Myslimanët Danezë: Duhet të jetë e paligjshme të kritikosh Islamin. Ministri danez: Largohuni nga Danimarka!

0
440
Nørrebro - 8-sept-2014 - muslimanet

Pamje nga Nørrebro në Kopenhag. Foto: Steen Raaschou.

1 maj 2020Revista Drini

Një studim i ri i muslimanëve në Danimarkë tregon se një pjesë e madhe besojnë se nuk duhet të lejohet kritika për Islamin. Ministri danez i Jashtëm dhe për Integrim Mattias Tesfaye, u kërkon emigrantëve që nuk duan të respektojnë lirinë e shprehjes dhe vlerat daneze ta lënë Danimarkën.

Studimi “Liria e fjalës në Danimarkë” nga Zyra e Kërkimit e Ministrisë së Drejtësisë daneze tregon se rreth 76 përqind e imigrantëve dhe pasardhësve nga vendet muslimane si Turqia, Libani, Pakistani dhe Somalia mendojnë se duhet të jetë e paligjshme të kritikosh Islamin. Për krahasim, vetëm 18 për qind nga studimi përfaqësues të popullatës në Danimarkë midis moshave 16 dhe 74 vjeç mendojnë njësoj.

Studiuesit pas sondazhit gjithashtu kanë pyetur njerëzit nga Sri Lanka dhe Vietnami për pikëpamjet e tyre për lirinë e shprehjes, e cila është përafërsisht në përputhje me pjesën tjetër të popullsisë, shkruan Berlingske Tidende. Numrat janë kontrolluar për gjininë e pjesëmarrësve në sondazh, të ardhurat dhe arsimin, kështu që të qenit emigrant nuk është në vetvete shpjegimi…

Rezultati i studimit e ka shqetësuar Ministrin e Emigracionit dhe Integrimit Mattias Tesfaye, i cili thotë për Jyllands Posten:

Disa njerëz kanë ardhur në Danimarkë për t’u bërë pjesë e prosperitetit dhe sigurisë sonë, por të cilët nuk e pranojnë se kjo bazohet në disa liri, për shembull lirinë e fjalës.

Sipas tij, kritika ndaj pushtetit është e gjithë baza që Danimarka të jetë një shoqëri që funksionon mirë.

«Ne mund të kritikojmë politikanët, fenë dhe pushtetarët e të gjitha llojeve. Askush nuk është i lirë nga kritikat. Vendet që nuk kanë të drejtë të kritikojnë janë vende, ku gjërat po shkojnë keq,” – thotë Mattias Tesfaye.

Ministri “për fat të keq nuk është i tronditur” sipas Berlingske Tidende.

Me kalimin e viteve, është bërë gjithnjë e më e qartë se transferimi i njerëzve nga një kulturë në tjetrën është më i vështirë sesa e kishte imagjinuar, beson ai.

Kjo është arsyeja pse ne jemi me dekada larg në një luftë për vlera, dhe me siguri nuk do ta imagjinonim që kur hapëm kufirin në fund të viteve gjashtëdhjetë. Sot, thjesht duhet të pranojmë se detyra është shumë më e madhe dhe shumë më e rëndësishme sesa e kishim imagjinuar në atë kohë,” – thotë ai.

Mattias Tesfaye beson se Danimarka ka një mision të nxisë emigrantët të lënë vlerën e tyre të mëparshme dhe të bashkohen me vlerat e Danimarkës dhe ato perëndimore. Prandaj ai paralajmëron se mund të ketë nisma kundër kontrollit negativ social në komunitetet e imigrantëve.

Ne duhet ta fitojmë betejën duke u siguruar që fluksi nga këto vende nuk do të jetë  shumë i madh. Dhe duke i pasur gjeneratat e reja krah demokracisë. Këtu është mendimi im se diçka me të vërtetë pozitive po ndodh tek të rinjtë,” thotë ministri.

Ai u kërkon emigrantëve që nuk duan të respektojnë vlerat daneze, të largohen përsëri nga Danimarka.

Brian Arly Jacobsen është profesor i asociuar në Departamentin e Studimeve Ndër-Kulturore dhe Rajonale në Universitetin e Kopenhagës, dhe thekson se studimet e mëparshme kanë treguar të njëjtën tendencë. Prandaj, këto qëndrime nuk janë të reja dhe ndryshimet pasi studimi i mëparshëm nuk është gjithashtu i madh.

Nuk është risi në atë kuptim – por mund të thuash që asgjë nuk ka ndryshuar me të vërtetë, që nga hera e fundit qëkur janë bërë hulumtime të tilla,” thotë Brian Arly Jacobsen.

Ai beson se qëndrimi kritik ndaj kritikës për fenë tërheq tema për diskutimin, që lidhen me shfuqizimin e paragrafit blasfemik 2017, fetva (Fatva) kundër Salman Rushdie, autorit të librit “Vargjet Satanike”, të cilat shumë muslimanë e konsideruan blasfemues, Karikaturat e Jyllands-Postens për Muhamed-in dhe satirat e revistës sairike franceze Charlie Hebdo, e pati botuar disa karikatura për Muhamed-in dhe iu nënshtrua një sulmi terrorist.

Pse zëdhënësi i Partisë Popullore Daneze Peter Skaarup është “i mërzitur” për këtë, është në natyrën e politikës kur, megjithë paralajmërimet me dekada, një problem shoqëror në rritje dhe shqetësues ende nuk është kapërcyer, por ai thotë po aq mirë:

Unë mendoj se është shumë tronditëse, që ka kaq shumë muslimanë në Danimarkë, që nuk e mbështesin lirinë e shprehjes dhe nuk e kanë kuptuar qartë, se në cilat vlera bazohen vendi ynë. Studimi pasqyron dekada të integrimit të dështuar dhe duhet të çojë pjesërisht në forcimin e integrimit në lidhje me grupin e emigrantëve, që nuk mund të riatdhesohen, dhe pjesërisht për të siguruar, që ata që mund të riatdhesohen bëhen një gjë e tillë,” thotë Peter Skaarup.

Sipas Arly Jacobsen, ekzistojnë dy arsye kryesore për t’i rezistuar kritikës fetare:

Njëra është se muslimanët, veçanërisht Evropa Perëndimore, ndiejnë një presion mbi fenë dhe identitetin e tyre.

Atëherë disa muslimanë – dhe në këtë rast një shumicë – përgjigjen duke thënë se një zgjidhje mund të jetë marrja e një lloj paragrafi blasfemie. Se bëhet e paligjshme të kritikosh Islamin,” shpjegon Brian Arly Jacobsen.

Arsyeja e dytë është se emigrantët vijnë nga vendet, ku ka tradita të tjera se si të ligjësojnë për lirinë e shprehjes.

Mund të duhet ca kohë për të shndërruar qëndrimet e vjetra të lirisë së shprehjes në vlerat e vendit të ri pritës“, thotë Brian Arly Jacobsen. Ai gjithashtu tregon për çështjen e homoseksualizmit si një fushë refraksioni.

Mund të zgjasë ca kohë“, po.

Marrë nga: Document.no

Nga norvegjishtja: Gjergj – Bajram Kabashi