Dr. Nail Draga njofton në FB:
Ju njoftoj se sot ka dalë nga shtypi libri im më i ri me titull ETNIA DHE HAPËSIRA.
Në libër prezantohen 11 studime shkencore, që janë paraqitur në konferencat e ndryshme shkencore në dy dekadat e fundit, në lidhje me cepin veri-perëndimor të hapësirës etnogjeografike shqiptare.
Në mënyrë të veçantë nga aspekti gjeografik trajtohen viset dhe popullsia shqiptare në Mal të Zi, duke filluar nga mesi i shek. XIX e deri në ditët tona.