Nderi i Qarkut të Lezhës, z. Gjon M. Krasniqi, dhuroi komplete lapsash për të gjithë nxënësit e shkollës fillore “Pashko Vasa” të Rrëshenit

0
826
Krasniqi dhuron komplet lapsash në Rrëshen

Shkruan: Lekë Mrijaj

Nderi i Qarkut të Lezhës, z. Gjon M. Krasniqi, veprimtar nga Zvicra pas shkollës fillore “Ismet Rraci” Klinë, kësaj radhe, pikërisht dje me 18 janar 2020, ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë tjetër për t’ju dhuruar komplete lapsash për nxënësit e shkollës së Rreshenit. Kompletet e lapsave të dhuruara për nxënësit iu dorzuan Drejtorit të Zyrës Arsimore Mirditë, z. Gëzim Kacorri dhe z. Valentin Bardhoku, drejtor shkollës fillore “Pashko Vasa” të qytetit Rreshenit, nën pjesmarrjen e prof. Ndue Dedaj, shkrimtar i mirënjohur me vlera të larta letrare e kulturore, z. Gjergj Marku, gazetar mediatik (i cili edhe e përcolli ngjarjen në fjalë), prof. Gjon Dedaj, krijues me vlera multidimensionale, z. Aleksandër Ndoja, gazetar i spikatur mirditor, z. Pjetër Marku, piktor mirditor dhe president i Akademisë Kulturore “Mirdita” ndërsa nga treva shqiptare kosovare veq humanistit, z. Gjon Krasniqi, morën pjesë edhe prof. Pal Canaj, intelektual e kryetar i Forumit të Intelektualëve “Luigj Gurakuqi”, prof. Dodë Ndrecaj, z. Lekë Mrijaj, publicist, e z. Vilson Culaj, shkrimtar me vlera letrare.

Edhe viteve të kaluara, ish “Nderi i Qarkut të Lezhës” veprimtari e humanisti ynē, z. Gjon M. Krasniqi, ka dhuruar pajisje të tilla lapsash për nxënësit e shkollave fillore të tjera si në Kosovë gjithashtu edhe Shqipëri.

Për mysafirët në fjalë nga mirditorët e Shqipërisë, u organizua një drekë vëllazërore ku veç mirditorëve të përmendur morën pjesë edhe specialisti i ortopedisë shqiptare mirditori i mirënjohur, dr. Pashk Gjoni, ish Kryetar i Qarkut të Lezhës, don Pal Tunaj, famullitar i Kishës së “Shën Antonit”, Gllogjan të Pejës, ing. Ndue Muçaj, ekspert i bujqësisë, ish drejtor i bujqësisë në Gjakovë si dhe z. Pashk Krasniqi, si veprimtar e gjeneral i UÇK-së, i njohur me këtë nofkë në trevën e Lugut të Baranit të Pejës.

Për rrjetin social rreth ngjarës se djeshme u pronocuan edhe prof. Pal Canaj, i cili tha se: “Bamirësia e veprimtarit, Gjon Krasniqi, me dhurata për nxënësit e kësaj shkolle, si dhe kontaktet e përbashkëta me kompetentet e arsimit, krijuesit dhe artistet e këtij qyteti, për pjesëmarrësit nga Lugu i Baranit dhe nga Klina, mbeten momente të rëndësishme mbresëlënëse”.
Ndërsa gazetari i mirënjohur , z. Gjergj Marku tha se: “Solidariteti dhe humanizmi janë mjetet më të mira e te domosdoshme për një shoqëri njerëzore me të mirë e të pastër.

Mund të bësh një gjest të vogël me zemër të madhe, sipas parimeve te Shënjtores sonë “Nane Tereza”, e kjo i shtohet virtytit të mirë të shqiptarit të sotëm. Mund të dhurosh një “laps”, që vlen shumë me tepër se sajditë e florinjta, sepse është dhuruar me një mision e qëllim të madh. E bash për këtë humanisti dhe veprimtari Gjon Krasniqi, Nderi i Qarkut Lezhe, kishte marre udhën nga Zvicra për në Rreshën per të dhuruar “lapsin simbolik” me flamurin shqiptar e te BE-se për nxenësit e shkolles 9 vjecare “Pashko Vaso” ne Rreshen.

Qe një dite e bukur bashkepunimesh ne mes disa prej intelektualeve mirditas dhe atyre klinas si Pal Canaj, Lek Mrijaj, Dode Ndreca, Vilson Culaj, dite e cila sherbeu dhe per vazhdim te projekteve bashkepunuese ne lëmite e kultures, artit dhe veprave humane” tha në fund të postimit të tij, z. Gjergj Marku.