Ndërlidhja me rrënjët

0
340
Dea Halimi

Dea Halimi

Ndërlidhja me rrënjët

Kudo të të dhemb ty babi
Më dhemb edhe mua

Është diçka që hyn ndërmjet
I ndërlidh rrënjët gjenet gjethet e fatit
Lëviz me të njëjtën pikë gjaku
Që të mund të marrë frymë
Që të mund të ec nga yll i dritës

Babi kjo është jeta ndoshta
Për të cilën lidhem me sytë e zogut
Flas me gjuhën e qiellit
Dëgjoj me veshët e gjyshit

Kudo të të dhemb ty
Më dhemb babi dhe mua

Dy zemra e krijojnë një

Zemra ka kënaqësi t`i afrohet zemrës, mami,
T`ia ndjej rrahjet e vrullshme dhe të qeta,
Të bëhet një-e vetme me zemrën time të vogël.
Zemra nuk jeton pa pjesën e vet të dytë,
E ajo je vetëm ti, mami, vetëm ti!

E unë të dua, e unë t`i puth sytë.

Zemra dhe ti janë si një e vetme, gjithnjë.
Asnjëra s`jeton dot pa tjetrën, mami,
Bashkë krijojnë një qiell, një det dashuri.

Më mbaj për dore

Në zemrën time është një pemë
Në atë pemë ka shumë yje farfuritës
Njëri nga yjet është syri yt, mami

Më mbaj për dore, mami

Pa ty do të jetoja në një shkretëtirë
Çdo gjë do të ishte e pakuptimtë
Një hapësirë e djegur nga vetmia e vet

II. Të ta ndej aromën

Mami ti je ajo që e zbukuron shtëpinë
Pa ty do të ishte vetëm një re e zezë e zymtë
Asnjë të qeshur aspak muzikë
Vetëm trishtim vetëm dëshpërim

Më përqafo mami e unë të qesh
e unë të fluturoj qiellit të pafund të ëndrrës
Dua të ta ndej aromën e shpirtit, mami