Bajram Bashota
— tregim
Lufta kishte filluar kaherë. Çdo ditë dëgjoheshin të shtënat nga topat e okupatorit famkeq kundër ushtarëve të UÇK-së. Kur mbrëmja afrohej, të shtënat zvogloheshin. Nata e mbuloi tër fshatin, kurse UÇK-ja ishte vigjilente dhe tërë natën ishin syçelë në veprimet e armikut.
Fshati ishte boshatisur, kishin mbetur vetëm tre pleq të fshatit të cilët ishin të mbetur, por kurreshtar ç’po ndodhë në mes të dy ushtrive të konfrontuara, njëra ushtri çlirimtare, kurse tjetra ushtri barbare. Kur binte nata dy ushtritë ishin pa gjumë në sy, ajo barbare nga frika, kurse tjetra nga dëshira për ta ndjekur e të thej qafën sa më shpejt. Armët i kishin të pakta, por moralin mal.
Dimri ishte i acart, kurse në shkollë mbahej ende mësim. Filluan grenatime barbare mbi shkollën e pa fajshme me të gjitha mjetet luftarake për të na dëbuar nga atdheu për të mos u kthyer kurrë.
Me ndihmën e ushtrisë çlirimtare i strehuem fëmijët e friksur që s’kishin përjetur kurrë luftë barbare, që s’kursente as fëmijët e pa fajshëm. Atë ditë nënat vrapuan kah shkolla për të parë fëmijët a janë gjallë nga ai rrebesh armësh që u drejtuan kah shkolla, por nxënësit ishin evakuar e strehuar në vend të sigurt ku s’u mungoi as një qime floku. Por nënat ishin të trishtuara për fëmijët e vet.
Nëna e Flamurit nxënësit shembullor duke vrapuar kah shkolla një plumb i snajperi gjakatar e shtriu për dhe për të mos par djalin kurrë më në jetë, sytë i kishin mbetë çelë për ta parë edhe një herë Flamurin.