NA SHKOI JETA SI SHKRUMB ZJARRI, HIP E ZBRIT BALI NGA KALI

0
144
Sali Berisha - karikaturë

Kolec P. Traboini

NA SHKOI JETA SI SHKRUMB ZJARRI
HIP E ZBRIT BALI NGA KALI

Na shkoi jeta lemeri
Rama ik – Eja Sali
– Ejani mor te dy bashke
E te ikim te gjithe jashte.

Na shkoi jeta me genjeshtra
Vene ne krye ca kokpjepra
Thone jane karizmatike
Thone jane zonja hekra.

Sala beri kinse iku
Por s’u tund Bali Kreshniku
Vuri ne krye nje Lul djale
Qe e kishte familjar.

Por nje dite marioneta
Desh te ece me kembe te veta
I tha Balit zbrit nga Kali
Se keshtu do Amerikani.

Veç ta shihnit çfare terbimi
Korb u be Bali trimi
Nis fushaten me gojore
Me Dylqinjen ne foltore.

Thone qenka Kokalarja
Grua greku veprimtarja
I pervishet Lul keqit
Si te ishte Verla e Dreqit.

Kjo Dylqinja Angjelaqi
Me gallate te gjithe i kenaqi
Thote te ike Lul krahthati
Ne vend te tij te vije Lugati.

Ziejne rrotull nje kazani
Porsi shtrigat e shejtanit
Ik ti Lul, çapaçul
Eja Bal e ha pasul.

Kjo mor kjo eshte Shqiperia
Mblidhen te marret mijra-mijra
Ik ti, e eja ti,
Tjeter pune s’kemi tani.

Sapo ketu te mbaroje parja
Do te ike dhe Kokalarja
Na shkoi jeta si shkrumb zjarri
Hip e zbrit Bali nga kali.

Kol Shkodrani
2 tetor 2021