NACIONALISTËT SHQIPTARË I JAPIN VLERA MË SHUMË KOMBEVE FQINJE

0
341

Elena Kocaqi (foto), emrin e mbiemrin i ka grekë, por thotë se kombi grek nuk ekziston. E gjithë bota e njeh Greqinë, dhe shumë uiniversitete në botë mësojnë historinë e lashtë greke (jo tonën) filozofinë greke, Politikën e Platonit, Iliadën dhe Odisenë e Homerit, etj. – i njohin për grekë… Herodoti nga Halikarnasi (sot në Turqi) mbahet si babai i historisë, ishte helen. Fjala Demokraci e shumë fjalë të tjera politike, mjekësore e filozofike, janë me origjinë greke (jo shqiptare), por Elenës i është mbushur mendja top, se kombi grek nuk ekziston. Mendoj se duhet t’i shohim gjërat me një pikëpamje tjetër dhe të mos rrimë duke i mohuar të tjerët, se kjo nuk na ndihmon! Këtu poshtë – një përqasje ndryshe, jo për të kundërshtuar Elenën, por për një këndvështrim ndryshe, përfitues të historisë!

Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Elena Kocaqi në gjithë veprën e saj përpiqet të thotë se “kombi grek nuk ekziston“. “Grekët janë shqiptarë…” – Kush e beson këtë?

Nëse shumica e popullsisë shqiptare, arvanite e dardane në Greqi, u sundua dhe u helenizua nga një grup i vogël helenësh, sipas arsyetimit të Kocaqit, atëherë si i thuhet kësaj? Mirë apo keq? Kush u tregua më i zoti në këtë rast?! Helenët (grekët) apo shqiptarët?

Çfarë propozon Elena, si rrugëzgjidhje? Shqip, ku don me dalë Elena me veprën e saj?! Pse ne na trajtojnë si komb inferior? A ka përgjigje Elena për këtë, apo gjithmonë fajin e kanë të tjerët?! “Kurva” Europë… Po ne, a thua kemi more ndonjë faj?!

Jo, ne jemi të mirë shumë.

VASILIQIA – GRUAJA GREKE E ALI PASHAIT…

Vasiliqia ishte një vajzë e bukur, greke, thonë (Elena me Arben Llallën e nxjerrin me siguri arvanite ortodokse). Në një nga ekspeditat e tij, Ali pashai ia vret gjithë familjen asaj dhe këtë e merr në haremin e tij, ku kishte 600-700 vajza e gra!

Më vonë Aliu e merr për grua dhe bie në dashuri keq me të, se vajzë e mirë dhe e re e ai ishte plakur tashmë. Ishte edhe besnike grekia e vogël… jo si ajo e Pushkinit (Thonë se Vasiliqia nuk u martua kurrë pas vdekjes së Aliut. “Nuk ka burrë të denjë”, – tha ajo – “që të gëzojë gruan e Ali pashait!” Edhe pse ajo kishte kërkesa.). Mendohet se Vasiliqia e ndikoi Aliun ta ndihmonte revolucionin grek, që i dha mundësi Greqisë (e jo Shqipërisë), që të pavarësohej nga Perandoria Osmane më 1822, dhe Aliu e pagoi me kokë këtë ndihmë.

Kemi shumë shqiptarë që janë sanguinë, jepen shumë pas gruas, lënë kokën për të, ajo ua merr unin e ata humbin arsyen. Dje kishim Aliun, sot kemi Metën etj.

Aliu nuk e kishte origjinën shqiptare, stërgjyshi i tij kishte ardhur diku nga Anadolli në Tepelenë dhe ai u martua me vajzën e çalë (që nuk ia merrte kush) të një beu lokal shqiptar aty. Prandaj beu e matroi me një të huaj… Aliu është brezi i 3-të apo 4-rt i këtij ardhacaku. Por krijoi familje shqiptare dhe u rrit si kaçak në ato zona të egra të Shqipërisë, i ndikuar shumë nga e ëma Hanko dhe dervishët e zonës!

Pati sukses dhe e gjeti rrugën të bëhej pasha, krijoi një perandori. William Plomer, te libri i tij “Diamanti i Janinës”, thotë se ai kishte aq autoritet, sa sikur t’i mbushej mendja të merrte gjithë Greqinë dhe ta shpallte të pavarur, ai do e arrinte këtë, se grekët (a e thashë mirë këtë fjalë? Grekët e Elenës, që nuk ekzistojnë), do e pranonin Aliun si mbret.

Tani a kishte more grekë ai territor dhe sa kishte? Sa kishte arvanitas, dardanë e vllehë, që grekët u treguan më të aftë dhe krijuan shtetin e tyre, me ndihmën edhe të shqiptarëve?!

Pra, ku është defekti jonë, që ne jemi kaq të vonuar, për t’i kuptuar gjërat dhe presim që punët të na i bëjnë të tjerêt?! Mos ēshtë osmanizimi, islamizimi dhe mentaliteti budallë, që krijohet prej tij nga rrush-prerja?! Pse nuk e thotë Elena këtë, se Milo e Fahri Xharra e Bajram Kabashi u shqyen duke e thënë, por prapë shqiptarët, si në Shqipëri e Kosovë, e në vise tjera dhe në diasporê e kanë kokën pak të rëndë, për të mos thënë të trashë, për ta kuptuar realitetin objektiv dhe rrimë duke përsëritur retorikën: na e kanë fajin të tjerët, e ne jemi fatkeqë!

Duhet me i ngre disa pikëpyetje logjike që të vëmë në punë arsyen, se fjalët i zotërojnë edhe ata pa arsye, që nuk dinë çfarë thonë. Duhet të guxojnë të merremi me veten dhe të mos i fajësojmë të tjerët! Edhe pse ata mund të kenë faj, ne duhet të shohim gabimet tona, dhënien e Çakorrit nga Ramboja, mos-liberalizimin e vizave për marrinë e tij dhe pastaj shpalljen “tradhëtar” të Ramës, për të justifikuar veprimet e dëmshne të tij ndaj Kosovës! Pra, karakteri i keq i liderit hajn shqiptar del në pah edhe sot.

Dalim te Elena. A kishte grekë në Greqi, më 1922. A u martua Aliu me një greke? A bëri Aliu një mut të madh për Shqipërinë e shqiptarët, edhe pse Napolon Bonoparte, me origjinë të largët shqiptare, i tha Aliut në atë kohë: “shkëputu nga Perandoria, po të ndihmoj…”, por Aliu si otoman kokërëndë dëgjoi anglezët dhe shkoi për lesh.

Ne si shqiptarë nuk fitojmë more asnjë gjë me librat disi të ekzagjeruar të Elenës, ku tregon histori, por ku mungon trajtimi e arsyetimi i duhur, që ne të mos krijojmë urrejtje për grekët “që na e futën” (se nuk mbeti kush pa na e futë!), por të shikojmë të përfitojmë prej tyre. Nga mënyra se si e respektojnë ata shtetin dhe si e bënë shtetin e tyre.

Greqia i ka helenizuar shqiptarët atje, arvanitët e dardanët por edhe vllehët, se ndoqi konceptet e shtetit komb, nacion, si vendet e tjera Europiane. Ne nuk e bëmë dot këtë, nuk po mund ta bëjmë as sot si duhet, e si gjithmonë fajin na e kanë të tjerët? E shqiptarët tanë, që shesin bythën me rastin më të parë, a nuk kanë asnjë faj?!

PO SERBËT, A NA PËRDORËN ASHTU SI TURQIT E GREKËT?!

Në të njëjtin plan i kemi rrethanat edhe me sllavët e kryesisht me Serbinë. Si na përdori turku si popull qyqar për të mbajtur Perandorinë Osmane, ashtu si grekët, që na përdorën e po na përdorin edhe sot me mbajtë Greqinë, ashtu na përdori dhe na përdor, tallë bythën me ne, edhe Serbia, Mali i Zi por edhe Maqedonia.

Kemi popull kokëtrashë, në krahasim me fqinjët – na ndihmon vetëm toleranca ndaj tyre e baballëku. Ata ende janë duke na përdorur e ne nuk i kapim si duhet intrigat e politikës dhe diplomacisë ballkanese e më tej. Sot jemi më mirë se kurrë më parë, por duhet ende të ngrihemi në nivelimn e arsyetimit politik, si fqinjët tanë!

A e keni pa patriotin Fahri Xharra si krenohet? “Serbinë e çliroi njeriu me plis…” – thotë.  “Mbreti i parë i Serbisë ishte shqiptar…” E ku është krenaria e entuziazmi këtu? Pra, për të zezën tonë të përjetshme, ne krijuam edhe Serbinë! Dhe jemi në konflikt me ta që në shekullin e 7-të, e nuk kemi zënë mend, prapë e mbushim territorin me xhamia e piskama arabe dhe ankohemi si qaramanë, pa qenë në gjendje ta ndryshojmë realitetin. Fajin e kemi vetë se nuk dimë, si tha Papa Albani XI: “populli em u ba rob, se nuk pati dien…

Dhe patriotat shqiptarë si Marin Mema, Elena Kocaqi, Fahri Xharra, Gjergj Bajram Kabashi etj. ndër ta edhe unë, çajmë kopalla përditë, duke u treguar shqiptarëve rrugën e drejtë, e ndonëse e teprojmë nganjëherë, po sulmohemi më shumë nga shqiptarët, që janë një dorë e zgjatur e shëbimeve sekrete anti-shqiptare të vendeve fqinje e më gjerë. Na padisin, raportojnë e bllokojnë edhe në FB, përveç tjerash. Turp e marrja e zezë për ta, por kjo nuk mjafton, nuk e ndryshon realitetin.

K O N K L U Z I O N

Ajo që kemi humbur nuk kthehet më, qaj Elena qaj, qani edhe ju tjerët. Ne duhet tani të promovojmë paqen, demokracinë, tolerancën dhe bashkëpunimin. Me luftë kemi humbur shumë, humbjet nuk kthehen. Të ruajnë sot interesat tona, të mos bëhemi qesharakë, si palla turke e arabe, e të kënaqemi duke humbur! Të përdorim trurin më shumë se muskujt!


KONTRIBUTI DHE GRACKA E GLORIFIKIMIT TË HISTORISE

Kolec Traboini Lexova shkrimin e Arben Çokaj mbi shqiptaret qe ne histori i kane dhene me shume vlere fqinjeve se kombit te vet. Bie pergjithesisht ne nje mendje me autorin por me disa perjashtime të vogla. Them te vogla por nuk jane krejt pa rendesi. Sepse veç kush ka jetuar ne Greqi per disa vjet e kupton se lista qe A. Çokaj sjell si Kocaqi, Xhara, Kabashi apo ndonje tjeter me trajtesat e tyre nacionaliste atdhetare, jane miniatura shqiptare lavderuese para makines propoganduese gjigande te fqinjeve tane. Kam jetuar 5 vjet ne Athine dhe e njoh mire Megaloidhene Greke. Ne, flas per emrat qe permenden, vetem fare thjeshte po perpiqemi te reagojme perballe perralltareve ciklopike grekë e serbë ne fushe te nacionalizmit. Edhe greket e Amerikes e kane propoganden te jashtzakonshme.

I kane kapur mergimtaret shqiptare per zverrku me krushqira e kumbarira dhe i kane bere per vete, sa dikur festat e Flamurit Kombetar Shqiptar, beheshin me kenge greke ne restorantin e shqiptarit Anthony Athanasi, Pier Four, në Boston. Prandaj, megjithese edhe une i shoh shkrimet e disa autorve si nje romantizim i historise, nuk i anatemoj, se te pakten bejne perpjekje per te kthjelluar disa mendjet e zymta anadollake dhe grekofone. Por nuk duhet tepruar e kete ata duhet ta kene parasysh. Se kur teprohet nga histori romantike kthehet ne histori humoristike. Ne jemi nje popull ne erozion. Jemi ne rrezik te kthehemi ne inferior e te firohemi ne nje province te braktisur, prandaj ta mbash pak moralin ne lartesi sado modeste nuk eshte keq. Por tepria dhe agresiviteti veç prishin pune, se po na thone qe nje shqiptar ka formuar mbreterine e Serbise.

Po ne rrefime renegatesh do ta kthejme historine e shqiptareve. Kesisoj glorifikimi i ca satrapeve osmane si 40 veziret dhe si Ali Pasha me neverisin, sepse kjo na tregon katerciperisht se pse ne shqiptaret nuk beme kurre nje shtet per te qene e me shume punuam per te tjeret se sa per veten. Dhe faqja e zeze, mburremi me ata qe kane punuar per pushtuesit e aspak per kombin e vet. Kesisoj renegatesh nuk i duhen Shqiperise dhe kuptohet as historise. Ndaj them le te zbukurohemi paksa por jo deri atje sa ne vend te heqim vetullat, te nxjerrim syte. Romantizimi i historise eshte i tejkaluar, por veç te mos harrojme se ky stil glorifikues deri ne megadhomani, fqinjeve tane u ka vlejtur shume. Dhe mjerisht ne kurriz te shqiptareve, te cilet ne histori me se shumti jane treguar miope dhe naive, çfare nuk le vend per glorifikimin e bemave ne histori.

K. P. Traboini