Shkruan: Florim Zeqa, 23.06.2020
Edhe gjatë periudhës rugoviane, ka pasur tendenca përçarëse për ndarjen e LDK-së, por falë lidershipit të Ibrahim Rugovës, nismat e tilla janë neutralizuar me kohë dhe pa u vërejtur shumë në opinionin publik.
Pas shkuarjes në amshim të liderit historik Ibrahim Rugova, brenda eksponentëve të lartë të LDK-së u shfaqën ambiciet për marrjen e primatit të drejtimit të LDK-së.
Historia e LDK-së ndahet në dy pjesë; LDK-ja rugoviane 23 dhjetor 1989-21.01.2006 dhe LDK-ja Post-rugoviane pas 21 janarit 2006 e deri në ditët e sotme.
Kuvendi i parë i LDK-së Post-rugoviane (Kuvendi VI-të), apo siq njihet në opinion si ‘kuvendi i karrigeve’, e shënon ndarjen e parë dhe më të dhimbshem në historinë e LDK-së.
Ndarja e “pushtetit” në Kuvendin e VI-të zgjedhor të LDK-së mes krahut të Fatmir Sejdiut dhe Nexhat Dacit, përfundoj siq është më së keqi.
Edhe pse fitorja e ngushtë e Fatmir Sejdiut ndaj Nexhat kishte përfunduar me shtërngim duarsh mes dy kandidatëve në garë, ndarja e posteve tjera drejtuese në LDK u bë mollë sherri për shpërthim të dhunës në Kuvend.
Pakënaqësia e ndarjes së posteve u bë shkas, që “gladiatorët” në Kuvend të terrorizojnë delegatët e kuvendit me hudhje të karrigeve dhe shpërndarje grushtash ndaj njëri-tjetrit.
Dhuna në Kuvendin e VI-të u bë shkas për ndarjen fatale të LDK-së
Menjëhereë pas punimeve të Kuvendit të VI-të, Akademik Nexhat Daci inicoi themelimin e partisë së re, me emrim mjaft sinjifikativ dhe tërheqës për elektoratin “Lidhja Demokratike e Dardanisë” (LDD).
Edhe përkundër pritjeve të mëdha, në zgjedhjet e vitit 2007, LDD-ja e Dacit nuk arriti të fitojë më shumë se 10,4 % të votave të elektoratit rugovian, përderisa në zgjedhjet e vitit 2010 nuk e kaloj as pragun zgjedhor, mbeti me vetëm 2,5 % të votave, ku si pasojë e këtij dështimi “Anija e Akademikut” pas një kohe të shkurtër u fundos tërësisht si subjekt politik.
Kuvendi i VII-të i LDK-së sërish e solli ndryshimin në kreun e LDK-së.
Ish këshilltari i Fatmir Sejdiut, Isa Mustafa në momentet e fundit para Kuvendit të VII-të Zgjedhor duke i futur “thikën pas shpine” shefit të tij përmes protestave, i rrëmbeu postin e partisë, post të cilin po mbanë edhe në ditët e sotme.
Përderisa Kuvendi i VIII-të, i 31 majit 2015 ishte vetëm një improvizim i kuvendit zgjedhor, Kuvendi i IX-të i LDK-së i 3 gushtit 2019 ishte përseritje e Kuvendit të VIII-të, i ri-zgjedhjes antidemokratike të kryetarit të partisë.
Ri-zgjedhja me aklamacion e kryetarit “konsensual” dhe pa kundër kandidat, ishte përseritje e një mendësie të vjetëruar komuniste dhe veprim skandaloz, dhunim i demokracisë dhe shpërfillje totale e vullnetit te elektoratit rugovian për ndryshime në LDK.
Humbjet e njëpasnjëshme, sinjal për reflektim të elektoratit
Pa dashur të ndalem në zhvillimet dhe dështimet e shumta të LDK-së post-rugoviane, që nga zgjedhjet e vitit 2004 e deri më sot, LDK-ja nuk ka arritur t’i fitojë më asnjë palë zgjedhje nacionale në Kosovë.
Zgjedhjet e fundit ishin mundësia e artë e LDK-së për ta rikthyer primatin e partisë së parë në Kosovë. Megjithatë, koalicioni me LVV-në e kishte kthyer LDK-në parti të shpresës së qytetarëve për ndryshime.
Prishja e ‘koalicinit të shpresës’ e kthen përseri LDK-në në udhëkryqin më të madh historik, do të thoja më kritik të ndarjes më të madhe pas ‘kuvendit të karrigeve’.
Largime individuale nga LDK-ja ka pasur nga viti 1991, para dhe pas ‘kuvendit të karrigeve’, por asnjëherë nuk ka pasur përjashtime nga partia.
Përjashtimi i zonjes Vjosa Osmani nga pozita e nënkryetares së partisë dhe anëtares së kryesisë, ish kandiates për kryeministre në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, gruas më të votuar në dy palë zgjedhjet nacionale, paraqet rastin e paprecedent jo vetëm në LDK, por në skenën politike në përgjithësi, i cili ka hapur dilema, ka ngritur shqetësime dhe ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha brenda elektoratit të LDK-së.
Pakënaqësitë e elektoratit të LDK-së kanë marrë përmasa shqetësuese
Ndarjet dhe përçarjet e elektoratit jo vetëm që nuk kanë të ndalur, janë në rritje e sipër dhe janë të orkestruara nga forcat ndarëse jashtë LDK-së.
Pa dashur t’i bëjë avokatinë njërit apo tjetrit grupim politik në LDK, vendimi për shkarkimin e zonjes Vjosa Osmani ishte i nxituar, i pa analizuar mirë dhe jo transparent.
“Votimi elektronik” jo vetëm që nuk është mënyrë demokratike, është edhe jo ligjorë në rastin konkret, ngase më tepër gjason në një sondazh televiziv, e fare në një votim nga i cili u mor vendimi politik.
Si e tillë, vet mënyra e “votimit elektronik” është e dyshimt, të mos flasim për paqartësinë e mospjesëmarrjes në votim të 26 anëtarëve të KP të LDK-së, ishin të ftuar nga kryetari apo jo për votim!?
Nuk ekziston asnjë justifikim “pandemik” për mos thirrje të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së nga ana e kryetarit Isa Mustafa, për të debatuar paraprakisht shkarkimit, rreth shkeljeve eventuale statutare të Vjosa Osmanit.
Edhe përkundër “votimit elektronik” dhe vendimit arbitrar të liderit të partisë, duhet të tubohet urgjentisht Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së për të analizuar zhvillimet e fundit, gjegjësisht për të debatuar rreth vendimit për shkarkim të zonjes Osmani dhe gjetjen e një zgjidhje të mirë për të evituar ndarjen e re.
Unifikimi i elektoratit për bashkim, e jo për ndarje
Pas shkuarjes në amshim të liderit të LDK-së dhe presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, LDK-ja nga njëra palë zgjedhje në tjetrën ka pësuar humbje të njëpasnjëshme dhe rënje drastike të daljes së elektoratit në zgjedhje.
Humbjet e vazhdueshme të LDK-së në zgjedhje nuk janë produkt i “ngritjes” së partive tjera, sa janë rezultat i mosdaljes së elektoratit rugovian në zgjedhje, si pasojë e humbjes së besimit në lidershipin aktual.
Keq-menaxhimi i partisë, orjentimet e gabuara politike dhe lidhjet e koalicioneve të panatyrshme me rivalët politik ishin, janë dhe do të jenë fatale për LDK-në.
Vetëm me unifikimin e gjakut të pastër dardan, me bashkimin e shpirtërave dhe zemrave rreth vizionit rugovian është e mundur nxjerrja e LDK-së nga situata konfliktuoze dhe shpëtimi i ndarjes katastrofale.
Secili anëtarë i LDK-së që e ndjenë veten rugovist duhet të gjykojë me arsye të pastër dhe mendje të shëndoshë. Të mos mashtrohet nga lakmia për pushtet dhe privilegje personale dhe as të mos rrëmbehet nga zemrimi i çastit.
LDK-ja ka të ardhme vetëm ashtu siq ishte në të kaluarën e ndritshme rugoviane, si shtëpi e madhe dhe e përbashkët e të gjithë qytetarëve të Kosovës, parti e besës dhe shpresës, e ruajtjes së traditës dhe vlerave të pastra kombëtare.
Kontributi i secilit anëtarë të LDK-së do të jetë i madhë në funksion të ruajtjes së unitetit dhe mbrojtjes së një trashëgimie politike dhe historike që vuri themelet e shtetit të Kosovës.
Ndarja nuk është zgjidhje për Vjosa Osmanin dhe as për LDK-në, ajo i ndihmon vetëm oponentët politik! Pavarësisht zhvillimeve të fundit, qoftë edhe si anëtare e thjeshtë, Vjosa Osmani duhet të mbetet në LDK, për të vazhduar betejen politike për ndryshimin dhe reformimin e partisë nga brenda. Në të kundërtën, krahas suksesit eventual me themelimin e partisë së re, Vjosa duhet ta mendoj edhe anën tjetër të medaljes, për të mos e përjetuar fatin e LDD-së Nexhat Dacit!
Humbësit serik të zgjedhjeve në LDK duhet t’i thërrasin ndërgjegjës së tyre për vetëlargim nga postet drejtuese në parti (në nivelin qendror dhe lokal), pas pasur nevojë të largohen me votë, në të kundërtën ndëshkimi i elektoratit do të bie si mallkim mbi ndërgjegjën e tyre të vrarë.
Kush mbjellë erën, e korrë furtunën!