Ndahet nga jeta ish-diplomati Rrok Logu

0
2865

Sot mesova lajmin trondites, per vdekjen e parakohesheme te diplomatit Rrok Logu.
Rrok Logun pata fatin e mire ta njifja nga afer, te bashkepunoja me te.

Po kushe ishte Rrok Logu?
Rrok Logu, lindi më 23 gusht të vitit 1962 ambasadori i Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë nga 2006 e në vazhdim dhe ambasador i Shqipërisë në Urdhërin Sovran Ushtarak të Maltës prej 2007 e në vazhdim. Është i martuar dhe ka dy fëmijë. Më 1987 u diplomua në inxhinieri elektrike pranë Universitetit të Tiranës dhe në vijim kreu detyrën e inxhinierit elektronik pranë centralit elektrik të Komanit (1987-1992).

Më pas qe kryeinxhinier në ndërrmarrjen elektrike në Shkodër (1992-1994), asistent për menaxhimin në Programin ECHO të Karitasit italian në Shqipëri (1994-1998), drejtor i programit të ndërtimit të Karitasit shqiptar (1999-2001); drejtor teknik i Karitasit zviceran për rindërtimin e Spitalit të Lezhës (2002-2004), profesor i inxhinierisë elektrike pranë Politeknikumit të Tiranës (2004-2006). Ka qenë edhe këshilltar i Kryedioqezës së Tiranë-Durrësit për marrëdhëniet me institucionet shtetërore dhe anëtar i Komisionit Shtetëror për Kultet (2004-2006).

Është autor i disa studimeve mbi sistemet e energjisë elektrike. Flet anglisht, frëngjisht dhe italisht.

Rrok Logu ishte nji njeri modest, i komunikueshem me te gjithe, dashamires, nji diplomat qe la emer ne Selin e Shejt te Vatikanit.
Rroku eshte dhe mbetet nji inxhinjer me emer ne energjitiken Shqiptare.

Sot familja, shoket dhe koleget e punes humben nji njeri te vlerave, nji njeri me horizont, studiues dhe nji njeri qe zotronte tre gjuhe te huaja.
Lamtumirë e veshtirë per ne sot, po jeta te ben te pranosh edhe ate te pa parashikueshmen. Rrok Logu, ti jeton ne kujtesen e te gjithve.

Gjin Musa, gazetar – Romë