Naxhije Doçi publikon librin e saj “PANDEMIA 2020”

0
554

Naxhije DoçiPrishtinë

PUBLIKIM:

Më 31 dhjetor 2020 doli nga shtypi libri i radhës, libër me poezi, të poetes Naxhije Doçi nga Prishtina, me titull: “PANDEMIA 2020”. Poezitë janë me tematikë për jetën e rëndë dhe me shumë përjetime të shumta shëndetësore në Kosovë dhe në krejt planetin tokë gjatë vitit 2020, nga sëmundja globale-Pandemia, nga Korona Virusi Covid-19. Libri ka 122 faqe. Poezitë janë të ndara në cikle:

1. ”Pranverë e sprovuar në Kosovë”,
2. “Qetësim shpirti me flakërime’,
3. “Pandemia 2020 sërish në kërcënim”,
4. ”Zbulim epokal për shpëtim jete”.

Në kuadër të këtij libri me poezi është përfshirë edhe një prozë e shkurtër “Një rrëfim si një ditar (“Jetë në Karantinë”), në të cilin rrëfim flitet për jetën e rëndë në vetizolimin e obliguar, në të cilën jetë edhe kanë flakëruar frymëzimet për t’i shkruar poezitë. Tregohet edhe se frymëzimet për t’i shkruar poezitë në thellësi shpirti e kishin qëndresën e patjetërsuar. Ishin edhe shpresat e pashuara për mirësi dhe për bardhësi jete në mbijetim dhe në mundjen sa më të shpejt të sëmundjes – Pandemi, të Korona Virusit Covid-19.

– Për vlerësimin dhe daljen në dritë të këtij libri falënderim dhe nderim për botuesin: Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës-LSHK, me kryetar
Prof. Dr. Shyqri Galica!

– Falënderim edhe për redaktorin dhe recenzuesin e librit, krijuesin e njohur,
Ramë Oraca!

– Falënderim për Prof. Dr. Rexhep Doçin për lekturim të librit dhe
Prof. Dr. Ilir Doçi për realizimin kompjuterik!

– Për kopërtinën e librit falënderim për krijuesin dhe për piktorin e njohur,
Idriz Berisha-Xhixhi

– Falënderim për Shtypshkronjën Lena Graphic-Prishtinë, me drejtor Hajdar Fejzullahu…

– Në veçanti falënderoj familjen time, bashkëshortin tim dhe djemtë e mij me familjet e tyre për përkrahjen e vazhdueshme me ngrohtësi zemre që më krijojnë për të shkruar, si edhe për të jetuar.

Naxhije DoçiPrishtinë – 31.12.2020