NAHIJA E VARDARIT, ÇEGRANI DHE SHQIPTARËT !

0
1144
Chegrane GV

Nafi Çegrani Shkruan Nafi Çegrani

…Në vitin 1445, sipas asaj që është shënuar në Defterin e Regjistrit të Vilajetit, përpiluar nga Porta Otoman, njihet NAHIJA E VARDARIT, ku gravitojnë të strukura fshtra shqiptare me shtëpi si koshere prej qerpiqi dhe të mbuluara me kashtë thekre, duaj fieri ose kallame të mbledhura nga Fushgropa e Pollogut gjysëm kënete! Regjistrimi i dytë (sipas evidencave të cilat i kishin bërë taksambledhësit e kohës ) të bëra në vitin 1580, jepen mjaft të dhëna edhe për fshatrat e kësaj ane që cekëm më lartë, si psh. edhe për Çegranin, i cili në ato defter osmane përmendet për herë të parë si vendbanim etnik shqiptarë që nga viti 1464, një pjesë e të cilëve rrënja e kanë pas të krishterë, të dominuar nga Principata e Kastriotëve…
…Vlen të theksohet se perveç migrimeve të banorëve të ketij fisi të njohur nepër trojet e Shqiperisë Etnike ndër vite e shekuj, duke u shpëngulur herë nga Çamëria e herë nga vise të tjera ku janë vendos në kohë dhe hapësira të ndryshme, është e qartë se janë bërë dindje dhe egzode të mëdha ndër gjithë shqiptarinë, dhe se një pjesë e madhe e fiseve dhe popullit, pas vitit 1474 shkruhet se kanë emigruar andej detit deri në brigjet e Kalabrisë dhe Siçilisë në Itali.

pak histori :
Në gjysmën e dytë të shekullit XVI nga Pashallëku i Sanxhakut të Janinës u ndanë dhe u formuan edhe dy sanxhaqe të veçuara i Selanikut dhe i Shkupit. Në kuadër të Sanxhakut të Shkupit u bashkuan nahitë e Shkupit, Tetovës,Gostivarit, Kërçovës dhe Prilepit. Në vitin 1432 fillon kryengritja në Shqipërinë e Mesme e udhëhequr nga Andrej Topija, e cila u shua me gjak nga ushtria osmane. Sipas studiuesve sllav, kjo kryengritje është shtrirë edhe në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë Perëndimore ku bënë pjesë edhe fusha e Pollogut, me qytetet Tetovë dhe Gostivar.

Ushtria e Skënderbeut për një muaj çliroi tërë territorin që mbante dikur nën kontrollin e vetë babai i tij Gjoni. Duke u zgjeruar nga Dibra, Gostivari, deri në Tetovë. Pasi edhe nëna e tij Vojsava ishte nga fusha e Pollogut. Më konkretisht, nga qyteti i vjetër Ilir i ashtuquajtur Draudrakum, që nga Mesjeta e herëshme. Sot njihet me emrin Gradec. Pra, territori i i shtetit të Skënderbeut shtrihej në ato kufij që posedonte dikur babai i tij. Por i zgjeruar me një marrëveshje tregëtaro-doganore që lidhi ai më 1426 me Republikën e Raguzës, të cilën e ka nënshkruar në emrin e vetë dhe të djemëve të tij. Kufijt e këtyre zotërimeve përcaktoheshin prej Shufadaje në jugë të Lezhës, e prej Rodonit në bregdet deri në Prizren. Nga ana tjetër në zotërimet Gjonit bënte pjesë edhe Krahina e Rekës në Verilindje të Dibrës, që kufizohej me Gostivar e Tetovë. Pra këto territore ishin të bashkuara deri në vdekje të Gjonit, që përafërsisht ka vdekur në mes viteve 1437-1440. Kjo datë e vdekjes së babait të Skënderbeut sipas historiografisë shqiptare nuk mund të merret si e saktë, pasi babai i Skënderbeut në bazë të burimeve më të reja ka vdekur më vitin 1437.

Pra këto territore Skënderbeu do të tentojë ti rruaj nga inkursionet turke në Maqedoni duke filluar nga gryka e Dërvendit që lidhë Shkupin me Tetovën deri në Liqenin e Ohrit.

…Rruga që çonë Shkup-Gostivar-Dibër, kjo rrugë që kalonte rrënzë Malit të Thatë mbi grykën e Dërvendit, duke u lidhur me Gostivarin dhe monopatet e vendit të quajtur ,,Gështenjat,, përtej fshatit Reçan, e ka shfrytzuar shpeshherë edhe Leka i Madh, por sipas kësaj strategjie luftarake, veproi edhe fatosi ynë, Gjergj Kastrioti, siç e quqnin turqit Skënderbe! Me ardhjen e turqve ata e rriparuan këtë rrugë për lëvizje të tyre. Për këtë arsye më vonë nga popullata e kësaj ane u pagëzua Stamboll-Xhade.

Ushtria turke e udhëhequr nga komandanti Ibrahim beu u nisë me 14 mijë ushtarë në derejtim të Shkupit, për të hyrë në Pollog, kah Gryka e Dërvendit, më 22 prill 1453 erdhi deri te beteja e njohur në historinë tonë kombëtare: Beteja e Pollogut, e cila fillimisht nisi në ledinat rrëzë Malit të Thatë që nga fshatrat Zhelinë,Strimnicë, Çellopek, Tenovë, Stençe dhe gjer në Çegran , Forinë,Çajlë, Llapushnik dhe Llakavicë( siç argumenton edhe historian ynë I vlefshëm Prof Vebi Xhemaili). Kurse pozicionet kryesore Skenderbeu i kishte të vëndosura ne rudinat mes Çegranit dhe Vollkovisë dhe Forinës (gjersa kazanat e zierjes së gjellërave për ushqim ishin vendos një pjesë te Lugu i Rexhë Mujës sepse aty afër kishin edhe burrimin me ujë të ftohtë. Kurse pjesën tjetër të kazanave ishin vendos te Lugu, që më vonë banorët e quajnë: Lugu i Isë Koles, sipas gojëdhënës) . Madje Fronti i Luftës zgjërohej më tej prej Radiovce buzë Vardarit dhe gjer në Grykën e Dervenit kah perëndimi gjer në rrëzat e kodrave të Zhelinës dhe Kupanicës së Pollogut të Poshtëm. Kurse kah ana jugore vija e Frontit shkonte kah sukat malore të Shkozës së Forinës gjer në krykat e Llakavicës dhe sukave të Gjonovicës në drejtim të malit të Bukovikut gjer në anët Mavrovës dhe rrjedhave të Radikës kah Dibra…

Sulltan Mehmeti i dëshpruar nga disfata e Pollogut, me të shpejtë nisi një ekspedit tjetër ushtarake me një ushtri edhe më të madhe drejtë Shqiprisë nën komandën e Karaxha beut, shqiptarët të vendosur si çdo herë për të mbrojtur çdo pllëmbë tokë i dolën përpara te fusha e Livadit (Livadhisë), duke i shkëtuar një disfatë të rëndë. Pra këtë vit kalendarik kurr mbushen 540 vite të fitores së Pollogut, Dibrës dhe të Betejës së Livadhisë. Me plotë krenari këto fitore i përkujton: Tetova, Dibëra,Gostivari, Struga, e në veçanti Livadhia. Pra këto fitore janë të tërë popullit shqiptar, të udhëhequr nga prisi i ynë legjendar Skënderbeu, i cili në ato kushte të ngritjes së vetëdies kombëtare arriti të themelon shtetin feudal shqiptar duke i bashkuar për herë të parë në principatën e tij fiset dhe bajraqet shqptare nga të gjitha trojet etnike, nga Shkupi, Karadaku e Anamorava e gjer në Ulqin dhe Tivar duke përfshirë këtu nahitë e Plavës dhe Gucisë me Çakorin malor me Shkodër e Bjeshkët e Nemura dhe gjithandej me Grykë të Rrugovës…!

…Nga ana tjetër, në këtë kontekst duhet përmendur se edhe Jeronim De Rada i cili lindi më 1814 në fshatin e vogël dhe piktoresk arbëresh Maki të Kozencës, ende si i ri studioi letërsinë antike dhe moderne, njohu idetë e Revolucionit Francez, që ndikuan në formimin e personalitetit të tij. Më 1833 De Rada mbaroi kolegjin dhe i ati e mbajti një vit në fshat, për të përmirësuar shëndetin. Pikërisht gjatë qëndrimit në vendlindje ndodhën dy ngjarje, që do t’i jepnin hov krijimtarisë së tij letrare. Në shekullin XIX ngulmimet arbëreshe, sidomos ato të arbëreshëve të Italisë kishin ruajtur të paprekur ndjenjën e dashurisë për atdheun e të parëve, rrënjën dhe trungun e tyre që i takonin, gjuhën, zakonet e tradiat stërgjyshore, e shfaqën me një forcë të veçantë vetëdijen e tyre shqipatre edhe në fushën e lëvizjes kulturore e letrare. Letërsia e re që lindi tek arbëreshët përtej Adriatikut nga dhjetëvjetëshi i tretë i atij shekulli, me gjithë tiparet e veçanta që buronin nga kushtet në të cilat ndodheshin të mërguarit, ishte një degë e letërsisë shqiptare të kohës, e lindur si shprehëse e idealit të çlirimit të atdheut. Prandaj, në qendër të kësaj letërsie ishte ideja patriotike, evokimi i traditav e të lavdishme të popullit tonë dhe, në rradhë të parë, i kohës së Skënderbeut, që De Rada bëri këthesa të reja progresive dhe emancipuese arbëresho-shqiptare…duke vazhduar edhe jeta sipas ligjeve të natyrës dhe Zotit !

* * *

Shqiptari i shtypur gjithmonë dhe i vuajtur në përballje me stuhi shekujsh, më së shumti kalon jetën vetëm me malet, në VETËMBROJTJE si shqipe, e në sy kishte pushkën dhe diellin, me lutje dhe shpresë, kërkon të pamundurën për një akt mjaft të thjeshtë. Kërkon të godasë, kur gjithçka mund të arrihet ndryshe, edhepse ndaj tij gjithmonë është përdorur dhunë. Vetëm se malësori fisnik shqiptarë më parë pranon vuajtjen, duke e shtyrë me lutje pa sens, se sa tërheqien. Në fakt, është e paperceptueshme kjo lloj mendësie, që vijon të jetojë edhe sot,në kohët moderne… Megjithatë, dhe pavarësisht sulmeve të vazhdueshme të kohërave të hershme të romakëve, gotëve, serbëve dhe bullgarëve dhe afro 400-500 viteve dominimi të Turqisë apo Portës otomane…

Rendi farefisnor

Pas ndryshimeve demografike të pas viteve 1470 dhe sidomos pas dyndjeve që janë bërë në Çamëri dhe gjetiu në Shqipëri edhe në kohët para dhe pas Luftave Ballkanike, (prej nga vijnë të parët e fisit tim), kanë ndodhë edhe shembje të vazhdueshme regjimesh e sistemesh të disa shteteve të përkohshme në Gadishullin e Ballkanit, shqiptarët që kishin jetuar në një rend fisnor shekullor ndër viset e ndryshme, sië përmenda më lartë, e kanë lënë vendlindjen e tyre qoftë edhe nga dëbimet me dhunë, nga rrëmujat dhe rrëmetet, ose duke u kalamendur në shtigje të tjera, për një jetë më të mirë në mërgim ose në qytetet e krahina të tjera. Të parët e fisit dhe oxhakut ku i takoj unë, erdhën me karvanin e tyre, duke kaluar male e gryka, dhe u vëndosën në Fushëgropën pjellore të Pollogut, për çka do të flasim në vazhdimësi, sidomos mbi dinamikën që kanë sjell synimet e tyre për të mbetur gjallë dhe për një jetë më të mirë. Sidomos ka rëndësi ruajtja e strukturave të vjetra mendore dhe fisnore në Çegran ku mbetet vetëm në nivel bisedor kur ndëgjon që thonë “Unë jam i Sulë Mujës !” Ose: “Ti je i oxhakut të Baki Lokut” apo i “Familjes Metë Elmazit” etj. etj. Por që kjo ndjesi e rrënjës qëndron dhe është mirë kur ajo mbahet mend nga breznitë që vijnë, sepse TRUNGU dhe rrënja, mbeten edhe si flerë gjaku e cila nuk zbehet lehtësisht duke qenë e freskët në mbamendje e njerëzve.

Edhe fisi Muje me rrënjë nga Çamëria e lashtë dhe më pas nga Sejdolli, fillimisht ishin të si gjithë të tjerët të krishterë, e që më pas në mes kohësh e shekujsh u myslimanizuan,duke e pranuar islamin si fem ë të pastër, më të drejtë dhe hyjnore… Pjesëtarët e fisit tim Muje, lirisht mund të them se përbëjnë një komunitet që është i vetëdijshëm për lidhjet e përbashkëta të gjakut, të historisë dhe të një stërgjyshi nga ana mashkullore. Sipas disa mendimeve të më pleqëve, mendohet se Mujet për nga gjaku konsiderohen si kushërinj të fisit KRASNIQ, meqë të dy palët e kanë rrënjën thellë shqiptare dhe iliro-dardane si në Shqipëri njashtu edhe në Kosovë. Sipas studimeve të Johan Georg von Hanit, i cili udhëtoi nëpër këto anë, konstatoi se në rajonin e Leskovcit në jug të Serbisë jetonin të përzier me fisin e Krasniqes edhe degët e fiseve të Sopit, Berishës dhe Gashit. Gash ka edhe në rajonin e Masuricës, shumica prej të cilëve i takojnë fisit tëKrasniqes. Në qarkun e Leskocit, gashianët banojnë në gjashtë fshatra, por nuk kanë marrëdhënie me fiset e tyre në Kosovë dhe në Vranje.!

* * *

… Çegrani në thellësinë e shekujve zë një vend të veçantë në analet e historinë që nga kohërat e hershme, si trevë etnike dhe me banorë autoktonë shqiptare, arbërore- ilire, dhe dardane. Burimet dhe gojëdhënat. Legjendat dhe gjurmime të tjera, provat e kërkimeve të onomastikës, të arkeologjisë, na çojnë në argumente të padiskutueshme të prejardhjes Ilire e vazhdimësisë iliro-shqiptare. Arkeologjia akoma nuk e ka thënë fjalën e saj për Çegranin dhe çegranasit, sepse edhe të dhënat e kohës së Perandorisë Bizantine janë mjaft të mjegullta, pos atyre osmane Thuhet së në kohën e kryqëzatave dhe më pas ato pakë shtëpi të fshatit të ndërtuara me qerpiq dhe të lyera me baltë, me pullaze të mbuluara me rrasa guri, në formë pllakash ose me kashtë thekre, apo kashtë kënetash, është djegur dhe shkatërruar disa here. Bile, Çegrani është djegur e bërë hi disa here, sidomos në kohën e Stefan Nemanjës, kurse Çegranasit janë vrarë pleq e të rinj, janë therr me thika e bajoneta…Por, sërisht u përlindën nga hiri si Feniksi dhe mbetën gjallë!Ecën në rrugët e jetës dhe shekujve si Promethe përballë stuhive sllave të cilët ishin vërsulë nga veriu dhe lindja e Gadishullit të Ballkanit…

Me ardhjen e sllavëve dhe vëndosjen e tyre nëpër vendbanime shqiptare të Fushëgropës së Pollogut, si në Turçan, Llapushnik, Balindoll, Çajlë, Vrapçishte, Pozharan, Gradec, Radiovcë, Brevenicë, Saraqinë etj ku zënë vend familje të ardhur të krishtera sllave , të cilat kanë vazhduar jetën e tyre me banorët e fshatrave etnike shqiptare.Por, ndoshta fati historik dhe rrethana të tjera kanë ndikuar dhe nuk kanë arritur dot të vendosen në Çegran. Megjithatë, më vonë do vijnë ushtri dha tabore të tëra serbosllave nga Banati e Shumadia, duke u vendosur në fushat dhe arat e buta të Pollogut rradhë e rradhë. Madje, siç do të ndodh edhe me fshatrat e Malit të Thatë: Zdunje, Poreç, Brod e gjer në Prilep.Sidomos shtohet numri I tyre të sllavëve të ardhur në fshatrat Tumçevishtë, Radiovcë, Brevenicë etj. etj. Dhe prej nga shpërngulen shqiptarët vendas të lashtë, sipërfaqet e mëdha tokave të bukës, ara të mbjellura dhe livadhe e pllaja të gjëra, ua ndanë sllavëve të ardhur, sipas marveshtjes me Portën, u jepen edhe tapia pronash, duke u vendosur përfundimisht para dhe pas 1913, madje në vazhdimësi në vitet e Luftës së dytë Botërore dhe gjatë regjimit komunist ishin të privilegjuar, u bënë banorë të përhershëm këtu e gjetiu duke u zgjeruar gjer në anët e Preshevës, Anamoravës, Kumanovës, Velesit, Brodit, Prilepit, Kërçovës, Dibrës, Gostivarit, Tetovës dhe Shkupit.

* * *

Fshatrat shqiptare në vazhdimësi dhe në mënyrë të organizuar sistematikisht digjeshin, banorët autokton shqiptarë vriteshin dhe dëboheshin gjer në Azi dhe Anadoll. Kjo, jo vetëm për faktin e jetës dhe të luftës së tyre si shqiptar që bënin për mbrojtjen e vatrave të stërlashta, por edhe për të ruajtur egzistencën dhe dinjitetin, siç bënë të gjitha viset tona, njashtu edhe çegranasit, edhe nga fakti tjetër se ndodheshin të skllavëruar, dhe historikisht që kishin një pozicion kyç të lidhjes së gjakut dhe rrënjës, duke mbajtur në korelacion me shekuj mes qendrave të rëndësishme të Arbërisë, sidomos për veprime luftarake që vinin nga Azia e vogël dhe detyrimet që kishin ato për mbrojtjen e tyre të viseve të tjera të Arbërisë, që nga koha e Skënderbeut.

Sipas burimeve të sakta dhe shkencore historike del se Gjergj Kastrioti Skënderbeu kishte dajallarët e vet në Gradec, sepse e ëma, e shoqja e Gjon Kastriotit, Vojsava ishte bijë e këtyre anëve me natyrë të bukur ku gravitonte Draodakum që nga lashtësitë.
Në fushën e Pollogut dhe rrëzat e maleve të Zhelinës, Balltepe, Stençe (fshat i banuar me ortodoks shqiptar), madje fronti zgjatej nga Rudinat e Çegranit, Forinës e gjer në Çajle të Vjetër ku sundonin Forja dhe skllavopronari Sinan Dragaliu , u zhvilluan disa beteja kundër Ushtrive Osmane, që vinin vale-valë pë të mposhtur Shiptarët dhe prijësin e tyre Skënderbe.

Ishte viti 1462 …!

…Këtu në këtë kontekst duhet të theksoj se edhe gjatë intervaleve të atyre kohërva dhe sidomos para dhe pas luftërave që janë zhvilluar nga shqiptarët në Dibër dhe Lumë kundër hordhive serbosllave të cilat venin e vinin këndej duke vrarë e djegur, duke dëbuar nga vatrat e tyre fshatarë dhe malësorë shqiptarë, shumë nga mëhallat dhe fiset të cilat, duke ikur nga zollumet dhe gjenocidet serbpsllave, janë vëndosur gjatë rrëzave të Sharrit dhe ato të Malit të Thatë, njashtu edhe në Çegran, janë të rilindur duke kaluar nga Gryka e Madhe dhe e Vogël, ose duke kaluar Urën e Topojanit, apo edhe bri monopateve të Kalasë së Dodës, nga anët e Matit, Bulqizës, Dibrës dhe Peshkopisë gjer në Opojë dhe Gorë, ishin të përfshirë dhe me karvanet e tyre, e disa duke u kalamendur edhe përtej Korrabit dhe Qafës së Murizit apo edhe nga Qafa e Buallit, duka kaluar bile edhe kodra e gryka të maleve të Vlljanicës, siç ishin mëhalla e Metë Elmaz Balliut me të parin e tyre Mehmet Skepin, një burrë hijerëndë dhe me mustaqe të dëndura si dujë gruri… Edhe të tjerë si këta, para dhe pas tyre, cep për jetë dhe egzistencë gjallërie e kishin Çegranin!

Megjithatë, këtu është specifike të përmend se gjatë kohës dhe dekadave të atyre shekujve, nga shumë fise e mëhalla, sidomos në Çegran u krijuan lidhjet e tyre, të fiseve mes vejti, ose duke vë lidhje miqësie me anë të fejesave, martesave, dhënje e marrje, jetonin disi në ujdi dhe më të organizuar në aspektin e jetës së përbashkët, dhe si të tillë nuk vinin në konflikt me njëra tjetrën, ose vinin shumë më rrallë se dikur, madje nga shfrytëzimi i tokave pjellore, i kullosave, i ujit, pyjeve, apo i tokës që ishte shumë pjellore me gjëra të ndryshme, pemë e perime, grur, drithëra e të bardha, ishin në armoni jete dhe bashkëjetese në fshat, ( që sipas rrëfimeve të pleqëve ndër breza, kjo ndodhi që nga koha kur në Çegran ishte kryeplak i fshatit agai i kësaj ane Brahim Loku). Kështu, duke u shtuar lidhjet e tilla të fiseve dhe mes mëhallave, faktikisht në Çegran, i cili mbeti shembull, u krijuan linja të drejta njerëzire, miqësie, harmonie e humane njerëzore, sepse në kohërat e më hershme, kishin qënë në telashe të shpeshta me konfliktet e natyrave të ndryshme, nga njëra anë antagonizma fqinjësore, dhe nga ana tjetër, probleme të vazhdueshme kishin pas me ndarrjen e trojeve, territoreve në mëhalla në fshat madje edhe në fushat ku i kishin të mbjellurat e gjëra në shtrirjen e Pollogut gjer në anët e Livadheve te Begut, Dunajshte, Koidra, Daglica, Martanike, Shavisha, Kërtinja, Orllecet dhe gjer në anët e lumit Mosdaça dhe Falishtit…

* * *

( Shqiptari ka mbet i pa thyer dhe ka jetuar si super rracë, duke ruajtur me xhelozi dhe krenari individualitetin dhe dinjitetin e tij. Por, që, megjithatë, shqiptarët dhe më vonë Shqipëria si shtet, nuk kanë arritur dot dhe nuk kanë mundur të paraqesin një front të bashkuar dhe të përbashkët kundër një armiku që e kanë përballë… Kjo e metë, zatën, na qëllon edhe sot e sot !)

* * *

…Këtej gjendet gjeneza dhe fijet gjenealogjike të TRUNGUT të fisit tim Muje me RRËNJË nga Çamëria, ATJE KU TOKAT PJELLORE JANË TË MUGULLUARA DHE DIELLI I PRARUAR!!

… Kanë jetuar disa qindra katunde si një degë ulliri, si një luledielli, por që në historinë e shekujve Çamëria njihet si vend i shtrejtë dhe me një demografi të zhvilluar shqiptare, mjerisht shumë të vuajtur, jeta e tyre ka qënë shumë tragjike që nga kohërat para bizante e ruso slave, dhe pas pushtimit osman, këtu pikërisht zulmadh tregohet faktori grek që bënë një gjenocid të paparë sipas strategjive ideologjike ruso sllavo ortodokse etj, duke bërë hata mbi afro 160 fshatra, ose siç i quajnë atje: Katunde , në zonën e Epirit, të Thrakës, në ishujt e Korfuzit, Speca, Peloponez, etj.

Por…Këtu struket një histori e gjatë dhe me rrënjë të thella shekullore në themelet e mbetura gërmadha prej guri dhe varre të djegura, përçka duhet të shkruajnë edhe historianët, shkrimtarët dhe studjues europian e botëror…!

* * *

…Sipas Regjistrimeve në defterët osman të viteve 1484/ 1555 del se shtrirja e popullsisë shqiptare në hapësirët e Çegranit, egzistojnë në shekuj toponime shqiptare të cilat i hasim gjithandej, edhe më herët edhe në krahinën e Artës, Paramithisë, të Sulit, të Gumenicës e të Pargës. Ledhës etj të trojeve të Çamërisë, në ato monopate ku kanë jetuar edhe të parët e fisit tim, si bark i ndarë nga fisi Proj.

Toponimia dhe mikrotoponimia në Çegran dhe rrethinë!
Të dhënat mikrotoponimike të trevës së Çegranit me rrethinë i kam gjurmuar nga pleqët që i përkasin këtij vendbanimi, të cilët i kanë në mbamendje dhe përcjell gjer në ditët e sotme, si psh.

BJESHKA E JONOVDOLLIT – Vend ku më së shumti rriten lisi, hahu, dushku, mulleza, frashnja, thëna etj.
BUNARET E CILEVE-Vend bjeshke ku kullosin bagëtia mbi kodrat e Malit të Thatë, ku sipas gojëdhënave qëndron se i pari i mëhallës ,,Cile,, i cili fillimisht ka jetuar në Çegran dhe i ka takuar fisit Muje, por nuk dihet saktësisht për çfarë arsye u shpërngul dhe u vendos në fshatin Çellopek( Ballishte). Ai hapi puset e vetme në bjeshkë, ku edhe sot mbajnë emrin “Bunarët e Cileve”!
ÇUKA- Vendkodër mollake në afërsi të fshatit Vollkovi, e pasur me drunj ahu, shkozë dhe dushk disa qindra vjeçar. Por, kjo kodër në mbamëndjen e njerëzve mbete si e shejtë, dhe aty organizohen piknike të ndryshme dhe ahengje gjatë festës së Shëngjergjit, më 6 maj.
OGRADET E XHELEVE – vend ograjesh dhe ara të buta me të mbjella buzë Vardarit, atje poshtë tej ,,Ujit të Katundit,,.
GURRGULLIMA – Vend ku gurgullojnë prroska të ftohta që burrojnë nga rrëzat e rudinave të kësaj ane në anën veriore të Çegranit.
ARA E SHKJAUT- Vend ledinash prej gurishtesh dhe që lidhen me “Vreshtat” e Çegranit në anën verilindore të fshatit.
MOSDAÇA – Vend rëre me ara në fushë, kah kalon lumi Mosdaça që nurron dhe vjen nga Sharri.
RAZDOLLKA- Vend malor dhe me pyje ku rriten dushku, mulleza, frashnja, thëna, jorgovani dhe drunj të tjerë mbi sukat e Malit të Thatë.
GRYKA E KUQE- Vend shkëmbor mes dy kodrash të rrëpinta në lindje të Çegranit.
GURISHTE –Vend me shumë gurë te proi mbi prroskat e “Vodës” (Burimit).
GËRBECI – Shullë shkëmbi i thatë, ku pos disa dëllinjave dhe gërmushka prej mulleze nuk ka pyje të dendura.
LINISHTE– Vend me kullosa më të pasura lini, kullosa dedeline etj. në Mal të Thatë ku çegranasit në pranverë dalin me stane dhe kullosin bagëtinë. Tani në atë vend, disa persona të pa ndërgjegjshëm i kanë uzurpuar edhe puset e këtij vendi dhe kanë ndërtuar ca si ,,vila,, dhe pa leje ndërtimi.
KEPI I DHELPRËS- Vend ku ka pas strufullakun e vetë dhelpra.
KODRA E SHTERPAVE- Vend ku kanë pas mrizin delet shterpa të tufës së Baki Lokut në Liniq. Aty ka pas edhe kasollën e mbuluar me kashtë thekre dhe dy puse nga janë furnizuar me ujë të pijshëm. SHPELLA E UJKUT- Shkëmb i thepisur ku ka një shpellë ujku të përhimtë, ku ka dhe rriten shumë lejthia.
LIVADHI I LINIT- Vend ledinash në bjeshkët e Liniqit , ku duken si livadhe të mbërthyera me bar lini, ( prej nga edhe e merr emrin ,,Linishte,,).
LIVADHI I ARAUSHËS –Vend livadhesh ku kanë mrizuar arushat e malit të kësaj ane.
LIVADHET E ESATIT – Dikur ara,sot livadhe.Gjenden në Sharr.
LEDINAT E GJATA – Vend ledinash në të djathtë të Leniqit dhe shpatijeve që lidhen me bjeshkët e fshatit Forinë.
OGRADE-Vend me ara të buta ku rriten pemë, perime dhe të bardha të tjera bri Çegranit dhe buzë Vardarit.Sot gjithandej edhe në arat e buta të Forinës janë ndërtuar shtëpi.
ORLLEC- Fushë në Çegran me të mbjella.
KOJRIJA E MADHE – Vend me drunj të mëdhenj dushku, kreke, mulleze dhe ahu, që mbahet si vend ,,vakuf,, por që pas rënies së regjimit të ish jugosllavisë, disa persona të pa ndërgjegjshëm I kanë prer dhe shvarros. Zoti ka dash, tani kanë mbi filiza prej trungjeve të vjetër, por që duan një përkushtim të ruhen dhe mos priten për djegje. Nga këta drunj, çegranasit dikur I përdornin për ,,potnica,, gjatë varrosjes së të vdekurve.
SHPELLA E UJKUT- Në anën veriore të Kojrisë së Madhe, aty ku ngrihen edhe rrëzat e Shullërit të Kuzës, gjendet Shpella e ujkut.
DUSHKU I SHABANIT- Dru I madh dushku qindveçar me degë të mëdha dhe rrënjë të forta, ku tufa delesh kanë ndejur nën hije gjatë ditëve të nxehta me diell vere.
URA E ALI DANIT- Urë këmbësorësh prej betoni të cilën para 100 vitesh e pat ndërtuar Ali Dani mbi lumin bri arave të quajtura ,,Shavisha,, por kjo urë sot nuk egziston.
STËNI I SULË MUJËS- Vend në bjeshkët e Liniqit ku i kanë ruajtur dhentë.
STËNI I BAKI LOKUT- Vend në bjeshkët e bjeshkët e Malit të Thatë.
STANI I TEFIKUT BAJRAMIT,
STËNI VEHAP QEHAS – (Vehap Qehaja ka qënë i njihur në Çegran dhe ka poseduar mbi 3000 krerë dele dhe i kullotur mbi malin e Opalit, vend me kullota metili e barishte të tjera…)
LUGU I ISË KOLES- Vend luginë ku kanë ardhur vërshime nga malet, e që ka një histori më vete: Isa vritet në rrethana të panjohura nga një bandë e armatosur bullgare në vendin e quajtur ( sipas gojëdhënës) : Lugu i Isë Koles, i cili nuk le pas vehtes një trashëgimtar. Dhe, sipas rrëfimeve të plakut guximtar haxhi Baki Loku, të cilin e shoqëroja gjersa ruaja bagëtitë e deleve te stanet e Linishtes që kur isha i moshës 10-12 vjeç, mbaj mend rrëfimet e tij për Isë Kolen dhe legjenda për ted he Luginën mes kodres së Opalit dhe shullerit thepor Skapeci në anën e Forinës, aty shtrihet Lugu i cili gjatë vërshimeve nga mallet sjellte gurë e shkëmbenj të mëdhenj…Aty rrëzë malit, ku lakon Udha zik-zake e malësorve të Koritës, gjendej kasolla e ndërtuar prej druri e Isë Koles, i cili kishte një tufë prej 12 krerësh dhi të kuqe. Pranë kasollës së mbuluar me trarë dushku dhe degë fierri, aty pranë kah kalonin vetëm me kuaj, gomar e mushka të ngarkuara kur venin e vinin koritjanët në treg, ditata e marta, në Gostivar, ditë pazari… Isë Kola qëndrronte me pushkë në krah. Gjersa nga grykat e shullereve dëgjohej oshëtime dhe zhurma e një rrëmuje që shkaktohej nga të rreshurat e mëdhe, e të cilat me vërshimet që mbushej Lugu buzë më buzë sjellte zhavor dhe gur shkëmbor të mëdhenj që rrokulliseshin gjer në sipërfaqet e gjëra të rudinës së Çegranit.
…Një ditë prej ditësh,-thotë gojëdhëna të cilën e rrëfenin Baki Loku dhe Tefiku i Bajramit, ai vesh ,,llapushë,, siç e thirrnin pleqët. Unda pë gëdhirë mire, duke zbritur malësorët nga mallet , kishin vërrejtur tmerr, djegjen e kasollës së Isë Koles nga bandat e armatosura bullgare, e të cilët Isën e kishin vrarë aty pranë një shkëmbi ku kishte zënë si instikam lufte, në kokë ishte derdhur një rrëke gjaku, dhe strukej aty i vrarë, duke ia plaçkitur 12 krerët e dhive të kuqe. Që nga ajo kohë ai vend edhe sot quhet Lugu i Isë Koiles…
BURRIMI I ZENUNIT RAMËS,
QAFA E ÇEGRANIT – Vend tipik në bjeshkët e Malit të Thatë që lidhet me fshatin Koritë.
KEPI I BEQIR LOKUT-Vend ku gjenden i ngulitur në sukat e malit Opal ku gjersa ishte i rid he si bari delesh ia sekte këngës Beqir Loku, i cili më pas u njoh si rapsod prej Tetove e Gostivari dhe gjer në Kërçovë dhe Preshevë apo Anamoravë! Ai shkëmb edhe sot njihet me toponimin ,,Kepi i Beqir Lokut,, !
KODRA E VOGËL – Vend kodre pitoreske mollake mes bjeshkësh që lidhen me fshatin Forinë.
JAHORKA – Dy përrocka që burrojnë rrëzë kodrës ,,Shkoza,, në juglindje të fshatit Forinë, duke rrjedh përmes fshatit, derdhet në lumin Vardar.
KISHA PRAVALECIT-Kishë romake, gjysë e rrënuar në thellësi kodrash të Mali të Thatë që lidhen me fshatin Stençe dhe Miletinë.
VARREZAT E SHKIEVE – Vend me varreza të vjetra, ku mendohet sa janë varre të ortodoksëve, mes fshatit Stençe dhe Vollkovi.
MULLIRI I HASHIMIT BALISE,
MULLIRI I SULË MUJËS,
MULLIRI I QASHIF BERZATIT,
MULLIRI I METË ELMAZIT,
MULLIRI I ALI DANIT,
MULLIRI I SALLAKE,
MULLIRI I EBIPIT etj. Sepse Çegrani kishte ato kohë afro 12 mullinj të vjetër të cilët thuajse u takonin lashtësive nga 400-600 vite të hershëm.
VARRI I SINAN DRAGALIT- Varri i madh afro 5 m i gjatë gjendet te Varrezat e vjetra të fshatit Forinë, rrëzë një Rrapi qindvjeçar, e që nga aty më 1968 u bënë gjurmime nga ekipe studjuesish nga Shkupi, dhe nxorrën një arkë metalike me monedha të vjetra, dy shpata të gjata, një topuz balozash dhe eshtrat e një kali njashtu të varrosur pranë skeletit me gjymtyrë të mëdhenj të këtij skllavopronari të kësaj ane, siç kam përmendur edhe më herët…Prej atëherë, Forina nga një vendbanim i vogël ku e ka pas kështjellën Sinan Dragaliu, ka pas edhe tagrambledhësin e rrugëkalimit ,,Te Shkoza,, i cili është quajtur Fore. Sipas emrit të tij e mer fshati dhe quhet Forinë. Më pas ky fshat shtohet dhe bëhet një ndër fshatrat më të anëve të Pollogut të Sipërm.

Gjuhëtarët kanë arritur në përfundimin se elementi fjalëformues lidhet si tipike në shumë fshatra të Çamërisë, me ato të Fushëgropës së Pollogut, e që janë të rujatura brez pas brezi në shekuj , janë ruajtur edhe në Çegran toponime malesh, prenjsh, fushash, luginash e arash si toponime të pastra shqipe si p.sh. “ Shullani I Madh,, “Shullani i Kuzës” “Gryka e Kuqe” “Lisi i Proit”, “Proi i Thellë”, ,,Vreshtat”, “Gropa e Madhe”, “Ara e Shkjahut”, “Bredhi i Bardhë”, “Ledina e Madhe”, ,,Ara e Madhe,, “Burimet”, “Bregu i Ali Danit”, “Mulliri i Sulë Mujës”, “Shkoza”, “Kodra e Vidhit” ,,Livadhet e Begut,, ,,Dushku i Eminit,, Dushku i Shabanit,, ( aty para qinda vitesh, thonë, ka pas edhe një mulli) ,, Livadhi i Sufës,, ,,Ara e Mekës,, “Kodra e Kishës” “Livadhi i Priftit” etj.

* * *

…Historia njerëzore që me krijimin e saj e në vazhdim, deri në ditët tona është e mbushur me ngjarje nga më të ndryshme.Luftrat, stuhi e rrebeshe, përleshjet, grindjet me njeri tjetrin, kanë bërë që popujt përveç vrasjeve, terrorizmave, burgosjeve, etj, të shoqërohen edhe me zhvendosje nga vendbanimi, nga treva, teritori e të shkojnë në zona apo vise të tjera. Dhe, sipas rrëfimeve dhe gojdhënave nga stërgjyshërit e pleqëve tanë të fisit Muje, të përcjellura brez pas breqi, fisi im me trung dhe rrënjë vijnë nga tokat e Çamërisë që nga viti 1611, kur mbetën gjallë nga masakrat tinëzare të përgatitura nga peshkopit grekofashist, Dionisit, dhe i cili dogji shumë shtëpia e xhamia në disa fshatra të kësaj ane. Por, shpejt e humbi betejën,nga Asllan Pasha, u arratis dhe u fsheh në shpellën e ,,Jani Prodromit,,. Ushtria e Asllan Pashait pas një kohr të shkurtër e zunë rob kriminelin dhe e dogjën në zjarr. Trupin e tij të djegur pashai e dërgoi në Stamboll… Tanimë edhe fisi im në krye me Xheladin Gjin Mujën, që vinin nga babai i krishterë, i cili kishte kohë që kishte kaluar në fenë myslimane dhe jetonin në qetësinë e tyre në një fshat me pllaja të buta dhe ara të mbjellura me ullinj e luledielli në afërsitë e Artës, duke mbjelluar arat e tyre pjellore dhe në shekuj kishin mbet gjallë nën mbrojtjen e shqiptarit të këtyre anëve, Asllan Pashës.

Kështu edhe jeta ecte si uji i lumit i cili përshkonte lakadredhas trojet e Çamërisë, duke kaluar edhe një kohë gati prej një shekulli, sërish shpërthim vullkani të masakrave të tmerrshme, të cilat nisin që nga viti 1711 dhe ndaj çamëve zgjasin gati dyqind vite me rradhë, në kohë dhe hapësira të ndryshme të tokës çame, krime nga më të ndryshmet, djegje dhe vrasje, dyndje massive, ikje nga frika e thikave të gjata të ortodoksve gjakatar grek gjer në masakrën e Filatit, e popullata çame, duke ikur nga zullumet para vdekjes, lënë shtëpi, vatra, kulla e varre të djegura dhe fushat, gryka e lugina, pellgje e ledina plotë me kufoma…

Si shekuj më parë, njashtu edhe më 1881 trupat greke pushtuan trevat e Çamërisë së jugut dhe Artën. Bandat e andartëve, të armatosur nga qeveria greke dhe të frymëzuar nga kisha ortodokse, ushtruan terror të egër dhe të paparë mbi popullsinë e pambrijtur çame muslimane. Në Prevezë dhe rrethinat e saj u masakruan mbi 160 çamër muslimanë, midis tyre edhe myftiu i Prevezës. Qëllimi i qeverisë greke ishte largimi i çamëve muslimanë nga trojet e tyre etnike.

* * *

Me zemër të plagosur dhe trup të sakatosur, u largua nga Çamëria e tij e shkrumbuar edhe Xheladin Gjin Muja, bashkë me vllaun e tij Mujdinin, në moshë, gati të thyer, të ndjekur këmba–këmbës nga xhandarët grekë të armatosur me thika të gjata dhe bajoneta, me shpresë që të mbeten gjallë, natën me hënë vere, mbledhin plaçkat, gratë dhe fëmijët, me Gurin e Sizifit mbi shpinë, dhe nisen me karvanin e tyre, siç thotë populli: kah sytë andej këmbët…!

Ikën të daktisur pellgjeve, grykave e maleve, e ca kaluan edhe andej detrave me stuhi !
“Pleqët tanë, i mbaj mend rrëfimet e tyre, por nuk mundeshin të thonin me saktësi se si dhe kur u nis kryeplaku i fisit me emrin Xheladin Gjin Muja, duke ngarkuar mushka e kuaj me gra e fëmijë të vëndosur në kosha thuprrash, por duke lënë pas varre të djegura dhe plangun e shtëpisë, duke u ec grykave e shtigjeve të gjata nga anët e Çamërisë, përtej kufijve të stinës dhe viteve, gjithandej pasmaleve të Bistricës, në drejtim kah ecte dielli… Kështu kanë ec, biro, të parët tanë”- më tregonte gjyshi im, haxhi Neimi kur unë kisha nis të mësoja për mësues në Normalen e Shkupit. Dhe, sipas rrëfimit të tij, të parët e familjes sime të madhe Muje, do të thoshte se pëfundimisht qenkan vendosur në rrënzat e pllajave dhe një kodrine të Matit fshati Sejdoll, i cili sot egziston vetëm ca shtëpi, të rrethuara, ose janë vetëm themele e gërmadha të lashta gurësh gjithandej bri fshatit me kodrina mollake. Këtë emër ky fshat e ka marrë sipas emrit të themeluesit të tij, SEJDINIT-Sejdës.

Sejda, i cili ende shumë i ri, bëhet përgjegjës në familje, dhe i cili në martesë që kishte me një vajzë, malësore fisnike nga fshati Zemur, i lindin dy vajza dhe një djal, të cilit ia vë emrin Shemë, në kujtim të babait të nënës së tij, njashtu me prejardhje nga Çamëria gati dy shekuj më parë… që, madje përçon me lashtësinë e prejardhjes dhe formimit të patronimeve (mbiemrit dhe emrit ) familjar të fisit Muje dhe Çegranit si vendbanim, ku vendoset më vonë kjo mahallë që ka historinë dhe rrëfimet e veta, të përcjella brez pas brezi… Fshati Çegran si vendbanim dhe ndërtimi i tij si fshat bri Vardarit lakadredhës, ka një gjenezë para shumë shekujve të shkuar, dhe që në saje të zhvillimit të hofshëm të tij sot, me të madhe tërheq vemendjen e specialistëve të mirëfilltë, kryesisht të atyre gjermanë, austriakë, italianë, francezë etj. të cilët edhe më herët, në shkrimet e tyre të publikara në kohë të ndryshme, krahas të dhënave për fusha të tjera, diku tërthorazi e diku më drejtpërdrejt, kanë përcjellë informacione të lidhura me vandbanimet dhe ndërtimet popullore shqiptare në përgjithësi, sidomos, përfshirë këtu, trevën e Pollogut me Gostivar e Tetovë, ku në mënyrë të thukët e të kapshme janë trajtuar aspekte etnografike dhe demografike të shqiptarëve të kësaj ane me fushë pjellore që e rrethojnë vargmale pktoreske, sidomos ato të sistemit sharropin…

Të gjitha këto njësi etnografike të fshatarsisë shqiptare të Polllogut, duke veçuar Çegranin, për të cilin e kemi fjalën, në masë të madhe apo të vogël, përfshihen në arealin gjeo-etnografik shqiptar në përgjithësi, që kanë lindur e janë konsoliduar në rrethana të caktuara, në kohë dhe hapësirë gjatë periudhave të kaluara dhe asaj më të vonshme. Po ashtu në to ka ndodhur e vazhdon të ndodhë procesi i shpërbërjes së tyre, shpërbërje e lidhur përsëri me rrethana të caktuara ekonomike, sociale dhe politike, por të ndryshme nga ato të kohës kur u ngjizën e u konsoliduan vetë popullata fshatarake. I gjithë ky realitet i Çegranit dëshmon ato kategori historike, dhe që janë me vlerë të pamëdyshtë sidomos për etnologët që merren me gjurmimin dhe me studimin e dukurive të kulturës popullore edhe të kësaj treve ose më gjërë. Mjafton të kujtojmë se, qoftë për nga shtrirja gjeografike-hapësirore, ashtu dhe për nga vendbanimet fshatare që e formojnë fshatrat e rrëzë maleve si një gjerdan i mrekullueshëm si nga ana e Vardarisë njashtu edhe nga ajo e Podgorisë, a banorët që përfshihen në to, nuk kanë qenë dhe nuk kishte si të ishin a të jenë të barabarta, sidomos gjatë sundimeve sllave.

Kjo vlenë si fakt për studjuesit etnologë, qofshin të Prishtinës apo të Tiranës, mbi bazën e përvojës që kanë në gjurmimin dhe studimin e tyre, si shembull konkret kanë Çegranin apo fshatrat për rreth, duke vënë re se, ndër faktorët që kanë luajtur a vazhdojnë të luajnë rol domethënës në ecurinë dhe në shkallën e qëndrueshmërisë apo të shpërbërjes së këtyre njësive etnografike tipike shqiptare këtu… ku, si një tipar i çegranasve, i cili mbetet si trashëgimi relativisht i gjatë, është emri i veçantë që bartin, i cili duket se ka mbetur i skalitur fortë në mëndjen dhe kujtesën e banorëve , ashtu si dhe emri i fshatit në të cilin kanë lindur dhe janë rritur, dhe me çka këta krenohen !

Përvoja e fituar deri tani, qoftë me shqyrtim materiali për fshatra të veçantë, ashtu dhe në botime të natyrës së monografive etnografike, kushtuar njësive të vogla, nënkupton nevojën e vazhdimit të saj edhe më tej në të arthmen, pasi do të sillte ndihmesë të ndjeshme për analiza më të thukëta edhe në fushën e arkitekturës tradicionale dhe jetesës fshatare në Çegran.

* * *

Sipas rrëfimeve dhe gojëdhënave të pleqve të cilat janë bart dhe përcjellë gjer në kohët më të reja, thuhet se stërgjyshi apo i pari i fisit Muje u vendos në këto pllaja buzë Vardarit dhe burimeve me ujë curril të ftohtë që burronin furrishëm nga buzët shkëmbore të rudinave të cilat putheshin me pellgun e ograjeve të buta. Aty nisën dhe ndërtuan nga një shtëpi prej guri dhe këtu më vonë kur nisën të vijnë edhe mëhallatë tjera, ato burrime i qaujtën ,,Uji i katundit,, ! Dhe, kështu nisi aty të rrotullohet edhe Guri i mullirit bashkë me RROTËN E MADHE E JETËS DHE HISTORISË! Origjina, dihet , gjithënjë, sipas gojëdhënave, dhe se kanë qënë me rrënjë dhe prejardhje nga fisi Proj nga Çamëria të shpërngulur në pllajat e anëve të Matit dhe Lurës , dhe se, më pas, duke ikur për për shkak të një hakmarrjeje dhe nga zollumet sllave, nga andej janë vendos në brigjet e Vardarit ku sot gjendet Çegrani… Dy vëllezërit : Pleqët e parë që ishin Xheladin Gjin Muja dhe Mujdinini- Muja, kishin nga tre djem, prej të cilëve nga një djalë , sipas Ligjit të Portës, vajtën nizam të Turkut ose në betejat e Jemenit, prej nga nuk u kthyen më. Fshati ku ata nisën jetën e re, duke lënë pas shekuj dhe vatrat e tyre të stërlashta të Çamërisë, u vendosën në pllajat kodrinore dhe me gryka malesh të thella të Matit, në Sejdoll, siç kam përmendur edhe më herët, e që emrin e merr ky vendbanim sipas emrit të njërit prej djemve që quhej Sejdin, shkurtimisht e thirrnin Sejdë.

Por, me vdekjen e plakut , Xheladinit, i cili varroset rrënzë një kodre me truall të kuqërremtë dhe gjysëm shkëmbor, aty ku bashkohen dy prroska të gjata që bien nga malet në afërsi të Sejdollit, ende egzistojnë gojdhënat në këtë fshat të Matit. Gjersa, tanimë, Mujdini, vllau i Xhelës, duke qenë njashtu në moshë të thyer, detyrat, obligimet dhe udhëheqjen në familje, ia dorëzon djalit të tij më të madh në fis me emrin AHMET, kurse fisi thirreshin Tafollarë, sipas emrit të Tafës, vëlla pas Ahmetit. Me kalimin e viteve si uji, pas kalimit të afro një shekullitë u shpërngulen dhe u vendosën në vendbanimin Çegran. Ahmetit, në ndërkohë i kishin lindur tre djem: Rexha, Mujdini, (që sipas emrit të babait, fisi e thirrnin: DINA), dhe i treti Mustafa- TAFA, i cili e ka trashiguar emrin nga xhaxhai që vdes ende i ri gjatë një udhëtimi për në Siri. Tanimë, në Çegran, nga Barku Tafa i ri, lindin, Zendeli, Saliu dhe Ismani. Nga Zendeli lindin Muhamedi, Mehmedi, Luta dhe Çelebiu. Këtij të fundit i lindet i vetmi djal në vatër dhe fisi e kanë thirrë Azir Qorri!. Nga Ismani lindet Iljazi dhe dega që e mbajnë këtë mbiemër Kurse sipas Abaz hoxhës, mëhalla njihen, tanimë si Hoxhollare, por që janë nga trungu dhe fisi Muje).

* * *

Fisi dhe fara janë grup njerëzish në shoqëri me lidhje të afërta gjaku, me gjuhë të përbashkët e me zakone të njëjta, që mbështetej në pronën e përbashkët dhe që ishte njësia bazë e organizimit të jetës së njerëzve e të prodhimit . Në etnografi fisi është grup njerëzish me gjuhë dhe zakone të përbashkëta, që jetojnë si një bashkësi me një prijës në krye. Pra, njerëz të një gjaku apo fare, që janë fis i mirë që kanë rrënjë, oxhak. Këtu kemi fis apo farefis nga ana e gruas dhe nga ana e burrit, por ku gjatë kalimit të kohës janë bërë shkrirja e dy fjalëve tradicionale (farë+fis) farefis njiheshin njerëzit që kishin prejardhje nga një stërgjysh i përbashkët.

Rendi farefisnor i mëhallave në Çegran:

…Në konstatimet e periudhës së fundit osmane, njësia më e madhe politike qe fisi. Gjysmën e parë të shekullit XIX konstatohet se shqiptarët janë të ndarë në klane, që quhen fis te Gegët dhe farë te Toskët. Në teori, çdo fis përkonte identetin e vet fisnor duke mësuar trashëgiminë nga një burrë historik ose mitik, siç bëjmë ne këtu me këtë rast duke iu qasur në këto faqe rreth RRËNJËS dhe TRUNGUT, të prejardhjes së fisit Muje në Çegran, por edhe të disa mëhallave apo fiseve të tjera të cilët jetojnë si një bashkësi oxhaku më vete me pasurinë që kanë dhe kryeplakun e tyre në krye.

Nëse këtu përmendim si shembull kur Joahn Georg von Hani, i cili udhëtoi nëpër shumë rajone shqiptare, në verën e vitit 1863, konstatoi se fiset shqiptare gjetiu kanë jetuar të përzier. Bie fjala, nëse këtu bëjmë një analizë rreth kryetarëve të fiseve në Çegran, do të kuptojmë se ata kanë jetuar dhe akoma po jetojnë si bashki me nga një prijs të tyre në krye. Psh. krytar i fisit Muje, nga barku i Rexhës ka qënë haxhi Sulë Muja, nga barku i Dinës kemi disa kryetarë bashkishë, si Aziz Bykykbashi i njohur në këto anë për trimëri të rrallë dhe si ushtarak i lartë i Mehmet Derallës nga Gradeci. Mandej, haxhi Demku, Veli Rufati, Sadini i Shazës. Kurse nga barku i Emshiut kemi haxhi Ismaili, haxhi Selimin, Milaim Pelivanin në Stamboll. Nga barku Tafa kemi Abaz Hoxhën, Memet Zendelin, haxhi Sadin Saliu, Neshati i Hoxhallareve etj etj. Por kemi edhe si Kryetar fisi të njohur tek mëhalla Ballise, dikur, ka qenë Memet Elmaz Aga, i njohur në tërë vendin për bujarinë e tij. Më vonë atë e ka zëvendësuar i biri i tij, Elmazi, i cili ishte pjesmarrës edhe në LNÇ, e që përjetoi tragjedinë e Dubrovnikut. Kurse në degën tjetër të fisit, apo barkun e Liçes ishte Qemali, e që si trashigimtar la djalin Kadriun.

Gjithashtu vijnë edhe kryetarë të tjerë fisesh dhe oxhaqesh në mëhallat e Çegranit, që mbahen mend si Beqir Loku, Baki Loku, haxhi Shabani i Pereve, Vehap Qehaja, i cili si trashigimtar la të birin haxhi Gazi Vehapin, haxhi Rushani, haxhi Raufi, haxhi Shuka, haxhi Lazami, haxhi Xifa, haxhi Gafuri, haxhi Rexhepi, haxhi Merseli, Teki haxhi Neimi, Abduraman Rexhepi, Halimi i Lusheve, Kaloshi i Fales, Nexhbiu Fales, Neziri Fejzës, Ramadani Islamit, Shemë Biçaku, Lazi Hasipit, Bajrami i Xhelës, Lasku i Qose, Jamini i Hasipit, Jamini i Nurdinit, Sefedini i Durmishit, Ismet Lapja, Ipa i Durmishit, Hajrushi i Belulit Biçake, Kasami i haxhi Lazit, Sadin Poli, Izeti i Like, Shaqiri i Mekës, Sadini Shazës, Zeqiri Litës, Qashif Berzati, haxhi Selimi, Milaim Perlivani, haxhi Velë Rufati, haxhi Hisniu, Azizi Muje, haxhi Meka, Rrahim Kollari, Garip Lleshi, Sadini i Hoxhollareve, hafuz Langu Rufati, Shefki Çinku, Amet Emshiu, Xhemë Emshiu etj., ky i fundit ishte edhe jesir në komandën ushtarake gjermane, si edhe një numër i madh çegranas të tjerë, e disa nuk u kthyen gjallë nga burgjet, apo disa nga Fronti i Sremit ku heroikisht në fushën e Banatit ranë si Jahi Hasani … e disa u kthyen të plagosur nga Brigada e VII shqiptare që u përleshën me fashistët gjerman në fushën e Banatit…

* * *

Sot nga emrat e tre djemëve dhe barkave të tyre (ose trashigimtarëve në vazhdimësi) të llagëpit Muje janë shumuar dhe kanë lindur vëllazëri e breza të moçëm e të rinj, të cilat shkurtimisht po i paraqesim si më poshtë : Nga trungu i moçëm i dy vëllezërve Xheladinit dhe Mujdinit, (qëllimisht për t’u kuptuar në thelb), po ceki edhe njëherë se nga babai AHMETI lindin tre djem: Rexha, Dina dhe Tafa.

1.Nga Rexha plaku i Muje, linden Merseli, Emshiu dhe Rexha i dytë.Këti të fundit ia vënë emër në kujtim të babait, i cili si kryeplak i fshatit vritet pa hiri me rastin e ndarjes së vendit mes vëllezëive të familjes Shahin Gorës dhe fisit Qose). Nga Emshiu lindet Mera. Nga Merseli lindet Bajrami I. Kurse nga Rexha i ri, ka lind: Sulë Muja dhe Xhela. Ky i fundit ka qënë i martuar me Zirën , e që mëhalla e quanin Nëna e Madhe e Mujeve, ose e thërrisnin edhe Xhixha Asgjelë. Herët mbetet pa burr ngase Xhela shkon si nizam i Turkut dhe nuk u kthye më. Ai ka lënë pas vetëm një djal me emrin Qerim (i cili vdes i ri duke lavruar në arat e quajtura “Martanik”).

Kurse nga vajzat kishte: Ferizaten, Meribanen dhe Shajen. Halla Bane në kujtim të vllaut i cili vdes i ri, ia vë emrin djalit të vet Qerim. Për të mos iu fik oxhaku i Nënës së Madhe, kur martohet Shaja, i premton nënës së vetë se kur të lind djalë do ia jep asaj “bir më shtëpi”! Dhe, këtu ndodhi: lindi djal dhe emrin ia vë Baftijar. Baftijari, pra u rrit te dajollarët nën ombrellën e Sulë Mujës. Pas shumë vitesh Baftijarit i lindet djali me emrin Sabri. Kursae nga vajzat ZIRA (që ia ka vë emrin e gjyshes, asaj Zirës me nam, asaj NËNËS SË MADHE që edhe sot ia përmendim emrin).

Kështu edhe vazhdon jeta dhe lindja e brezave dhe vëllazëria që lindin të Sulë Mujës, sot janë shtuar aq shumë sa që janë krijuar mëhallatë tëra, që mund t’i shikoni sipas skicës së “Trungut” 1. dhe barqeve të fisit.
2.DINA lind djem: Mosën (ose Musën), Mustafën dhe Azizin. Ky i fundit ka qënë oficer me gradë në ushtrinë e Mehmet Pashë Derallës dhe i kanë thënë: Aziz Bylykbashi!

Nga Musa lindet vetëm një mashkull në vatër me emrin Lita, i cili martohet mjaft i ri dhe nga kjo martesë bën tre djem: Vehapin, Abdylin dhe Rasimin. Edhe nga këta shtohet fisi dhe mëhallae Mujeve i degës tjetër. Kurse nga vllau tjetër Mustafa, lindet vetëm një djal dhe i njohur në fis si Haxhi Demku, i cili ka lënë nam. Nga ky lindin katër djem: Rizai, Ibrahimi, Mustafa dhe Meka. Edhe këtyre brez pas brezi u lindin nipëri e mbesa.Kurse nga Aziz Bylykbashi, si degë e tretë dhe pasardhësa direkt të DINËS, lindin dy djem: Avziu dhe Rufati. Nga ky i fundit lindin me martesën e parë: Aziz Babushi dhe Vela. Kurse nga martesa e dytë xha Rufatit i lindin edhe dy djem Hisniu dhe Nexhbiu ( ky i fundit, nga një rrëmbim që ia kanë bërë komunistët dhe OZN-a pas Luftës, vritet për një pushkë krahu, dhe i vetmi pasardhës i tij mbetet vetëm djali Mensuri)…
Edhe bijtë e tyre shumohen një mëhallë e madhe dhe e gjërë !

3. Nga Barku Tafa, si krah i tretë nga oxhaku i Ahmetit plak, lindin djem: Zendeli, Saliu dhe Ismani. Nga Zendeli lindin Luta, Mehmedi, Muhamedi dhe Çelebiu. Nga Ismani lindet Ilazi, dhe brezat vazhdojnë, të cilët për shkaqe objektive dhe subjektive nuk arritëm dot t’i përfshijmë në skicat e bëra të Trungut tërësisht ! Kurse nga Çelebiu lindet Nurdini me pasardhës Qemalin i cili shkon muhaxhir në Anadoll, madje lind Aziri, të cilin e kanë njohur treba e Pollogut dhe më gjërë si Azir Qorri, i cili njashtu ka lënë nam. Kurse nga barku i Saliut lindet Abaz Hoxha i cili me profesion ishte hoxhë. Kjo mahallë, në shenj të plakut të tyre Abaz hoxhës e marrin emrin: “Hoxhallare”! Por, siç kam theksuar edhe më lartë,me oxhak dhe rrënjë janë nga trungu dhe fisi Muje.