Myslimanët shqiptarë drejt ndarjes në “Gylenistë” dhe “Erdoganistë”; kjo nuk na perket neve dhe nuk duhet te influencoje askend këtu

0
383

Mentor Kikia – Nga Revista Drini11 Maj 2018

Shqipëria dhe Kosova, janë më të “prekurat”, është hapur lufta mes “Gylenistëve” dhe “Erdoganistëve”. Qeveritë dhe grupet politike mund të joshen nga pushteti i Erdoganit, dhe ti përulen e binden.

Një dukuri e frikshme është duke ndodhur në mesin e besimtarëve myslimanë në Shqipëri. Të paktën në mesin e atyre që drejtojnë komunitetin dhe institucionet fetare, atyre që janë aktivë, të arsimuar e që përbëjnë elitën e këtij komuniteti.

Ata po vetëndahen në “Gylenistë” dhe, për pasojë, në “Erdoganistë”. Lufta e shtetit Turk, osë më saktë, e Presidentit Erdogan, ndaj strukturave të teologut Fethullah Gylen, është shtrirë edhe në vendet ku ai ka qenë i pranishëm me investime, apo shoqata kulturore e fetare.

Për pasojë edhe në këtë vende, ku Shqipëria dhe Kosova, janë më të “prekurat”, është hapur lufta mes “Gylenistëve” dhe “Erdoganistëve”. Qeveritë dhe grupet politike mund të joshen nga pushteti i Erdoganit, dhe ti përulen e binden.

Por pushtetet dhe pushtetarët janë të përkohshëm. E rëndë dhe me pasoja të rënda shoqërore do të jetë ndarja e vetë besimtarëve në dy klasa, ndarje e cila nuk mund të korigjohet lehtë, pasi ndarjet fetare vetëm thellohen me kohën.

Të paktën kështu dëshmon historia. Ndaj është detyrë e të gjithë zyrtarëve, teologëve, drejtuesve të komuniteteve dhe dhe institucioneve, që të mos i fryjnë kësaj ndarjeje, pasi pasojat mund të jenë të rënda. Lufta mes Erdoganit dhe Gylenit eshte lufte per pushtet apo ndikim, qe nuk na perket neve. Ajo nuk duhet te influencoje askend ketu, pavaresisht simpative.