NDAHET NGA JETA MJEKU, HUMANISTI, STUDIUESI DHE VEPRIMTARI  I MADH KOMBËTAR, PROFESOR SIMË GJON DOBRECI

0
329
Dr. Simë - Gjon Dobreci

Nga Nikë Gashaj, Kryeredaktor i revistës “Malësia”

Ndarja nga jeta e Profesor Simë Dobrecit është humbje e madhe e kulturës dhe shkencës shqiptare. Ndër të tjera, Profesor Dobreci, ka qenë fitues i Dy Dekoratave të Larta nga dy shtetet shqiptare: Shqipërisë dhe Kosovës. Atij i është nda Dekorimi me Medalje Presidenciale të Kosovës nga Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, më 2016. për nder të 8 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, për veprimtarinë dhe kontributin e tij në fushën e medicinës-dermatologjisë, arsimit-edukimit, kulturës dhe shkencës.

Ndërsa, me 2017, Presidenti i Republikës  të Shqipërisë, Bujar Nishani e ka dekorua, Simë Dobrecin me titull: ”Nderi i Kombit”, “më motivacionin: “Për punën e tij të palodhur në fushën e shëndetësisë, rezultatet e larta në punën e tij shkencore, nëpërmjet botimeve dhe kumtesave të shumta me vlera të larta profesionale, si dhe për kontributin e dhënë në ruajtjen e vlerave të identitetit dhe kulturës sonë kombëtare”.

Emri dhe puna e prof. dr. Simë, Gjon Dobrecit do të ruhen në mënyrë të pashlyer në kujtesën e të afërmve, kolegëve, studentëve, studiuesëve, miqëve dhe dashamirësëve të shumtë të tij, si dhe në kujtesën e gjithë atyre që e njohën.

Personalisht dhe në emër të redaksisë, ne i shprehim mirënjohjen tonë të thellë prof.dr. Simë Gjon Dobrecit edhe për ndihmën dhe kontributin e madh që i ka dhënë revistës për kulturë, shkencë dhe çështje shoqërore Malësia, si anëtar i saj dhe bashkëpunëtor i rregullt shkencor.

Me respekt të thellë,

Pushoftë në PAQE!