Nasihati më prishi gjumin!

1
1116
Bardh Nëngurra
Bardh Nëngurra

Nga Bardh Nengurra

Gadi po bahet një orë që kur ka fillue i ashtuqujtuni nasihat në gjuhen islame arabe, nasihat qe ka fillue përmes autoparlanteve te minareve te te dyja xhamiave në Istog me kapacitetin ma maksimal te decibelve (dB), a si i thonë njisisë se matjes së zhurmës së zanit dhe kjo zhurmë nuk po pushon. Asnjihere në jetë nuk e kam andrrue se do vij në gjendje qe ta urrej dikend, te urrej diçka qoftë edhe anmikun tim, por ja qe kjo dukuni tmerruese, poshtruese, terrorizuese, që pas luftës filloi të praktikohet në Kosovë gjithandej, më ka ba te urrej me tan qenien time këtë fe, që në 200 vjetet e fundit e kam trashegue nga paraardhësit e mi dhe dikur jo moti sado që nuk e kam praktikue asnjiherë, megjithate jo vetem se s’e kam urrejtë, por kam pas konsideratë per te.

Kjo çmenduni sot ma prishi gjumin para ores 05.00 të mengjesit dhe gjumin jau ka prish edhe qindra foshnjeve te Istogut dhe me këtë ka shqetsue qindra nana, të cilat tanë diten jan përpëlitë me punët e ditës dhe me varfëninë dhe në kohen kur janë në gjumin ma të ambël, ndegjohen ulurima e piskama nga minaret e xhamiave, si ulurimat te ujqve nga shkambijtë e Golakut ( bjeshkë kjo përmbi Istog ), në nji anë e në anën tjeter piskamat e foshnjeve te tyne te trembuna nga ulurimat e minareve.

Gjumin jau ka prishë edhe qindra te smutëve istogas, qindra pleqve te paaftë e besa edhe me barkun e untë, gjumin më keso metode bizare, ja kanë prishë edhe të gjithë atyne shqiptarve te besimeve tjera, te gjithë atyne shqiptarve ateistë, apo jobesimtarë islamë, gjumin jua ka prish edhe qytetarve të kombësive e besimeve tjera. Dhe kështu ka ndodhë sot para orës 05.00 në të gjithë Kosovën, në tanë Shqipninë, në te gjitha qytetet shqiptare në Maqedoni dhe kudo tjeter, qe ka shqiptar dhe ku lejohet zhurma akustike e pakontrollueme. Mjerisht kjo zhurmë lejohet vetem në shtetet shqiptare, qe me vetë-dëshirë po islamizohen dhe po bahen shtete muslimane, tue zhduk vetveten dhe historinë tonë qindra mijëra vjeçare.

Tashi baj pytjen se kjo fe e dreqit, qe teorikisht flet e na shurdhon per sevape, pra per bamirësi e urtësi me këso metodash kaq te poshtra terrorizuese, a nuk po deshmon se asht fe terrorizuese, dhe jo fe e paqes as e bamirsisë?! Ku ka ma gjynah, apo shqip ma mekat, se sa me i prishë gjumin dikujt? Me e tremb ate kur ai flen e pushon?! Kjo fe ka tejkalue te gjitha normat e sjelljes qytetare te kohes, qe neve po e jetojmë dhe kjo me tan forcen po provonë te na kthejë në kohen e para 1400 vjetve, kohë kjo qe ka fillue me 600 vjetë vonesë, në raport me ecjen para te nji kohe tjeter, te nji kohe perparimi e zhvillimi.

Andaj duhet ndalë kjo perpjekje e këtyne anti-njerëzve, e ketyne të pashpirtëve e ketyne terroristëve, e ketyne parazitëve, që jetojnë me djersen e tjetrit, që shfrytëzojnë tjetrin dhe që mundohen t’i skllavizojnë njerëzit me metodat e tyne të përrallave per femijë, te rrenave te perhershme e të njejta, që i perserisin panderprerë, nga disa here në ditë dhe me to, me disa premtime per nji botë tjeter, per nji botë me lula e me virgjinesha, per nji botë ku nuk do te punohet, por do të jetohet me te gjitha te mirat, kanë hypnotizue njerëzit injorantë, analfabetë dhe debila te ketyne trojeve.

Unë publikisht e thamë se predikuesit e kesaj feje po bajnë mekate dhe nese duhet me besue se paska botë tjeter dhe ditë gjykimi te krijuesit ZOT, keta Zoti do i denojë per shqetësimet dhe terrorin, qe po i bajnë njerzimit, po i bajnë ketyne trojeve shqiptare dhe shqiptarëve te varfen e te shkretë. Nji mekat apo ta them në gjuhen e tyne gjynah e ban sot me ulurimat e minareve tue fillue para ores 05.00 te mengjesit.

Bardh Nengurra
Publicist dhe poet
Sarpsborg
Norvegji
Momentalisht për pushime në vendlindje në Istog.

1 KOMENT

  1. Bardh, faleminderit per pershkrimin dhe vuajtjet neper te cilat po kalon çdo SHQIPTAR, ne kete kohe te anti-shqiptarizmit, qe e zhvillojne Muslimanet …ne Kosove, Shqiperi, Maqedoni dhe Mal Te Zi.

    Ashtu si ti mendojme me Shqiptaret, 95% qe po vuajme nga keto egersira muslimane, te instaluara nga Naim Trrnavat dhe Xhabir Hamitat…

    2% i muslimaneve po e terrorizojne 95% te Shqiptareve …ne emer te te drejtave religjioze… po shkelin të drejtat themelore të njeriut…

Komentet janë mbyllur.