëndësi edukimit të besimtarëve që të besojnë me sinqeritet në Zot dhe në fenë e tyre pa bërë politikë dhe pa e ngritur mbi komb besimin fetar. Respekt dhe përulje për besimtarët e sinqertë, se unë nuk jam kundër xhamisë, por në tempuj fetarë hyjnë dhe ata që nuk bëjnë keq vetëm sa janë brenda, se kur dalin jashtë i aktivizojnë të gjitha djallëzitë e ture. Dihet mirëfilli se vetëm Zoti e ka ekskluzivitetin për t’i besuar. Ai na bën të lirë dhe të lirë duhet të jetojmë. Në raste tjera s’ duhet përjashtuar tjetrin që jeton pranë nesh pa marrë parasysh cilit besim, komb apo race i takon.

Kosova është shtet që ka kushtetutë dhe ligje. Me to i ka të rregulluara raportet shtet- besim. Besoj se me aprovimin e Qeverisë së Kosovës dhe Mnistrisë së Kulturës të Strategjisë kombëtarë për trashëgiminë kulturore për vitet 2017-2027 do të mendohet drejt dhe në interes kombëtar dhe shtetëror që në kala le të kenë qasje të gjithë. Askush të mos e ndiej veten se po shkon në kala të huaj.

Prandaj le ta lëmë kalanë si simbolikë të Prizrenit, simbolikë e mbrojtjes kombëtare shqiptare, simbolikë e ecjes nëpër shekuj, si vlerë kombëtare dhe shtetërore, se ashtu na begaton. Le ta lëmë këtë perlë, këtë kurorë që rri krenare mbi Prizren dhe e bën atë të krahasohet me Firencën për bukurinë e tij; le ta lëmë pa ngjyrime fetare dhe ideologjike.

Por le të kemi parasysh. Rilindja Kombëtare Shqiptare është periudha më e ndritshme e historisë sonë (pas asaj të Skënderbeut). Brenda saj Prizreni, ikona shqiptare e të gjitha trojeve etnike. Në të Lidhja Shqiptare e Prizrenit, sublimimi i vetëdijes kombëtare që çoi drejt Pavarësisë së Shqipërisë dhe luftës për mbrojtjen e tokave shqiptare (Mjerisht shumë troje shqiptare me këtë rast mbetën jasht kufijve të saj dhe hynë në natën 100 vjeçare sllave).

Fiksoj: mendja më e ndritur, ideologu i saj, Heroi i Popullit, Abdyl Frashëri, i dënuar nga gjyqi special osman me vdekje, që u shndërrua me burg të përjetshëm, i mbajti 3 vjet burg në Kalanë e Prizrenit për ta vazhduar pastaj internimin 20 muaj në Belikesër dhe Banderma dhe izolimin në Stamboll. Në ballinat e burgut të zbuluar le të vëhet një pllakë me shkrime për të, në njërën nga kthinat e burgut të bëhet një minimuze. Kjo i takon historisë sonë kombëtare.

Uroj të kuptohemi drejt!

1 KOMENT

  1. I nderuari Hajdar me emer otomanik,

    shkrim shum i mire dhe i nevojshme per keto kohera te riokupimit otoman, qe po ndodh perms qeverisjes idiotike te trojeve SHQIPTARE.
    Rindertimi i xhamise otomanike ka qellim te konfirmojë okupimin e trojeve Shqiptare nga egersirat Islamike. Asnje qellim tjeter nuk ka.

    Çdo xhami qe ndertohet ne Kosove e ka te njejtin qellim… nenshtrimin shpirteror dhe ndryshimin e qenjes se Kombit SHQIPTAR.
    Sipas jush ndertimi i xhamise eshte pamaturi kombetare… jooooo, kjo eshte tradheti kombetare e klasit me te lartë. Prandaj kryetari i Prizrenit eshte nje idiot matuf tradhetar i kategorise me te LARTË TE TRADHETISE.

    Shënim: Duhet ta pengojë Ministria e Kulturës ndërtimin e xhamisë, pasi kalaja është pjesë e trashëgimisë sonë kulturore e historike dhe nuk lejohen ndërtime në të, apo jo? /AÇ

Komentet janë mbyllur.