Mund të vijë dhe Biden, mos e nënshkruaj Asociacionin zoti Hoti!

3
606
Avdullah Hoti

Ibrahim Kabili Ecuria e bisedimeve Kosovë-Serbi është futur një rrugë qorre. Kjo rrugë pa krye, të bën të lëvizësh lart, poshtë, majtas, djathtas, para e mbrapa deri te pragu dhe aty ndalesh pasi trau nuk hapet. Sërish, mërzitesh, dëshpërohesh, përpiqesh përsëri, dhe semafori ka vetëm dritë të kuqe. Kështu soset durimi, kalon semaforin me të kuqe dhe ndëshkohesh me “vdekje”. Kjo nuk duhet të ndodhë.

Nënshkrimi i Asociacionit siç e kërkon Serbia dhe Vuçiç, është një minë “me sahat”, është një “eksploziv shpërthyes”, është një “vullkan” aktiv, është një “uragan” me fuqi tmerrësisht shkatërruese për Kosovën dhe shtetin e saj. Mjafton shkëndia nga Beogradi dhe fitili e kapsolla dotonatore janë të gatshme për shpërthim. Beogradi është mjeshtër për të nxitur dhe vënë zjarre shkatërrimtare Ballkanit dhe shqiptarëve!

Kjo në mendimin tim po ndodh me bisedimet shterpë midis Kosovës dhe Serbisë. Ato po bëhen me një nxitim të madh dhe pa asnjë parim e bosht kombëtar. Nuk kuptoj çështë ky nxitim i madh, kujt i shërben ky, ku janë ato vijat e kuqe në bisedime, përse në bisedime nuk ka ekspertë, dhe kjo përsëritet e stërpërsëritet në vazhdimësi. E gjithë kjo ndodh për fajin e politikës dhe politikanëve të pa përgjegjeshëm të Kosovës. Përse kështu? Sepse jemi kaq të dobët në bisedime dhe mashtrohemi sikur të ishim fëmijë adolishentë.

Pse besojmë si në përrallat e njëmijë e një netëve? Pse kështu? Çfar është ky “soj” ky “takëm” politikanësh që si bën përshtypje asgjë? Po si mund të quhet fitore historike marrveshja e 4 gushtit në SHBA, për Kosovën? Mendimi im është se megjithë arritjet, ajo është një humbje, është një dështim, ndoshta gabim historik, kthim prapa, është një “shans i ri” për konflikte të mëvonshme me Serbinë! Jo sot, po nesër! Aty është Serbia. Po të besoj në të kundërtën, dhe kështu ndodhtë, ajo me këto “marrveshje”, brenda një “kohe të shkurtër” do kthehej nga kish ardhur, në stepat e Azisë. Përralla me mbret, amatorizëm politik, papërgjegjshmëri! Si mund të quhet marrëveshja historike kur:

• Hiqet pika 10, ku bëhej fjalë për njohje reciproke.
• Serbia bëhet “pjestar” për Ujmanin.
• Pranohet “Minishengeni i Ballkanik”.
• Serbia del për “shtatë palë qefe në Adriatik”.
• Ekonomia e Kosovës dhe e Shqipërisë ” do të gllabërohet” nga ajo e Serbisë si shtet me ekonomi të fuqishme dhe mallrat serbe do dominojnë Ballkanin.
• Kosova për një vit hoqi dorë nga njohjet dhe pranimi në organizmat ndërkombëtar.
Ku është historikja këtu? Ku? Sbëhet fjalë për arritje historike! E vetmja arritje, është njohja e Kosovës nga Izraeli. Dhe kjo me një çmim shumë të madh, vendosjen e ambasadës në Jeruzalem, e Jeruzalemi është “kryeqyteti” i palestinezëve, jo i Izraelitëve.
Marrveshja është historike vetëm për Serbinë.
•Ajo ja arriti qëllimit të saj, u afrua me SHBA-në.
• Realizoi ëndrrën e saj shekullore për të dalë në Adriatik.
• “Bëhet pjesë” dhe don me i “ndryshuar” dhe emrin Ujmanit.
• “Hapi dhe përligji” orekset e Serbisë për tu futur më vonë në bisedime, ndoshta dhe për Trepçen, Staritergun dhe pjesë të tjera të Kosovës.
• Mori investime marramendëse nga SHBA-të, dhe mbizotëron tregun e shqiptarëve.
• Nuk njohu Pavarësinë e Kosovës.

Kjo e fundit nuk ka për të ndodhur kurrë! E tillë ka qenë dhe është politika serbe. Vuçiç ka qenë shumë i qartë në këtë aspekt nga fillimi deri në fund. Kohët e fundit shtoi:

“Edhe sikur t’ma shtypin kokën me çekiç unë nuk do ta njoh Kosovën”. Dhe arsyetimi më i thjeshtë të bën të mendosh dhe konkludosh se kur ai nuk e njohu Kosovën përball Trampit, përball kuj do ta njohi atë? Ky qe dështimi më i madh për delegacionin e Kosovës. Në këtë moment, z.Hoti duhej të tërhiqej. Ai nuk e bëri këtë! Pasojat do të jenë të rënda dhe afatgjata.

Diplomacia është dhe e nëndheshme, e ndoshta SHBA-të e kanë dhënë këtë garanci. Mundet! Unë kam besim te Amerika. Deri atëherë, mund të ketë dhe shumë zhvillime të reja në bisedimet “shterpë” midis Kosovës dhe Serbisë. Problemi “kyç” tani për Serbinë është Asociacioni i Komunave me shumicë serbe. Po të pranohet siç pretendon Serbia, shteti i Kosovës merr fund, merr fund funksionimi i tij, dhe suprimohet pavarësia. Kjo do ishte fatale. Ka shumë propabilitet të ndodhë me këtë lloj “kalibri” politikanësh të pa përgjegjshëm. E që kjo të evitohet, kryeministri i Kosovës zoti Hoti duhet kategorikisht ta refuzoi Asociacionin. Ai kësaj radhe duhet të presë, të presë dhe kandidatin demokrat për president, Bidenin.

Ai mund të ketë një qasje “disi” tjetër për bisedimet Kosovë-Serbi. Kjo nuk do thotë se ne, dhe deri tani, nuk e kemi pasur mbështetjen e mikut më të madh të shqiptarëve SHBA-në dhe të presidentit Tramp. Përkundrazi e kemi pasur gjithnjë. Gjej rastin ti uroj dhe shërim sa më të shpejtë nga covid 19-të Presidentit të SHBA-së, Tramp.

E pavarësisht kësaj, unë shoh një nxitim të madh të palës kosovare, në bisedimet me Serbinë. Pse ky nxitim kaq i madh zoti Hoti? A mos të iku treni për në Europë? Ne duam kohë si shqiptar, që ta kapim këtë tren! Evropa në këto mbi 100 vjet është treguar shumë e padrejtë me ne shqiptarët. Për fat të keq Kosova dhe Shqipëria edhe sot, falë “dashamirësisë” së saj, kufizohen me vetveten. Padrejtësi mizore!

Zoti Hoti, pavarësisht se i falët Malit të Zi 8.2 ha tokë, përsëri nuk j’ua liberalizuan vizat. E falët territorin, votoi Kuvendi për të dhe përsëri Kosova “dele e zezë” në mes të Evropës! Zoti Hoti, ndal kësaj here, prit, mos falni më territor në këmbim të njohjes? Njohja nga Serbia nuk do vijë kurrë, dije këtë, mos beso te “socializmi autopik”.

Serbia luan në shumë plane, dhe gjithmonë, për fatin tonë të keq, del fitimtare. Mos u nxito zoti Hoti, ruaje gjakftohtësinë që të karakterizon, dhe thuaj jo Asociacionit. Respektoje vendimet e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin. Kush do e respektoj këtë Gjykatë, Vuçiçi? Ai nuk e njeh fare këtë. Zbatoni vendimet e gjykatës, një ditë do jepni llogari para saj. Mos e vulosni tradhëtinë me krijimin e Asociacionit, me kopetenca ekzekutive! Dhe po ta pranoni, përsëri Serbia nuk do t’ju njohë! Kur pritni t’ju “njohë” Serbia zoti Hoti, përball Kinës apo Rusisë? Asgjëkundi.

Atje ku ajo dhe “mund” t’ju njihte, ti e shpërdorove, e pranove heqjen e “njohjes” reciproke nga bisedimet. Dhe pas heqjes, “Millosheviçi i ri”, ja kaloj paqë, pavarësisht se u bë si pulë e lagur para presidentit Tramp. Zoti kryeministër i Kosovës, Kosova i ka bërë të gjitha kompromiset e mundshme. Pranimi i planit “Ahtisari”, është kompromisi më i madh për Kosovën. Ajo nuk ka çfar të ofroi më si “kompromis”, veç pavarësisë së saj. Mos luaj me Kosovën dhe pavarësinë e sajë.

Ajo është e shejtë. Ju, dhe paraardhësit tuaj me marrveshjet e arritura ja keni dhënë me koçension Kosovën, Serbisë. Historia do t’ju ndëshkojë për këto shërbime, ndaj Serbisë. Ndërkohë që “elita politike” kosovare, i bën lëshim pas lëshimi Serbisë, Vulin aktualisht Ministër i Mbrojtjes i Serbisë ironizon… “serbët duhet të bashkohen në një shtet si kundërpërgjigje për “Shqipërinë e Madhe”, që po krijonte Rama, replikat në medio vazhdojnë… Më tej, me fyerjet e tij Vulin vazhdon: “shqiptarët janë popull i ndershëm që kanë dhënë Esat Pashë Toptanin…”.

Dhe unë shpresoj që ju, të mos ecni nën shembullin e Esatit, si politikanë! Ai është dhe do mbetet “pinjolli” më i keq i fisit Toptani dhe i gjithë shqiptarisë. Serbët tani duan “esatë” dhe “esadistë” të rinj, për t’ia arritur qëllimeve të tyre ogurzeza, ndaj shqiptarëve! Jeni të lutur, dhe shumë të nderuar, të mos ndiqni Esatin, por Murat dhe Abdi Bej Toptanin dhe patriotët e tjerë që dhanë gjthçka për çështjen e madhe kombëtare.

IBRAHIM KABILI
Tiranë më 04.10.2020

3 KOMENTE

  1. Kabillo,

    Po te citoj
    “•Ajo ja arriti qëllimit të saj, u afrua me SHBA-në.
    • Realizoi ëndrrën e saj shekullore për të dalë në Adriatik.
    • “Bëhet pjesë” dhe don me i “ndryshuar” dhe emrin Ujmanit.
    • “Hapi dhe përligji” orekset e Serbisë për tu futur më vonë në bisedime, ndoshta dhe për Trepçen, Staritergun dhe pjesë të tjera të Kosovës.
    • Mori investime marramendëse nga SHBA-të, dhe mbizotëron tregun e shqiptarëve.
    • Nuk njohu Pavarësinë e Kosovës.”

    Po te informoj:
    Afersia me USA dhe Serbise varet nga USA e jo nga Serbia e juaj.
    Serbia nuk kamdale ne deti por ti po genjen.
    Liqeni Ujman mbetet i Kosoves dhe nese i nderrohet emri nga EMRI ZYRTAR GAZIVODE qe eshte ne gjuhen Shkavelle, kjo eshte fitore e madhe se behet ne emer te nje super presidenti AMERIKAN….dmth edhe ketu po rren ti Kabillo.
    Trepqa dhe StariTergu jane nje..prandaj shihet qe nuk je i informuar vetem po ia fut kot…dmth po rren Kabillovski.
    Investimet ja e premtime qe mund te ndodhin me 10 vitet e ardhshme por nuk kane ndodhe ashtu siq po rren ti Kabillovoq Toptani, dhe nuk e sundon tregun as ekonomine Shqiptare, por me KOSOVARËT jemi ata qe kemi $$$$$$$$€€€€€ dhe na blejm prej atyre qe dojme, pra ne ia japim shkavellit 70cent, ndersa shkavelli na jep neve nje liter qumësht dhe ne e pijme qumeshtin……..dhe ketu ska asgje te keqe…le te mjel shkau lopën e le te e pijme ne qumeshtin…o Kabillovski.
    Serbia nuk e ka pranuar dhe kurr nuk ka ne oje te e pranoje pavaresine e Kosoves. Mjafton qe pavaresine e Kospves me e pranue 54 shtetet kryesore ne planete ..e qe jane keto 54 shtete:
    50 SHTETET E BASHKUARA AMERIKANE
    4 SHTETET E MRETERISE SE BASHKUAR BRITANIKE.

    ke shkruar eshe shume broqkullizma por per sot i komentov avetem keto the best of the brochcoolism by KABILOVSKI.

  2. Zoti Gashi po me pelqen emri dhe mbiemri yt, i cili vjen nga Dardania, ndersa ne komente me dukesh nje flluske sapuni. Shkrimi me duket shume realist dhe teper objektiv. Ai ben fjale per probleme te medha, ndersa ti e ul nivelin te lopet dhe qumeshti. Kam ndjekur dhe shkrimet e tjera te artikull shkruesit dhe per mua ka bere nje analize kronologjike te ngjarjeve dhe ka dhene edhe alternativa zgjidhje. Ndersa ju me komentet qe beni tregoni se jeni nje pro serb dhe shume injorant ne vleresime. Mos i ofendo te tjeret HEJ “BURE” MALESIE. Te falenderoj per injorancen qe ke treguar duke ofenduar te tjeret. Besoj ne mirekuptimin tuaj.

  3. Denis,

    Te falenderoj qe e ke lexuar komentin tim.
    E lexova edh e je here artikullin dhe komentin tim, dhe besoj dhe mendoj se e kam komentue ne menyre korekte dhe reale.

    Ti Denis si duket je viktime e njemndesise komuniste dhe nese nuk pajtohesh me mendimin tim, me shpalle proserb!
    Por edhe mendimin tend per mua e kuptoj si te drejten e juaj me e shprehe mendimin… qofte edhe nje mendim kunder meje. Une nuk hidherohem me ty qe me shpalle proserb, sepse te konsideroj si njeri i painformuar. Nuk ke informata.

    Une e konsideoj vehten me te informuar se ty. Çdo pike qe e kam komentuar ne kete shkrim broçkullik e kam te verifikuar e pastaj e kam komentuar.
    Ky portal ua japë mundesine njerezve te thuajne fjalen LIRISHT, dhe kur fjalen e bene publike eshte normale te pritet lavdata pa kritika ose injorime te shkrimit. Une personalisht specialitet e kam kritikën e kritikës, sepse eshte nje kategori shumë e rendesishme ne shprehje te lire te mendimit. Pra te kritikosh ate qe kritikon. Sepse konsideroj se ka shume kritika te aresyeshme dhe te dobishme, por ka edhe kritika qe meritojne kritikë.

    Te pershendes shume dhe te falenderoj qe i lexon shkrimet por edhe komentet.

    Mendimet e juaja jane te juajat dhe si te tilla le të mbesin.

Komentet janë mbyllur.