Klajd Kapinova
“Vaso Pasha, i ka shërbyer vetëm vezirit dhe sulltanit. Ka qenë ai qe ka bërë kërdinë në Bejrud, që quhet edhe Gjenocidi Libanez. Ky pasha besnik u dergua në Prizren si dorë e forte, për të mbajtur tokat e Khalifatit në truallin e Arbërit, në kohën e tkurjes së detyruar të osmanllinjve nga tokat ballkanike pas Panvarësisë së Greqisë. Në Prizren, ky pasha gjakatar, ka thënë: “Kush do që do t’guxoj të belbëzoj autonominë ndaj Portës së Lartë do të ndeshkohet me ligj për tradhëti. (Ligji ishte prerje koke dhe vendosja e saj në një hu)”.
Shqipëria, vazhdon akoma sot me dimensionet historike të fallsifikuara e të servirura nga turqit (neo-otoman) apo nga kalemxhinj të paguar nga ta. Akoma sot i falen tyrbeve dhe sulltanëve mizor shqipfolësit, që rastësia i hodhi në atë truall të shenjte.” – Robert Qafzezi
Gjendja në Liban dhe a ishte pashai “shqiptar”
Guvernator apo Mutasarrıf?
Qysh në fillim duhet thënë se Vaso (Wassa) Pasha nuk ishte asnjiherë guvernator, por ishte emruar Mutasarrıf.
Historikisht dihet se termi i mëparshëm guvernator, ishte braktisur nga Perandoria Otomane. (Pashko Vasa, aka Wassa Pasha, mutasarrıf from 1883 to 1892.)
Antarët e komisionit ndërkombëtar, kanë hulumtuar shumë emra për ndarjen e re administrative dhe guvernatorin e saj.
Shumë tituj u morën në konsideratë. Kështu emertimi emir u hodh poshtë shpejt, sepse ishte ofenduese ndaj Portës së Lartë, mbasi emiri ishte titulli i sulltanit.
Ai u kujtonte oborrit perandorak otoman sistemin e emirateve që ata vetë e kishin luftuar për ta shfuqizuar.
Edhe emertimi tjetër vali gjithashtu ra nga “fiku”, sepse anëtarët e komisionit donin të përcjellnin rëndësinë e rangut të titullit të ri, i cili ishte më i lartë se ai i guvernatorëve osmanë të vilajetëve.
Pas dy javësh diskutimi u miratua termi francez i përkthimit në turqishten e vjeter (persisht) si mutasarrıf (Cebel-i Lübnan Mutasarrıflığı), i cili u miratua si titull i ri për guvernatorin. Ai u quajt ashtu, për nder të Malit Liban.
Pas vitit 1861 ekzistonte Mali i Libanit autonomy, me një mutasarrıf të krishterë, e cila ishte krijuar si atdhe (krahinë autonome) për maronitët, nën presionin diplomatik evropian.
Politika e vjetër otomane perça dhe sundo, futi në luftë civile banorët në Malin e Libanit në vitin 1860.
Kështu në me 22 maj të vitit 1860, një grup i vogël i maronitëve qëlluan një grup druzi në hyrje të Bejrutit, ku mbeti i vrarë një person e u plagosur dy të tjerë.
Kjo shkaktoi dhunën që përfshiu Libanin. Nga 29-31 maj, mbi 60 fshatra u shkatërruan në afërsi të Bejrutit.
Deri në muajin qershor nga luftimet u vranë 33 banorë të krishterë dhe 48 druz.
Trazirat u përhapën edhe në lagjet e përziera të Libanit jugor dhe në Sidon, Hasbaya, Rashaya, Deir el Qamar dhe Zahlé.
Fshatarët e Druzës rrethuan manastiret dhe misionet katolike e i dogjën, duke vranë pa mëshirë murgjit. Franca, ndërhyri në emër të popullatës së krishterë, pas masakrave, në të cilat u vranë mbi 10.000 të krishterë. (Fawaz, Leila Tarazi (1995). Occasion for War: Civil Conflict in Lebanon and Damascus in 1860 (illustrated ed.). I.B.Tauris & Company. p. 320)
Vaso Pasha është caktuar si mutasarrıf nga Djemal Pasha (një nga tre pashatë e udhëheqjes otomane të Luftës së Parë Botërore) në vitin 1915, pas së cilës ai caktoi guvernatorët e tij.
Perandoria Otomane sundoi Libanin për 402 vjet nga pushtimi nga i tij në vitin 1516 deri në fund të Luftës së Parë Botërore më 1918.
Sulltani kalifatist otoman, Salim II (1516-1520), pushtoi Sirinë dhe Libanin në vitin 1516. Salim I, i zhvendosur nga elokuenca e sundimtarit libanez Amir Fakhr ad Din I (1516-1544), vendosi t’i jepte amirëve libanezë një status gjysmë autonom.
Otomanët, përmes Maans, një familje feudale të madhe druze dhe shihabët, një familje myslimane sunite, që u konvertuan në krishterim, qeverisen Libanin deri në mes të shek. XIX.
Administrata otomane, ishte e efektshme vetëm në zonat urbane, ndërkohë që pjesa më e madhe e vendit ishte e sunduar nga krerët fisnorë, kryesisht të bazuara në aftësinë e tyre për të mbledhur taksat për sulltanin.
Sundimi i ashpër i Abdul Hamidit II (1876-1909) nxiti nacionalistët arabë, si të krishterët dhe myslimanët, në Bejrut dhe Damask për t’u organizuar në grupe dhe parti politike klandestine. (U.S. Library of Congress. “Lebanon – Religious Conflicts”.countrystudies.us. Retrieved 2009-11-23.)
Shumë të krishterë libanezë ishin të shqetësuar për politikat pan-islamike turke, duke pasur frikë nga përsëritja e masakrave të vitit 1860.
Një numër i muslimanëve libanezë, nga ana tjetër, kërkuan të mos liberalizonin regjimin osman, por ta ruanin atë, pasi muslimanët sunitë me fanatizëm pëlqenin të identifikoheshin me kalifatin islam otoman.
Në kohën edhe momentin e duhur nga gjiri i popullit libanez doli heroi kombëtar i tyre Youssef Bey Karam, i cili, ishte një nacionalist libanez, që luajti një rol të rëndsishëm me ndikim në Pavarësinë e Libanit nga Perandoria Kalifartiste islame Otomane…
Mirëpo asokohe fillimisht grupet reformatore të Arabisë shpresonin që synimet e tyre nacionaliste të mbështeteshin nga Revolucioni Xhonturq (Turqit e Rinj), të cilët kishin organizuar një revolucion propagandistic, me qëllime të caktuara gjatë vitëve 1908-1909.
Fatkeqësisht, pas ardhjes në pushtetit, turqit e rinj u bënë gjithnjë e më agresivë dhe nacionalistë. Ata braktisën shumë nga premtimet dhe politikat e tyre liberale për shkak të kundërshtimit të brendshëm dhe angazhimit të Turqisë në luftërat e huaja midis viteve 1911 dhe 1913…
Historia e kalifatit 507-vjeçar (1517-1924) dhe Arbëria!?
Përgjigjen e saktë të pyetjes historike e japin librat e mbushur me dokumente otomane me përmbatje historike, të shkruar nga autorë të ndryshëm dhe më të shumti ato britanik dhe të pranuar edhe nga vetë otomanologët. Ja disa citime të autorëve dhe referencat e librave nga i kemi marrë.
Perandoria Otomane e themeluar në fund të shekullit XIII në Azinë e Vogël veriperëndimore, në rrethinën e Bilexhikut dhe Sëgytit, nga kreu fisnor oguz turk Osmani.
Pas vitit 1354, osmanët kaluan në Evropë, dhe me pushtimin e Ballkanit, Bejllëku Otoman u kthye në një Perandori Nderkontinentale.
Otomanët, i japën fund Perandorisë Bizantine në vitin 1453 me pushtimin e Kostadinopojës nga Mehmet Fatih-u (shqip Pushtuesi, sultan i cili, sot është një nga idhujt insipirues më i admiruari i presidentitit “turk” Erdogan).
Sulltan Pushtuesi, sot ka xhaminë më të madhe në botë në Prishtinë, e cila mbrohet me fanatizëm nga komuniteti musliman i quajtur shqiptarë në Kosovë.
Kalifati otoman filloi në vitin 1517-1924, nën dinastitë otomane të Perandorisë. Ai ishte kalifati i fundit sunit islamik i epokës mesjetare të vonshme dhe të hershme.
Pra, edhe pashai otoman Vaso Pasha si mutasarrıf i Libanit ka sunduar sipas ligjeve dhe praktikave të kalifatit islam otoman (vitet 1517-1924) për afro 507 vjet, të miratuar shumë shekuj më parë nga Perandoria në fjalë.
Gjatë periudhës së rritjes otomane, sundimtarët otomanë pohonin autoritetin kalifator, që nga pushtimi i Muratit I (që u vra në Fushë Kosovë nga heroi kombëtar dardan Millosh Kopiliqi) në Edirne në vitin 1362.
Më vonë, Selimi I, nëpërmjet pushtimit dhe unifikimit të tokave myslimane, u bë mbrojtësi i qyteteve të shenjta të Mekës dhe Medinës, e cila më tej e përforcoi pretendimin otoman për kalifatin në botën muslimane.
Humbja e Kalifatit Otoman u bë për shkak të një erozioni të ngadaltë të pushtetit në raport me Europën Perëndimore dhe për shkak të përfundimit të shtetit otoman.
Abdulmecid II, kalifi i fundit osman, mbajti pozicionin e tij kalifor për disa vjet pas ndarjes, por me reformat laike të Mustafa Kemalit dhe me mërgimin pasues të familjes mbretërore Otomane nga Republika e Turqisë në vitin 1924, pozita kalifore u hoq me ligj.
Që nga shekulli XIV, kalifati u pretendua nga sulltanët turq të Perandorisë Otomane duke filluar me Murati I, dhe ata gradualisht u konsideruan si udhëheqës de facto dhe përfaqësues të botës islame dhe më vonë nga Konstandinopoja (Stambolli i sotëm), sultanet otomanë sunduan mbi një perandori, që në kulmin e saj mbulonte Anatolian, pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme, Afrikën e Veriut, Kaukazin dhe u shtri thellë në Evropën Lindore (ku bëjnë pjesë edhe trojet e Arbërisë).
Me lindjen e Revolucionit Industrial, fuqitë evropiane u riorganizuan dhe sfiduan dominimin kalifatist islam otoman.
Për shkak të udhëheqjes së dobët, normave arkaike politike dhe paaftësisë për të mbajtur hapin me progresin teknologjik në Evropë, Perandoria Otomane nuk mundi të reagoj në mënyrë efektive në ringjalljen e Evropës dhe gradualisht e humbi pozitën e saj si një fuqi e madhe islame.
Perandoria Otomane, nuk kishte në forcën ushtarake të rivalit kryesor të saj, Perandorisë Cariste Ruse dhe pësoi disa humbje në luftërat me Rusisë.
Edhe pse turqit e rinj e kishin detyruar sulltanin në cilësinë e tij si Kalifi, për të deklaruar një xhihad të ri, që i nxiste të gjithë muslimanët që t’i rezistojnë shkeljeve të aleatëve në tokat e tyre, përpjekja ishte e pasuksesshme.
Qeveria turke e Rumanisë dha dorëheqje në masë dhe Enveri, Talati dhe Qemali u larguan nga Turqia me një anije luftarake gjermane.
Sulltan Mehmed VI, i cili u shpall sulltan pasi vellai i tij Mehmed V vdiq nga një atak në zemër në korrik, ra dakord për një armëpushim.
Trupat aleate arritën në Konstandinopojë dhe pushtuan pallatin e sulltanit, duke i dhënë fund sundimit të tij. (Lambton, Ann; Leëis, Bernard (1995). The Cambridge History of Islam: The Indian sub-continent, South-East Asia, Africa and the Muslim west. Cambridge University Press. p. 320. Retrieved 13 March 2015. An Economic and Social History of the Ottoman Empire, 1300–1914. 2. Cambridge University Press. Quataert, Donald (2005). The Ottoman Empire, 1700–1922 (2 ed.). Cambridge: Cambridge University Press. M. Naeem Qureshi (1999).
Feja e shqiptarit nuk është shqiptaria!
Ka të drejtë prof. Artan Fuga, kur pohon përkufizimin më të saktë, mbasi vjersha e pashait turk është lakuar apo përmendur në mënyrë rutinë nga politikanët sharlatanë dhe sherrbudallët ateistë si buka e përditshme më shumë para, gjatë komunizmit dhe sot në “demokraci”.
Nga përvoja botërore dhe ajo e vendlindjes, dihet se feja nuk ka në brendësi të vetën përçarjen, por dashurinë për njeriun. Vaso, nuk iu kundëvu asnjëherë fesë si besim në Zotin, sepse vetë ai në Bejrut si sundimtar (1883-1892), për llogari të Perandorisë Otomane punoi papushim për të marrë dekorata, duke ndërtuar shumë xhami mbi themelet e kishave vendase të lashta kristiane.
Edhe pse Pashai ishte dhe është ende sot personaliteti “shqiptar” më i glorifikuar, në fushën e historisë dhe letërsisë, kalemxhijntë e historiografisë komuniste dhe postkomuniste nuk kanë reaguar asnjëherë ndaj shprehjeve të hapura të tij pro otomanizmit dhe Perandorisë së tij.
Diktatori komunist, nipi i hoxhës me origjinë otomane Enver Hoxha e kishte Vason pikë të dobët dhe shpesh iu referonte apo citonte shprehjet e tij se “feja e shqiparit asht shqiptaria”, gjë të cilën po e vijojnë presidentet e tjerë muslimanë, që erdhën mbas tij, me perjashtim ish presidentit dr. Alfred Moisiut (i cili, asnjëherë nuk i quajti turqit vëlla), vazhdojnë edhe në ditët tona të shprehen hapur dhe publikisht se me turqit ne jemi popuj vellezër!!!!
Në vargjet e Vasos ka një metaforë, pra kur thuhet se mbi dallimet fetare lulzon ndjenja e kombësisë, dhe thuhet se feja e shqiptarit është shqiptaria, kjo duhet marrë në kuptim metaforik, sepse barazohen dy gjëra të ndryshme me njera tjetrën. Se ashtu mund të thuhet edhe se politika e shqiptarit është shqiptaria, se krahinarizmi i shqiptarit është shqiptaria, se shkenca e shqiptarit është shqiptaria, se familja e shqiptarit është shqiptaria., etj. Por, metafora nuk duhet marrë dhe nuk merret asnjëherë si koncept shkencor.
Zëvendësimi i fesë me kombin, ngritja e kombësisë në fe, dëmton edhe kombin edhe fenë autentike. Ngrihet kundër monoteizmit për idhujtarira dhe idole politike të konsideruara si Perëndi. E lë shqiptarin pa mbrojtje metafizike, i heq mistikën metafizike kombësisë shqiptare.
Pasi e keqinterpretuan Pashko Vasën dhe barazuan ndjenjën fetare me kombësinë, e ngritën këtë ideologjikisht si bazën e identitetit shqiptar nën ideologjinë totalitare.
Po sot përse nuk guxon kush ta vendosi Pashko Vasën në vend? Sepse stalinizmi vazhdon ta mbajë albanologjinë në disa kështjella të konservuar, pastaj punën tjetër e bën inercia mendore, lodhja intelektuale, përtacia e gjykimit, plakja e arsyetimit, e në fund budallallepsja sociale. (Artan Fuga, 27 Janar 2018, Gazeta Shqip)
Askush nuk merret për të analizuar në sensin kritik shprehjen e pashait otoman: “Bashkimi i shqiptarëve ngushtë me Peranrorine Otomane Islame përbën të vetmin shans për shpëtim… sepse Ajo nuk cënon as idenë kombëtare, as gjuhën, as traditën…” – Vaso Pasha (1825-1892): (Marrë nga libri: “E vërteta për Shqipërinë dhe shqiptarët” f.124)
Kësaj fyerje kombëtare me paramendim dhe ndërgjegje të plotë, poeti brilant i tokës se Arbërit të zhuritur shqiptar për shumë shekuj me radhë, i përgjigjet me vargje të skalitura:
“…E Ç’farë gjuhe flisni? – TURPI JU MLOFTË..!
S’doni agimin e ditëve t’bardha?
Jo, ju ktu s’paskeni fis as atdhe!
Ju s’jeni Shqyptarë…!
JU JENI BASTARDA,
T’pa shpirt, pa ndere – t’dehur me fe…!”
– Andon Z. Çajupi.
Historiografia shqipshkruese komuniste, me mentalitet otoman dje dhe sot, në Prishtinë dhe Tiranë, vazhdojnë t’i shpërlajnë trurin nxenësve të shkollave nga cikli i ulët deri në auditoret e universitetëve private dhe shtetërore, përmes programeve të paramenduar nga qeveritë turke dhe respektivee Shqipërisë dhe Kosovës, e cila nuk është gjë tjetër veçse propagandë e mirëfilltë otomane.
Nëse i hedhin një vështrim librave të sotme të Historise së Popullit Shqiptar të periudhës komuniste dhe postkomuniste 1944-2019, që janë botuar nën kontrollin e rrept të regjimit pro turk gjoja shqiptar, asnjëherë nuk thuhet anë e errëta të vezirëve, mutasarrıfve, pashave, valive, jenicereve, etj., shqiptarë ose me origjinë shqiptare që luftuan kundër popullit shqiptar dhe popujve të tjerë në Ballkan, Afrikën e Veriut, Lindjen e Mesme etj.
Ata janë dekoruar pse kanë vrarë bashkatdhetarët e tyre arbëror nga sulltanët dhe vezirët e Perandorisë, për merita me motivacione plot lavderime pse kanë nënshtruar, sipas porosisë së sulltanit dhe rregullave të kalifatit otoman popujt martir antiotoman.
Shqiptari ndër shekuj nuk mbahet mend të ketë pushtuar territore apo kombe për ti sunduar. Vetëm individë me prirje apo gjak egoist kanë vepruar si diktatorë në disa shtete apo popullsi ku ata kanë qenë sundues. Historia sjell raste negative të shumë individëve.
Shqiptaro otomani Muhammed Ali ishte nënkryetar i Egjiptit. Ai nderhyri me forcën e armëve otomane, për të mbrojtur interesat e Perandorisë Kalifatiste Islame Otomane në një shtet tjetër si Libani, që juridikisht ishte jashtë shtetit të tij.
Në vitin 1821, Bashiri II u detyrua të kërkonte strehim në Egjipt, duke revoltuar maronitët libanez të mërzitur. Në vitin 1822, emiri u kthye në Liban, i mbështetur nga Muhamedi Aliu, duke shkaktuar shumë historianë që e akuzojnë emirin për nxitjen e tensioneve fetare midis bashkësisë së maronizuar dhe Druzët historikisht dominues. (Kisirwani, Maroun (October 1980). “Foreign Interference and Religious Animosity in Lebanon”. Journal of Contemporary History. 15)
Në enciklopedinë e historisë otomane të sulltanëve të plotfiqishëm, shkruhet gjerësisht dhe me krenari, se të gjithë zyrtarët e lartë të emruar direkt me dekret perandorak (sulltani) në vendet dhe shtetet e ndryshme, brenda hartës pushtuese otomane, ata duhet të zbatojnë pa diskutim (kundërshtim) të gjithë ligjet e kalifatit, poltikën e vazhdueshme të islamizimit të popullsisë së krishterë, të ndërtojnë sa më shumë minaret mbi xhami të reja në tokat kristiane, duke rrënuar kishat dhe objektet e tjera fetare jo islame të kohës në ato shtete dhe brenda qendrave të banimit të zonave urbane dhe rurale, li sundojnë.
A nuk ka ndodhur e njëjta situatë e dhimdshme historie shumë shekullore me skenarë të ngjashëm dhe aktorë tragjikë edhe në trojet e lashta të Arbërisë!?
Ja se çfarë shkruan Vaso Pasha (1825-1892): “Bashkimi i shqiptarëve ngushtë me Peranrorine Otomane Islame përbën të vetmin shans për shpëtim… sepse Ajo nuk cënon as idenë kombëtare, as gjuhën, as traditën…” (Marrë nga libri: “E vërteta për Shqipërinë dhe shqiptarët” f.124)
Ndryshe nga Vaso Pasha, luftëtarët e lirisë me armë në dorë në Veri dhe Jug të Shqipërisë, shprehen hapur: “Ne, vëllezër, nuk kemi asgjë të përbashkët me Turqinë, përvec fese (edhe këtë një pjesë nga ne), e cila, përpara Atdheut, kombit dhe lirisë, amanetit të lenë nga stërgjyshërit për dashurinë kundrejt Atdheut dhe gjuhës, nuk do të thotë asgjë.” – Çerciz Topulli (1880-1915), Veprimtar i Rilindjes Kombëtare, luftëtar
Andon Z. Çajupi:
“Shqipërinë e mori turku i vu zjarr,
SHQIPTAR mos rri, po duku, shqiptar!
MJAFT PUNOVE PËR TË TJERE, O FATKEQ,
kujto vendin ku ke lerë dhe po heq…
Të ka bërë Perëndia luftëtar,
Nuk të lodhi robëria, shqipetar?
Të gjithë djemtë që ke qarë dhe mban zi,
Për Morenë janë vrarë, përTurqi.
Trathtorve të kombit
Ç’asht kjo mynxyrë?
Cili komb jemi?
Vallë prinden tuej s’e keni njoftë?
Po Çfarë gjaku nder dej ju keni?
E Ç’farë gjuhe flisni? – TURPI JU MLOFTË..!
S’doni agimin e ditëve t’bardha?
Jo, ju ktu s’paskeni fis as atdhe!
Ju s’jeni Shqyptarë…!
JU JENI BASTARDA,
T’pa shpirt, pa ndere – t’dehur me fe…! –
Kurse shkrimtari Risto Siliqi (1882-1936), poet, publicist dhe atdhetar, nje nder rilindasit dhe patriotet me te shquar te pushkes dhe pendes.
“Ne shqiptarët e anës kombëtare, nuk kemi tjetër mendim përveiç t’a heqim Shqipërinë nga balta. Kërkojmë të jetojë kombi ynë me gjuhë të tij, me mendime e me ndër të tija. Sa shqiptarë janë të ndershem, do te mbajne te gjithe me anen kombëtare. Ata që jane ZUZARË, SHPIRTROBËR, e BIJ KURVASH, le të mbajnë me anët e tjera.” – Faik Domenik KONITZA
Shkrimtari KADARE: “Turqia, bërthama e Perandorisë Islame Pushtuese, ajo që me ME SHPATE DHE KUR’AN kishte bërë ç’nuk e ç’mos PER T’I KTHYER ballkanasit nga europianë në otomanë, e NGA TE KRISHTERE NE ISLAMIKE, në mbarim të kacafytjes përfundoi ajo vetë në një shtet laik e republikan.”
A jemi shqiptar apo otoman?
Dhe së fundi, sot po mësojmë të “vërtetën” sipas hoxhës Ternava të ditëve tona, i cili, nxjerr hapur dhe pa dorashka atë që i vlon me kënaqsi në gji, mbi identitetin turk të vetin dhe shqiptarëve muslimanë në Dardani.
Kështu mullar Naim Tërnava, pohon se: “Turqit dhe shqiptarët i kanë familjet dhe gjakun e përzier me njëri-tjetrin. Ky vend flet për historinë tonë dhe ky vend flet se ne si dy popuj kemi familje të përziera dhe gjakun e përzier tash e 622 vjet dhe falë Sulltan Muratit ne sot jemi besimtarë myslimanë shumicë”. (2013, Kosova Haber)
Në një takim tjetër faljesh islame, para varrit të Sulltan Muratit I, që ndodhet në Prishtinë dhe është shpallur prej kohesh si monument kulture, që mbrohet ligjshmërisht e fanatizëm “atdhetar” nga shteti i Kosovës, kryemyftiu Ternava, sërisht rithotë:
“Dhe kurrë mos thoni për ata të cilët vdesin në rrugën e Zotit (ISLAMIZMIT) se ata janë të vdekur. Jo! Jo, ata janë të gjallë dhe në vazhdimësi të furnizuar me begati të madhit Zot. Është obligim për ta kujtuar Sulltan Muratin, i cili kontribuoi në çlirimin e popullit shqiptar nga okupatori sllav, që kishte zaptuar trevat shqiptare duke zbritur nga malet e Rusisë me qëllim që shqiptarët t’i asimilojnë plotësisht duke i zhdukur. Me ardhjen e Sulltan Muratit I, zullumqari i quajturi car Lazar u fshi nga faqja e dheut. Për 500 vjet të tjera “shqiptarët dhe turqit bashkëjetuan dhe bashkëqeverisën këto troje”. (Prishtinë, 15 Qershor 2015)
Kur bëre derr’ dhe arinë,
Ç’deshe që bëre Turqinë?
Se të mos qenkej kjo farë,
bota do të vinte mbarë,
dhe do të lulëzonte,
Shqipëria do t’gëzonte.
– Andon Zako Çajupi