Petraq Koroveshi
Keto dite me rane ne dore dy libra te shkruar nga piloti i klasit te dyte Mustafa Cici. Ashtu si gjithe pilotet e tekniket qe kane shkruar per jeten ne aviacion dhe Mustafai del para lexuesve me dy libra, njera Poeme e titulluar “Edhe engjejt dashurojne” dhe libri i dyte Roman Titulluar “Ne naten pa yje”. Mustafa Cici Ka lindur me 21 shkurt te vitit 1935 ne Libohove te Gjirokastres. Mustafai shkollen fillore e ka bere ne fshatin e tij te lindjes Libohove. Ne kete fshat piktoresk u rrit u shkollua shoku Mustafa Cici, ku mori mesimet e para, me pas se bashku me shoket e tij te grupit, siç ishin Kostandin Sadiku, Avdi Gjonmema, Kapo Selmani teknik Jani Stefa shkuan ne BS ne shkollen e Aviacionit te Borisoglepsit, ku ai fluturoi atje me JAK-18 A dhe me avionin Gjujtes bombardues MIG-15.
Mbas mbarimit te shkolles ne BS kthehet ne Atdhe dhe emerohet ne Regjimentin e Kuçoves, ku fluturoi me avion MIG-15, pastaj u bashkua me shoket pilotë Mahmut Hysa, Azbi Serani dhe Bardhosh Hasani te tre keta nuk jetojne me, u caktuan instruktor me grupin tone te Batajskut. Mustafai pat kursant Bardhyl Lubonjen, qe u be nje pilot snajper per qitje e bombardie kunder objekteve tokesore, kjo fale pervojes se fituar te instruktorit te talentuar Mustafa Cici. Mbas kesaj, Mustafai transferohet ne Rinas dhe fluturoi me avion MIG-17 F ne kohen kur komandonte i madhi legjendar talenti i rrallë, Niko Hoxha mbas kesaj per aresye shendetesore kaloi ne Regjimentin e Helikoptereve, qysh me krijimin e saj, se bashku me shoket Halit Bulku, LLazar Çupa, Skender Kanina dhe fluturoi me helikopter MI-4 dhe arriti te behej Komisar i skuadriljes. Ai fluturoi ne kete tip deri sa doli ne pension ne vitin 1986 kur mbushi moshen 50 vjet. Mustafai ishte njeri persembari i thjeshte, fjale pak, i mendueshem, i dashur, i sinqertë, i respektuar nga te gjithe. Kerkues ndaj pilotave me takt e zgjuarsinë, qe e karakterizonte.
Pjese nga poema prej 140 faqesh
Dhe Engjijt dashurojne
Kishte gati nje vit qe Engjellushja, nje vajze nga nje qytet jugor i vendit dhe endra e saj, jetonin bashke. Nje nate ne gjume, vajzes i shfaqet nje djale dashamires qe me vone u be i pernatshem dhe shume i perafert per te. Me kalimin e kohes, gjithmon ne ender, natyrshem, ajo, miqesohet, dashurohet dhe kalojne shume aventura rinore bashke. Keshtu qe endra si pa dashje u be pjese e pandare e jetes se saj. Ate e shihte naten dhe me shijen e saj jetonte dhe diten. Per nje periudhe te gjate kohe, kete enigme ajo e mbajti te fshehur brenda vehtes si nje sekret te zemres, dhe kjo ashtu fare pa pritur, ne nje menyre te pabesueshme i dha drejtimin e duhur jetes se saj. Nje dite e shtyre nga nje force e brenshme, pa ndonje qellim te caktuar, Engjellushja merr nje udhetim per ne nje nga qytet verior, ku ne mes te dites me diell, ai, djali i endres, si per te sfiduar, pa pritur jashte çdo imagjinate, si nje mrekulli ne menyre te çuditshmei del perpara drejt balleperballe
Ishte nje ndodhi e pabesueshme. Ajo sa e sheh ndalon, dhe shtanget. Pas zbritjes nga treni, bashke me udhetaret e tjere, drejtohet per ne qender te qytetit, por ne menyre te pavetedishme ndryshon mendim, shkeputet nga turma dhe kalon ne nje rruge tjeter, e cila ishte me e gjate por disi me e mire. Mbasi ecen rreth 150 metra, perpara vehtes has nje person, qe kur e sheh habitet, qendron para tij dhe ne asnje menyre nuk do t’u besojë syve, deri aty sa dyshon ne vehten e saj, ne se eshte ne rregull apo jo. Eshte zgjuar, apo perseri ështe ne nje enderr. Shikon perreth dhe pa e ditur se çben, leviz drejt tij, i afrohet, i ngulë sytë, gati per ta perpire, dhe dridhet e tera. Djali gjithashtu habitet nga ky rast, futet ne nje bote krejt tjeter dhe ndjek me vemendje dhe habi veprimet e vajzes deri diku jo normale. Ai per ta ndryshuar kete situate, me shume takt i flet, dhe ne nje fare menyre futet ne dialog me te. Dialogu eshte ai qe zbulon enigmen ender dhe lidhjet e tyre enigmatike. Kush fshihet pas kesaj endrre, lexoje me vemendje e durim, qe ta kuptosh kur te lexosh poemen.
Mustafa Cici
Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar