Ndahet nga jeta atdhetari shqiptar Nikolin Destanisha

0
3898

Telegram ngushllimi i Shoqatës së Intelektualëve Gjithshqiptarë “Trojet e Arbrit” me rastin e ndarjes nga jeta të atdhetarit shqiptar Nikolin Destanisha

E nderuar familje e Nikolin Destanisha!

Të nderuar atdhetar shqiptarë!

Lajmi për ndarjen nga jeta të atdhetarit dhe të përndjekurit politikë Nikolin Destanisha na preku shumë thellë. Na preku për faktin se Nikolin Destanisha kishte pasur një jetë shumë të vështirë. Babain e tij Gjon Destanisha, ushtarakun shqiptarë të Shqiperisë Etnike në Kosovë ja kishin pushkatuar prapa mureve të burgut të Prishtinës komunistat pansllavistë. Gjon Destanisha u rritë pa babe sepse babai i tij Gjoni u flijua për Kosovën martire. Vrasjën e Gjon Dedë Stanisha më së miri e përshkruan në ditarin e burgut atdhetari Gjokë Spaqi ku thotë :

“Në burgun e Prishtinës e gjetëm edhe një nacionalist të përbetuar por fatkeqësisht jetëshkurtë. Ky ishte kapetan Gjon Dedë Stanishta i denuam me vdekje, i cili në këmbë mbante prangat njëzet e pesë okshe. Gjendej Gjoni në një vend afër dhomës në fund të derës. Këtë vend, si na tha ai vet, nuk e kishte të imponuem prej të burgosurve por e kishte zgjedh ai vet që mos ti mërziste shokët me rrapamat e atyre hekurave. Me leje lexues i dashur ti shkruaj nja dy fjalë për këtë burrë i martirizuem për Kosovën tonë se ai kishte qenë prej Shqipnisë Vjetër. Ky Gjon Dedë Stanisha në kohën e Shqipnisë kishte qenë kapetan i një togu ushtarësh e gjindarësh për ta pastruar vendin prej komunistave dhe serbëve dhe në Suhodol, në një katun afër Lipjanit ku e kishin pas çerdhen komunistat dhe drazhistat kishte pas kryer një aksion të bukur.

Si ishte kap nuk e dimë hollësisht por e denuan me vdekje. Qëndrimi i tij gjatë gjykimit kishte qenë burrëror dhe i pathyeshëm, gjithashtu edhe deri natën e fundit të jetës së tij ipte kurajo të gjithë të burgosurve, por sjelljet e të burgosurve ndaj tij kishin qenë më tepër se vëllazërore edhe përpara se me qenë ne nacionalistat aty. Sa i përket gjërave ushqimore që na i bishim ma të bukurat ia ipshin Gjonit. Bisedat e tij kishin plot ideal dhe na thoshte se djelmosha të jeni të sigurt se keni për t’ia mërri qëllimit. Ja si e spjegon Gjokë Spaqi pushkatimin e Gjon Dedë Stanishës, babait të Nikolinit.”

Një natë në ora një mbas mesnate kur të gjithë të burgosurit ishin në gjumë u hap dera, hynë tre njerëz pa uniforma dhe me zë të vogël e quan Gjonin prej gjumit dhe thanë hajde se po të thërrasin në drejtori se ka ardhë vendim në interes tanë. Gjoni tha po po e di. U munduan ta nxjerrin pa fol por Gjoni foli këto fjalë të mbrame me ne: “BURRA MA BANI HALLALL! JU FALEMINDERIT PËR NDIHMËN DHE RESPEKTIN QË M’A KENI BA! MOS U MËRZITNI ASPAK!” E murren rrebelqe dhe e nzuren prej ode e mbyllën derën. Afër dere në koridor e kishin pasur kovaçin për me ja thye prangat.

U ndien të ramet e çekiçit e ndiem kur i tha Gjoni kovaç sillë ma mirë.
Kur dulën në oborr u nien edhe dy herë fjalët e Gjonit RRNOFTË SHQIPNIA! RRNOFTË ÇAMËRIA !, por kur deshi të thotë të tretën herë RR. (KOSOVA) e kapën sigurisht në fyt e i met fjala posa filloi. Mbas pesë minutash u ndëgjuan dy rafale mitralozash pas murit të burgut. Me Gjonin u kry. Në atë moment fytyra e të gjithë nacionalistëve ishte si flaka e qirit. Lot u derdhshin prej syve tanë si shiu, e jo vetëm prej neve por prej gjithë shqiptarëve që ishin në atë dhomë përpos atyre stalinistave. Tre, katër ditë bukë nuk kemi ngrënë nga dhimbja për humbjen e atij farë idealisti”.

Me dhimbjën për humbjen e babait dhe mosditjen e vendit të varrimit, u rrit atdhetari Nikolin Destanisha. Ai përjetoj internimet dhe burgjet e ndryshme por asesi nuk u ligshtu.Me ardhjen e demokracisë Nikolini iu bashku të djathtës shkodrane ku së bashku me Mentor Quku, Fatbardha Mulleti – Saraqi dhe intelektualë tjerë arritën suksese në konceptin e djathtë politikë. Nikolin Destanisha ishte ikona shkodrane që mirrte pjesë pa u ndalur në Sesionet Shkencore të Shoqatës: “Trojet e Arbrit”. Ai krahas Mentor Qukut, Willy Kamsit, Fatbardha Mulleti-Saraqit dhe Angjelin Nënshati i jepnin dritë,mendje dhe hijeshi sesioneve tona shkencore anë e kënd trojeve shqiptare.

E nderuara Familje e Nikolin Destanisha, intelektualët e Shoqatës Gjithshqiptare “Trojet e Arbrit” ndajnë dhimbjën me ju në këto momente të ndarjes nga jeta të familjarit tuaj dhe antarit tonë të vyer Nikolinit. Shpirti i tij pushoft në paqe dhe u bashkoftë më shpirtin e babait të tij Gjonit, sepse Nikolini vdiq me brengën se spati mundësi asnjëherë ti dergon një tufë lule varrit të babait të tij Gjonit,sepse komunistat pansllavist e kishin lënë pa varrë. Por ai prehet në tokën e Kosovës kreshnike dhe heroike kësaj pjese të Shqipërisë Etnike.

Në emër të Shoqatës “Trojet e Arbrit”
Ju ngushllon Nue Oroshi, Kryetar