Natyra alpine ju shëron

0
916

Studim

Dr. Zef Mulaj

Do t’u trajtoj disa pika të rëndësishme natyrore, kryesisht në zonen e, në rrethin e Tropojes, duke iu mbështetur njohjes së tyre, në mënyren më konkrete dhe duke u bazuar edhe në argumentimet me të reja të shkences boterore mbi natyren, natyropatine dhe shkencen, nëveçanti. Ajo sot po merr gjithnjë e me teper një karakter të thelle shkencor e praktik. Këto pika jane:

— Shpella e Kakise, Piku i Currajve, Bjeshket e Valbones, Mollafci i Çeremit, Lumi i Valbones me Gryken e Dragobise. Shtegu i dashit Lumi plase, kollata, doberdoli, Mollafsi e shum te tjera.

Shume shqetesime, shpesh herë bëhen patologji, një lloj gjendjeje e re per organizmin e tëre sistemin nervor. Në këte mënyre, natyra me objektet e saj, ndikon drejtperdrejt mbi njeriun, kafshen dhe bimesine.

Po të shkoni nëShpellen e Kakise, në Nikaj- Mertur të Tropojes, mësoni se ajo ështe vizituar nga kerkues të koheve të ndryshme të historise. Per të gjenden edhe shkrime të studiuesve austriake, italiane, gjermane, angleze, por edhe të shqiptareve. Këta kane tentuar ta pershkojne gjithe kete shpelle, por nuk ka qene e mundur per vete formacionin e saj shume interesant dhe të nderlikuar. Për këte arsye, kane ardhur deri ne ditet tona legjenda të bukura për të. Prandaj themi se ështe nder shpellat e rralla te kasaj natyre.

Hyni në porten e saj, pikerisht kur jeni në gjendje jo te mire shendetesore, si me depresion, anesia e semundje te tjera mendore, por edhe me semundje te tjera te organizmit dhe me sistem imunitar të dobet, me hipertension, diabet, reumatizem etj.

Ne çastin kur shkelni ne hyrjen e saj, do te gjendeni i lidhur krejtesisht me nje objekt natyror, i cili do te komunikoje me me ju. Duket sikur degjohet rrjedha e nje lumi, freski dhe nje melodi. Per nje çast, jeni shkeputur teresisht nga reaksionet kimike natyrore te pergjithshme e te perditshme, te cilat japin edhe strese sunduese mbi arganizmin tuaj. Pernjehere ndjen se izolohesh nga kjo gjendje monotone e jetes se perditshme, e cila eshte bere shkak per nje dezekuliber natyror. Keshtu do te ndertosh nje ekuliber te ri, ne rastin e komunikimit tend te brendshem me Shpellen e Kakise. Mendimi juaj nise e kupton qe diçka te ju po ndodhe.

Po, ndodhe me te vertete, pasi ketu valet manjetike (te natyres, pra shpelles) nuk jane drejtevizore, por rrethore dhe gjithmone krijojne nje enegji (frekuence manjetike), qe ju pushton. Ato hyjne ne veprim me energjine trupore dhe veprojne mbi sistemin hormonal, nervore dhe strukturat e trasmetuesve neurobiologjike Keshtu, vazhdoni te hyni me tej ne kete shpelle. Sa me thelle te shkoni, do te ndodheni ne nje gjendje te re per organizmin tuaj. Pra, per nje çast do te shkeputeni nga bota e jashtme dhe do te jeni i mbyllur ne nje mjedis manjetik te fuqishem, i cili hyn ne rezonace te plote me ty.

Kjo me nje ndryshim se jeni i lire dhe mendimi nuk eshte se jeni i detyruar t’i qendroni disiplines, ne fundin e nje rezultati. Por kete rezultat do ta marresh ne nje forme tjeter, si nje reaksion kimik-fizik me qenjen tuaj. Ne te njejten kohe, do te ndiesh brenda ne shpelle shume sinjale, te cilat do t’u pergjigjen sinjaleve tua negative, me te gjitha raportet trupore e mendore. Keshtu, fundi i nje reaksioni do te jete me prodhime te reja hormonale, te cilat do te veprojne ne menyre te dukshme ne trupin tend, duke e ndryshuar nje gjendje te meparshme, te merzitshme dhe duke krijuar nje gjendje te re.

Me tej, sapo te dalesh jashte, do ta veshtrosh natyren, qe te rrethon dhe keshtu merr nje koncept te ri, me nje dukuri, qe e ndien brenda trupit, me ndryshime cilesore. Ky ndryshim cilesor e psikologjik ben edhe ndryshime te reja, farmakologjike e biokimike ne trupin tend. Kjo sepse te gjithe stimujt psikologjike bene ndryshime edhe ne sistemet kimikbiologjik-fiziologjik te organizmit dhe keshtu merr predispozicione te reja pozitive, por edhe negative.

Po te veshtroni nje pamje ne natyre, qe nuk e keni pare ndonjehere dhe e shikoni me vemendje, ne kete rast nuk eshte aparati i syrit që kryen te gjitha funksionet e ketij veprimi. Kjo sepse syri komandohet dhe eshte ndermjetesues i dukurise se reaksionit, qe po zhvillohet ne mes objektit dhe natyres (ne kete rast, njeriu dhe pamja qe ka fikesuar dhe po e veshtron). Pra, ky bashkeveprim eshte nje reaksion energjitik, ne mes njeriut dhe nje elementi te natyres.

Çdo reaksion energjitik trupor shoqerohet me ndryshime cilesore ne organizmin tone, te cilat jane pozitive e negative, ne rastin e komunikimit me keto abjekte. Kur energjia e ketij reaksioni, e dale nga organizmi, ka predispozicione e qellime te mira ndaj vete objektit, atehere kjo pergjigje do te jete pozitive dhe reaksioni ka perfundim te mire e cilesor. Ky shoqerohet me rezultatet konkrete e qe i pergjigjet edhe me organet e veçanta te trupit.

Keshtu, me radhe, dalim te teoria universale mjekesore, se nje ekuliber njeri–natyre, do te mbaje nje ekzistence te mire e te shendoshe dhe e kunderta.