Nga Skënder MULLIQI
Vendi i cili pati fatin e keq të goditët pa rreshtur nga terroristët është Franca, qendra e artit, e kultures dhe e civilizmit botëror. Ky shtet që nga viti 2012 radhazi deri në vitin 2016 u goditë herë më pak e herë më shumë nga terrorizmi, i cili tashmë është bërë tmerri i kësaj bote. Ata më veprimet e tyre makabre, nuk po i kursejnë as fëmijët. Edhe më 14 korrik, rrugët e qytet turistik – Nicës, u përgjakën nga një akt makabër i një qmënduraki. U vranë 84 përsona dhe mbi 200 të tjerë u plagosën në një natë të Bartolomeut. Këta që po vrasin në emer të Zotit, nuk janë gjë tjeter veq të pashpirtit e kësaj bote.
Terroristi i pa shpirt shkeli më kamion edhe mbi gjakun e njomë, mbi filizat të cilët sapo e kishin pa këtë botë. Ky akt barabarë bie ndesh me parimet e fese, mbi ndesh mbi parimet e civilizmit dhe bie ndesh mbi parimet e qyteterimit global. Sikur qdo festë shtetërore që festohet në botë, edhe njerëzit e këtij nënqielli kishin dalë të kënaqën më familjët e tyre për ta festuar Ditën Kombëtare të Francës.Ne vend të përjetimeve të mira, në vend të gëzimit dhe haresë, përjetuan tmerrin dhe lemerinë, përjetuan një masakër të përbidshme. Ate që pamë në televizione, në video të ndryshme ishin pamje që të stepin, ishin pamje të cilat nuk do të na shlyhen kurrë nga truri, ishin pamje ku pamë gjak, ku pamë njerëz të sakatosur, ku pamë një masakër që është shumë vështirë të paramendohet si e tillë.
Protagonisti i kësaj ngjarje të turpit ishte 31 vjeqari Mohamed Lahouaiej Bouhlel, me origjinë nga Tunizia, tipik një pseudo-mysliman që pinte alkool, merrte droge, hante mish derri, rrihte gruan, nuk shkonte në xhami, nuk lexonte Kur-anin… por vriste në “emër të Allah-ut”. Kushëriri i autorit të masakrës në Nisë ka folur për mediat duke e cilësuar atë si njeri alkolist që nuk ka asnjë lidhje më myslimanët.
Një dëshmitar pensionist italian që jeton në Nicë prej 2 vitesh tregon: “Kamioni më kaloi vetëm 1 metër larg meje, ndërsa ishte duke shtypur njerëzit sikur të ishin birila: burra, gra, dhe mbi 50 fëmijë, ishte një tmerr”. Dëmin qe po e shkaktojnë një grup qmendurakësh, nuk mund ta riparon lehtë as mbarë njerëzimi. Plaga e gjithë kësaj mbetet, njerëzit që humbin nuk kan mundësi të kthehen … Rruga dhe luftimi i këtij fenomeni të shëmtuar nuk duhet shikuar nga një kënd i ngushtë dhe nuk ishte dashur të jetë rrugë njëkaheshe.Terrorizmi dhe terroristet janë të gjithë të njejtë.
Ne, në Kosovë e dimë mirë se e kemi përjetuar krimin institucinal të Serbisë, të cilët pikërishit zgjodhën metodat terroriste të shfarosjës së shqiptarëve, edhe të boshnjakëve në Bosnje. Masakrat në Bosnjë, dhe në Kosovë ishin tipike akte terroriste. Serbët katil nuk i kursyen gratë, të moshuarit dhe as fëmijët, madje të cilëve ua prenë edhe kokat. Bota këto akte të terrorizmit shtetëror serbë, dhe aktet të cilat po ndodhin tash para syve tanë, ishte dashur t’i dënojnë pa dallime feje, race dhe kombi.
Sikur në këtë botë të mbushur plotë me telashe të ekzistonte më shumë mirëkuptim, vullneti i përbashkët, toleranca fetare gjithëqka do të dukej shumë më ndryshe, jeta do bëhëj më e mirë për të gjithë. Që mos të thellohet e keqja, mendoj se rinia duhet ta dojë vendin e vet, popullin e vet, pasurinë e vet, varfërinë e vet. Duhet të solidarizohet më miqtë dhe kundër çdo të keqeje kudo qoftë ajo, të shkollohet, prioritet të bëhet dija dhe puna e merituar, e jo të përqafohen predikimet fetare të atyre që po i bëjnë të gjitha të zezat e kësaj bote për hesapet e tyre të pista dhe për para…
Ky lajm shkruhet pa gabime keshtu:
NATA TERRORISTE E TMERRIT ISLAMIK NE NICË
Komentet janë mbyllur.