Muzgu i mizorizmit

0
1033

SALI LEKA

Tregim nga libri “Shkrimtarët në skëterrin e diskriminimit komunist”

Me shumë nderim për djemtë dhe burrat, vajzat dhe gratë e shekullit 20-të, mendimtare vizionare, guximtare dhe krenare me vullnet dhe dinjitet.
Dituria dhe vizioni i tyre nuk u errësuan nga muzgu i skëterrit, shpirti dhe zemra e tyre nuk u ligështuan nga diskriminimi i tmerrshëm mizorist.

KOLONEL DANI MEHMET ZYKAJ

Në ato vite kur Shqipëria quhej socialiste edhe me diktaturë proletariste unë kisha shokë dhe shoqe besnike dhe kreshnike viganike. Sa më shumë më shtoheshin rreziqet aq më shumë më shtoheshin dhe shokët e shoqet jetike sublime eposike. Me shumë kujtim për ata shokë që nuk jetojnë, me shumë admirim për ata që jetojnë dhe kontribojnë për epokën e sotme të demokracisë që aq shumë kemi endërruar por edhe sakrifikuar.

Përpara se të filloj të rreshtoj fakte dhe ngjarje të vërteta nga tregimi “Muzgu i mizorizmit“ e kam obligim sublim të falenderoj me shumë admirim dy redaksi gazete që kanë botuar tregimin “Survejuesit e përsekucionit dhe manipuluesit e tranzicionit“.
Tregimi u botua ashtu si e dërgova unë me siglën: Letër e hapur drejtuar AIDSSH me kryetare Znj. Gentiana Sula.

Për dijeni Z. Edi Rama kryeministër i Republikës së Shqipërisë. Nga Edi Rama e mora njoftimin për leximin e tregimit “Survejuesit e përsekucionit dhe manipuluesit e tranzicionit“.

E falenderoj Edi Ramën për angazhimin dhe përkushtimin që ka për çdo sektor jetik për zhvillimin dhe modernizimin e Shqipërisë të shekullit 21.
E admiroj Edi Ramën për guximin e betuar për të forcuar drejtësinë dhe për të konsoliduar demokracinë që na ka munguar prej shtatë dekadash.

MAJOR ZOTO KORVAFA

Kurse ngjarjet e tregimit “Muzgu i mizorizmit“ kanë ndodhur në vitet e skëterrit, kur Shqipëria quhej socialsite dhe në zonën elektorale ku banonte familja ime deputete e kuvendit popullor ishte shoqja e nderuar Vito Kapo bashkëshortja e Hysni Kapos antar i byrosë politike komuniste i treti funksionarë partie dhe shteti mbas Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë.

Kur prokuroria dha pretencën juridike për arrestimin dhe diskriminimin përpara popullit të shkrimtarit dhe poetit Sali Leka i mbushur me tregime eposike dhe poezi lirike, erotike, babai im u takua dhe bisedoi me deputeten Vito Kapo.

Takimin dhe bisedimin e babait me Vito Kapon i kam shkruar në një tregim të paharruar në librin e titulluar: “Mëkatari dhe projektuesi i mizorizmit enverist“ por sot theksoj: Fjalët që Vito Kapo i tha babait për mua, më kanë tingëlluar pandalim si muzika më e ëmbël e shpirtit, dhe si flladi më aromatik gjatë viteve të jetës me punë të madhe të dobishme.

Kur Vito Kapo u takua me popullin si kandidate për deputete babai im foli në publik dhe doli përshëndeti në podium Viton, por survejuckit i thanë: “Ky është babai i shkrimtarit dhe poetit Sali Leka dekadent, mikroborgjez, degjenerues për njeriun e ri proletarë socialist që ka formuar partia dhe shoku Enver.

Sali Leka reaksionarë i rrezikshëm ka formuar grupe armiqësore kundër partisë dhe komunizmit. Kurse dy shokët e mi Zenel Sulika dhe Ramazan Shkalla nuk u lejuan me takuar Vito Kapon por nuk u frikësuan dhe kërkuan me u burgosur me shkrimtarin eposik Sali Leka.

Vallai i Zenelit Haxhiu i arrestuar për shpërthimin e tre minave në cisternen metalike të naftës dhe për afishimin e parrullave kundër Enver Hoxhës në vende publike bashkë më grupin me kryetarin shkrimtarin Sali Leka.

ZOTO KORVAFA ME BASHKËSHORTEN

Haxhi Sulika u torturua egërsisht. Jeton edhe sot por i sëmurë rëndë. Këto masakra makabre, antinjerëzore i kam shkruar në tregimet e librit me titull: “Mëkatari dhe projektuesi i mizorizmit enverist”, por disa krime dhe masakra tragjike nuk i tregoj të tëra se janë shumë të llahtarshme, rrënqethëse, të tmershme që mos i pafshin me sy njerzit e mirë, të drejtë dhe të sinqertë.

Në faqet e tregimit “survejuesit e përsekucionit dhe manipuluesit e tranzicionit“, unë kam shkruar emrat e 13 funksionarëve të lartë komunistë të viteve të muzgut të mizorizmit shokët Ismail Caushi, Dervish Lelo, Apostol Noci, Filip Preli, Vasillaq Shano, Zyhdi Shahini, Xheladin Subashi, Nexho Konomi, Boris Koja, Todi Lubonja, Fadil Paçrami, dhe dy anëtarë të byrosë politike Hysni Kapo dhe Gogo Nushi, por nuk kam shkruar emrat e dy burrave kreshnikë eposikë të admiruar kolonel Dani Mehmet Zykaj dhe major Zoto Korvafa.

Nuk i kam harruar, por për këta dy viganikë eposikë të admiruar, kam shumë tregime me ngjarje të mahnitshme, të vërteta, të dobishme. Në tregimin “Muzgu i mizorizmit“ do të rreshtoj disa episode pikante, brilante, për nderimin dhe kujtimin e takimeve dhe bisedimeve të përzemerta me kolonel Dani Mehmet Zykaj dhe major Zoto Korvafa.

Njëzet e pesë vjet me punë të madhe dhe kontribut të çmuar për drejtësinë dhe demokracinë për Atdheun, Shqipërinë me vepra të dobishme për popullin shqiptar, bashkë me colonel Dani Mehmet Zykaj, major Zoto Korvafa, kolonel Godo Gjokutaj, major Ajet Hodo, Gjeneral Muhamet Prodani dhe shokë të tjerë fisnikë, humanistë, besnikë teuratikë, Dhimitër Fullani, Shaqir Palamani, Sejdin Kondi, Skender Luca, Ismail Çaushi, Aleksander Xhorxhi, Apostol Noci, Filip Preli, Vasillaq Shano, Zyhdi Shahini, Nexho Konomi, Boris Ilo Koja, Todi Lubonja, Fadil Paçrami, por kryesia e frontit të kulakëzimeve të familjeve fisnike shqiptare me kryetare Nexhmije Hoxha dhe nënkryetari shkrimtari Ismail Kadare aprovoi internimin e familjes të shkrimtarit Sali Leka, dekadent mikroborgjez dhe reaksionarë i rrezikshëm.

Në Tiranë prokuroria lëshoi pretencën për arrestimin publik të shkrimtarit lirik erotik Sali Leka. Partia me survejuesit e sigurimit lajmëroi popullin për ta grumbulluar dhe për të kërkuar, dënimin e rëndë për armikun e partisë dhe të komunizmit. Kurse unë u largova u maskova dhe prokurorit i dërgova lajmin:

– JU NJOFTOJ SE NUK E PRANOJ ARRESTIMIN PUBLIK:
As nuk arratisem nga Shqipëria! Mos e lodhni ushtrinë dhe policinë për të kërkuar se nuk më kapni kurrë! Do të jetoj dyzet vjet pyjeve dhe maleve dhe bashkë me arinjtë dhe derrat e egër do ti zhduk ujqit dhe ulkonjat gjakatare të tmerrshme dhe të llahtarshme. Në fakt prokurorin e disinformova, e gënjeva, e çorientova sepse unë u strehova në qytetin e Tiranës në shtëpinë e shokut tim nga Labëria, oficer madhor i ushtrisë me banim në krahun e djathtë të rrugës që të çon në Kombinat, përkarshi uzinës “Enver”. Sa herë udhëtoj me urban për në Kombinat, faqet e mia mbushen me lot gëzimi, përmallimi dhe mallëngjimi dhe më gurgullon shpirti dhe zemra nga kujtimi dhe admirimi për shokun tim labiot fisnik dhe besnik kreshnik, për nusen e tij, për djemtë dhe vajzat e tij.

Shoku im strategy i ushtrisë, oficer madhor, kolonel i artilierisë ishte miku i Hysni Kapos, antari i Byrosë Politike Komuniste por Enver Hoxha dhe Ramiz Alia, nuk e donin, e urrenin dhe e sulmonin egërsisht. Me shumë nderim dhe kujtim për kolonelin Dani Mehmet Zykaj bashkëshorti i motrës Hysni Kapos. Pastaj u strehova në shtëpinë e shokut tjetër oficer madhor i policisë, me shtëpi në lagjen katër afër Brakës dhe Zogut të Zi. Shoku im nga Devolli, guximtar dhe strateg i veprimeve, i zbulimeve dhe instruktimeve operative policore, sedërli dhe sekretli, sofistik i dalluar, i provuar, as kushëririt të tij nuk i tregonte për strehimin tim në shtëpinë e tij.

Kushëriri i shokut tim oficer madhor në Bllokun e Byrosë Politike të Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë, erdhi për vizitë në orën 20:00 të darkës dhe u ulëm në tavolinë me gosti, meze dhe raki.

Unë i fola, i tregova: Po nuk e deshe kushëririn tënd burrë fisnik dhe besnik, i admiruar, i betuar, i admiruar, mos më duaj as mua, por më dorëzo në organet e Prokurorisë, më dorëzo fshehur tinzisht dhe jo hapur publikisht. Mirëpo oficeri madhor i bllokut të udhëheqjes së lartë komuniste na tha: -Sali! Të njoh dhe më njeh dhe ti mua, por kur të kapin do ti tregosh të tëra. Nga torturat do ta tradhëtosh dhe shokun tënd, kushëririn tim Shefikun fisnik dhe besnik i provuar, bujar dhe human i dalluar, guximtar dhe trim i marrëzuar. Edhe unë u fola: -Kurrë jo! Kurrë jo! Nuk ju tradhëtoj.

Nuk do tu ekspozoj dhe nuk tregoj asnjë fjalë për jut ë dy o kushërinj, jeni dy shokët e mi, juve të dy o kushërinj më keni gëzuar dhe mahnitur për harmoninë e përzemërt dhe shpirtnore që keni mes jush si kushërinj që jeni dhe admirimin edhe besnikërinë që keni për mua. Kurse kushëriri i shokut tim më tha: -Sali o Sali! Unë nuk kam asnjë lloj mundësie me të strehuar ty në shtëpinë time, por kur të kapin gënje dhe për mua që të kam strehuar.

Gënje që të kam strehuar që të burgosem edhe unë bashkë me kushëririn tim. Ta ndajmë dënimin përgjysëm me Shefkiun e betuar e patundur, i palëkundur për besnikëri me ty dhe për çdo njeri si ti Sali Leka, poet dhe letrar i papërtuar, shkrimtar eposiko teuratik i padëshpëruar për mos botimin e librave të tua të mrekullueshme, shembullore dhe shumë të dobishme për jetën njerëzore të çdo kombi e çdo rrace. Kurse unë mora duart e tyre dhe u betova: -Do të pranoj të bëj burgim të përjetshëm i mbyllur çdo ditë dhe çdo natë në birucën e skëterrit mizorist por kurrë nuk ju burgos ju të dyve o burra devollinj, o kushërinj sederlinj, o dy shokët e mi sekretlinj.

Shefiku, nusja e tij dhe vajza më thanë: -Sali do të rrish në shtëpinë tonë dy-tre muaj pastaj do të çojmë në Devoll tek miqtë tanë. Unë i falenderova shumë dhe mbas dy javësh u mora leje dhe u largova nga shtëpia e tyre. Në orën 22:00 të natës trokita në shtëpinë e operativit të Sigurimit, kapiten Ismail Rama nga Dibra. Nga dera doli nusja dhe më tha: Ismaili nuk është në shtëpi por ma jep porosinë mua. Kurse unë i fola: Jepi lajmin Ismailit që Sali Leka është i strehuar në shtëpinë e Sejdin Kondit. Mirëpo nusja më tha: Po nuk të mbajti Sejdini eja të çojmë tek dajot dhe miqtë tanë, në Kastriot, Shumbat, Sllovë dhe Sllatinë.

Unë e falenderova nusen e Operativit të Sigurimit Kapiten Ismail Rama strateg i dalluar i hetimit dhe zbulimit të çdo lloj krimi dhe u nisa për tek shtëpia e shokut tim Sejdin Kondi në lagjen për karshi gjimnazit Sami Frashëri. Shoku im i betuar Sejdin kondi me nënën, nusen, djalin në shkollën e lartë dhe vajzën në shkollën e mesme dy fëmijë të edukuar dhe të kulturuar.

Nëna e Sejdinit më garantoi dhomën komode, mbas vdekjes së babit Sejdini e bëri nënën e tij komandante supreme dhe absolute të familjes, në lagjen e Sejdinit banonte edhe vajza qqë mua më dashuronte për tu martuar. Aty në dhomën e katit të dytë unë u takoja çdo ditë me vajzen që më dashuronte, edhe unë e dashuroja shumë, por nuk i jepja ngrohtësi as butësi, sepse isha i acaruar, i revoltuar, i indinjuar. Kurse vajza më ledhatonte gjoksin, shpinën, supet, ballin, faqet dhe më pyeste: Pse je i egërsuar Sali? Unë të dua shumë ty! Mos u shtir sikur je i keq, je i egër. Ti Sali je i miri i të mirëve, je i buti i të butëve, je i ëmbël, shumë i ëmbël! Nëna e Sejdinit na thotë: Martohunu, dhoma është e juajaj përgjithmonë.

Ka shtëpi të madhe Sejdin Kondi. Kurse unë vajzës së dashtun i fola: Jam i arrestuar! Do të dënohem 20 vjet burg. Mirëpo vajza e betuar dhe e dashuruar më tha: Do të rri me ty në birucë, më quaj në grup antiparti me ty! Edhe unë i fola vajzës përsëri: Unë kam telashe dhe problem të tjera dhe do të martohem në moshën 45 (dyzet e pesë vjeçare). Ty nuk të imponoj të më presësh me vite dhe dekada. Edhe vajza e shkëlqyeshme më foli: E njoh karakterin sedrin, krenarinë, guximin dhe betimin tënd Sali si kollos vigan kreshnik. Do të pres pesë vjet dhe pastaj do të matohem, por ty Sali do të ndihmoj dhe do të mbroj gjithmonë, sikur të kisha burrin tim dhe më puthi fort gjoksin. Pastaj vajza guximtare dhe krenare triumfatore më tha: Po ngrihem, po shkoj Sali, por më puth shumë për herën e fundit.

Edhe unë vajzës sedërqare shembullore, viganeshë aderike, si frateshë e lartësuar teuratike i fola; Unë ty sot nuk të puth me buzë dhe gojë, por do të puth gjithmonë me shpirt e zemër. Sepse ti e dashura ime tani e tutje do të jesh edhe perëndesha ime e bukur. Ti o viganeshë mbi tokësore dhe perendeshë diellore do t´më heqësh nga trupi burgun e përjetshëm, burgun e tmerrshëm mizorist. Fisi jot dhe miqtë e fisit, janë me poste dhe funksione të larta në organet e partisë dhe të shtetit. Fejohu dhe martohu me një burrë me funksione të mëdha partiake dhe shtetërore dhe më nxirr mua nga biruca e skëterrit dhe mizorizmit të egër i llahtarshëm dhe kriminel kain i tmerrshëm. Vajza e mrekullueshme e shkëlqyer, e admiruar, fisnike dhe besnike jetike sublime e dalluar e provuar u betua për të më mbrojtur mua medoemos në çdo rrethanë dhe situatë kritike, dhe u largua me përmallim dhe mallëngjim të pa harruar. Edhe unë u largova nga shtëpia e Sejdinit dhe i nisa lajmin prokurorit.

Pranoj të arrestohem, dhe të prangosem vetëm nga duart e operativit të sigurimit kapiten Ismail Rama nga Dibra, kolonel Godo Gjokutaj nga Kuçi i Labërisë, kolonel Qamil Kasa nga Shijaku dhe nga operativi i ministrisë edhe ky nga lumi i Vlorës, që në vitin 1968 më ka shpëtuar nga një llahtari e tmerrshme. Sytë e mi nuk kishin parë burrë aq strateg dhe kreshnik i admiruar, i aftësuar, i dalluar si ai.

Edhe tani kur shkruaj këto fjalë më dalin përpara syve vetullat, qerpikët dhe balli i tij brez ylberi. Strategut dhe kreshnikut Lab Vlonjat unë i fola: – Mos më ndihmo! Nuk ta shpërblej! Ndihmën dhe mbrojtjen tënde, humaniste dhe guximtare eposike. Unë shkrimtari dhe poeti Sali Leka, nuk vajtoj edhe sikur të burgosem 44 vjet, por mendohem dhe përmallohem se Tomadheja, Shën-Gjergji dhe Selba ime, nuk kanë dy burra strategë dhe kreshnikë viganikë ashtu si ti.

Prandaj unë do të flas, do të këndoj dhe do të quaj o kreshniku viganiku i Shen-Gjergjit tim samodik, o guximtari, o besniku, teuratiku, Selbani im jetik sublim. Ti je oficer sigurimi me emrin pseudonim, por unë poeti, Sali Leka blin frashin, do të quaj Sokol Delin Kristionin, Teuratin.

Edhe hetuesit unë i fola: Në birucë torturohen maskarenjtë, shpifësit, gënjeshtarët, spekullantët, fallsifikatorët, ndërsa në sallën e gjygjit dënohen mizorët,zuzarët, fajtorët.
Edhe ti shoku hetues Ndue Gjoni, shoku im besnik, i admiruar, fisnik i nderuar më torturo në se jam maskara, gelbock rezil, delenxhi, narcizist, gënjeshtarë, zgërdheck, shtrembaluck dhe kërkoi prokurorit të më dënojë pa mëshirë 40 vjet burg skëterr.

Unë shkrimtari atdhetarë dhe kombëtare shqiptar Sali Leka, njeri humanist, letrar dhe poet liberalist dhe demokrat modernist i shekullit 20 me vullnet dhe lezet, po të kisha shokë besnikë kryeministrin e Shqipërisë Mehmet Shehun dhe ministrin e brendshëm Kadri Azbiu, do të ngrija lart me post dhe funksion në kryeministri shoku im Ndue Gjoni.

Ti e meriton postin e madh në kryeministri o shoku im Ndue Gjoni o burri fisnik dhe strateg kreshnik besnik dalmatik, por në ministri dhe kryeministri Mehmet Shehu dhe Kadri Azbiu kanë ngritur në poste dhe funksione të larta, shokët e tyre, brutalistat dhe vulgaristat e tyre, xhahilistat e tyre dhe nuk e kuptojnë se këta skrupsa dhe zgërdhecka monstruozista do ti hanë kokën Mehmet Shehut dhe Kadri Azbiut dhe trupat e tyre do ti groposin pa varr.

Lexues të kohës së sotme epoka e demokracisë këtu po e ndërpres tregimin për bisedimin me hetuesin Ndue Gjoni mirditori fisnik teuratik, por ishte koha e diktaturës, kur nuk lejohej demokracia shembullore me të drejta letrare artistike. Prandaj kohën e sotme unë e quaj Epoka e mrekullueshme e demokracisë, në krahasim me vitet e shekullit 20, 1944-1990, por deri tani mizoristat e socrealizmit Enverist Ramizist kanë spekulluar duke shkruar libra me tregime, të mbushura me trillime, gënjeshtra dhe shtrembërime të fakteve konkrete dhe të ngjarjeve sidomos racisti dhe mizorist i hipokrizuar Ismail Kadare, Bardhyl Londo, Agim Cerga, Fatos Kongoli skrupsi dhe censuristi i zgërdhecur i shtëpisë botuese Naim Frashëri Tiranë.

Vazhdimin e Predikimeve të mija teuratike Kristiane Apostolike me hetuesin kreshnik eposik Ndue Gjoni do ti lexoni me vullnet në faqet e kapitullit me titull: “MREKULLIA E MADHE HYJNORE NË BIRUCKAT E VOGLA MIZORE“: Por në këtë tregim po theksoj: Për të mbrojtur hetuesin Ndue Gjoni shoku im besnik viganik dhe strateg kreshnik, unë kërkova edhe dy hetuesa të tjerë, njëri ortodoks dhe tjetri mysliman tarikati bektashian. Hetuesi ortodoks më tha: E mo Sali Leka shkrimtari i tregimeve të vërteta ashtu si ndodhin ngjarje nga jeta, por nuk i botojnë.

Pse shkruan Sali Leka tregime të vërteta dhe nuk i botojnë, Pse shkruan poeti dhe letrari Sali Leka i Selbës së Shëngjergjit poezi fetare të larmishme, të dobishme, por i quajnë dekadente reaksionare. Shkruaj Sali i Shëngjergjit Erzenik, tregime me gënjeshtra dhe trillime, shpifje dhe intriga artistike ashtu si Ismail Kadare, Vath Koreshi, Fatos Kongoli, Bardhyl Londo, Zija Çela, Agim Cerga dhe i botojnë dhe nga burgu të lirojnë.

Kurse hetuesi bektashian më tha: Ti Sali Leka e mban veten për shkrimtarë dhe mendimtarë i tregimeve të vërteta, poet, letrar dhe filozof i ditur, i kulturuar dhe i betuar për veprime të drejta, të mira, të dobishme për njerëzit, por botuesit e librave dhe gazetave ty Sali brilanti azgan poeti si hasreti Aliu dhe Haxhi Veliu nuk kanë me e pranuar as me e zbatuar psikozën e të tjerëve, se shkrimtarë, mendimtarë, filozofë të ditur, poetë letrarë të talentuar, sot quhen ata lasapxhinj që shkruajnë trillime me spekullime dhe mashtrime duke ngritur në skalione revolucionare, punëtorët dhe fshatarët për rrëzimin dhe përmbysjen e klasave borgjeze reaksionare mikroborgjeze të deklasuara.

Edhe unë ju spjegova dy hetuesve predikimet e vërteta teuratike, por këto tregime do ti lexoni me pasion në kapitullin me titull: “JEHONA E KUJTIMEVE“ por këtu po tregoj diçka nga momenti i arrestimit dhe si u njoha me operativin e sigurimit që erdhi nga Ministria e Brendshme, burri aderik eposik, puro lab soinik etnik nga Vlora. Nuk harrohet pamja vitale fizionomike viganike e tij.

Sytë e mi nuk kanë parë burrë më strateg dhe kreshnik i admiruar, i aftësuar, i dalluar si ai. Për dijeninë e lexuesve të sotëm operativi i lartë i ministrisë kishte emër pseudonim dhe nuk mund ta publikoj as sot emrin e tij. Grupi operativ i arrestimit erdhi në vëndin e caktuar dhe më arrestoi, por nuk më prangosi deri në rajonin e policisë. Aty prangat e duarve i lidhi shefi i rajonit major Zoto Korvafa edhe ky kab nga Vlora që bënte lloj lloj torturash. Major Zoto torturonte në bazë të akuzave. Kundra meje ishin akuza të forta, për letërsi dekadente për njerëzit e rinj të shoqërisë socialiste.

Kisha akuzën e dashurive të pista bordelliste me një shoqen time me shpifje dhe trillime kundra meje dhe shoqes time, vajzë sojnike, fisnike, guximtare dhe krenare shembullore, që i përballoi si kreshnike akuzat shpifëse dhe trilluese. Kisha akuzën e përdhunimit të një nuseje të bukur. Kisha akuzën për tentativë përdhinimi të një vajze të çuditshme. Major Zoto i urrente burrat që ngacmojnë vajzat dhe mu vërsul mua me tortura të tmerrshme. Kurse unë major Zotos i fola: Më torturo akoma më shumë shoku major! Më torturo për dy përdhunime.

Quaje sikur e kam përdhunuar edhe vajzën si flutur ashtu si nusen e bukur. Dhe unë ashtu si ti major Zoto Korvafa i urrej burrat që përdhunojnë gra dhe vajza. Dua ti shtyp si morra dhe ti zhduk si pleshta edhe ti shoku major Zoto më shtyp, më zhduk mua por jo si morr dhe si plesht por si kollos, eposik aderik dhe kreshnik teuratik.

Major Zoto më ngriti nga dyshemeja e birucës dhe më uli në karrige dhe më tha: Po të tregoj sekretin: Nusja e bukur e tërhoqi akuzën e pëdhunimit për ty dhe ka deklaruar: Sali shkrimtari nuk më ka përdhunuar, por më kanë detyruar dhe imponuar me shpifur dhe trilluar për Saliun, poetin dhe letrarin e admiruar, i plaodhur, i papërtuar me poema dhe tregime dhe poezi për dashurinë, harmoninë, gëzimin dhe lumturinë e çdo njeriu.

Nusja e bukur të ka shpëtuar Sali më tha major Zoto. Unë ta tregova sekretin e gëzuar për ty Sali. Tani më trego sekretin tjetër. E pse ajo vajza që të ka akuzuar për tentativë përdhunimi, është egërsuar dhe inatosur keq me ty Sali, dhe ka deklaruar: Mos e nxirrni nga biruca Sali shkrimtarin, fetarin dhe reaksionarin e rrezikshëm, horrin e keq.

E kam shumë frikë, është hamshor i egër. Do t`më përdhunojë kur të dali nga biruca.
Unë e kam të shënjtë moralin dhe nderin, nuk jetoj pa moral, do të vras veten!. Policia dhe prokuroria do të mbajnë përgjegjësi për vetvrasjen time. Unë e falenderova major Zoton dhe nisa me kënduar dhe vallëzuar pastaj i tregova sekretin tim jetik dhe sublim.

Boris Ilo Koja

Kam dy dashnore dhe jam shumë i gëzuar, i rehatuar, shkruaj çdo ditë poema, tregime dhe poezi, i palodhur, i papërtuar me dy dashnore gjoks më gjoks dhe gji më gji, me shumë dashuridhe harmoni, admirim dhe lumturi. Edhe Vajza që më ka akuzuar se kam tentuar për ta përdhunuar, më dashuron, por nuk e afroj, nuk e dashuroj dhe s’kam për ta dashuruar. Kurse major Zoto më tha: Dashuroje Sali vajzën që të dashuron edhe ajo ty. Ke dy dashnore, bëj tre, dhe mbaji në gjoks edhë në gji, me këngë edhe poezi. Edhe unë major Zotos i tregova: kurrë jo nuk e dashuroj!. Ajo vajzë shtiret sikur më dashuron mua, por në fakt dëshiron të më hedhë në kurth dhe në grackë, që kur të na kapin në flagrancë të thotë nuk e dua, më ka përdhunuar, më zhveshi, m’u vërsul.

Nuk mbahet, është tigër, sepse edhe vajzën e kanë instruktuar, detyruar dhe imponuar, me shpifur për mua, ashtu siç kanë imponuar edhe nusen e bukur, shumë e bukur por hileqare dhe tinzare e madhe.

Ramazan Shkalla

Edhe nusja e bukur, elegante, ekstravagante, e krekosur, më dashuron mua, medoemos dhe patjetër, por unë nuk e dashuroj, dhe as kam për ta dashuruar. Ajo i ka tre burra. Ajo dashuron burra me poste, funksione dhe pasuri. Edhe mua më dashuron për interesa sepse kam fonde monetare dhe pasuri të madhe. Kur të mos jem pasanik, ajo nusja shumë e bukur mua më shtyp, më zhduk, më djeg, më përvëlon. Mbas këtyre fjalëve të mia. Major Zoto më tha: Sali! Mendja jote është elektronike, dituria dhe filozofia jote janë oqeanike. Pastaj thirri mjekun e burgut sipas udhëzimeve të major Zotos dhe të shokëve të tjerë, përpiluan raportin mjeksor, për trajtim të mirë dhe ushqim special për mua.

Kurse nusja me vajzën më treguan emrat e katër personave maskarenj rezilistë, që i kishin instruktuar për të akuzuar shkrimtarin dhe poetin Sali Leka përdhunues seksi dhe degjenerues i moralit socialist. Më gëzim dhe vullnet nusja me vajzën u bënë shoqet e mia guximtare besnike jetike bashkë me dashnorët e tyre.

Zenel Sulika

Vjaza më tha: “Të kam dashur për dashnor“ të betuar o Sali Leka i admiruar dhe tani të dua për shok të fortë viganik i aftësuar. Unë e kisha dhe e kam dashnorin, por kisha ndjenja për dashuri edhe me ty, o poeti vital eposik.

Ti o shkrimtari i blerimit, i shkëlqimit, i humanizmit, i modernizmit e meriton shoqërinë me mua dhe me dashnorin tim kreshnik sokol si ti Sali Leka.

Edhe unë i falenderova nusen dhe vajzën që u bënë dy shoqet e mia, u takova dhe bisedova me dashnorët e tyre, por këto biseda të harmonishme i kam shkruar në tregimin me titull: “Me dashnorët viganikë të shoqeve të mia guximtare”.
Tregimin me ngjarje të mahnitshme nuk e paraqes për botim. Unë kam tregime të tjera për t’u botuar më shumë sesa kanë 25 shkrimtarë të burgosur dhe të pa burgosur komunistë dhe jo komunistë, humanist modernistë dhe antimodernistë.

Me shumë admirim
Shkrimtari dhe poeti Sali Leka

Puna dhe kontributi i këtyre tre shokëve e keni të shkruar në tregim, por për Boris Ilo Koja kam akoma ngjarje për të treguar.

Cel: 068 38 55 304 Tiranë, Tetor 2017