NGA: N.SH MË: 16 SHKURT 2019, NË BOTASOT.INFO
Jashari shprehet se është më i varfëri prej shqiptarëve që kanë jetuar në Zvicër
Murat Jashari në vazhdimin e pyetjeve drejtuar për Fatmir Limajn, thotë se është harruar nga Limaj.
Ai shprehet se është më i varfëri prej shqiptarëve që kanë jetuar në Zvicër.
“A e dinë këtë? A e din se gjithë pasurinë teme ua dërgova juve atje në malet e Kosovës? Me ndihma sociale jetoj. A e din këtë? Nganjëherë nuk kam pare as për bukë e cigare, por kurrë nuk ju kam thënë dhe përkulur. A e din për këtë? Unë i takoj asaj shtrese e kategorie të popullit tim, që jam i pasur nga mendja, shpirti dhe zemra. Kasollë nuk kam mundur të ndreqi, por shtëpi kam zemrat e rinisë së artë të popullit liridashës! Për çështje të popullit e Atdheut, aq sa di, nuk lëshoj rend! A e din këtë?”, pyet vëllai i komandant Kumanovës.
“Vëllain tim Xhemalin, që e dua ma shumë se fëmijët e mi, para vdekjes të sëmurë e të shtrirë në spital e kam pasur. I çova të fala, duke i thënë: “I thuani Xhemës, në tjetër botë shihemi! Nuk e kam koritur! Atje ku shkojnë njerëzit me fytyrë e emër takohemi e kënaqemi!” A e din këtë, o Fatmir shoku? Po, ama, jam faqe bardhë dhe shumë krenarë për emrin që e mbaj, që më ka pagëzuar Nënemadhja Nurije! A është kështu?”, vazhdon tutje ai.
Ai kërkon nga Fatmir Limaj, që të ia kthej pasaportën e Ismetit familjes, me të cilën më 10 mars 1998 shkove nga Cyrihu në Tiranë. “Vajzat e tij duan ta kanë për kujtim”, thotë Jashari.
Ja vazhdimi i radhës:
251. Të gjithë të moshuarit e të rinjtë, që takoj më thërrasin Baca Murat. Në gjithë hapësirën shqiptare ka të shkojë. Po, po edhe të Mërgatës, o Fatmir shoku. A është kështu? Po ju pse na keni harru?
252. Nuk u kam kërkua as veturë dhe as bodigarda! A e dini këtë?
253. Ma i varfëri prej shqiptarëve materialisht në Zvicër unë jam! A e dinë këtë? A e din se gjithë pasurinë teme ua dërgova juve atje në malet e Kosovës?
254. Me ndihma sociale jetoj. A e din këtë?
255. Nganjëherë nuk kam pare as për bukë e cigare, por kurrë nuk ju kam thënë dhe përkulur. A e din për këtë?
256. Unë i takoj asaj shtrese e kategorie të popullit tim, që jam i pasur nga mendja, shpirti dhe zemra. Kasollë nuk kam mundur të ndreqi, por shtëpi kam zemrat e rinisë së artë të popullit liridashës! Për çështje të popullit e Atdheut, aq sa di, nuk lëshoj rend! A e din këtë?
257. Vëllain tim Xhemalin, që e dua ma shumë se fëmijët e mi, para vdekjes të sëmurë e të shtrirë në spital e kam pasur. I çova të fala, duke i thënë: “I thuani Xhemës, në tjetër botë shihemi! Nuk e kam koritur! Atje ku shkojnë njerëzit me fytyrë e emër takohemi e kënaqemi!” A e din këtë, o Fatmir shoku?
258. Po, ama, jam faqe bardhë dhe shumë krenarë për emrin që e mbaj, që më ka pagëzuar Nënemadhja Nurije! A është kështu?
259. Lëviz i lirë e nuk frikohem prej askujt. Vetëm prej Zotit – e mos të gaboj diç për popullin! A është kështu?
260. Jetën e jetojë në liri. A është kështu?
261. Fytyra, nderi e emri e mbajnë njeriun dhe njerëzimin. A është kështu?
262. Këto virtyte njerëzore i ruaj me xhelozi e fanatizëm, o Fatmir shoku! A e ke kuptuar këtë?
263. Po ti si e jeton jetën?
264. Po shokët e partisë tuaj, para luftës, gjatë luftës si jetuan, e mbas luftës si jetojnë?
265. Keni halle e derte?
266. A ju merr gjumi?
267. Nga paraardhësit e juaj, a keni pasur „rob“ të gjakut të huaj?
268. Nga familja e nënës keni pasur „rob“ të gjakut të huaj?
269. Nga dajallarët e nënës keni pasur „rob“ të gjakut të huaj?
270. Nga dajallarët e babës keni pasur „rob“ të gjakut të huaj?
271. A e keni bërë testin e ADN-së?
272. Cilit popull po i takojshit, që nuk keni treguar asnjë pikë respekti për të rënët në luftë dhe shokët e luftës?…
Për vëllaun tim Ismetin, sugarin e nënës Nurije e babës Jashar, që kur ai i ka pasur 15 vjet, kam qenë edukator, mësues, këshilltar e gjithçka tjetër, për t’u përgatitur, për atë që është sot!
Nga 26 gushti 1998, sugari i prindërve të mi, dhe vëllai i dy vëllezërve tjerë Xhemalit (më i madhi) dhe imi, ISMET JASHARI për NE të dy dhe gjithë bashkëluftëtarët e tij është KOMANDANT.
Për respektin që ka KOMANDANTI ndaj meje, nuk mu ka hidhru aq shumë pse nuk t’u kam drejtuar ma herët me këto pyetje.
Kam respektuar hierarkinë e LPK-së!
Kam menduar se, kjo hierarki e LPK-së do të merren me këtë punë!
Që në fillim, KOMANDANTI IM (pas 26 gushtit 1998) më ka thënë, se ata mbrojnë prapanicën e vetë e jo të drejtën dhe popullin e Atdheun! Janë sa dinakë, po aq dhe frikacakë!
z. Fatmir Limaj, nga KOMANDANTI IM kam pasur trysni të përhershëm, që të ju drejtohem me këto pyetje, saqë shumë herë jam ngushtuar dhe as gjumë nuk kam vu në sy.
Kam pritur që ti vetë të reflektoje – e dy vëllezërve të Ismet Jasharit, shtruar gjithçka t’i sqaroje.
Z. LIMAJ, UNË ZBATOJ URDHËRAT E KOMANDANTIT TIM!
Heroi ynë i Madh, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu kishë ditë me falë!
Sepse i ka takuar popullit pellazgo-ilir, pra popullit shqiptar!
E Populli shqiptar dinë me falë!
Edhe Xhemal e Murat Jashari kanë gjen e gjak shqiptari dhe dinë me falë!
z. Fatmir Limaj REFLEKTO!
Fatmir, ktheja pasaportën e Ismetit familjes, me të cilën më 10 mars 1998 shkove nga Cyrihu në Tiranë. Vajzat e tij duan ta kanë për kujtim.
E more i madhi Hoxhë, Mulla Hajdar Jashari, (shumë ramet past), me gen e gjak shqiptari, patrioti, nacionalisti, fillozofi, i kalituri me ngjarjet gjatë jetës, se më dolën të gjitha fjalët e këshillat e tua, bre!!!
Më pate thënë ka fundi i vitit 1975: Mbaj mend këto që do t’i them tani, se do t’ju duhen në jetë: “Mos ju beso dhe mos afro frymorë me dy këmbë, me surrat njeriu, që e kanë merak shumë pushtetin, paret dhe janë dilinxhi (që vrapojnë pas grave të huaja), sepse këto tre kategori njerëzish, me nder me thënë, nuk bëhen kurrë për popull e Atdhe dhe herëdokurdo ju tradhëtojnë juve, popullin dhe Atdheun!
Populli tash është bind se çfarë përbindësha janë këta! Ata thërrasin: Rroftë pushteti! Rroftë paraja!
Vazhdojnë pyetjet e radhës për liderët tjerë.