NDERIM KUJTIMIT TË NDRITUR TË MËSUESIT TË TALENTUAR TË MATEMATIKËS SPIRO BILLA

0
2241

Spiro Billa

Nga Qatip Mara

Më 9 qershor 2018 do të festonte përvjetorin e 68 të lindjes, por para disa muaj ishte larguar nga jeta kolegu,mësuesi talentuar i matematikës, Spiro Billa. E kam njohur në vitet 70-80 të shekullit të kaluar në qytetin minator të Selenicës Vlorë, e cila në atë kohë ishte edhe një qendër për të internuarit politikë. E kam pasur shokë dhome kur banonim në pallatin e puntorëve të NFP Selenicë. Ishim një grup kolegë që ishim të gjithë beqar dhe kishim një harmoni e dashamirësi me njeri tjetrin.

Pasi mbaronim orët e mësimit mblidheshim pas dite duke bërë biseda të ndryshme shkencore, sportive, letrare etj. Në këtë grup shquhej për nivelin e lartë intelektual me njohuri erudite kolegu Spiro Billa, i cili sapo kishte mbaruar fakultetin e shkencave të natyrës dega matematikë Tiranë, dhe ishte emëruar mësues matemaike në gjimnazin” Hajredin Beqari Selenicë. Me sjelljen e tij shëmbullore, me edukatë e kulturë qytetare të përshëndeste me shumë dashamirësi.

Me trupin e tij të drejtë lastar të gjatë kishte të harmozuar bukurinë e tij shpirtërore. Nga fytyra e tij buronte buzqeshje e çiltër,e sinqertë dhe shume dashamirëse. Ai kishte një zemër me dimisone të shumta humane që të jepte shumë dashuri njerëzore.
Në këtë shkrim nderimi për kujtimin e tij të ndritur si mësues matematike nuk do të analizojë procesin e mësimdhënjes e mësimnxënjes që i ndjeri Spiro Billa realizonte në orët e mësimit të matematikës, sepse janë ish nxënësit e tij që e ruajnë në kujtesë me shumë respekte e mirënjohje.

Mësuesi i matematikës Spiro Billa mes nxënësve të gjimnazit të Selenicës

Ish nxënësi tij, profesor Fatmir Mema, sot në dekanatin e fakultetit ekonomik Tiranë më kishte shprehur konsideratat më të larta për profesorin e matematikës Spiro Billa. Në një shkrim që kisha publikuar në facebook për largimin nga jeta të të ndjerit Spiro Billa, ish nxënësi tij Porf. Fatmir Mema kishte komentuar:

– “U prehtë në paqe profesori ynë.Një nga profesorët më inteligjent dhe më simpatik dhe shumë profesionist dhe njerëzor të gjimnazit tonë. Për mua ka qenë shëmbull që u përpoqa ta ndjek. Fatmir Mema”.

Ish nxënësja Burbuqe Breshani (Omari) që banon në Florida më dërgoi një foto të klasës së saj në gjimnazin “Hajredin Beqari“ Selenicë, me mësuesin kujdestar Spiro Billa për ta vendosur te albumi “Dikur në shkollat e qytetit Selenicë Vlorë” që kam hapur në facebook. Kur pashë foton ndjeva emocione malli e dhimbje, se kisha pak ditë që kisha mësuar me vonesë largimin nga jeta të kolegut tim Spiro Billa. Në mes të nxënësve dallova kolegun tim të dashur mësuesin e matematikës Spiro Billa, të cilën e publikova në facebook me njoftimin e ndërprerje së jetës. Ish nxënësja Burbuqe Breshani Omari kur kishte lexuar njoftimin për mësuesin e saj Spiro Billa komentoi:

– “Uaaa, nuk e dija që ka vdekur profesor Spiro Billa. Sa e shkurtër po më duket jeta. Sa shpejtë që ikën, e nuk i dihet jetës si të vjen. Profesor Spiro Billa ka qenë profesor shumë i mirë. Ishte i zoti në detyrën e tij. Kishte një humor shumë të hollë. Kam nostalgji për profesor Spiro Billa. Më vjen sinqerisht keq për vdekjen e tij të parakoshme. I ndriftë shpirti lart në qiell… Burbuqe Omari”.

Ish maturanti shkëlqyer në mësime Inxhinjer Shaqir Alushani me banim në Kanada, kishte komentuar:
– “Jam komplet i shokuar nga ky lajm, e smund ta besoj dot. SPIRO BILLA, profesori kujdestar i klasës sonë në gjimnaz, – tepër e dhimbeshme. SPIRO është njeriu më ERUDIT që unë kam takuar, tepër INTELIGJENT dhe i KULTURUAR. Është shuar një YLL. Fati është treguar shumë i pamëshirshëem. Për mua pa dyshim, por qoftë edhe për të tjerët i paharruar.U prehtë në paqe!!!!!! Shaqir Alushani”,

Kolegu e miku im Shpresim Kasaj,mësues i talentuar letërsie dhe krijues kishte komentuar:
– “Shpreh dhimbje për hunbjen e jetës të kolegut e mësuesit të talentuar të matematikës. Spiro Billa, mësuesi i shquar i matematikës, intelektuali dhe kuadri zotë dhe Njeriu i mirë që u nda nga jeta disa muaj më parë. U preftë në paqe e mbeftë i paharruar!. Shpresim Kasaj”
Kolegu,drejtuesi talentuar në shkollën Selenicë, krijues i talentuar Noke Abilekaj kishte komentuar:
– “Ka ikur një koleg i ri, i mençur, me kulturë të gjerë dhe moral të lartë i talentuari Spiro Billa.. Në çdo bisedë me të ndihesh i plotësuar. Ngushëllimet tona nuk e kanë forcën të tregojnë dhimbjen e vërtetë.” Noke Abilekaj.”

Kolegia mësuese e përkushtuar e letërsisë Natasha Llanaj Perpunja kishte komentuar:
– Mësuesi matematikës Spiro Billa ishte i mrekullueshëm dhe mik i mirë bashkë me Netin! Mësues shumë të mirë dhe njerëzor! I paharruar kujtimi i tij!. Natasha Llanaj Perpunja”
Ish nxënësi shkëlqyer në mësime Ferdinant Haxhiraj kishte komentuar:
– “I paharruar qoftë kujtimi i Profesorit tim të dashur,mësuesi kujdestar,Spiro Billa që na konsideronte si shok, sepse kishim pak diferencë moshe (sapo ishte diplomuar). Kur na mori në vitin e parë të shkollës së mesme 1971 punoi me shumë përkushtim e talent në mësimdhënje e mësim nxënjen e matematikës. Ngushëllime më të sinqerta familjes, profesoreshës Hemrieta dhe djemve. Ferdinant Haxhiraj

Me kolegët, Odise Çaçi, Sadete Cara, Spiro Billa

Kolegu e profesori im i matematikës, drejtuesi talentuar Besnuk Deromemaj shkruan me shumë respekte për të ndjerin Spiro Billa:
“E njoh prej vitesh. E kam pasur koleg, drejtor, inspektor, por mbi të gjitha e kam pasur shok. Shok të mirë. Ishte korrekt në detyrë, i aftë profesionalisht. Njeri me kulturë të gjerë profesionale dhe të përgjithshme. I dashur dhe komunikues. Njeri me humor në biseda. bisedat nga më të ndryshmet dhe interesante vazhdonin me orë. Spirua i mirë, i zgjuar dhe i ditur dinte ta mbante bisedën gjallë. Me fizikun që kishte zor se mund të të shkonte mendja se ai njeri mund të sëmurej. Kishe ç’të mësoje prej tij në çdo drejtim. Kur isha në Shqipëeri, apo kur kthehesha atje nga emigracioni i largët, takoheshim shpesh. Bëheshim disa shokë dhe kafja e biseda U ndava prej tij pa e takuar dot. I telefonova nga Amerika dhe e pyeta për shendetin. Ai, me kurajo të jashtëzakonshme, m’u përgjigj: ç’të të them, Beso, më kanë dalë analizat keq. Po bëj një kimioterapi në Tiranë. Të vejë ç’të vejë, më tha. U përpoqa t’i jepja kurajo. Por ai, me atë zerin e tij të fortë, kumbues, karakteristik për të, më tha përsëri:të bëhet ç’të jetë shkruar. Kur u ktheva në Shqipëri, miku dhe shoku im i paharruar, Spiroja, nuk ishte më. M’u mbushën sytë me lot për të, si për asnjë tjetër, kur e mora vesh. I qoftë dheu i lehtë! Besnik Deromemaj”

Intelektuali talentuar inxhinjer Ilmi Mançaj që banon në Nju Jork, edhe pse nuk e kishte takuar ndonjëherë kishte komentuar:

– “Nuk e njoh të ndjerin Spiro Billa por megjithëse larg Selenicës në kohën e tij, ja kam dëgjuar emrin për mirë. U prehët në paqe shpirti i tij!Desha të kujtoj që gjimnazi dhe shkollat e Selenicës, kanë patur fatin të kenë midis tyre shumë kuadro të pergatitur nga qyteti i Vlorës por edhe nga Bregdeti, të cilët me punën e tyre e bënë të njohur atë qytet për rezultate të larta të studentëve që dolën nga duart e tyre. Një pjesë e kuadrove të mësipërm i largonin nga Vlora për probleme, “Biografije”, por ja që ishin fat për qytetin minator.Me këtë rast dua të përmend edhe një tjetër prej tyre, të paharruarin Milo Duni. Katër vjetët e gjimnazit me atë mësues dhe të tjerë, si ai, mbetën gjerat me të bukura që më kanë mbetur në shpirt, tani kur i kam kapërcyer të shtatëdhjetat. Faleminderit Qatip për postimin e kësaj fotografie që mua më ngjall emocione të veçanta, Ilmi Maçaj”.

Vlerësimet për performance shëmbullore të mësuesit të matematikës të ndjerin Spiro Billa, janë të shumta nga ish nxënës, kolegë e prindër, por unë në këtë shkrim dua të theksoj formimin e tij si intekltual me kulturë të gjërë në disa fusha të njohjes të disiplinave shkencore e kulturore dhe botën e tij shpirtërore të artë të shpirtit të Zotit. Kur bisedonte të shikonte me sy të qeshur që rrezatonin shpirtin e tij dashamirës. Me qetësi e modesti tregonte kuriozitete shkencore duke bërë një interpretim e spjegim të qartë të botimeve në revistat shkencore. Duke zotëruar gjuhë të huaja kishte fituar njohuri në disa fusha të shkencës, teknikës e teknologjisë. Njëkohsisht kishte kulturë letrare për letërsinë e artin. Ajo që dua të theksoj më shumë është se ishte NJERI me performancë shëmbullore, modeli intelktualit qytetar me kulturë perëndimore.

Pavarsisht se jetonim në një regjim diktatorial ku çdo bisedë survejohej nga njerëz spiun, i ndjeri Spiro Billa, me bisedat e tij na hapte horizonte kulturore dhe shpesh me sy kuptonim mendimet e fshehta të njeri-tjetrit që na mungonte liria e vërtetë e shprehjes, të vlerësimit të realiteit të izolimit nga bota demokratike perëndimore. Atë e ndiqte hija e dyshimit të regjimit komunist, se prindërit i kishte nga bregdeti që shikoheshin me mosbesim për kulturë perëndimore dhe sapo mbaroi universitetin e emëruan në Selenicë, kur aftësitë e tij ishin për të dhënë mësime e drejtuar shkolla në qytetin e Vlorës. Kishte diplomë univesitare të fituar me aftësi e intutë matematike,por vlerësohej vetëm diploma e antarësimit në partinë-shtet.

Me intuitën e zgjuarësin e tij i ndjeri Spiro Billa të kuptonte pa folur. Kishim shumë besim të njeri-tjetri. Ishte koha e ashpërsimit të luftës së klasave në frontin e brendshëm e të jashtëm që shoqërohej më një propangandë ekstreme kundër ndikimeve të ideologjisë borgjezo revizioniste dhe në orët e mësimit çdo lëndë mësimore duhej ta sundonte ideologjia komuniste. Edhe mësuesi matemtikës në ushtrimet apo problemat matetamike duhej ta malakste me iedologjinë marksiste-leniniste… Me humorin e tij të hollë e me ironi i ndjeri Spiro Billa tregonte kuriozitete shkencore duke interpretuar si një artsit.

Pas pak viteve krijoji familjen me kolegen Henrieta Sihati Billa. Jeta e tyre familjari eci me shumë gëzime.U trasferuan në qytetin e Vlorës. Kolegu Spiro Billa punoi me përkushtim edhe në Vlorë. Në vitet e ndryshimit të sistemit politik drejtoi me aftësi e suksese disa vite gjimnazin e mirënjohur “Ali Demi”. Shkoja shpesh dhe e takoja dhe sapo më shikonte dilte nga drejtoria me shumë gëzim për të më takuar.

Si drejtor i gjimnazit “Ali Demi” rrethohej me shumë respekte nga kolektivi pedagogjik, sepse nuk kishte asnjë elementë të mendjemadhësisë, por ishte tepër komunikues, i dashur me kolegët e tij. Në bisedë me të ndjerin kolegun e dashur Spiro Billa i tregova se kisha dërguar me studime në USA vajzën e shtrenjtë Brunilda Mara, e cila më dërgonte mesazhe me e-mail, por unë nuk kisha internet në shtëpinë time në Vlorë. Me humnaizmin e shpirtin e mirësisë kolegu dashur Spiro Billa kishte hapur adresën time në laboratorin e informatikës të gjimnazit “Ali Demi” duke më krijuar komunikim me vajzën time.

Mësuesi matematkës Spiro Billa në orën e mësimit gjimnazi “Ali Demi” Vlorë

Pasi u largua nga drejtimi gjimnazit “Ali Demi” u emrëua inspektor i drejtorisë arsimore Vlorë për lëndën e matemitikës. Kudo që shkonte për inspektime tregonte kulturë komunikimi, duke evidentuar me aftësi përvojën e përparuar të mësimdhënjes të mësuesve të matematikës. Me thjeshtësi, e dashamirësi kritikonte të metat duke mos stresuar kolegët e tij. Ishte tepër njerëzor. Kur ika me banim në Tiranë komunikoja vazhdimisht me kolegun e dashur Spiro Billa, dhe kur erdha në Nju Jork për të bërë operacioniet e trasplantit të zemrës më kishte dërguar mesazhe në skype.

Kur dola nga spitali lexova mesazhet e tij dashamirëse që më uronte shërim të shpejtë. Në një mesazh më kshte kërkuar të shiheshim në camer. E kërkova të flisnim, por nuk më përgjigjej. Bafasisht ishte goditur nga sëmundje e keqe. I dërgova mesazh në skype se gjatë vitit 2018 do shkoja në Vlorë për ta takuar. U trodita shumë kur e mësova nga miku im Spiro Naqe se ishte larguar nga jeta.

Kur mëson larg atdheut largimin nga jeta të kolegut të talentuar, mikut të dashur ndjen trishtim e hidhërim të shumëfishtë që nuk merr pjesë në cermonin e përcjelljes në banesën e fundit.

Ndoshta thuhet se kur njeriu largohet nga jeta, fliten fjalët më të mira, por i ndjeri Spiro Billa ishte më i miri të mirëve, si intelektual i talentuar, mësues e drejtues i përkushtuar me një shpirtë mirësie që rrezatoni dashuri njerëzore. Ai ishte një prindë shëmbullor me dy djem të edukuar, të cilët e ndjejnë me shumë dhimbje mungesën e babait të tyre të shtrenjtë Spiro Billa.

Mësuesi matematikës Spiro Billa

Ndjej dhimbje të madhe që ka humbur jetën parakohe miku im i mirë Spiro Billa. Intetektuali talentuar Spiro Billa është larguar vetëm fizikisht nga jeta, ai mbetet i gjallë me mbresat më të mira te ish nxënësit, kolegët, prindërit që aq embel komunikonte me pasionin pedagogjik, me shpirtin e pastër dashamirës. Ai mbetet i gjallë në zemrat e djemve të tij, Klaid & Andi të cilët me shumë eduktaë e mirënjohje më dërguan fotot që po publikojë në këtë shkrim nderimi e respekti për kujtimin e ndritur të kolegut e mikut të dashur Spiro Billa. Ai u largua nga jeta në 15 tetor 2017, por do të kujtohet me respekte e mall dhimbje çdo ditëlindje, sepse intelektualët e talentuar mbeten të paharruar e jetojnë të gjallë në memorien e shpirtin e gjithë dashamirësve. U prehët në paqe! Nderim e respekte kujtimit të ndritur të mësuesit të talentuar të matematikës Spiro Billa.

Qatip Mara
07.06.2018