Nazarko: Lëvizja Vetëvendosje ka flirtuar sistematikisht me ekstremizmat fetarë…

1
3583
Albin Kurti - Mentor Nazarko

Bajram Kabashi

Ja se çka i thotë këshilltari i Ministrit të Jashtëm Pacolli, Mentor Nazarko udhëheqësit “shpirtëror” të VV, Albin Kurit në Top Channel, e si ia kthen Kurti;

Nazarko: kryediplomatit kosovar u shpreh se Vetëvendosje është parti kontradiktore dhe se është parti që nuk ka ide të qarta. Nazarko akuzoi Vetëvendosjen se ka ndërruar qëndrimet e veta ndër vite dhe se ka “flirtuar me ekstremizmat fetar” në Kosovë.

Mentor Nazarko përveç tjerash u shpreh se Vetëvendosje është parti kontradiktore dhe se është parti që nuk ka ide të qarta. Nazarko akuzoi Vetëvendosjen se ka ndërruar qëndrimet e veta ndër vite dhe se ka “flirtuar me ekstremizmat fetar” në Kosovë.

Ai gjithashtu u shpreh se “Lëvizja Vetëvendosje” përgjithësisht shfaqet si parti laike, ndërkohë sistematikisht ka flirtuar me ekstremizmat fetarë”.

Albin Kurti: Përpos përgjigjeve të tjera në kritikat e Nazarkos, u përgjigj “flakëpërflakë” edhe për akuzën me vend të analistit të njohur nga Shqipëria, duke e mohuar pa sjellë ndonjë argument, por duke u bazuar në fraza të BIK-ut për “islamofobinë“. Kjo është një pjesë e përgjigjes së Kurtit: Lideri i Vetëvendosjes ka thënë se “ne nuk mendojmë se ne e bëjmë bashkimin kombëtar, por bashkimi kombëtar na bën neve. Edhe nëse nuk kemi parti mbështetësa këtu në Shqipëri, ne do të vazhdojmë ta kemi këtë bindje”.

Sa i përket “flirtimit me fenë islame” sipas akuzave të Nazarkos, Kurti është shprehur se Vetëvendosje është kundër islamofobisë të cilën, siç ka thënë Kurti, e kanë instaluar pushtetarët e korruptuar në Kosovë.

Ne jemi një subjekt politik që e do shtetin e Kosovës si shtet laik; me një distancë nga të gjitha institucionet. Por ne jemi kundër islamofobisë, që e përhapin pushtetarët tanë, të cilët duan ta vendosin islamin si problemin numër një të Kosovës, por ne e kundërshtojmë islamofobinë”, ka thënë Kurti.

Këtu ke gënjye keq, z. Albin Kurti. Në të vërtetë VV e ka mashtrue Kosovën dhe popullin Shqiptar sikur ju jeni për bashkimin kombëtar por posa iu ofruat pushtetit e harruat “bashkimin e kombit” duke e ofruar tinëzisht e deri diku me metoda e qasje antishqiptare, “bashkimin e muslimanëve“. Islamofobia o Albin KUrti është term perfid, që tek ne përdoret për t’i lëshuar rrugen shkatërrimit të kombit shqiptar e në rastin e VV, përpos mbrojtjes së islamofobisë së shpikur e shpifur, ju jeni të angazhuar edhe në mbrojtjen e turkofobisë.

Kanditai juaj shqiptar Haskuka i Prizrenit ashtë shqiptar me ndërgjegje turke-islamike, që kërkon të ngrihet “jeta” në kryeqytetin e historisë së kombit për hirë të Ramazanit. Ti Albin Kurti shërbehesh me pallavra tipike demagogjike, përderisa në Prizren, VV e juaj edhe dikasterin e turizmit për qytetin e bukur historik, e udhëheq me një Shqiptare, që nuk e njeh Gjuhën Shqipe, por që opinionit i drejtohet në gjuhën e “sheherlinjve”, në Turqisht! (???)

Kjo jo vetëm që është skandaloze, por ky është një antishqiptarizëm i pastër i një partie pseudonacionaliste si VV-ja jote…
Akuzat tuaja për islamofobinë e pushtetarëve që ti e VV nuk i duroni, janë gënjeshtra tipike. Ata nuk janë islamofob, por Shqiptarofob me vepër, siç je ti me VV tënde!

Ata e kanë islamizuar Kosovën, ndërsa ti nga “xhelozia” ndaj tyre së bashku VV-në tënde u ngutët që t’ua kaloni atyre dhe për fatin e keq të kombit Shqiptar, në disa aspekte ua kaluat! Ju jeni streha e wahabizmit dhe salafizmit dhe tek ju nën petkun e “nacionalistëve shqiptarë“, janë fshehur panislamikët më të rrezikshëm, që në thelb natë e ditë punojnë e angazhohen për shkatërrimin e kombit shqiptar.

Prandaj: Leri frazat Albin Kurti se shumkë e keni mashtrue deri sot me frazat tuaja pseudokombëtariste; në mesin e të tjerëve edhe mua, që ju përkrahja pa asnjë interes, për atë që vlerësoja se e meritonit të ishit të përkrahur, pa qenë kurrë anëtar i VV.

1 KOMENT

  1. Partia Islamo-Komuniste VV… nuk flirton me islamikë apo me komunistë…

    ATA JANE ILAMOKOMUNISTË.

Komentet janë mbyllur.