– Fakte dhe dëshmi për kontributin e zotëri Muhamet Shatri
ZEF SHALA
“Ku ka urrejtje, të vijë dashuria; ku ka ofezë, të vijë falja; ku ka përçarje, të vijë mirëkuptimi; ku ka dyshim, të vijë besimi; ku ka gënjeshtër, të vijë e vërteta; ku ka dëshpërim, të vijë shpresa; ku ka errësirë, të vijë drita; ku ka trishtim, të vijë gëzimi. Vetëm duke dhënë merret, Vetëm duke falur je i falur!” (Nëna Tereze)
Me këtë titull dëshiroj të filloj dhe të mbaroj këtë shkrim me qëllim që të shpreh mirënjohje dhe falënderimet më të sinqerta për humanistin, kontribuuesin dhe aktivistin e çështjes kombëtare gjatë dekadave me radhë të prof. dr. Muhamet Shatrit.
Pasojat e luftës së fundit në Kosovë 1998-1999, lanë gjurmë të rënda jo vetëm në aspe¬k¬tin njerëzor, por edhe në atë material etj. Mu për këtë, me zotëri Shatrin, posa përfundoi lufta, pra gjatë viteve 2000-2001, kur filloi të veprojë Unioni i Fondeve të Republikës së Kosovës (UFORK), u njoftuam për së afërmi meqë ky ishte i autorizuar dhe personalisht kishte mjaft ide që, nëpërmjet Shoqatës “Nëna Tereze”, të realizojë projekte të ndryshme që ishin shumë të do-mosdoshme dhe aktuale në atë kohë.
Në këtë shkrim timin mjaft modest, do të përpiqem që në mënyrë kronologjike të paraqes aktivitetet dhe projektet, të cilat i kemi realizuar së bashku si përfaqësues të dy institucioneve domethënëse të asaj kohe:
1. Në vitin 2000, me Iniciativën e Shoqatës Humanitare Bamirëse të Kosovës “Nëna Tereze” – dega në Gjakovë dhe me mbështetjen e plotë materiale të UFORK-ut, së pari është ndërtuar bazamenti dhe pastaj u bë edhe vendosja e Statujës së Nënës Tereze, e cila ishte punuar nga dy artistë-skulptorë të Gjakovës: Masar Caka dhe Ibrahim Ponosheci. Kjo statujë është inauguruar në mënyrë solemne me datën 26 gushtë 2000, në kuadër të “Ditëve përkujtimore të Nënës Tereze 2000”, 26 gusht – 5 shtator (26 gushti – dita e lindjes së Nënës Tereze, ndërsa 5 shtatori – dita e vdekjes së saj). Pra, ky ishte fillimi i kontributit të zotëri Shatrit në ndërtimin e Kosovës së pasluftës përmes Shoqatës, të cilën tani po e drejtoj. Vlen të theksojmë se në atë kohë Shoqatën “Nëna Tereze” e ka drejtua Jak Mita.
Shtatorja e Nënës Tereze, vendosur në Gjakovë, më 26 gusht 2000.
2. Kur menduam se, pas përfundimit të luftës në Kosovë, popullata shqiptare do të fillojë t’u kthehet proceseve zhvillimore dhe rehabilituese, të rinjtë nga Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, filluan shenjat e para të një organizimi ushtarak përmes grupeve guerile e pastaj edhe në formacione ushtarake “Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë” (UÇPBM).
Kështu, ne si Shoqatë aktivizuam degën tonë që e kishim gjatë viteve 1990-1999 në Preshevë në shenjë të përkrahjes dhe solidaritetit me popullin e kësaj pjese të atdheut.
Pamje nga zhvendosja e popullatës nga Presheva
(në janar të vitit 2001, mbi 3000 persona kanë braktisur vatrat e tyre shekullore).
Popullata e zhvendosur nga Presheva, Medvegja dhe Bujanovci gjatë atyre ditëve të vështira ka¬në gjetur mbështetje vëllazërore nga shqiptarët e Kosovës. Përveç banorëve, edhe shumë foto dhe dokumentarë dëshmojnë për kontributin e punëtorëve të Shoqatës ”Nëna Tereze”, të cilët kanë ndihmuar me gjëra ushqimore, me mjete higjienike, medikamente farmaceutike shëndetësore etj.
Në këtë aktivitet humanitar është shquar me përkushtimin dhe angazhimin e tij të veçantë edhe z. Muhamet Shatri, i cili nga fondet e UFORK-it dhe përmes Shoqatës “Nëna Tereze” ka përcjellë mjetet për të ndihmuar direkt të zhvendosurit – vëllezërit dhe motrat tona nga ajo pjesë e atdheut.
Aktivizimi i fondeve nga Unioni i Fondeve për Rindërtimin e Kosovës (UFORK) dhe mbësh¬tetja e këtij fondi u bart edhe te kategoritë më të prekura të luftës (invalidët e luftës, fëmijët bon¬jakë, familjet e dëshmorëve etj.). Në këtë drejtim duhet theksuar rolin vendimtar të z. Muhamet Shatri, i cili ishte i autorizuar nga UFORKU, por edhe shumë i përkushtuar dhe i vendosur që kësaj kategorie t’i ndihmojë gjer në fund. Kështu, arritëm që përmes rrjetit tani të përpunuar të Shoqatës anekënd Kosovës, t’i fillojmë përgatitjet për realizimin e shpërndarjes së mjeteve mo¬ne¬tare për kategoritë më të prekura të luftës së fundit.
Pas arritjes së Marrëveshjes për realizim të këtij projekti, ishte zotëri anëtari I Këshillit Drejtues të UFORKUT, Muhamet Shatri ai, i cili me ngulm asistonte edhe për zgjerim të listave të shfrytëzuesve, nëse gjatë realizimit te atij fillestarit do të takojmë individë, të cilët, për ndonjë arsye apo tjetër, nuk figurojnë në listat e përgatitura nga Shoqatat përkatëse (të invalidëve, fëmijëve bonjakë, dhe familjeve të dëshmorëve).
Theksojmë se ky projekt u realizua gjatë viteve 2002-2003.
Burim i Informatave: Raporti i punës së SHHBK “Nëna Tereze”, 2002
Në vazhdën e themelimit-hapjes së degëve të Shoqatës Humanitare Bamirëse të Kosovës në Diasporë vend të veçantë zënë edhe ajo në Suedi-Malme (Shih Dokumentin nga Arkiva e Shoqatës, ku vend meritor për themelim të kësaj dege ka pasur edhe zotëri Muhamet Shatri).
Kjo degë, së bashku me të gjitha degët tjera të themeluara në të gjitha vendet ku kanë jetuar e vepruar Shqiptarët që nga themelimi i tyre e gjer në përfundim të luftës (1999) dhe deri tek mbyllja e periodës së emergjencës (30.06.2002), kanë qenë pjesë e pandashme e ndihmave humanitare në të gjitha aspektet.
Edhe sot e kësaj dite donatorët nga Suedia janë të pranishëm në Kosovë. Duhet veçuar zotëri Piter Kovaq nga komuna e HOGANOS-it, i cili që nga viti 2003 e deri më sot çdo vit ndihmon familjet me gjendje të rëndë sociale të regjionit të Mitrovicës.
Përveç aktiviteteve të lartpërmendura, zotëri Muhamet Shatri ishte shumë aktiv edhe në aspektin kulturor dhe shpirtëror. Shih për këtë, ai ishte në cilësinë e “PELIGRINAZHIT” –pjesëmarrës i përbashkët në ceremoninë fetare, të cilën e ka organizuar Kisha Katolike në Vati¬kan-Romë (viti 2003) me rastin e procesit të LUMTURIMIT të Nënës Tereze me dekret të vetë të Papa Gjon Palit të Dytë.
Fadil Geci, prof. Zekeria Cana dhe Muhamet Shatri
me një grup pelegrinësh në aeroportin e Romës.
Theksojmë se në këtë manifestim, procesion botëror të cilin fillim dhe mbarim e ka organizuar SHHBK “Nëna Tereze”, kanë marrë pjesë 210 personalitete nga Kosova (10 nga Pre¬si¬denca e Kosovës në krye me Dr. Ibrahim Rugovën, 10 nga Qeveria, 10 nga Parlamenti dhe pjesa tjetër prej 180 pjesëmarrësve ishin nga Famullitë Kishtare te Kishave Katolike në Kosovë së bashku me pjesëmarrës të tjerë nga struktura të ndryshme të shtetit të asaj kohe myslimanë e të krishterë.
Kuptohet, në mesin e pjesëmarrësve në lumturimin e Nënës Tereze ishte edhe i nderuari Muhamet Shatri, i cili me përkushtim dhe devotshmëri ka respektuar të gjitha procedurat e para-para për një manifestim të rangut të tillë botëror.
Siç shifet edhe në këto foto: Delegacioni i Kosovës ishte në rend të parë, dhe prapa ishte turma prej më së 500.000 vetëve, pjesëmarrës nga e gjithë bota.
Në vazhdim po japin copëza nga një reportazh i gazetës “Bota shqiptare” , ku veç të tjerash thuhej:
“Për të nderuar këtë ditë nga Shqipëria ka mbërritur një delegacion me 26 politikanë, mes të cilëve Presidenti Alfred Moisiu, ish-Presidenti Meidani, Kryetari i PD-së Sali Berisha, nënkryetarja e Kuvendit Popullor, Jozefina Topalli, Ministrja e Kulturës Arta Dade etj. Një nder i veçantë i është lënë delegacionit shqiptar, të kryesuar nga Presidenti Moisiu. Pasi i dhuron një statujë argjendi, Moisiu i drejtohet Papës me fjalët: “Kjo është një ditë e shënuar për shqiptarët dhe unë u ndjeva i lumtur që në ceremoninë e Lumturimit të Nënë Terezës isha në radhët e para“.
“Asnjëherë shqiptarizma s’e ka mbushur kryeqytetin italian sa të dielën e lumturimit të Nënë Terezës. Grupe të të gjitha moshave, me flamuj, portrete të motrës shqiptare e tektuk edhe me veshje kombëtare, kanë pushtuar sheshin në zemër të shtetit të vogël të Vatikanit. Bashkatdhetarët tanë e kanë pritur me padurim këtë ditë. Ndaj nuk i ka lodhur as pritja disaorëshe dhe as i kanë trembur parashikimet meteorologjike, që kanë lajmëruar reshje. Të hareshëm shtrëngojmë radhët mes pelegrinëve nga e gjithë bota. Nuk janë vetëm të krishterë. Toleranca fetare, një nga virtytet më të qytetëruara shqiptare, i ka sjellë në këtë shesh të gjithë: katolikë, ortodoksë, myslimanë, të pafe.
Në mes të sheshit të Shën Pjetrit, dallohet ngjyra e kuqe e flamurit shqiptar.
“Në mesin e tyre një grup shqiptarësh nga Shkupi. Tregojnë se kanë ardhur plot 300: “Jemi shqiptarë, thonë dhe tregojnë duke fryrë gjoksin nën kostumin kombëtar. Gjatë udhëtimit të gjatë, janë ndalur vetëm një herë, në një autogrill. Dhe kanë mbërritur këtu në Romë, në 9.30, tamam në kohë për ceremoninë”.
Ceremonia në Shesh po i afrohet fundit. Fotografët dhe gazetarët, që kanë ndjekur e fiksuar gjithçka, shpejtojnë të largohen për të dhënë lajmin. Shqiptarët natyrisht largohen të fundit. “Që sot e tutje, – buzëqesh njëri prej tyre, – nuk do të thuhet më ‘Nënë Tereza e shqiptarëve’, por ‘shqiptarët e Nënë Terezës'”.
“Nëna Tereze” e kujton dhe e respekton zotëri Muhamet Shatrin dhe për kontributin e tij dhënë gjatë një kohe sa ishte sekretar shkencor në Institutin e Historisë së Kosovës, ku, së bashku me drejtorin e këtij Instituti, Jusuf Bajraktarin (tani akademik) organizuan vizita studimore me përfaqësuesit e Universitetit Teologjik në Graz të Austrisë, ku që nga viti 2004, është vazhduar pjesëmarrja e grupeve të ndryshme në këtë Universitet, duke shtjelluar tema të ndryshme të karakterit shkencor, kulturor, artistik etj. gjer në vitin 2011.
Pjesëmarrësit kosovarë në takimet me karakter studimor në Graz 2007.
Në mes pjesëmarrës nga Kosova me organizatorin e Shoqatës Nëna Tereze- Graz zotëri Martin Marku i cili ka qenë edhe iniciatori i parë për pjesëmarrje të kosovarëve në këto vizita.
Ka edhe shumë aktivitete tjera të cilat zotëri Muhamet Shatri i ka realizuar përmes Fondit UFORK me të gjitha Komunat e Kosovës. Njëra prej tyre ka qenë përcjellja e ndihmës prej 20 DM për renovimin e shtëpisë së prindërve të heroit të kombit Agim Ramadanit.
Muhamet Shatri, baba i Agim Ramadanit, Naser Osmani,
nënkryetari Gjilanit dhe Maxhun Maloku.
Me këtë rast duhet të përmendi edhe ndërmjetimin e tij për realizimin e projektit infrastrukturor rruga e fshatit Marmullë e gjate 2.3 km., ku nga ky fond u dhanë 50.000 DM si pjesë mbështetëse komunës së Gjakovës. Për të cilën ndihmë dhe angazhim bashkvendasit e këtij fshati i janë falënderues përherë.
Duke e përmbyllur këtë shkrim, në fund dua të konstatoi, se vërtetë zotëri Muhamet Shatri për tërë Kosovën dhe në veçanti për Shoqatën Humanitare Bamirëse të Kosovës mbetet BURIM I BËMIRËSISË.