SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ
Deri në prag-zgjedhje, Kosova kishte tre palë armiq dhe provokatorë:
1) Pala e parë, Hashim presidenti, Kadri kryeparlamentari dhe Isa kryeministri, me klanin e tij, me pazaret e pista dhe konspirative, për ndarjen e pushteteve në mes tyre; me “Zajednicën” dhe, së fundi, me “Demarkacionin”. Klani i Isës, u aktivizua marrëzishëm, për ta fshehur tradhtinë e Hashimit. Vetëm Haki Rugova heshti maturisht.
2) Pala e dytë, armiqtë e popullit të Kosovës ishin dhe mbetën krerët e Shoqatave “të dala nga lufta”, të prirë nga veteranët. Ata, me kërkesat e tyre ultimative e provokative, për të zhvatur sa më shumë nga buxheti i pakët i Kosovës, më shumë ngjasojnë me mërcënarë, se sa në luftëtarë.
Këta dilinxhinj e matrapazë vazhdojnë të kontrabandojnë – “dëshminë e veteranit”-. Vetëm përgjatë fushatës zgjedhore, listës enorme, iu shtuan edhe 3.000 “veteranë”. Kadri SHIK-u i turrte zagarët e tij dhe kryeministri Mustafa, i frikësuar për humbjen e postit, filloi lëvrimin e pagave edhe për veteranët e rrejshëm. Ndërkohë që, kurrë nuk u kujtua për financimin e mijëra jetimëve, baballarët e tyre të ekzekutuar nga organizata terroriste e SHIK-ut!!!
3) Pala e tretë, kërcënuese dhe armike e Kosovës, janë islamistët ekstrem. Me ideologjinë e tyre satanike, primitive e anakronike, dogmën fetare e vënë mbi kombin dhe, drejtëpërdrejtë apo indirekt, janë vegla në shërbim të sllavizmit ruso-serb.
Anëtarësia e LDK-së, nga më besnikët
“LDK mëson nga votat e qytetarëve, por LDK e ka të qartë se ajo nuk është parti që shërbehet me popullizëm… Rrjedhimisht, as votat e bazuara në popullizëm nuk ndikojnë vendimmarrjen në LDK.
Synimet tona janë afatgjata, kurse efektet e popullizmit janë afatshkurtëra, ato u shërbejnë individëve por jo edhe vendit dhe LDK-së”, – provokon humbësi i madh, Isa Mustafa!
“Kundërshtarët duan ta shohin LDK-në të fundosur”, – i hakërrohet Isa anëtarësisë të LDK-së, e cila nuk e fshehë zhgënjimin e madh ke Isa Mustafa dhe kërkon dorëheqjen e tij.
Vetëm një mendje e frustruar, madje, me fund, mund ta bëjë një akuzë paushalle e shpifarake, si ajo “për fundosjen e LDK-së”, nga armiq imagjinarë, njësoj si filosllavi stalinist Enver Hoxha, gjatë sundimit të tij të turpshëm e kriminal, dikur në monizëm!
Veprimtarët e LDK-së, të cilët i akuzon si “armiq të partisë” dhe klanit të tij, Isa Mustafa, janë treguar shumë të durueshëm, karshi veprimeve shumë destruktive, provokative e rrënuese të LDK-së, për 6 (gjashtë) vite radhazi. Krahaso kërkesën kërcënuese, deri në tërheqje zvarrë nga zyra dhe protesta të Lulzim Bashës, dhe sa minore janë gabimet e tij, në raport me fajet madhore të Isa Mustafës!
E vërteta është se “ata që duan ta fundosin LDK-në”, kanë dhënë prova të mbrojtjes dhe të sakrificës për LDK-në, gjë që këtë nuk e ka bërë asnjëherë Isa Mustafa. Përkundrazi, ka qenë profiterë i gjithëmonshëm dhe mosmirënjohës i paskupulltë.
Pse nuk mund dhe nuk duhet të heshtin veprimtarët e LDK-së, të anatemuar dhe të luftuar, padrejtësisht dhe burracakërisht, nga Isa Mustafa me klanin e tij? Sepse rezultati zgjedhor, me fitoren e vetëm 4 (katër), komunave qyteza, i tmerron pritmëria e qetë, pasive e cinike, në kërkim të ndonjë koalicioni, për ta përligjur humbjen, se “megjithatë, jemi në pozitë, qeverisje!”
Veç kësaj, ngushëllimi se “PDK-ja ka humbur edhe më shumë dhe nuk u bë qameti”, është logjikë e marrëzishme dhe fatale, për shefat aktual mjeranë të LDK-së. Sepse, PDK-ja dhe AAK-ja janë parti-banda, parti të haraçit, të hajnisë zyrtare, të zhvatjes të shtetit dhe të popullit. Ato janë parti të krimit, të cilat kanë vazhduar terrorin e pushtuesit në Kosovë, duke vrarë shumë qindra ushtarakë dhe veprimtarë të LDK-së, duke lënë mijëra jetimër anekënd Kosovës dhe në Shqipëri.
LDK-ja, Vetëvendosja, AKR-ja dhe partitë tjera, të pa implikuara në krime, në dëm të popullit të Kosovës, pa humbur kohë, duhet të kërkojnë që partitë e krimeve masive, siç janë PDK-ja dhe AAK-ja, të shpallën të jashtëligjshme.
Isa Mustafa thotë se “unë i lexoj dhe mësoj nga votat e 11 qershorit”. Nga ana tjetër, votat, plebishitin gjithë-popullor e quan “popullizëm” dhe, më tej, lakejtë e tij “revolucionarizëm”. I pyetur ai dhe suita e tij servile dhe e padinjitetshme, “nëse votat do të përcaktojnë udhëheqjen e re të LDK-së?” Të njëzëshëm, në përgjigje, janë Isa, Luta, madje edhe të tjerë nga tufëzimi klanor, se “votat me popullizëm janë afatshkurtëra dhe për LDK-në vendosin strukturat vendimmarrëse të partisë!!!”
Dhe, ky është një provokim tjetër i rëndë dhe skajshëm cinik, për anëtarësinë e LDK-së, e cila i ka varur shpresat ke reformat substanciale. Me truket e stratagjëmat e Isës, me rrethin e tij vicioz, anëtarësia besnike e LDK-së, qëllimshëm, i prishi dhjetra-mijëra vota, me mendimin se “Isa Mustafa me klanin e tij nuk meriton votën tonë, por, votojmë, për të pamundësuar vjedhjen abuzive të partive-banda, PDK-së dhe AAK-së.
Analiza domëthënëse krahasuese:
LDK-ja dje dhe sot
Një analizë shumë domëthënëse kronologjike krahasuese për LDK-në e Ibrahim Rugovës dhe këtë të Isa Mustafës, e ka bërë Sabri Morina, në shkrimin që fletë shumë e saktë: “Rugovizmi dhe antirugovizmi!” Autor Morina, pjesëmarrës i drejtëpërdrejtë, në të gjitha proceset demokratike të kohës, duke përdorur metodën krahasuese, pyetje – përgjigje, zbërthen të gjithë falsitetin e tanishëm, manipulimin e vrazhdët me emrin e Presidentit Rugova dhe me vendime e veprime tërësisht të kundërta. Shkrimi ka vlera njohëse, në veçanti për brezin e dekadave të fundit, të cilët nuk kanë qenë të madhuar në epokën e Ibrahim Rugovës.
Çuditërisht, ndonjë analist është zemëruar deri në mërdhezje. Ka shpërthyer, madje, pakontrollueshëm, për profesionin e tij si gazetar me përvojë, në mbështetje të Isa Mustafës, me fakte të konsumuara dhe aspak bindëse!!
Anëtarësia ta fillojë debatin
për reforma substanciale
Realisht, analistët, opionistët dhe mediet, që kanë mbështetur LDK-në dhe Isa Mustafën, deri tani, ka ardhur koha të mos i barazojnë edhe më trej. Përkundrazi, ata duhet ta këshillojnë Isa Mustafën me shokë se retushimet nuk janë zgjidhje, për një LDK-e, e cila mëton të reformohet dhe të dalë nga kjo krizë, që është teknike e teknokratike, tërësisht subjektive.
Tashmë, Isa Mustafa, me klanin e tij, është bërë i pambrojtshëm. Administruesit aktual të LDK-së, (kështu konsiderohen ata që nuk janë zgjedhur me konkurrencë e votim të fshehtë demokratik), të cilëve u ka munguar legjimiteti, Isës nga Kuvendi i 8-të “zgjedhor”, ndërsa Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm, që nga Kuvendi i 7-të, të vënë në provën zgjedhore të tanishme, më 11 qershor 2017, morën një përgjigje të qartë refuzuese, nga anëtarësia e LDK-së.
Prandaj, është në të mirën e tyre, pra, të Isa Mustafës me shokë, por, edhe të LDK-së dhe Kosovës, të reflektojnë, madje, pa asnjë kushtëzim. Ky do të ishte një shërbim i madh i tyre dhe një lehtësim për fajet numerike, të bëra, përgjatë sundimit të tyre inatçor, hiç demokratik dhe vrazhdësisht despotik, për një parti buzëhollë e kryezonjë, siç është LDK-ja jonë hyjnore.
Justifikimet e tyre dhe thirrja në strukturat vendimmarrëse të partisë, kur dihet se ato kanë dalë nga një “Kuvend” diskutabil dhe jashtë çdo standardi demokratik, duke përjashtuar debatin, konkurrencën e, mbi të gjitha, votimin e fshehtë. Rrjedhimisht, kryetari, Kryesia dhe Këshilli i Përgjithshëm, janë në krizë legjitimiteti, që ka reflektuar edhe në krizën e përgjithshme të Lidhgjes Demokratike, të dëshmuar në zgjedhjet e fundit parlamentare të Kosovës.
Të mësuar me debatin e përjashtuar dhe të munguar, shefat aktual të LDK-së, reagojnë idhshëm e thekshëm, karshi çdo zëri kritik, edhe pse janë të vetëdijshëm për fajin e madh, deri në krim, sepse janë, pikërisht, ata që e kryqëzuan, qëllimshëm e pamëshirshëm, partinë famëmadhe të Presidentit Rugova.
Kërkesën ngulmuese të veprimtarëve të devotshëm të LDK-së, për debat e hapje të LDK-së, shefat aktual e fusin në cilësimin e agjitacion-propagandës, njësoj si Envei i Stalinit, në monizmin e tij, duke e krahasuar “me fundosjen e LDK-së”!
Prandaj, është detyrë e të gjithë atyre që duan reformat, për ringritjen meritore të LDK-së, ta zhvillojnë debatin e lirë e demokratik, në mjedise të anëtarësisë, në media dhe kudo tjetër. Dihet mirëfilli se LDK-ja ka armiq të shumtë. SHIK-u është njëri nga ata dhe, mjerisht, ai ka penetruar, depërtuar jo vetëm mendërisht, por edhe fizikisht, në strukturat vendim-marrëse të partisë, përfshirë edhe Kryesinë e LDK-së.
Për këtë kemi fakte të pademantueshme, madje me emra dhe mbiemra. Dhe, kjo, tashmë, është “një e fshehtë publike”. Pikërisht për zhbërjen e këtij rrjeti kanceroz vdektar, duhen reforma të thella, substanciale dhe jo retushime dekorative, të cilat, kamuflueshëm do provojë t’i bëjë Isa Mustafa me tredhakët e tij.