Ndërkohë, Strategjia e Kosovës për Amerikën po shkërmoqet

0
420
Thomas Grenell
US Ambassador to Germany Richard Grenell (C) gestures during the signing of an agreement between Kosovo and Serbia for railway and street projects at the Munich Security Conference (MSC) in Munich, southern Germany, on February 14, 2020. - The 2020 edition of the Munich Security Conference (MSC) takes place from February 14 to 16, 2020. (Photo by THOMAS KIENZLE / AFP) (Photo by THOMAS KIENZLE/AFP via Getty Images)

Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell me gjeste gjatë nënshkrimit të një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë për projektet hekurudhore dhe rrugë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Gjermani jugore, më 14 shkurt. THOMAS KIENZLE / AFP VIA GETTY IMAGES

ARGUMENTI

Ndërsa pandemia e koronavirus rrit tensionet, strategjia e administratës Trump për t’u përkulur ndaj presidentit autoritar të Serbisë po zhbëhet plotësisht…

NGA EDWARD P. JOSEPH | 20 Mars 2020ForeignPolicy.com

Përktheu: Arben Çokaj

Ndërsa bota përpiqet për të luftuar pandeminë e koronavirusit, një zhvillim i jashtëzakonshëm është duke u shpalosur në Ballkan: një vend i vogël, i sfiduar, i varur dhe tipik i ngathët, ka qenë duke kundërshtuar haptazi administratën e fuqishme të Presidentit amerikan Donald Trump.

Republika e Kosovës ka refuzuar të nënshtrohet nën presionin e ashpër të Richard Grenell, drejtori i përkohshëm i inteligjencës kombëtare, i cili gjithashtu shërben si i dërguari amerikan për bisedimet e paqes midis Serbisë dhe Kosovës. Asnjëri vend nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian derisa të zgjidhin mosmarrëveshjen për pavarësinë e Kosovës, të cilën Serbia nuk pranon ta njohë. Beogradi e izolon me zell Republikën e Kosovës, duke e lënë shtetin e ri jashtë Kombeve të Bashkuara dhe shumicën e organizatave ndërkombëtare. I vendosur për të përfunduar një marrëveshje pas dyerve të mbyllura me presidentët përkatës të dy vendeve, Grenell është zemëruar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Kryeministri i ri e ka kundërshtuar kërkesën e Grenell për të hequr tarifat ndëshkuese, 100 për qind ndaj mallrave serbe. Në një veprim të paparë kundër ndoshta vendit më pro-amerikan në glob, Uashingtoni e ka pezulluar ndihmën kryesore të SHBA-së për Kosovën dhe një ligjvënës madje ka kërcënuar që të tërheqë trupat e ShBA-së nga forcat paqeruajtëse të NATO-s.

Presioni nga Uashingtoni rëndon në aftësinë e Kosovës për t’u marrë me krizën e koronavirus, duke përkeqësuar tensionet midis kryeministrit dhe presidentit Hashim Thaçi, i cili është plotësisht në përputhje me Grenell në afrimin e Serbisë. Pikërisht në momentin kur është i nevojshëm uniteti kombëtar, Thaçi dhe Kurti tani po luftojnë, nëse do të shpallin një urgjencë kombëtare mbi pandeminë. Kryeministri sapo ka pushuar nga puna Ministrin e Brendshëm, Agim Veliu, i cili mbështet deklaratën e urgjencës së Thaçit, duke krijuar një krizë të parakohshme qeveritare.

I humbur në këtë dramë është se Grenell po sfidohet edhe nga antagonisti kryesor në sagën e gjatë të Kosovës: Presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Në janar, Grenell bëri thirrje që Beogradi ta ndalonte fushatën e tij të mos njohjes kundër Kosovës. Javën e kaluar, Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq përsëri refuzoi, duke sugjeruar se fushata do të vazhdojë edhe nëse Kosova hiqte tarifat e saj. Uashingtoni nuk ka thënë asgjë për këtë.

Nuk ka asnjë mister pse Grenell, i etur për një marrëveshje, do të ishte në krah të palës më të fortë, më intriguese në negociata. Misteri i vërtetë është se si diplomacia amerikane erdhi në këtë ekstrem – në një përpjekje të kontestuar për të detyruar një aleat të dobët, të prekshëm të ShBA-së, me qëllimin për të qetësuar një burrë të fortë serb. Kjo është veçanërisht konfuze, sepse pengesa kryesore për një zgjidhje të Kosovës është Vuçiq. Që prej trazirave shqiptare në 2004 dhe përkujtimeve të zemëruara serbe në vendkalimet kufitare të instaluara rishtas në 2011, ka pasur vetëm incidente sporadike, në shkallë më të vogël midis pakicës etnike serbe dhe shumicës shqiptare etnike në Kosovë. Ndërsa nuk ka pasur kthim masiv të serbëve të zhvendosur në shtëpitë e tyre të mëparshme në Kosovë, që nga tërheqja e forcave serbe në duart e NATO-s në 1999, as pavarësia e Kosovës 2008 nuk ka shkaktuar ndonjë eksod masiv.

Shumica e serbëve të Kosovës vazhdojnë të jetojnë në jug të vendit, të rrethuar nga shqiptarët etnikë, si një pakicë e vogël. Jeta nën sundimin etnik shqiptar nuk është aspak parajsë, por përgjithësisht është më e qëndrueshme se në veriun pa leje të vendit, ku serbët separatistë formojnë shumicën dhe ku mbizotërojnë urdhërat e Beogradit. Frika i shtrëngon të gjithë ata që jetojnë në veri, përfshirë serbët, të ilustruar nga vrasja e pazgjidhur e udhëheqësit të hapur e të moderuar etnik serb Oliver Ivanoviç në vitin 2018. Një i dyshuar kryesor për vrasjen e Ivanoviçit ecën lirshëm në Serbi, i paprekur nga autoritetet – një mesazh për të gjithë ata, që do të sfidonin strukturën e pushtetit në Serbi. Ndërsa për ato 100 përqind tarifa për mallrat serbe, për të cilat ankohet Vuçiq, sipas llogarive lokale ato kanë pasur pak ndikim në jetën e përditshme ekonomike në veri.

Derisa Partia Progresive Serbe e Vuçiq erdhi në pushtet në 2012, Kosova ishte venitur si një shqetësim kryesor për qytetarët serbë. Atë vit partia bëri fushatë të madhe për Kosovën, duke dramatizuar gjendjen e rëndë të serbëve dhe duke e rivendosur çështjen në rëndësi. Partia u zotua të paraqesë një plan për të adresuar çështjen, megjithëse ende nuk është materializuar. Në vend të tij, Vuçiq ka lëshuar thirrje të herëpashershme për krizë për realizëm ndaj Kosovës së bashku me retorikën më të shpeshtë, të ashpër, duke deklaruar, për shembull: “Më tërhiqni zvarrë nëpër rrugë, nuk do ta njoh kurrë Kosovën!

Në vend që të hedhin themelet për diplomacinë, drejtorët në qeverinë e tij, përfshirë Kryeministren Ana Brnabiç, kanë hedhur fyerje kaustike (thumbuese) për shqiptarët etnikë. Në dhjetor, Vuçiqi largoi akuzën më të përflaktë nga vitet e luftës, duke pohuar se një masakër famëkeqe ndaj fshatarëve shqiptarë etnikë më 1999 nga forcat serbe në Kosovë, u ndërmor për të provokuar ndërhyrjen perëndimore. Për Vuçiqin, historia e fundit e Kosovës fillon me fushatën ajrore të NATO-s të vitit 1999, dhe heq çdo përmendje të çmontimit paraprak, të paramenduar të autonomisë së Kosovës nën ish-udhëheqësin serb Slobodan Miloseviq – edhe para rënies së Murit të Berlinit dhe çdo agjitim për pavarësinë e Kosovës. Pasoi një dekadë shtypjeje sistematike nga Beogradi.

Megjithë fushatën për të ngjallur ndjenjën nacionaliste mbi Kosovën, publiku serb ende tregon gatishmëri për një zgjidhje. Në një studim të kohëve të fundit, më pak se një e treta e qytetarëve serbë e përmendën Kosovën si çështje prioritare, ndërsa standardi i jetesës (84 përqind) dhe problemi i lidhur me korrupsionin dhe kriminalitetin (68 përqind) lehtësisht kryesuan listën e shqetësimeve. Për më tepër, falë viteve të politikave gërryese, Vuçiq ka aftësinë të kontrollojë narracionin publik në Serbi si asnjë udhëheqës para tij, përfshirë edhe mentorin e tij, Millosheviq. Kaq të frikësuar janë gazetarët dhe figurat publike në Serbi, ku vetë-censura është e zakonshme. Aq mbizotëruese është partia e Vuçiqit sa shqetësimi i tij më i madh në zgjedhjet e muajit të ardhshëm është që të arrijë një fitore zgjedhore aq të madhe, sa të dëmtojë besueshmërinë e demokracisë serbe në sytë e perëndimit. Vuçiq i kontrollon pothuajse të gjitha armët e qeverisë, përfshirë shërbimet e inteligjencës dhe ka një ndikim të konsiderueshëm në bodrumet joqeveritare të nacionalizmit serb, siç janë Kisha Ortodokse Serbe dhe Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve.

Çështja është se Vuçiq mund ta shesë një marrëveshje dinjitoze, stabilizuese për Kosovën që përfshin njohjen e plotë reciproke. Fatkeqësisht, ai vetëm e ka bërë më të vështirë arritjen e një marrëveshje të tillë. Në vend që ta kuptojnë këtë fakt dhe të sjellin përfitime nga presidenti serb, diplomatët – tani përfshirë Grenell – kanë bërë gabimin klasik të negociatave: dëshpërimin. Në vend që të frenojnë kohën e tyre, duke avulluar fushatën e mosnjohjes së Serbisë dhe të ndihmojnë në ekspozimin e kalbjes sistemike, për të cilën shqetësohen qytetarët serbë, diplomatët kanë bërë të kundërtën. Implikimi i liderit serb për të ndërprerë një marrëveshje për Kosovën, zyrtarët e ShBA-së dhe BE-së (me disa përjashtime) i kanë larguar sytë nga qëndrimi i ngurtë, shqetësues i demokracisë në Serbi, duke përfshirë shembuj grafikë të kapjes së shtetit nga kronikat e partisë në pushtet. Grenell ka rënë në të njëjtin kurth, duke minuar, në vend se të mbështesë Kurtin – reputacionin e të cilit si luftëtar i mirëfilltë kundër korrupsionit madje ai ka dërguar dridhje në Beograd, dhe tashmë ka ndërmarrë hapa për ta frenuar korrupsionin në Prishtinë.

Nga ana tjetër, Vuçiq e ka manipuluar këtë zell për një marrëveshje, duke e kthyer si bazë të negociatave pyetjen se si të kompensohet presidenti serb për politikën e tij, sesa të mbrojë interesat thelbësore serbe në Kosovën e pavarur. Për motive të njohura vetëm për veten e tij, mbase marrëdhëniet e tij korruptive ose sjellje të tjera kriminale, Thaçi është akomoduar çuditërisht për homologun e tij serb. Të mahnitur nga shefja e atëhershme e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe diplomacia e Departamentit të Shtetit amerikan, Vuçiq dhe Thaçi vitin e kaluar ranë dakord për ndarjen e Kosovës. Diplomatët e racionalizuan konceptin radikal duke pohuar se pa ndarje, Kosova do të bëhej një “konflikt i ngrirë“. (Nëse ndodh, edhe aspiratat e Serbisë për në BE janë të ngrira.) Kur shpërtheu lajmi për planin e ndarjes, një trazirë që ndodhi në Kosovë, në vendet fqinje dhe në Gjermani për “Kantonizimin e Kosovës” – ftesa për të rihapur pikëpyetjet e kufirit në të gjithë Ballkanin, përfshirë në Bosnjë dhe Hercegovinën ka tronditur.

LEXO MË SHUMË

Fëmijët serbë luajnë në shesh lojërash në godinën ku jetojnë, në 24 nëntor 2007 në Mitrovicë, Kosovë.

Duke luajtuar Luftën e Ftohtë në Kosovë

Ballkani është faza qendrore për tensione të reja midis Rusisë dhe Perëndimit — por sa real është veprimi?

INFORMACION | ALEXANDER CLAPP

Nga ana e tij, Grenell insiston që palët nuk kanë diskutuar kurrë për ndarje, të paktën “në praninë e tij“. Ai pohon se ndërmjetësimi i tij bazohet në zhvillimin ekonomik dhe vendet e punës. Në fillim të këtij viti, Grenell njoftoi me krenari tre marrëveshje pozitive për krijimin dhe përmirësimin e lidhjeve ajrore, hekurudhore dhe rrugore midis Serbisë dhe Kosovës. Megjithatë, shqetësimi mbetet se marrëveshja Grenell-Vuçiq-Thaçi përfshin territorin. Në njoftimin e saj në tweet për një rezolutë parlamentare për dialogun me Serbinë, kryetarja e parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani, paralajmëroi se “askush nuk do të jetë në gjendje të negociojë integritetin territorial, sovranitetin dhe rendin e tij kushtetues“.

Shqetësimet e Osmanit për ndarje janë të bazuara mirë. Mësimi i një çerek shekulli të bërjes së paqes në Ballkan është se marrëveshjet e bazuara në të drejta, siç është marrëveshja e Prespës 2018, midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe marrëveshjes së Ohrit të vitit 2001, që i jep fund luftës midis maqedonasve dhe shqiptarëve, funksionon; marrëveshjet e bazuara në territor, siç është marrëveshja e Dejtonit të 1995 për statusin e Bosnjës, thjesht zgjasin konfliktin. Në të vërtetë, lideri separatist Milorad Dodik, një serb boshnjak, ka mbrojtur ndarjen e Kosovës, pasi ai ka rritur kërcënimet e tij për t’u shkëputur nga Bosnja, një veprim që do të rishfaqte luftimet.

Ashtu siç Bosnja bllokohet nga ndarja etnoterritoriale e vendit, kështu edhe Kosova dhe Serbia do të dënoheshin gjithashtu për ankesa të përhershme. Ndarja e Kosovës – pavarësisht nga pëlqimi i palëve – do të jetë shkaku për homogjenizimin etnik me shumicë: Kosova për shqiptarët dhe Serbia për serbët. Dhjetëra mijëra pakica të mbetura në “anën e gabuar” të kufirit të ri do të largoheshin. Në këtë skenar, trashëgimia e lashtë etnike serbe në jug të Kosovës do të ishte edhe më e izoluar, edhe nëse i jepej sovraniteti. Për këtë arsye, At Sava Janjic, abati ortodoks serb në vendin më të rëndësishëm të kishës në Kosovë, Deçani, kundërshton me vendosmëri ndarjen. Ai e kupton, që një shkëmbim territori nënkupton edhe një këmbim të popullsisë. Vuçiq dhe Thaçi, të preokupuar me shqetësime të ngushta, nuk i kanë absoruar këto mësime. As diplomatët e SHBA-së nuk i kanë mësuar ato, të preokupuar siç janë me arritjen e një marrëveshje – madje edhe një destabilizuese – për të cilën nuk ka urgjencë.

Nëse oferta e Grenell shkatërrohet mes rezistencës lokale dhe përhapjes së pandemisë, do të ketë kohë për të reflektuar në të gjithë strategjinë e falsifikimit të një marrëveshje për Kosovën, duke e qetësuar presidentin serb. Asgjë nuk humbet duke presuar Vuçiqin për të provuar se interesi i tij për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian është i vërtetë dhe jo një bllof. Asgjë nuk humbet duke e futur Beogradin dhe Prishtinën në një dialog të vërtetë mbi Kosovën – ai që adreson pyetjet e dhimbshme të së kaluarës si një mënyrë për të krijuar një të ardhme të prosperuar, të qëndrueshme. Vendet fqinje si Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë vërtetuar se kjo është plotësisht e mundur. Shtetet e Bashkuara dhe BE së bashku, i kanë levat e duhura ndaj palëve, për ta përqendruar mendjen e tyre, përfshirë stimujt ekonomikë, që Grenell favorizon. Uashingtoni dhe Brukseli duhet vetëm të vendosin, nëse duan një marrëveshje afatshkurtër apo një zgjidhje afatgjatë.

Edward P. Joseph është profesor ndihmës dhe mik i vjetër në Shkollën e Studimeve Ndërkombëtare të Avancuara Johns Hopkins.