Narkomanët politikë

0
489
Bekim Rexhepi

Këta narkoman politik që e mbajnë pushtetin dhe që vijnë nga kontaminimi i dushkut dhe gëlliave, çështjen e Kosovës e shohin jo në dimensione dhe mundësi reale, por ekskluzivisht në funksion të kuptuarit keq të shtetit të kapur.

nga Bekim Rexhepi

Serbia ka pasur interesa të veçanta në Kosovë dhe gjatë gjithë historisë së saj është përpjekur ti mbaj si të saja, të këmbëngulet çoftë edhe me forcë në gjithë strategjinë e resurseve tona ekonomike. Për dallim, shqiptaret nuk kanë pasur këtë qasje – asnjëherë, madje edhe tani kur pavarësia e Kosovës është jashtëzakonisht e efektshme, ne na mungon vetëdija për ruajtjen e resurset tona ekonomike. Trepça deri në Albanik, Liqeni i Ujimanit, Shkritorja në Zveçan, jenë gjithsesi pjesë e interesave tona, madje duhet të jenë edhe përfundimisht.

Për çudi, një mendjeje janë këta narkomanët tanë politikë duam ti braktisin këto resurse të pakontestueshme dhe më të rëndësishme në vend. Hë, për këtë duhet ta themi me zë, të fortë se braktisja e vullnetshme prej resurseve tona ekonomike, kurrë s’do të mund të kuptohet në histori, gjenerata pas gjeneratash do të na mallkojnë për gabime tona historike me fatin e atdheut.

Resurset ekonomike të atdheut, po të braktisen nga politika dhe nga qytetaret e papërgjegjshëm do të jetë fatale për të ardhmen. Nëse politika do të gaboj, atëherë qytetaret duhet të mos e legjitimojnë këtë gabim të politikës, e cila s’ka dyshim se është e varur tashmë nga narkomania. Për shumë kohë do të mbetet e pakuptueshme dhe e pafalshme për shqiptaret, kudo që jetojnë ata që do të pajtohen dhe do të mirëkuptohen me vullnetin e tyre të keq, e të politik se tyre qe ndjell fatalitet, duke ia fal resurset më të forta ekonomike një vendi tjetër, një armiku që me shekujsh synonte të na i grabitë dhe ti ketë vetëm të tijat.

As lufta, e deri djeshme nuk ia dha këto resurse Serbisë peshqesh, ndërsa e paqja, e sotme do t’ia fali me vullnet. Si do ta kuptojmë? Si do ta arsyetojmë? Si mund t’ia falim bukën tonë (atij që njëmijë e njëqind të zeza na i bëri, veç pse e kishte të mundur ta bënte), dhimbjen tonë të përditshme?. E kjo kurrë s’do të kuptohet, e kjo kurrë s’do të mund të arsyetohet, se si mund të ndodh në kohën më të volitshme kur pavarësia e Kosovës duket gjithnjë e më efektive. Ndërsa akti i narkomanëve të politikës sonë për të na mashtruar, si gjithnjë dhe gjithmonë do të gjejnë shpjegimin e vet…

Ndëshkimi më i keq i atdheut, nuk do të duhej të vinte së paku nga çlirimtaret, nga rrahagjoksit e njëmendët të atdheut. Nëse, kjo e thëna sipër ( të vije kështu siç më vije mua tani), atëherë i mjerë është ai atdhe, që pret fatkeqësinë e tij, ti vije me kaq lehtësi dhe kaq pritshmëri nga një grusht tejet i vogël narkomanësh politik, që nuk përtojnë të tregtojnë gjithçka, që u vije të hunda.

Këta narkoman politik që e mbajnë pushtetin dhe që vijnë nga kontaminimi i dushkut dhe gëlliave, çështjen e Kosovës e shohin jo në dimensione dhe mundësi reale, por ekskluzivisht në funksion të kuptuarit keq të shtetit të kapur.

Edhe tani kur Kosova është e pavarur, Serbia derdh miliona që të ndërtojnë shtëpi në veri të Kosovës, me të vetmin qëllim që të mund të realizojnë planin e tyre të kolonizimit sa e më me shumë serb që veriu i Kosovës nesër të dominoj prej tyre. Ndërsa, shteti i Kosovës le për të dëshiruar sepse që prej pavarësisë së vendit, nuk u janë ofruar kushte dhe siguri shqiptarëve të veriut, në mënyrë që ata sqepaku vet të mund ti ndërtojnë shtëpitë e tyre, në tokat e tyre. Sa për konstatime, qeveritë e Kosovës njëra pas tjetrës që nga pavarësia e deri më tani derdhin po ashtu miliona, për të ndërtuar rrugë dhe vetëm rrugë, sikur ato rrugë do të jenë të vetmet dhe prurje ekonomike për atdheun. Me këtë qasje secila qeveri e shkuar dhe e ardhur kanë kontribuar në atë tregun e madh që më lehtë kanë shkapërderdhur popullatën tonë nëpër botë.

Në këtë vorbull politik ku ndodhet Kosova, duket se nuk ka pyetje dhe dilema më mëdha, se sa a do të jetë ende Kosova sovrane, siç që shpallur me 17 Shkurtit 2008? Apo një Kosovë e “re” e kompromentuar ndërkombëtarisht nga një marrëveshjes e mundshme brenda këti viti që pritet të ndodhi nga një presion që duket të jetë më shumë verbal, ka të ngjarë të projektohet sipas planit serbo-rus, me një ndarje të thellë në veri të Kosovës.

Konstatojmë se po të ndodh kjo ndarje, vërtetë pak rëndësi ka, nëse Serbia me kufijtë e saj do të vije deri tek Ura e Ibrit!. Sepse mbi 30% e pasurisë më nëntokësore e territorit të Kosovës të ketë kaluar në anën e sovranitetit të Serbisë, për pjesa tjetër të Kosovës së mbetur, do të ketë më pak interes sepse ajo nuk ka aq vlerë dhe do të kërcënohet të zbrazet brenda dhjetë viteve të fundit sidomos nga shqiptaret, ndërsa Kosova mund të banohet nga të ardhurit fatkeq të Shqipërisë dhe Serbisë…

P.S
Nuk është më dilemë, narkomani Hashim Thaçi, po pret momentin e përshtatshëm të na vendosë para aktit të kryer me Serbinë, ashtu siç e ka bërë më herët me “Zajednicën”.