Nazmi Lukaj, jetoi një jetë si një simbol i mençurisë dhe urtësisë

0
1424
Nazmi Lukaj

Në 6 vjetorin e vdekjes

Nga Skënder MULLIQI

Ky 24 janar shënon edhe një datë të dhembjes së madhe kur u nda nga kjo jetë gazetari dhe publicisti në zë nga Peja, Nazmi Lukaj. Lajmi nga Tirana për vdekjën e kolegut dhe mikut, Nazmi Lukaj ishte lajm që na stepi, ishte lajm që na la pa fjalë. U nda nga familja, farefisi dhe u nda nga Kosova dhe shqiptaria një penë e shquar e gazetarisë moderne. Potreti dhe vepra e tij ishin madheshtore duke lënë gjurmë të pashlyeshme. Ky për vjetor na sjellë edhe më shumë mall, dhembje dhe emocion njeherësh. Mu rikthyen ne mendje ato ditë të mbushura më plotë sakrificë, mu kthyen ne mendje gjithë ato ditë që i kaluam së bashku në gazeten “Bota sot” ku punonim.

Mu kujtuan ditët që i kalonim në qytetetin e bukur rrezë Alpeve Shqiptare. Kishin gjithë ato muhabete dhe ndeja së bashku, kishim nje jete dinamike së edhe vetë zhvillimet në Kosovën e pas luftës imponuan një dinamizem të tillë. Kishin vullnetin dhe kurajon e përbashkët që të ndërtojmë shtet funksional, ligjor dhe shtet demokratik. Rrugëtimi ynë ishte i zorshëm së te zorshme na dolën edhe proceset e pasluftës. Ju vum përballë fenomeneve negative të paluftës për të mirën e Kosovës dhe popullit të saj të përvujtuar shekuj më radhë. Shumë herë ishte kërcenuar nga strukturat kriminale të pasluftës.

Por, gjithmonë qendroi vertikalisht karshi të gjithë sfidave të jetës. Ishte nder penat më te guximshme shqiptare te pasluftës. Zenitin në gazetari dhe në publicistik nuk e kishe të plotë, së vdekja e ndau nga hovi i jetës, e ndau nga hovi i punës në moshë të re. Ishte njeri ndër njerëzit të cilët i dhuroj shumë demokracisë dhe lirisë. Edhe para luftës u shqua më aktivitete të ndryshme të karakterit kombëtar, për çka ishte rrahur shpesh nga policia serbe. Krahas kësaj ai ishte edhe student shëmbullor në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Edhe në këtë përvejtor nuk do të mungojnë buqetat dhe kurorat e luleve mbi varrin tend aty ku prehesh. Nuk iu frikësove vdekjës për asnjë çast, edhe në ditët kur të kishte mundur sëmundja e rëndë.

Ti gjete forcë për familjen dhe shokët ta dhuroje gjithmonë atë buzëqeshjën tënde të qiltër dhe të sinqertë. Ishe shok, mik dhe profesor i dashur për të gjithë. Nuk të harrojnë nxënësit dhe as kolegët e gjimnazit Bedri Pejani, ku shperndave rreze diturie për shumë vite. Dhe shumë për Kosovën në jëtën tënde të shkurtër. Ishe dhe vdiqe kryelartë, sepse edhe vete jeta jote ishte e mbushur më krenarinë dhe lavdinë, të cilën e lë mbrapa. Nuk të kam harruar as unë, nuk të kan harruar dhe smund të harrojnë as të tjerët edhe pse më nuk je më në mesin tonë.

Kosova është as me shumë as me pak së një shtet i pavarur i njohur ndërkombëtarisht për të cilën kauzë u angazhove gjithë jetën.Edhe sot në këtë përvjetor ne përkujtojmë mikun tonë të qmuar, Nazmi Lukaj. Sot e ndërojmë 6 vite pasi Nazmiu u nda nga familja e tij e ndëruar dhe shoqëria. Sot, ne e shohim disa herë më të madh Nazin së sa ishte kur ai shkoj në botën e amshuar. Me kohën figura dhe përsonaliteti i tij poliendrik po marrin përmasat më të mëdha, ato që ai i kishte më të vërtetë. Nazi, jetoj një jetë si një simbol i menqurisë dhe i urtësisë dhe gjithë kjo rrezatoi në menyrën më të fuqishme kontributin e pazëvendësueshem te tij si profesor, gazetar dhe publicist i shquar…