NDERIME KUJTIMIT TË KOLEGES MËSUESES TË PËRKUSHTUAR FATMIRA MEMA

0
688
Mësuese Fatmire Mema

Mësuese Fatmira Mema

Lexova në Facebook se para disa ditëve ishte larguar nga jeta para kohe kolegia e mësuesja e përkushtuar Fatmira Mema. E kam njohur kur sapo kisha filluar punën mësues në qytetin Selenicë, Vlorë. Në kolektivin pedagogjik të shkollës reflektonte pozitivitet. Ajo rrezatonte dije dhe urtësi, duke artikuluar butësinë e një nëne intelektuale të përkushtuar në procesin mësimor edukativ. Ajo ishte nënë dhe mësuese. Ishte mësuese dhe nënë e dytë për nxënësit e saj. Nxënësit, me shumë dashuri e thërrisin mësuese Fatmira. Ashtu si kishte emrin Fatmira kishte dashamirësinë për gjithë kolektivin mësues – nxënës – prindër.

Mësuese Fatmira Mema ishte shumë komunikuese, me intuitë psiko – pedagogjike, inteligjente, e kulturë qytetare. Ajo ishte e palodhur në orët e mësimit, shembull në edukim dhe arsimim, në sjellje e në qasje ndaj procesit mësimor, ndaj shkollës, nxënësve, prindërve.

Ishte e dalluar për punë të përkushtuar me nxënës, me prindër dhe me kolektivin e shkollës e cila kishte një traditë të sasisë dhe cilësisë në procesin e mësimor –edukativ. Me një qetësi e korrektësi zbatonte kërkesat për një mësimdhënie e mësimnxënie cilësore. Ishte e përgjegjshme në detyrat që kërkoheshin nga programi mësimor. Ishte e qartë në qëllimet që parashtronte, të cilat i zgjidhte në bashkpunim e bashkverim me nxënës, prindër dhe me kolektivin pedagogjik.

Me këto cilësi dhe vlera, kishte arritur të zhvillonte mendimin krijues në shumë breza të nxënësve. Njëkohësisht me taktin psikologjik- pedagogjik ua gjente motivet e fshehura te nxënësit për tu përqendruar në formimin e tyre si karaktere me vlera njerëzore Me durim e këmbëngulje punonte me pasion pedagogjik me nxënësit mesatar e të dobët duke i përgatitur që përvetsonin konceptet kryesore të lëndëve mësimore.Në mbledhjet e kolektivit pedagogjik drejtoria e shkollës vlerësonte pozitivisht rezultatet e larta të mësueses së përkushtuar Fatmira Mema në veprimtarinë mësimore-edukative.

Të gjithë prindërit me deklarimet e tyre në takimet me prindër në shkollë falënderonin mësuesen Fatmira Mema për punë pa përtesë në edukimin dhe arsimimin e nxënësve. Me tipare të larta pedagogjike, profesionale, me qasje psikologjike dhe metodikë të praktikuar në procesin e mësimit, mësuese Fatmira Mema krijonte një ngrohtësi me nxënësit duke i bërë ata të sukseshëm, të motivuar për mësim dhe për ndjekje të mësimit me shumë vemendje.

Mësuese Fatmira Mema punonte me përkushtim në procesin e mësimdhënies, ku herë pas here diskutonte e jepte mendime me vlerë për mbarëvajtjen e punës mësimore në shkollë. Ajo bisedonte me secilin prind për nxënësit, u përgjigjej interesimeve të tyre, duke pranuar sugjerimet. Prindërit e nxënësve i mirëpriste me butësi e shpirt të një edukatoreje të përkushtuar në misionin e saj të shenjtë. Mësuese Fatmira Mema ishte e motivuar për punë me përkushtim, ku mësimin e vlerësonte mision nderi ndaj atdheut, ku dashurinë e saj ndaj nxënësit e kishte pasion si nënë dhe mësuese e palodhur, prandaj ajo kishte fituar respektin e mbarë komunitetit prindër-mësues-nxënës. Koleget në shkollë flisnin me respekt për mësuesen e papërtuar Fatmira Mema.


Mësuese Fatmira Mema me kolektivin pedagogjik, Shkolla Selemicë, Vlorë

Me koleget mësuese Kristina Papa, Drita Gjondeda, Vitori Mitraj, Dafina Bombaj, Neslie Mahilaj, etj. mësuese Fatmira Mema kishte bashkbisedim të ngrohtë, të sinqertë, dashamirës, që e fisnikëronte shpirtgjerësia e saj e çiltër e njerëzore, me qasje të ngrohët ndaj nxënësve në përgjithësi.

Mësuese Fatmira Mema ishte një nënë shëmbullore në edukimin e fëmijve të saj. Vajza e saj e madhe Briseida Mema shkëlqeu në të gjitha e ciklet e arsimit nga shkolla 9 vjeçare ku ishte fituese e olimpiadave të matematikës, Në shkollën e mesme i kam dhënë mësim dhe shkëlqente në të gjitha lëndët mësimore. Në shkollën e lartë shkëlqeu në fakultetin e mjeksisë duke u afësuar si mjeke e talentuar. Sigurisht në edukimin e saj është kontributi i nënës Fatmira Mema dhe babait të saj, mësuesit të talentuar Lufti Mema.

Shpreh ngushillime për largimin nga jeta të koleges së nderuar Fatmira Mema!
U prehët në paqe!

Nderime e respekte kujtimit të ndritur të koleges e mësueses të përkushtuar Fatmira Mema!

Qatip Mara
Nju Jork, 10 maj 2020