Dr. kol. Luan Nikollari
— ish drejtori i Spitalit Ushtarak, ne vitet 1972-1991, kolonel ne pension.
Me 4 qershor 2016 ne moshën 87 vjeçare ndërroi jete mjeku i shquar dhe drejtori historik i Spitalit Ushtarak, Dr. Shk. Mjekësore Veli Toto
Doktor Veliu lindi me 21 prill 1929 ne qytetin e Gjirokastrës. Ne vitin 1955 përfundoi studimet e larta për mjekësi, duke u diplomuar “Mjek i Përgjithshëm” ne Prage te Republikës Çeke. Ne vitin 1959-1960 u specializua për kirurg Urolog pranë një mjeku çek e me pas u specializua dhe ne RP te Kinës me 1969. Ka punuar si mjek ushtarak ne Kavajë, Sazan, Tropojë.
Ne vitet 1972-1991 ka kryer detyrën e drejtorit te Spitalit Ushtarak dhe qe ne këtë periudhe ka pasur emërtimin Instituti i Kërkimeve Mjekësore Ushtarake (IKMU). Ka qene kryetar i Këshillit Shkencor te IKMU dhe anëtar i Këshillit Shkencor te Fakultetit te Mjekësisë dhe kryeredaktor i “Buletinit te Mjekësisë Ushtarake” Ne vitin 1980 mbrojti gradën shkencore Dr. Shkencave dhe me 1983 “Bashkëpunëtor i vjetër shkencor” Ka udhëhequr aktivitetet shkencore dhe mbrojtjen e disertacioneve te mjekeve te spitalit dhe gjithë punën shkencore te institucionit. Ne periudhën e drejtimit te tij prej 19 vitesh, spitali ushtarak ka qene institucion mjekësor prestigjioz i mirëfilltë ushtarak duke ruajtur emrin dhe traditën e trashëguar.
Nen drejtimin e tij dhe pas vitit 1973 Spitali Ushtarak kishte shënuar arritje mjaft te mëdha. U rrit ne shkalle te larte puna kërkimore e shkencore ne te gjithë sektorët, shume mjeke u specializuan brenda dhe jashtë vendit dhe mjaft prej tyre ishin pedagoge te Fakultetit te Mjekësisë ne Universitetin e Tiranes. Me këmbënguljen dhe iniciativën e tij u be e mundur qe me Vendim te Këshillit te Ministrave Nr.149 date 14.09.1973, Spitali i Përgjithshëm Ushtarak u emërua Institut i Kërkimeve Mjekësore Ushtarake (IKMU).
Krijimi i këtij instituti ngriti ne një nivel me te larte emrin dhe prestigjin e spitalit ushtarak veçanërisht ne drejtim te punës kërkimore, shkencore dhe eksperimentale, me metoda te reja diagnostikimi, mjekimi dhe bashkëpunimi te gjere me te gjitha institucionet shkencore te vendit.
Me mjaft vlera janë shume botime mjekësore shkencore te Dr.Veliut ku vlen te përmenden midis tyre monografia e vitit 1983 “Mbi diagnostikimin dhe mjekimin e fistulave urogenitale” dhe libri i fundit i tij “Historia e shërbimit shëndetësor shqiptar” e botuar me 2005.
Dr. Veliu u nda nga jeta duke lënë një boshllëk te madh ne familje, miqtë dhe shokët me te cilët punoi nje jete te tere. Doktor Veliu i përket plejadës se shkëlqyer dhe traditës me te mire te mjekeve ushtarake te viteve 1960-1990 duke lënë një emër dhe kontribut te madh dhe te paharruar ne mjekesine ushtarke dhe Spitalin Ushtarak. Ai do mbahet mend si emblema e drejtuesve te Spitalit Ushtarak, institucionit me prestigjioz te mjekësisë ushtarake por dhe mjekësisë shqiptare.
Gjate gjithë periudhës se punës se tij e deri ne fund te jetës, ai u shqua për një ndershmëri dhe korrektësi shembullore, familjar model, i thjeshte i dashur dhe njerëzor.
Dr.Veliu la nje emer te madh dhe do te kujtohet me respekt ne memorien e brezave te kuadrove te ushtrisë dhe te mjekësisë ushtarake për humanizmin dhe vlerat morale, te larta qe i bëjnë nder atij dhe familjes se nderuar dhe respektuar.
I paharruar qofte Kujtimi i Tij.
Foto kryesore: Dr. Shk. VELI TOTA