NA KA LËNË TURKU ME DEFEKT NË KOKË !

0
500
Arben Çokaj - pikturë

Arben Çokaj

E keqja më e madhe e kombit shqiptar është se si pasojë e pushtimit turk dhe islamizimit, ne jemi kthyer përmbys, na e ka ndryshuar busulla orientimin…

Në të gjithë botën Perëndimore pas Revolucionit Francez, u krijuan shtetet nacionale, shtetet kombe, dhe nëse e shohim me kujdes, e djathta atje ka bërë dhe bën shtet, kurse e majta e lëshon shtetin më lirshëm, janë liberalë, për të mos thënë e lëshojnë pa ligj e pa duar!

Kurse tek ne, përkundër kësaj tendence normale, ne kemi patur dhe kemi shtet anormal, pikërisht se na mungon e djathta, ose më saktë, e djathta jonë është e kompromentuar, është islamike! Prandaj me pak kokrra nacionalistësh të ndershëm nuk kemi mundur të bëjmë shtet nacional shqiptar, nuk po mundemi as sot. Pse? Se mentaliteti i shqiptarëve është dominant turqeliko-islamik.

E për këtë arsye, pas pushtimit turk, Zogu bëri një shtet dallkauk, kurse i vetmi që bëri shtet të rregullt ishte Enveri! E kur flasim për shtet, aty e kemi referencën. Shtet shqiptar tjetër, që funksionoi si shtet, po flas për ata që kanë njohuri për shtetin, e jo për njerëz emocionalë, nuk ka bërë kush tjetër deri sot. Shikojeni shtetin e sotëm, e djathta nuk lë gjë pa bërë për ta shkatërruar shtetin, dhe për të marrë pushtetin, me qëllimin e vetëm, për të vjedhë shtetin! E çfarë lesh e djathte është kjo more?!

Sqarimin për këtë e gjejmë pak a shumë edhe te libri “Unë jam e kuqja” të nobelistit turk, Orhan Pamuk. Autori sqaron se si feja islame u krijua si kundrapedal e krishtërimit, dhe synonte që të bënte gjithçka ndryshe, ose në të kundërt të krishtërimit dhe të popujve e kulturave që kishin fenë e krishterë. Këtë e filloi së pari Muhamedi, pastaj tjetët me radhë, dhe sot kultura islamike shpesh paraqitet si komplet irracionale, aq sa të quajnë islamofob, sapo u tregon atyre të vërtetën… Muhamedi e dinte se kush është feja e krishterë, i dinte edhe ritet e saj, e kur krijoi islamin, ai donte të bëne një fe që të ishte ndryshe nga krishtërimi, për të treguar se nuk e ka kopjuar atë. Pra, e kopjoi dhe e zbatoi nga e kundërta, edhe gjuhën arabët e shkruajnë nga e kundërta… nga e djathta në të majtë.

Ndërsa Muhamedi po mendonte se si t’i lajmëronin besimtarët se është koha për lutje, “të krishteret kanë kumonë”, tha ai, “po ne?” “Bilall” – i thirri shërbëtorit të tij me ngjyrë, – “hip majë murit dhe bërtit: All’ah Akbar…” – e kështu e ka fillesën edhe lutja islame, që sot dëhgjohet me altoparlante nga minaret e xhamive. Dhe Pamuk e sqaron te libri i tij ratet se si pashallarët turq vuanin të gjenin mënyra, për t’i bërë punët në të kundërt të mënyrës se si kryheshin ato në vendet e Perëndimit. U zgjata pak këtu për të sqaruar se edhe truri i shqiptarëve pak a shumë ashtu punon, në të kundërt të mënyrës se si kryhen punët në Perënmdim, pikërisht nga kjo kulturë e imponuar për 5 shekuj me radhë nga pushtuesi osman.

Prandaj si duket edhe ne i kemi këto probleme që kemi. Pse psh. e Djathta Shqiptare nuk synon forcimin e shtetit dhe ligjshmërisë, të institucioneve të pavarura e demokratike etj., si në vendet e Perëndimit, por synon paligjshmërisht të vijë në pushtet? Kjo qeveri meriton me ikë qysh nesër, por në mënyrë të ligjshme, me votë, prandaj si unë, edhe vendet e Perëndimit, nuk i përkrahin more këto psikopata, që duan pushtetin përmes rrënimit të shtetit e të institucioneve demokratike! E djathta shqiptare synon me revolucion kuqalosh të marrë pushtetin. Duket se ka njohje shumë të ulët të parimeve shtetformuese dhe të politikës. Nonsens politik! E djathta është viktimë e pasioneve të marra të Saliut!

Për këtë arsye, që në fillim kam qenë e jam kundër kësaj tendence, që po ndërmerr opozita gjoja “e djathtë shqiptare”, e cila ka marrë mendtë e Che Guevaristes, Monika. Politika ka parime, shteti ka ligjshmëri. Ose sillesh ashtu si duhet, ose e humbet si Xhaferri simitin!

Në vitin 1915, në Çanakala luftonin nacionalistat fetarë shqiptarë në krah të turkut, e kundër fuqive Evropiane. U vranë nja 25-50 mijë shqiptarë në mbrojtje të dovletit, ndërsa trojet shqiptare po shqyheshin nga fqinjët tanë të krishterë… e askush s’i mbronte tokat tona, se nacionalistët shqiptarë në trojet shqiptare ishin aq pak dhe kishin ndikim të ulët publik, sa nuk mund të bënin një organizim të duhur shqiptar, në mbrojtje të trojeve shqiptare. Patëm vetëm disa përpjekje sporadike e organizime lokale, që u shtypën me lehtësi, si Ded Gjo’ Luli me trimat e tij malësorë, e disa çeta luftëtarësh nga jugu, etj. Mos ta harrojmë as feudalin, kapidanin e Mirditës…

I vetmi që bëri një organizim disi më të rregullt e masiv ishte Enveri dhe prandaj edhe e fitoi luftën dhe mori pushtetin më 1944. Por ai vendosi një regjim ekstrem të majtë, që pavarësisht se bëri shtet që funksionoi disi, dështoi në fund, se nuk ishte shtet nacionalist dhe në interes të plotë të kombit. Ndërsa nacionalistat kanë fe e atdhe, e feja shumicë tek ne është pra islami. Shikoni Turqinë, Erdogani në emër të fesë e nacionalizmit ka marrë pushtet. Por ne nuk na intereson një pushtet i tillë islamik, se realisht është më i keq se ai komunist. Dhe nëse e shohim, edhe Saliu kur mori pushtet dhe u mundua të hiqej si i djathtë, forcat nacionaliste e çuan atë drejt fesë, drejt azilit të pavetëdijes, dhe përfunduam kështu në Konferencën Islamike

Si përfundim, e djathta shqiptare nuk ka qenë në gjendje kurrë të bëjë shtet të rregullt shqiptar, kulmin e ka me Zogun dhe me Saliun, por të dy dështuan, sepse e djathta shqiptare kur shikohet në tërësi, ka parimin “për fe e atdhe”. E kur katoliku shqiptar mbyll sytë, i del si imazh një kishë e një prift, e ai kujton se ashtu i del edhe shumicës muslimane shqiptare. Por jo. Shumicës së shqiptarëve kur mbyllin sytë u del imazhi i xhamisë, eZanit, minares e shamisë, hoxhës e Azisë. Pavetëdija e popullit shqiptar pra, është turko-arabike dhe prandaj nuk jemi në gjendje të bëjmë shtet funksional me parime perëndimore.

E kështu sado të duam ne, me ato elemente islame që kemi, ne rrejmë veten kot, nuk mund të bëjmë shtet. Kurse e majta nuk bën shtet nacional askund, synon me e shkrehë shtetin, shkon pas LGBT-ve e pas perversionit, se mbahen për liberale…

Prandaj ne shqiptarët e kemi të vështirë të bëjmë shtet dhe kjo po shihet se në këto 29 vjet ma shumë e kemi vjedhë shtetin, se e kemi ndërtuar atë. E nga inati, edhe për këtë, kemi tendencë që fajin me ia hedhë Enverit. Por jo. Enveri i bëri krimet e tij, sot fajin e kanë muslimanët e katolikët, që mund të bëjnë xhamia e kisha, por shtet nacional shqiptar nuk po mund të bëjnë, se shikon secila palë për me e vjedhë shtetin…

Vetëm orientimi racional, drejt dijes e shkollimit dhe drejt një shteti nacional, të një modeli evriopian, na nxjerr ne nga bataku, ku kemi ngecur si shqiptarë!